Ju bëj një thirrje nga shpirti të gjithë futbollistëve që e ndjejnë fanellën e kombëtares shqiptare dhe kanë gjak shqiptar në dejet e tyre e këtë e kam kryesisht për futbollistët me origjinë nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare të BOJKOTOJNË çdo aktivitet të Federatës Shqiptare të Futbollit deri sa kjo e fundit të tërhiqet nga kampionati i përbashkët me Serbinë!
Ata sportistë që nga sot marrin pjesë në aktivitetet që organizon Federata Shqiptare e Futbollit janë thjesht mercenarë që luajnë për interesa personale e nuk kanë asnjë lidhje me kombin shqiptar.
U bëj thirrje tifozeve kuq e zi e të gjitha grupimeve të tjera të sportdashësve që përcjellin aktivitetet sportive të Kombëtares Shqiptare brenda e jashtë vendit të BOJKOTOJNË Kombëtaren pro-serbe të Armand Dukës!
Ju nuk mund të fyeni hymnin tonë kombëtar dhe valëvitni flamujt kuq e zi kur FSHF promovon dhe shpëlan fytyrën fashiste dhe antishqiptare të Serbisë gjenocidale që përditë kërcënon me pushtimin e Kosovës!
Ky gjest i FSHF-se është thellësisht antishqiptar e nuk ka asgjë të përbashkët me ngjyrat e flamurit dhe hymnin kombëtar shqiptar!