Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj shumë shpejt do të kthehet në Kosovë.
Kështu të paktën ka thënë avokati i Haradinajt, i cili po qëndron afër tij në Francë, Arianit Koci.
Avokati Arianit Koci përmes një postimi në Facebook ka publikuar një fotografi me Haradinaj, ku edhe ka shkruar shumë shpejt në Kosovë.

Haradinaj po qëndron në Francë që nga 4 janari i këtij viti, kur u arrestua nga autoritetet franceze, në bazë të një fletëarresti të Serbisë.

Ai është liruar me kusht nga Gjykata e Colmarit në Francë dhe është në pritje të vendimit të ardhshëm përfundimtar.