Më prit mos ik
po vij tek ty me erën
dhe retë çuditur e zilepsur
i lë pas
Do të të gjej kudo të jesh
pranë tokës me aromën që ia njoh
në pikëzën e shiut pa shkëputur ende degës
kudo ku mund të të has..
Do të më presësh dhe kur s’më pret
sa here me erën të vij unë
a do më flasësh, a do çuditesh që kam ardhur
kur era të më sjellë ?
Sytë me pëllëmbët e mallit do vi nga pas t’i mbyll
e çfarë lamë pa thënë do të t’i them
pushtuar do të rrimë kështu si jemi,
edhe gjatë..
…….sa here era të më sjellë!
Inis A.Jorgo
Komentet