Akademiku Artan Fuga duke e cilësuar administratën nepotike, shkruan sot se nëse hapet thesi, brenda ka kadavra. “Une jam ne gjendje t’u provoj se me perjashtim te nje pakice nepunesish administrate, jo me shume se 11% e tyre, qe jane me merite”- shkruan ai ne nje shenim ne faqen e tij ne FB.
Administrata nepotike
———–
Kater vjet na thane se kishim bere shtet. Dy javet e fundit papritmas po na bindin se ne vend te nje administrate publike ose ne pushtetin lokal paskeshim nje tufe kunetrish, baxhanakesh, cunash daje, krushqish qe familjarisht ndajne poste, punesojne njeri tjetrin, dhe e kane bere administraten shteterore ose bashkiake si obor shtepie ku per nate behet dasem mes krushqish me aheng.
Po ne kemi kater vjet qe u themi dhe ata na vervisin qener e zagare per te lehur : jo,jo,jo.
Po kete e di cdo lypes endacak ne Shqiperi!
E di cdo i ri dhe e re qe ka pasur iluzionin qe te hyje ne ndonje konkurim punesimi.
Nje drame e pafund per ta, sa lote dhe psheretima, mbytur nga te qeshura cinike dhe prapamendime pinjollesh qe gjithcka e gjejne gati!
Se mos sot vetem!
Tani e moren vesh keta???
Nxirrni pra brenda dy ditesh VKM qe shteti nderpret menjehere marredheniet e punes me kedo qe ka lidhje familjarisht brenda ansamblit te ministrive, institucioneve kushtetuese dhe bashkive.
Kaq pra t’ju besojme nje here te vetme.
Mos shkoni ne Bilisht te gjeni nepotizmin. Nuk ka nevoje vec merrni urbanin brenda unazes dhe do te shihni cfare katraure keni!
Perndryshe vazhdoni te beni demagogji, te na genjeni me fjale te medha, te beni gjoja Ce Guevaren me llogje tribunash. Opium.
Meqe jemi ketu, une jam ne gjendje t’u provoj se me perjashtim te nje pakice nepunesish administrate, jo me shume se 11% e tyre, qe jane me merite, nuk do te gjeni nje, po vetem nje, qe te jete i punesuar ne administrate dhe qe te mos jete:
1. Me lidhje familjare me shefat ose njerez prane pushtetin lokal ose qendror.
2. Mos te kete paguar rryshfet.
3. Mos te jete militant partie ose elektorat i partise.
4. Mos te jete nen presion per te ushtruar aktivitet elektoral.
5. Mos jete pjese e trafikut te influencave nepotizmit ose i shkembimeve te sherbimeve midis personave me influence ne pushtet administrativ, mediatik, financiar, etj.
Hapeni thesin dhe do ta shihni se cfare ka brenda.
Ne dollap do te gjeni kadavra!
I nderuemi Prof.Artan!
Simpatia dhe respekti ndaj jush asht i madh!
Si e tillë më duhet si lexues mos me pranue ,,shfarosjen,, nga ana e juej grafikisht të dy prej 36 gërmave shqype;
ë dhe ç për shum arsye, pasi prej jush përpos idetë e mrekullueshme edhe shqyptare marrin shembull për negativitet edhe ,,shfarosjen,, nga ana e juej të dy gërmave shqype tash sa kohë e bani kët paraqitje. Shqyptarët duhet me kenë në mprojtje të alfabetit shqyp tuj fillue nga ma i vogli e deri te akademiku.,
Ju lutem më mirkuptoni!