Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato, u tregua i prerë për çështjen e reformës zgjedhore. Duke folur nga Gjirokastra, ai tha se ajo duhet të kalojë me konsensus. Ambasadori po ashtu kërkoi dialog gjithëpërfshirës.
“Në bazën e të gjithë këtij vlerësimi ne mund ta përcaktojmë më mirë se si mundemi ta arrijmë këtë objektiv, pra jemi ende në këtë fazë.
Kjo nuk është në përshtatje me temën e ditës dhe unë do doja shumë të fokusoheshim në tranzicionin e gjelbër për Shqipërinë, por meqë e bëtë këtë pyetje. Unë e di që ka pasur thashetheme që qarkullojnë për përpjekjet e ndërmjetësimit etj…
Më lini të them vetëm një gjë, për ne është tepër e rëndësishme që Shqipëria të ndjekë rekomandimet e misionit të OSBE- ODIHR. Mendoj se kjo është normale, ju kërkoni prezencën e misionit të OSBE-ODIHR, ata shohin situatën, bëjnë disa rekomandime pra është normale që ju të reagoni ndaj kësaj. Dhe ju duhet ta bëni atë përmes një dialogu politik gjithëpërfshirës dhe konstruktiv. Kështu funksionojnë demokracitë parlamentare.
Dhe mendoj se reforma zgjedhore është e rëndësishme për të gjithë. Ka rëndësi për të gjithë, jo vetëm për mazhorancën apo opozitën, por për të gjithë.
Mendoj se kam qenë shumë i qartë dhe kjo është e shkruar bardh e zi në raportin vjetor. Për reformën zgjedhore kemi nevojë për një dialog konstruktiv dhe gjithëpërfshirës. Nuk mendoj se mund të jem më i qartë se kaq,” tha ai.sn