VOAL- Nga libri i gazetarit të madh italian Enzo Biagi “Tregim i një shekulli- burrat dhe gratë protagonistë të Shekullit XX” (1999), po sjelim shënime për shkrimtarin Bretolt Brecht:
Edhe ai, kur u strehua në SHBA, gjeti hidhërim dhe mosbesim. “Si shkruhet emri juaj?”- e pyesnin. Ishte praktikisht një i panjohur: një njeri pa atdhe, pa dokumente, që kërkonte strehim dhe punë.
Edhe Brechti e kuptoi se regjimi komunist në BRSS ishte një diktaturë jo e proletaritatit por kundër proletariatit, e konsideroi gjithsesi të nevojshëm për të pajtuar interesat e ndryshme të punëtorëve dhe të fshatarëve.
Brechti shkruante:
“Mos kini iluzione, zotërinj,/ vetëm nëse bën keq, njeriu jeton.”
“Paqja nuk është gjë tjetër veçse një armëpushim.”
“Komunizmi është një gjë e lehtë që është e vështirë të realizohet.”
“Të japësh mësim pa nxënës dhe të shkruash pa lexues është e vështirë.”
Në raftet e Bibliotekës së Brechtit ishte një “Kapital” i Marksit, por brenda ballinave ishte një roman i shkrimtarit amerikan Wallace. S.B.