VOAL- Ushtria ukrainase ka marrë tashmë municionet thërrmuese të premtuara nga Uashingtoni, thanë të enjten zyrtarë ushtarakë nga të dy vendet. Këto armë të diskutueshme duhet të ndihmojnë Kievin në kundërsulmin e ngadaltë kundër ushtrisë ruse.
“Sapo i kemi marrë. Nuk i kemi përdorur ende, por ato mund të ndryshojnë rrënjësisht situatën në fushën e betejës,” tha oficeri i lartë Oleksander Tarnavsky, i cili mori rolin e komandantit në kundërofensivë në jug të vendit.
“Ka municione thërrmuese në Ukrainë tani,” konfirmoi gjeneral-lejtnant Douglas Sims, drejtor i operacioneve të përbashkëta të Shtabit të Përgjithshëm të SHBA në një konferencë për shtyp, duke përsëritur se Ukraina nuk ka ndërmend “të përdorë municione thërrmuese pranë popullatës civile, ndryshe nga rusët. “: “Ukrainasit synojnë t’i përdorin ato në mjedisin taktik, kundër rusëve, jo kundër civilëve”. rsi-eb