Armando Sadiku është heroi i ri i Zyrihut. Falë golit të bukur të tij, skuadra e madhe zvicerane fitoi me rezultat 1:0 ndaj Luzernës. Mbi të gjitha, kjo fitore e kualifikoi Zyrihun në gara evropiane, përkatësisht në Europa League. Andaj, futbollisti shqiptar mori epitetin e Shpëtimtarit të Zyrihut, derisa pas realizimit të golit i shpërthyen lotët.
“Ishte me të vërtetë një gol i bukur. Por, më ndihmoi disi dhe fati, pasi ishte një gabim i njërit prej mbrojtësve kundërshtarë që ma pasoi mua topin, pasi nuk më pa që unë isha midis tyre. Si e mora topin, gjuajta nga rreth 30 metra dhe për fat shkoi direkt e në trekëndësh. Kam shpërthyer në lot! Jo vetëm trajneri, por të gjithë më përgëzuan”, ka deklaruar sulmuesi shqiptar, i cili nuk kishte hapësirë të madhe gjatë sezonit, por në ndeshjen më të rëndësishme, ai u bë heroi i Zurichut. /Zëri/
Komentet