Kompania amerikane e IT-së, Apple, e cila ka njoftuar tashmë se ka plane serioze për të hyrë në industrinë e automobilave, është në kërkim të një qendre për testimin e automjeteve me autopilot.
Sipas mediave britanike, stafi menaxhues i kompanisë Apple tashmë ka bërë kontakte me kompaninë GoMentum Station (GMS), e cila shfrytëzon bazën e dikurshme ushtarake në Concord, një qytet i vogël 40 kilometra në verilindje të San Franciskos, të braktisur në vitin 2007.
Kjo bazë duket si qyteti “fantazmë”, me dhjetëra kilometra rrugë të braktisura dhe një numër të madh të kryqëzimeve, kështu që është terren ideal për testimin e automjeteve.
Ish-baza ushtarake është përdorur nga Honda dhe Mercedes për testimin e automjeteve të tyre prototipe. aa
Komentet