Kryet mbështetur në re,
Më e bukura ndër shoqe je,
Po pse, pse, siç ishe mbete,
Gjysmë, përgjysmë Mëmëdhe?!
.
Në kërthizë të botës je,
Gjysmë yll, gjysmë zjarr rrufe.
Shpatullat në gjysmë hënë,
Gjysmë e përgjysmë të kanë lënë.
.
Gjysmë perde shprese.
Gjysmë perëndim e gjysmë lindje.
Gjysmë diell i brymtë, ke qenë dhe je,
Me vete çahesh, ndahesh dhe, s’di pse.
.
Qerpikët përzhitur nga luftërat i ke.
Të lënduan, copëtuar, dogjën mëmëdhe.
Me smirë e hidhësi të prenë,
Të lanë të dobët, me gjysmë krahë,
.
Në bukuri në qafë të merrje,
Nga marazi të hodhën gurë.
U ndryshuan rrjedhë krojeve.
O gjysmë engjëll me brymë!
.
Gjysmë fustanellë e lashtë,
Çitjane të verdha përgjysmë.
Gjysmë opingë me xhufkë, në flakë,
Gjysma tjetër e çjerrë, përzhiturë.
.
E magjishme ke qenë, e hijshme je,
Xhelozon e çmend dynjanë.
Pse ngjitesh dhe zbret në gjysmë shkallë,
Në godinën si patkua përgjysmë?
.
Gjysmë natë dhe gjysmë ditë.
Gjysmë ftohtë dhe gjysmë vapë.
Gjysmë borë dhe gjysmë erë.
Gjysmë mollë dhe gjysmë shegë.
.
Bën të ngjitesh në gjysmë qerpikë.
Gjysmë diell dhe gjysmë hije.
Gjysmë meditime dhe pëshpëritje.
Gjysmë fllad dhe gjysmë shtrëngatë.
.
Gjysmë vështrime harlisin në mure,
Gjysmë ëndrra dhe gjysmë përshtypje.
Treten në gjysmë shkëndijime…
E ëmbla e bukura Shqipëria ime.
.
Gjysmë brune mëmëdhe je,
Gjysmë fytyrë zbehtë,
Gjysmë e freskët, e sy shkruarë,
Gjysmë plakë me çitjane.
.
Gjysmë zanë, gjysmë sirenë.
Gjysmë diell, gjysmë hënë.
Gjysmë ëndërr, gjysmë hije,
As perëndim, as lindje.
.
U nise në luftë për një të tërë,
Mes rrugës ngelesh,
Pse gjysmë e përgjysmë e mbetesh?
Dhe mend s’ve kurre!
.
Në ajër ndehet një gjysmë puthje…
Na lanë në të thatë, ty atdhe dhe ne.
Më e bukura ndër shoqe je,
Por siç ishte mbete,
Gjysmë përgjysmë, Mëmëdhe?!
KRUSTAQ@TURTULLI
Pershendetje dhe urime! Gjetje e bukur realisht, intelektualisht dhe poetikisht! Plasen te diturit te thone te verteten dhe te miren e kombit, po kush degjon? Ambiciozet qe s’pyesin per pasojat, veç lekures se vet? Fatkeqesi e perjetshme e shqiptareve, perhere te ndare e te coptuar.