Bashkë me Kobe Bryant dhe vajzën e tij Gianna, humbën jeten edhe John Altobelli, me vajzën dhe gruan dhe Christina Mauser
Një trajner i bejzbollit të kolegjit John Altobelli, vajza e tij Alyssa Altobelli dhe bashkëshortja Keri Altobelli ishin mes atyre që u vranë në një përplasje me helikopter të dielën së bashku me legjendën e Basketbollit Kobe Bryant dhe vajzën 13-vjeçare Gianna Onore, si dhe një trajnere basketbolli për vajza Christina Mauser dhe tre të tjerë persona.
Altobelli kishte tre fëmijë, sipas profilit të tij në faqen e internetit të Orange Coast College. Djali J.J., një lojtar bejsbolli për Boston Red Sox, vajzën Alexis dhe vajzën Alyssa e cila vdiq së bashku me të dhe gruan e tij. Alyssa ishte shoqe e skuadrës dhe luante me Gianna në ekipin e tyre të basketbollit Mamba Academy.
Christina Mauser, ishte trajnere e basketbollit për vajza u vra gjithashtu në përplasjen e së djelën, si dhe tre persona të tjerë që tashmë janë identifikuar.
Mauser punoi në një shkollë private në Orange County, California. Ajo ishte mes nëntë personave të vrarë kur helikopteri i tyre u rrëzua në Calabasas, sipas kryebashkiakut të Kosta Mesa, Katrina Foley.
“Fëmijët e mi dhe unë jemi shkatërruar”, shkruajti në Facebook bashkëshorti i Christina, Matt Mauser.
“Ne humbëm gruan dhe nënën tonë të bukur sot në një përplasje me helikopter. Ju lutemi respektoni privatësinë tonë. Faleminderit për të gjitha ngushëllimet tuaja që nënkuptojnë kaq shumë. ”
Sikorsky S-76 u rrëzua në kodrat e Calabasas rreth orës 10 të mëngjesit në orën lokale, duke vrarë të gjithë në bord.
Komentet