Çdo institucion i rëndësishëm për sigurinë, duhet të ketë parasysh bazat ushtarake serbo-ruse, të bunkerizuara rreth vijës kufitare me Kosovēn, të cilat për çdo ditë po shtohen!
Këto baza ushtarake serbo-ruse në Preshevë, Bujanoc, Medvegje dhe Sanxhak,janë të gjitha nëpër prona dhe vendbanimet e shqiptarëve autoktonë!
Shtimi i këtyre bazave ushtarake serbo-ruse në vendbanimet civile ka bërë agresion ndaj qytetarëve nëpër shtëpitë e tyre dhe i kanë detyruar të dëbohen dhunshëm nga vendbanimet e tyre!
Në këtë mënyrë, të gjithë brezin kufitar me Kosovēn, e kanë shëndrruar në poligone ushtarake serbo-rusë, me qëllim të kërcënimit të Kosovës!
Forcat e xhandarmërisë dhe ushtarake serbo-ruse, duhet të largohen nga vendbanimet civile të shqiptarëve nga Presheva, Bujanoci, Medvegja dhe Pazari i Ri, sepse është në kundërshtim me Konventen e BE-së për të drejtat e njeriut!
Të mos kërcënojë Kosovēn me çdo pretendim për agresion e invazion!
Vendi i Lekës, 03 tetor 2023