Agavi, moj lule e egër e rivjerës.
lindur nga dashuria e shkëmbit
dhe e detit njëherësh?
.
Agavi,
moj lule e vetëtimave,
kush të lindi në cep të kësaj bote ?
.
Ke lindur nga shkuma e bardhe e detit
apo nga lotët e nënave himariote?
.
Kush të lindi , kush,
Agavi dritëhëna,
në këtë buzë deti,
me bukuri si dhimbja?
.
Eheej! Jehojnë zërat e çobanëve në male,
Yjet e verës bien si shi mbi kete mbrëmje.
.
Bekoje o Zot këtë bimë rivjere
me dashurinë tënde!
.
Jemi të gjithë fëmijë të dritës,
lindim, lulëzojmë dhe vdesim një ditë,
po lulëzofshim të gjithë
si lulëzimi yt
i zjarrtë dhe i shpejtë,
si vetëtima në det.
.
Të jetosh si ti,
një ditë sa një shekull,
Agavi, Agavi.
*Agavia është një bimë që lulëzon ne bregdet,
rritet dhe thahet sa çel lulen e saj të vetm