Ai e donte.
Dhe jetoi pranë saj për 57 vite të gjata.
Ai ishte një burrë i vështirë.
Pinte puro në shtrat dhe digjte pizhamet dhe çarçafët.
Ndonjëherë pinte – shumë.
Jeta e tij ishte plot me ulje-ngritje.
Ai luftonte, bënte gabime, prishte shumë para dhe pastaj ngrihej përsëri.
Por një gjë nuk ndryshoi kurrë: ai e donte gruan e tij, jashtëzakonisht shumë.
Askënd tjetër, as në kuptimin e mirëfilltë dhe as në kuptimin figurativ.
Ai kryesisht dëgjonte vetëm veten.
Nuk ishte i pashëm dhe nuk merrej me sport.
Megjithatë, ai e donte të shoqen, më shumë se çdo gjë tjetër.
Ai nuk mund të jetonte pa të.
Ndodhte ndonjëherë, që as ajo nuk e dëgjonte atë.
Dhe ajo e gjeti rrugën e saj.
Nuk bërtiste, nuk përpiqej të kishte të drejtë.
Ajo filloi t’i shkruante letra.
Plot dashuri dhe ëmbëlsi. Me kërkesa, me shpjegime, me udhëzime.
Ndonjëherë me vetëm një zemër në fund të letrës, si në mesazhet, që dërgojmë sot.
Ai i lexonte ato. Dhe ndryshoi.
Fjalët e saj e mbështesnin. Ata nuk u grindën kurrë.
Dhe në të gjithë ato vite, ai nuk e tradhtoi kurrë – edhe pse para martesës kishte qenë një burrë shumë i ndryshëm.
Ai e deshi atë për 57 vjet.
Pastaj, ai vdiq në pleqëri.
Dhe Clementina mbeti vetëm.
Pa të.
Pa kuptim për jetën.
Ajo vetëm thonte:
“Dua të shkoj tek ai. Nuk kam më askënd dhe asgjë për të cilën të jetoj.”
Një ditë ajo filloi të shfletonte letrat e tij.
Dhe gjeti një fjali të shkruar me dorën e tij.
Fjalë që tingëllonin si një përgjigje nga përtej.
Një përgjigje për dhimbjen e saj. Për pyetjen e saj: “Si mund të jetoj përsëri?”
Dukej sikur e dëgjoi përsëri zërin e tij:
“Mos u dorëzo kurrë. Kurrë, kurrë, kurrë.
As në gjëra të mëdha, as në të vogla.
As në të rëndësishmet, as në të parëndësishmet.
Mos u dorëzo kurrë, përveç nëse bie ndesh me nderin dhe logjikën e shëndoshë.
Mos u dorëzo kurrë para forcës.
Mos u dorëzo kurrë përballë numrit superior të armikut.
Ajo nuk u dorëzua.
Ajo e vuri në rregull trashëgiminë e tij. Botoi të gjitha veprat e tij. Përfundoi atë që ai kishte filluar.
Dhe më pas, ajo u largua në heshtje pranë tij.
Tek ai që e kishte dashur gjithë jetën.
Tek ai që, edhe pas vdekjes, gjeti një mënyrë për ta mbështetur…