Imazhet e reja satelitore konfirmojnë praninë e bombarduesve stealth B-2 “Spirit” të Forcave Ajrore Amerikane në ishullin Diego Garcia në Oqeanin Indian.
Sipas imazheve komerciale nga Planet Labs, të shpërndara nga Indo Pacific Watch Center, tre bombardues B-2 shihen qartë në pistën e ishullit Diego Garcia.
Po ashtu, imazhet tregojnë të paktën shtatë aeroplanë KC-135 “Stratotanker” për furnizim me karburant në ajër.
Grumbullimi i një grupi kaq të rëndësishëm aeroplanësh strategjikë në këtë bazë sugjeron mundësinë e një fushate më të gjerë ajrore në rajon.
Baza e Diego Garcias është përdorur si qendër për bombarduesit strategjikë gjatë të gjitha operacioneve dhe luftërave në Lindjen e Mesme. Gjithashtu, sipas informacioneve të disponueshme, në këtë bazë mund të jenë të stacionuar edhe katër bombardues të tjerë në strehimore të mbrojtura.
Nga Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-së nuk ka pasur ndonjë konfirmim mbi grumbullimin e kësaj force ajrore strategjike. sn