Izraeli “nuk ka interes të pushtojë Gazën apo të qëndrojë aty”, ka thënë ambasadori i Izraelit në OKB. Duke u shfaqur në CNN, Gilad Erdan tha se “meqë ne po luftojmë për mbijetesën tonë… e vetmja mënyrë është të zhdukim Hamasin, kështu që do të duhet të bëjmë gjithçka që nevojitet”.
I pyetur se kush duhet të sundojë Rripin e Gazës nëse Izraeli largon Hamasin, Erdan tha se Izraeli “nuk po mendon se çfarë do të ndodhë një ditë pas luftës”. Komentet e Erdanit erdhën pasi presidenti amerikan Joe Biden u pyet në 60 Minutat e CBS nëse ai do të mbështeste pushtimin izraelit të Gazës.
Biden u përgjigj se “do të ishte gabim që Izraeli të pushtonte përsëri Gazën”, por tha se ishte “kërkesë e nevojshme” për të hequr “ekstremistët”. I pyetur nëse mendon se Hamasi duhet “eliminuar tërësisht”, presidenti u përgjigj: “Po, po”. Ai vazhdoi duke thënë se “duhet të ketë një autoritet palestinez, duhet të ketë një rrugë drejt një shteti palestinez”.bw