Bashkësia Islame e Kosovës njoftoi në Fb se agjërimi i muajit të Ramazanit fillon më 11 mars 2024.
“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, – tha BIK, njofton besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë se muaji i bekuar Ramazan, fillon ditën e hënë, më 11 mars 2024.
Me rastin e fillimit të muajit Ramazan, Kryesia e BI-së, përgëzon besimtarët në Kosovë, diasporë e trojet tona, duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetve dhe solidaritet me njëri-tjetrin!
Me fat muaji i bekuar Ramazan! Agjërim të lehtë dhe të pranuar!” përfundon njoftimi.sn