Në shtëpi të vet përsëri kafshët fetishë të kryeqytetit federal
VOAL – BERNË, 28 SHTATOR 2015 – Björk, Finn e Ursina u kthyen në shtëpi të hënën (so) në parkun që Berna ua ka kushtuar, në bregun e lumit Aare, shkruan Voic O Albanians.
Të tre arinjtë ishin transferuar pesë muaj te shkuar në Jurapark të Vallorbes për të mundësuar punimet e reja, si meremetime të mureve, ndërtimin e një ashensori të pjerrët dhe plantacioneve të reja në hapësirën e krijuar kohët e fundit për të mbajtur kafshët simbol të qytetit, të cilët deri para pak vitesh kishin qëndruar në të ashtuquajturën gropa e arinjve, në kushte të pakrahasueshme me mjedisin e ri tejet të reahtshëm.
Hapësira e re e gjelbër qe përuruar më 2009, por nuk i mungonin disa defekte strukturore. ats
Komentet