Mosvendosja e emrit të Elizabeta Hasanit në pllakën përkujtimore në Mitrovicë, në vendin ku ajo humbi jetën më 13 mars 1999 gjatë një shpërthimi granate në tregun e qytetit, për babanë e saj, Rrahimin, është e dhimbshme.
“Më dhemb zemra, beso. Duhet të dihet kush është duke pushuar aty. Duhet t’ia vendosin emrin dhe mbiemrin, të dihet kush është duke pushuar, se kështu pa emër, si e panjohur. Kur e ka emrin aty, edhe mua zemra më pushon, më vjen më lehtë. A kështu po më duket keq, shumë keq”, thotë Hasani në një bisedë për Radion Evropa e Lirë.
Më 13 mars të këtij viti, Komuna e Mitrovicës ka zbuluar pllakën përkujtimore për viktimat që pësuan pas shpërthimit në treg në vitin 1999. Aty vdiqën 7 persona dhe u plagosën 128 të tjerë. Në pllakën përkujtimore u shkruan vetëm 6 emra të viktimave shqiptare, por jo edhe emri i shtatë, që ishte vajza 5-vjeçare e një familjeje rome. Nga komuna kanë deklaruar se ky lëshim ka ndodhur për shkak të mungesës së informatave.
Babai i saj, Rrahimi, në atë kohë ishte në Itali. Tash është pensionist dhe jeton në Podgoricë. Pos Elizabetës, gjatë këtij shpërthimi ishte lënduar rëndë edhe vajza tjetër.
“Bashkëshortja, e cila ndërkohë ka ndërruar jetë, më ka treguar se ajo ka dashur të blejë djathë dhe i ka lënë fëmijë aty në një qoshe. Njëra vajzë ishte e plagosur në të dy këmbët prej asaj bombe, ndërsa Elizabeta ka vdekur në vend”, tregon Hasani.
Viktimat po harrohen në mungesë të dokumentacionit
Dy dekada pas luftës së fundit në Kosovë, vërehen pasojat e dëmshme të mungesës së dokumentacionit të duhur për viktimat e luftës së viteve 1998-1999.
Elizabeta Hasani e lindur më 4 maj 1994, është vetëm një nga viktimat që është harruar.
Vendi ku shpërtheu bomba më 13 mars 1999.
Me mosdokumentimin e ngjarjeve të luftës, sipas analisti ligjor në Fondin për të Drejtën Humanitare, Amer Alija, ekziston rreziku të harrohen edhe raste të tjera.
“Normalisht që një harresë e tillë ka të bëjë me dokumentimin e mangët dhe në këtë mënyrë krijohet një narrativë jo e saktë dhe gjeneratat e reja nuk do të kenë informatat sakta së çfarë ka ndodhur në atë rast nëse bazohen vetëm në përshkrimin e pllakës”, thotë Alija.
Sipas tij, shteti asnjëherë nuk është marrë me këtë masakër që kishte ndodhur në Mitrovicë.
“Familja sigurisht kërkon edhe drejtësi. Duhet të hapet edhe një procedurë gjyqësore nëse Prokuroria arrin të zbulojë personat që e kanë vendosur atë eksploziv në treg. Sipas informacioneve tona, dy dekada nga përfundimi i luftës, nuk ka pasur një procedurë gjyqësore lidhur me këtë ngjarje”, thotë Alija.
Komuna e Mitrovicës zotohet se do të shkruhet edhe emri i Elizabetës
Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, thotë për Radion Evropa e Lirë se emri i Elizabeta Hasanit do të shkruhet në pllakën përkujtimore.
Kjo do të ndodhë, sipas tij, pasi të kontaktojnë familjen e saj dhe të shikojnë nëse ka edhe ndonjë viktimë që të mos përsëritet gabimi dhe të harrohet dikush tjetër.
“Gabim ka qenë, por i paqëllimshëm. Në mungesë të informatave, në mungesë të shënimeve zyrtare ka ndodhur shtypja e gjashtë emrave që kanë figuruar në Këshillin për të Drejtat e Njeriut në Mitrovicë dhe në Zyrën Rajonale për viktimat e luftës. Bazuar në të dhënat e tyre, ne kemi shtypur këta gjashtë emra”, thotë Mujka.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, Albert Kinolli dhe Veton Berisha, që vijnë nga radhët e komunitetit rom dhe egjiptian, kanë thënë se është e papranueshme mospërfshirja e emrave të komunitetit rom dhe egjiptian në pllakat përkujtimore.
Gjatë luftës në Kosovë humbën jetën rreth 13,500 persona, ndërsa 1,600 ende konsiderohen të pagjetur.
“Nëse ne rusët jemi të vendosur për të rikthyer madhësinë, krenarinë, famën dhe lavdinë e dikurshme politike dhe ushtarake të ish Bashkimit Sovjetik (BRSS-së): Atëherë duhet të jemi . . .
Mbyllet peticioni për Rrugën e Arbërit
Njoftim për mediat
Grupi i Lobimit
26 Qershor 2025
Pas 12 vitesh vendosëm të mbyllim peticionin online për Rrugën e Arbërit. Par . . .
VOAL- Pikërisht dje, e enjte, u shënua 80-vjetori i OKB-së, organizatës së krijuar për të promovuar paqen në botë. Roli i saj duket se është dobësuar ndjeshëm në një . . .
Nderi dhe dinjiteti, besa dhe bujaria, fjala e dhënë dhe besnikëria, humanizmi dhe solidariteti, ndershmëria dhe mirësjellja njerëzore, dashuria vëllazërore dhe fqinjësia e mirë, vyrt . . .
Kur Gigi Calesso lexoi në gazeta për rritjen e kostos së qendrave për emigrantët e Italisë në Shqipëri, ai u trondit shumë. Si një aktivist i së majtës për çështjet mjedisore dhe . . .
Amos Chapple
Me aftësinë që të mbushet me karburant gjatë fluturimit, koha e fluturimit e avionit bombardues B-2 Spirit kufizohet vetëm nga qëndrueshmëria fizike e pilotëve t . . .
Presidenti amerikan Donald Trump përmendi sërish Kosovën dhe Serbinë gjatë fjalimit të tij pas samitit të NATO-s në Hagë, Holandë.
Duke folur për një bisedë telefonike me presidentin ru . . .
Demokratët zgjedhin Zohran Mamdanin si kandidat – njujorkezët e tjerë kanë kohë deri në nëntor për të vendosur nëse është njeriu i duhur
Dy elementë ia vlen të përmenden ng . . .
Në Sazan, një ishull i vogël pranë brigjeve të Shqipërisë , peizazhi është Jurasik. Fier, livando gjigante, plumb, rozmarinë, fshesë dhe dafina rriten në malin në qendër të tij. Pamja n . . .
Nga Doug Schoen, FOX NEWS
Me vendimin e jashtëzakonshëm të presidentit Donald Trump për të sulmuar tre nga pikat kyçe bërthamore të Iranit, lindin dy pyetje: Së pari, si do të re . . .
….!
Dritat u fikën prap! Errët, muzg… Të gjitha sendet sikur jane xhveshen (zhveshen) nga diçka me terrin ose muzgun e parë…Edhe ti bashk me to… Bosh fare! Endesh si Fremde sallonëve . . .
Të shtunën e 21 qershorit në Bllacë të Suharekës me
moton ‘Me Plis në UNESCO’ u mbajt manifestimi
tradicinal mbarëkombëtarë, i 12-ti më radhë, ‘DITA E
PLISIT’.
Nderime Kullës le . . .
Komentet