Hera e fundit e Vladimir Putinit në Zvicër, në 2021 në Gjenevë me Guy Parmelin. Pas luftës në Ukrainë, marrëdhëniet mes Bernës dhe Moskës janë në nivelin më të ulët historik
VOAL- Zvicra ka marrë parasysh dekretin presidencial me të cilin Vladimir Putin pezulloi, të martën, marrëveshjet tatimore në fuqi midis Rusisë dhe rreth tridhjetë vendeve që Moska tani i konsideron “armiqësore”. Këtë e bëri të ditur sot, të mërkurën, Sekretariati i Shtetit për çështjet financiare ndërkombëtare, duke saktësuar se ende nuk ka mbërritur asnjë komunikim nga Moska në rrugët e zakonshme diplomatike.
Prandaj, Konfederata niset nga parimi se marrëveshja ende zbatohet në mënyrë dypalëshe për momentin. Është, më saktë, një marrëveshje që synon të parandalojë taksimin e dyfishtë të të ardhurave dhe pasurive, e cila është nënshkruar në vitin 1995.
Një masë e ngjashme u njoftua edhe nga Kremlini kundër, ndër të tjera, Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar, në mbrojtje të “interesave ekonomike dhe të tjera legjitime të Federatës Ruse”. rsi-eb