Kreu i Bashkisë Shkodër, Benet Beci ka bërë me dije se të hënën do të shkarkohen dhjetëra punonjës të bashkisë nga puna.
Kryebashkiaku i Shkodrës u shpreh se, në bashki kishte shumë pozicione të dubluara dhe specialistë që vetëm kishin emrin në borderotë e rrogave, por nuk ofronin asnjë shërbim për banorët e Shkodrës.
Beci ka theksuar se nuk mund të vazhdohet më të paguhen me rrogë njerëz që nuk japin asnjë kontribut në zhvillimin e bashkisë.
Beneti në fakt po lajmëron spastrim politik të punonjësve të bashkisë, pasi për çështje dublimi, Beneti në çdo institucion që ka drejtuar ka dubluar administratë shumëfish si metodë për vota, gjë të cilën e ka bërë e gjithë rilindja në çdo nivel të administratës. Pra Beneti nuk po kursen rroga, por ai do mbahet mend si kryebashkiaku i parë që lajmëron publikisht në Facebook se. “nesër do heq dhjetëra njerëz nga puna”, dhjetëra familje i shtohen Shkodrës nesër si të papuna, siç ndodhi me rreth 500-familje të cilat mbetën të papuna nga largimi i një biznesi fason i cili u largua në fillim të këtij viti nga qyteti.
“Struktura e bashkisë, veçanërisht në institucionet e varësisë, kishte shumë pozicione të dubluara dhe specialistë që vetëm kishin emrin në borderotë e rrogave, por nuk ofronin asnjë shërbim për banorët e Shkodrës.
Sigurisht nuk është e lehtë të shkurtosh vende pune. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për këtë. Por nuk mund të vazhdohet më të paguhen me rrogë njerëz që nuk japin asnjë kontribut në zhvillimin e bashkisë sonë. Qytetarët e Shkodrës nuk e kanë luksin të mbajnë me taksa nga të ardhurat e tyre të fituara me punë e sakrifica asnjë punonjës të tepërt në organikën e bashkisë”, shkruan ai.sn