Bruksel
Bashkimi Evropian gjobiti sot 4 prodhues gjigantë gjermanë të automjeteve me 1 miliard dollarë sepse ata ishin dakorduar për të kufizuar zhvillimin dhe përhapjen e sistemeve të kontrollit të emisioneve të automjeteve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Komisioni Evropian tha se Daimler, BMW, VW, Audi dhe Porsche shmangën konkurrencën në teknologji për të kufizuar ndotjen nga automjetet e pasagjerëve me benzinë dhe naftë.
Daimler nuk u gjobit pasi i zbuloi kartelin Komisionit Evropian.
Shefja e antitrustit të BE-së, Margrethe Vestager tha se edhe pse kompanitë kishin teknologjinë për të ulur emetimet e dëmshme përtej kufijve ligjorë, ata shmangën konkurrencën dhe u mohuan konsumatorëve mundësinë për të blerë automjete më pak ndotëse.