Biden, Macron dhe bashkëshortet e tyre përkatëse përshëndesin publikun nën Harkun e Triomfit
Pas festimeve për 80 vjetorin e zbarkimit të Normandisë, në Paris dy liderët perëndimorë do të trajtojnë shumë çështje të mprehta si situata në Gaza dhe lufta në Ukrainë.
VOAL- Harku i Triumfit dhe një zbritje në Champs-Elysées me Gardën Republikane: Emmanuel Macron përdori gjithë madhështinë e Republikës për të mirëpritur Joe Biden të shtunën, për të festuar një marrëdhënie që është kthyer në rrugën e duhur prej vitesh. Kështu transmeton RSI, duke iu referuar agjencivë të lajmeve.
Presidenti francez dhe gruaja e tij Brigitte mirëpritën çiftin presidencial amerikan, Joe dhe Jill Biden, në një ceremoni në Arc de Triomphe pak pas orës 12:30 të së shtunës. Dy krerët e shteteve vendosën një kurorë me lule dhe rindezën flakën e Ushtarit të Panjohur.
Më pas, nën diellin parizian, ata udhëtuan përgjatë rrugës më të famshme në botë, të zbukuruar me ngjyrat e dy vendeve të tyre, të rrethuar nga 140 kuaj dhe 38 motoçiklistë. Gjithçka u bë, nga të dyja palët, për të demonstruar se “ne jemi më afër se kurrë”, siç tha të premten zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë John Kirby. Transmeton RSI më tej duke iu referuar agjencive të lajmeve.