VOAL- Në librin e tij “Tregim i një shekulli – burrat dhe gratë protagonistë të Shekulli XX” gazetari i madh italian Enzo Biagi (Enco Biaxhi), botuar më 1999, sillte qëndrimin e Alcide De Gasperit (Alcide Amedeo Francesco Degasperi, i njohur më mirë si Alcide De Gasperi- Alçido De Gasperi; Pieve Tesino, 3 prill 1881 – Borgo Valsugana, 19 gusht 1954), ishte një politikan italian, themelues i Demokracisë Kristiane dhe Kryeministër në 8 qeveri koalicioni të njëpasnjëshme, nga dhjetori 1945 deri në gusht 1953) ndaj Palmiro Togliatti- Palmiro Toljati (Palmiro Michele Nicola Togliatti: Gjenovë, 26 Mars 1893 – Jaltë e Ukrainës, 21 Gusht 1964) ishte një politikan, gazetar dhe ekonomist italian, ndër udhëheqësit komunistë më me ndikim dhe më të njohur në historinë botërore, i cili udhëhoqi Partinë Komuniste Italiane nga vitet 1920 deri në vitet 1960, kur vdiq nga një hemorragji cerebrale në moshën 71 vjeç. Në vitin 1930 ai mori shtetësinë sovjetike dhe më vonë në atë vend një qytet u emërua në nder të tij: Togliatti.)
Pasi përmend faktin se Italia, si humbëse e luftës, i kishte paguar reparacion të rënda: 100 milionë dollarë Rusisë, 125 milionë dollarë Jugosllavisë, 105 milionë dollarë Greqisë, 25 milionë dollarë Etiopisë dhe 5 milionë dollarë Shqipërisë, sjell thënien e De Gasprit për Togliattin:
“Togliatti nuk ka absolutisht shpirt dhe nuk di të humbasë. Pas 18 prillit (Më 18 prill 1948, zgjedhjet e para politike në historinë e Republikës sanksionuan fitoren e Demokracisë Kristiane dhe aleatëve të saj dhe humbjen e frontit të krahut të majtë (Partisë Komuniste dhe Partisë Socialiste), pas një fushate elektorale shumë luftarake, shënimi ynë), i përballur me humbjen, nuk më ka përshëndetur kurrë më. Edhe kur takoheshim në bufé, në Dhomën e Deputetëve, largohej duke u shtirur sikur nuk më shikonte. Është i ftohtë metalik. Rusia e ka bërë një bolshevik të përkryer, një central marrës dhe transmetues tek i cili identiteti njerëzor zhduket.” S.B.