Voal – Ish-presidenti i skuadrës së Partizanit, Albert Xhani është rikthyer edhe njëherë tjetër në vëmendjen publike, duke folur për kohën kur ishte në krye të të kuqve.
Xhani i cili njihet si një nga presidentët më jetëgjatë të futbollit shqiptar, plot 13 vite ka akuzuar edhe tre ish-ministra të mbrojtjes.
Ai gjithashtu i bën një replikë presidentit të Skënderbeut Ardjan Takajt, i cili ka përmendur mënyrën se si ka ikur Xhani nga futbolli.
“I them Ardjan Takajt se po thotë gjysmën e së vërtetës.
Nëse nuk më ka mbetur as biçikletë pasi drejtova Partizanin, kjo ka ndodhur për disa arsye.
Biznesin tim dhe të partnerëve të mi Europianë, i ligjshëm që e ngrita prej vitit 2006, ma bllokoi dhe vazhdon ta bllokojë akoma sot me disa segmente të tijat që i kanë mbetur pranë Ministrisë së Financave, Ridvan Bode.
Gjithashtu Arben Imami, sapo u bë ministër i Mbrojtjes në vend të më falënderonte për kontributin tim 13-vjeçar, për interesa meskine e futi klubin në dyert e gjykatave.
Këtu të gjithë fitojnë përveç presidentëve budallenj, dhe kryesori budalla jam vetë.
Ata që paguajnë për të kënaqur ata që e kanë pasion këtë lojë, nuk do t’i falënderoj njeri, por do të marrin veç sharje, baltë dhe gurë”, ka thënë ndër të tjera Xhani në “Panorama Sport”.
Komentet