Artisti i njohur i skenës dhe ekranit, Naun Shundi po përballet me një situatë të rëndë shëndetësore.
Janë familjarët e tij që kanë bërë me dije se gjendja e aktorit dhe regjisorit është e rëndë dhe se trajtimi mjekësor i nevojshëm në Francë ka kosto shumë të larta, të cilat ata nuk mund t’i përballojnë vetëm.
Në një reagim publik, familja e Shundit ka publikuar një numër llogarie bankare ku kushdo që dëshiron, mund të kontribuojë për shërimin e artistit.
“Ju faleminderit pa fund për mesazhet dhe lutjet tuaja miq. Naun Shundi po kalon një moment të vështirë dhe financat tona nuk e përballojnë dot. Nëse mundeni të jeni me ne në këtë luftë me sëmundjen, duke na ndihmuar me shumën që ju mundeni, kjo betejë do të jetë edhe më e thjeshtë të fitohet. Ju faleminderit dhe paçi vetëm gëzime.
IBAN: AL9220511289003846CLIDCLALLE
Swift: NCBAALTX”, shkruan familja e tij.