Në provincën e Melfi-it , jeta e fshatarsisë ishte mjaft e vështirë sidomos në gjysmën e dytë të viteve të shek.XVI. Pos të dhjetës së prodhimeve bujqësore që duhej t’ia jepnin pronarit të tokave që punonin , atyre me forcë po iu kërkohej edhe një taksë tjetër nga Peshkopi i Melfit.
Kjo taksë ishte ” la doppia decima ” (e dhjeta e dyfishtë),e cila rëndonte edhe më shumë situatën e bujqërve e ata me shumicë ishin arbëreshë të ardhur ne regjionin Lucania pas vdekjes së Gjergj Kastriotit Skenderbeut dhe pushtimit të Shqipërisë nga Turqit.
Bujqit arbëreshë të pakënaqur nga vendimi i padrejtë i të parit të fesë i cili njifej për pushtetin e tij duke pasur parasysh se i takonte njërës nga familjes më të pushtetshme të kohës e cila ishte e njohur si familje inkuizitorësh.
Peshkopi Deodato Scaglia (Deodato Skalja 1592 – 1659 ) ishte nip i kardinalit nga Cremona Desiderio Scaglia i cili ishte ai që përdori argumentet më të forta brenda kolegjit gjykues të Sant’uffizio nga Vaticani gjatë procesit të gjykimit të shkenctarit të famshëm nga Piza, Galileo Galilei. Edhe peshkopi i Melfit që ishte në konflikt me refuzimin e arbëreshve për t’ia paguar taksën e dyfishtë, kishte marrë pjesë aktive si njëri nga anëtarët e Kolegjit gjykues që e dënoi Galileun , i cili u përkul para frikës së dënimit me djegie për së gjalli si heretik duke mohuar bindjet e tij të publikuara në librin e tij “Dialoghi” që hapi rrugën e revolucionarizimit të studimit shkencor.
Galileo i poshtëruar nga inkuizicioni i Papës , kështu shpëtoi nga vdekja e sigurtë sepse puna e tij shkencore ishte konsideruar si herezi nga autoritetet kishtare.por ai vazhdoi punën e tij studimore dhe i la botës zbulimet e tij shkencore që ia zvogëluan ndjenjën e fajit për mohimin që i bëri punës së vet.
Mirëpo peshkopit nuk i eci siq deshi me arbëreshët.
Ata filluan grevën e tyre duke refuzuar të punojnë kur erdhi koha të korreshin dhe të shireshin drithërat. Nuk u frikësuann as nga kërcënimet as nga autoriteti i padiskutueshëm i Deodato Scaglias. puna arriti deri aty saqë ai iu drejtua Papës Gregorio të atëhershëm , nga i cili mori përgjegjjen se nuk mund të sillej si të donte me bujqit arbëreshë dhe disi duhej të merrej vesh me ta. Atëhere peshkopi Deodato Scaglia përgatiti një dokument që quhej “Bolla” ( marrëveshtje me kuptimin e fakturës) sipas dëshirës së vet duke menduar se bujqit ishin të pashkollë dhe do ta firmosnin pa e ditur se çka shkruante aty,
Mirëpo arbëreshët kishin paguar një avokat i cili ua spjegoi të gjitha dhe derisa nuk u arrit marrëveshtja që përmbushte kërkesat e tyre ata nuk nënshkruan asgjë.
Kjo ngjarje e rrëfyer nga historiani i shquar njohës i historisë së Italisë së Jugut dhe Mesdheut, profesor Tommaso Russo , nuk e di sa është e njohur historianëve shqiptarë prandaj do të ishte mirë të shkruhej më hollësisht për këtë ngjarje.
Ishte ndoshta greva e parë shqiptare po edhe pjesë e shquar e krenarisë sonë kombëtare.
Komentet