Aida e Giuseppe Verdit, një kryevepër monumentale e repertorit operistik botëror, do të ngjitet në skenën e TKOB-së në një produksion madhështor, realizuar nën vizionin e legjendarit Franco Zeffirelli.

Një vepër epike, e cila do të shpaloset përmes interpretimit të Orkestrës Simfonike, Solistëve dhe Korit të TKOBAP-së nën drejtimin e maestro Sergio Alapont dhe maestro Dritan Lumshi.

Artistë të shquar shqiptarë dhe ndërkombëtarë do t’i japin jetë kësaj historie pasioni, sakrifice dhe triumfi, në një spektakël që mishëron madhështinë e operës në formën e saj më të lartë.

Një ngjarje artistike e jashtëzakonshme e mishëruar në një përvojë unike që nuk duhet humbur!