Voal-online – Matt Weber ishte një prej shumë teksistëve të Mollës së Madhe. Në bortin e cab ai vërente njerëzit që kalonin prapa dritareve të vogla duke mbledhur çaste kaluese të jetës. Kështu i ka lindur dëshira të tregojë New Yorkun e tij, e cila e ka shtyrë Mattin të bëhet fotograf.
Nga viti 1978 deri sot Matt ka dokumentuar ndryshimet e një qyteti në lëvizje të papushuar por edhe shumë të rëndë. Fotot e tij në bardh e zi, botuar nga New York Times e nga gazeta të tjera me emër, përveç se në disa libra, kanë dëshmuar mjerimin dhe dhunën. Pastaj kthesa: Matt ka vendosur t’i tregojë edhe çastet e vogla të lumturisë. Duke i pavdekësuar puthjet e të panjohurve që këmbehen në rrugë. Puthje lamtumire apo përshëndetjeje, për të bërë paqe apo për të shfryrë pasioin. Kush janë këtë çifte? Ku shkojnë? E çfarë provojnë? Askush nuk e di, por sigurisht fotografi kap një çast të rëndësishëm të jetës së tyre, një çast lumturie, një shprese.

Një çift puthet në metropolitanë, pa çarë kokën për vështrimet e të tjerëve

Puthje në Coney Islend Pier

Momente historike: një çift i përqafuar për një puthje mesnate, foto e shkrepur më 1989

Shpërthim pasional para një shtylle telegrafike

Një çift i sapomartuar puthet para restorantit Nathan të Coney Island, Brooklyn

Një çift i përqafuar sodit qiellin

Një puthje para restorantit Sbarro të Times Square

Puthje mëngjesore: një çift ndahet në rrugë para se të marrin drejtim të kundërta për të shkuar në punë

Manhattan – puthje në mes të rrugës

Një çift duke ecur puthet në Times Square

Një kalimtare përjeton e trazuar puthjen e dy të rinjve në rrugë

Një çift përqafohet në shikimin e raperit Ludacris nga vitrina e një dyqani

Met Kiss: një break në shkallët e Metropolitan Museum of Art

Puthja e parë e vitit të ri, në mesnatë në rrugë

Obama Victory Kiss; festohet në rrugë zgjedhja e presidentit më 2008

Prap në metropolitanë, 2004

Puthje metropolitane

Një çift çakërqejf duke pritur trenin

Një tjetër çift në trotuarin e pistë

Puthje në shkallën e lëvizshme



