Arben Bajraktaraj (i lindur më 29 janar 1973) është një aktor francez i lindur në Kosovë. Bajraktaraj ka luajtur në shumë filma francezë, por edhe në role në filma ndërkombëtarë, si Eden Log dhe Sex Traffic. Ai ka portretizuar shpesh agjentë të sindikatës së krimit në filma si Taken dhe Verso. Ai është gjithashtu i njohur për rolin e tij si Antonin Dolohov i Vdekjes në filmat e Harry Potter. Ai ka punuar gjatë gjithë karrierës së tij me regjisorë të shumtë filmash si Gérard Pirès, Xavier Ruiz, Tony Gatlif dhe Pierre Morel.
Arbeni Bajraktaraj sot shkruan për Aktorin Simon Shkreli të posa pushuar nga puna nga Bashkia Shkoder:
“Gjatë periudhës vjeshtë 2020 – verë 2021 kam pasur fat dhe kënaqësi të bashkëpunoj me Simon Shkreli gjatë xhirimive të serialit filmik BESA, bashkëprodhim i ADRENALIN PRODUCTION ( Beograd) dhe RED PLANET (Londër).
Vetëm sa për informacion të shkurtër, ky krijim është ndër më të shikuarit dhe më të vlerësuarit, si nga kritikët po ashtu edhe nga publiku i Ballkanit Përëndimor. Dhe me kohën, ky serial vazhdon të rishfaqet nëpër kanale televizive dhe platforma në shumë shtete, duke kaluar tashmë në një serial kult.
Është edhe i vetmi serial filmik nga Ballkani Perëndimor, që i është blerë rrëfimi dramaturgjik dhe sipas të cilit janë bërë seriale të tjera filmike në Lindjen e Mesme dhe në Azi.
Në rrugëtimin tim filmik kam hasur natyrshëm në kolegë dhe bashkëkrijues të ndryshëm dhe mund të them se z. SIMON SHKRELI është krijues jashtëzakonisht zemërgjerë, profesionalisht i përkushtueshëm ndaj rolit, ndaj kolegëve dhe një shembull i mirësjelljes ndaj gjithë ekipit të xhirimeve.
Por dua tä theksoj edhe anën kreative të Simonit, ngase gjatë skenave shumë të vështira, si nga ana fizike dhe ato emocionale, Simoni dëshmoi prezencë autentike, organicitet thelbësor dhe mishërim të përkryer të personazhit. Janë pikërisht këto veti, që përbëjnë esencën e identitetit krijues të një aktori të mirëfilltë dhe për mua Simon Shkreli është rrënjësisht i tillë.
Përzemërsisht, Arben Bajraktaraj
(Marrë nga muri në rrjetin social i Shqipe Saracit)