Botohet në Francë romani “Daullja prej letre” i Besnik Mustafajt, me përkthim të Elisabeth Chabuel, botuar nga Shtëpia Botuese Actes Sud. Ky roman ka marrë çmimin “Méditerranée étranger », i cili shpërblen një vepër të një autori mesdhetar dhe është në Francë një nga çmimet më të rëndësishme për letërsinë e përkthyer. Me këtë çmim janë nderuar autorë të tillë të mëdhenj si Umberto Eco, Ismail Kadare apo Orhan Pamuk.
Lajmin për botimin e romanit në Francë e bëri të ditur për publikun shqiptar vetë autori Besnik Mustafaj në faqen e tij në facebook.
E përshëndesim shkrimtarin tonë të mirënjohur për këtë sukses të ri të rëndësishëm të tij!