Gazetari, Almer Toska ka deklaruar se Belinda Balluku sipas tij është e zënë ngushtë pas publikimit të skandaleve të njëpasnjëshme ku ajo akuzohet si e implikuar.
Sipas Toskës, përpos aksit Qukës-Qafë Plloçë, një tjetër rrugë që do ti kushtojë shumë Belinda Ballukut është aksi “Korçë Ersekë”, që sipas gazetarit do të marrë goditjen përfundimtare.
Sipas tij, edhe në këtë dosje ka përgjime që tregojnë se Balluku ka bërë biseda për vjedhje parash.
“Unë i bëra një thirrje qytetarëve të shmangin aksin Qukës Qafë Plloçë duke e ditur problematikën. Qukës- Qafë Plloçë tregoi se në këtë vend çdokush mund të vjedhë. Kjo qeveri po i shkakton kosto pafund buxhetit të shtetit; Ky aks shkurton vetëm katër minuta kohë, këtë e tha një inxhinier sot. Atëherë përse u ndërtua ky aks? Nëse Belinda Balluku po përpëlitet për ti shpëtuar dënimit, në aksin Korçë Ersekë, rezulton që Belinda Balluku bën biseda duke folur për para është një dosje e kopsitur.
Nëse në dosjet e tjera supozojmë se Balluku shpëton në këtë dosje nuk shpëton. Bëhet fjalë kur tenderi ka qenë duke u zhvilluar dhe punimet duke u kryer. Do shohim një dosje totale që Belinda Balluku nuk mund të shpëtojë. Unë them “po përpëlitet” sepse sot Edi Rama duhet ta kishte shkarkuar Ballukun. Ka një zëvendëskryeministre që ka një sërë akuzash e veprash që ka paracaktuar tender. Ka ndërhyrje ku është e përfshirë drejtpërdrejt. Në një qeveri normale do të duhet të ishte shkarkuar. Unë mendoj që këtu është një linjë turke shumë e fortë dhe interesi ekonomik”, tha Toska në News 24.