Ne vijim te impresioneve kur sheh peisazhet e bukura te bregdetit jugor, kam deshire me u ndale te banesat.
Shtepite ne Vuno dhe ne Dhermi te vjeter jane restauru shume bukur, te lene mbresa dhe kryti te mbet mbrapa derisa zhduken nga kodrat e radhes.
Ketyne shtepive te jugut, i asht rujt autententiciteti, shtepi te gurta qe i rrine mire peisazhit.
Paraardhesit mesa duket, anipse me tekonlogji krejt primitive kane dite me i ndertu shtepite e tyne ne harmoni me natyren dhe te se njajtes tipologji.
Ndersa ne fshatrat e tjere pergjate bregdetit jugor banesat prej betoni, te cilat jane te patolerueshme te ndertohen ne keto kodra, dhunojne peisazhin si ne arkitekture po ashtu edhe ne lyerjen e perçudnume te tyne me ngjyra allasoj.
Meqenese ndodhemi para ketij fakti, mendoj se duhet te sherohet paksa imazhi dhe peisazhi me mxjerrjen e nje VKM -je.
Ne te duhet te percaktohet lloji i materialit, ngjyra dizajni per ti ngja sa ma shume autentikes sone.
Si dhe cdo banese e re ne te ardhmen te ndertohet sipas tradites: kati i pare me gure e te vazhdoje mandej me tulle.
Duhet me u ndalu ndertimi me beton.
Nese veprohet me lyerjet si fillim, imagjinoj nje bregdet ma te bukur e ma te kurum banesash, te cilat e ftojne turistin ma shume qe me pamjen e pare kur ndeshet ne keto fshatra.