Terminali ishte evakuuar në mëngjes për shkak të një kërcënimi me bombë; kishte ndodhur tashmë në tetor disa herë
VOAL- Aeroporti Basel-Mulhouse është mbyllur sot, të dielën për disa orë për shkak të një kërcënimi me bombë, i cili më pas rezultoi i pabazuar. Tani është përsëri në funksion. Terminali ishte evakuuar dhe të gjitha fluturimet u pezulluan.
Qasja në aeroport u bllokua pak para orës 06:00 të mëngjesit. Tetorin e kaluar, EuroAeroporti ishte objekt i një sërë kërcënimesh të rreme me bomba. Si rezultat, aeroporti u desh të evakuohej përkohësisht disa herë.rsi-eb