Mijëra besimtarë myslimanë janë falur sot në sheshin Skënderbej në Tiranë, bashkarisht, në ritin e tyre, faljen e namazit me rastin e Fitët Bajramit. Mesazhi kryesor që u shfaq në ekranet ishte ” Bajrami është vëllazërim”.
Kremtimi i kësaj feste vjen pas 30 ditësh agjërim në muajin e shenjtë të Ramazanit, sipas besimtarëve myslimanë. Në këtë ditë Allahu i shpërblen besimtarët për gjithë sakrificën e tyre gjatë muajit të Ramazanit.
Drejtues të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë kanë drejtuar faljen duke lexuar Kuranin dhe me ligjerata për paqe, harmoni, gëzim.sn