A jena dasht?
M’perhimet koha
e sytë m’lagen
ranës s’orës,
tash s’po kujtoj
dhe pse kje veç dje:
A jena dasht?
Kur trupi të përkulet si dega nën peshën e borës
I lagët, i randë,
kur vedit don me i ken bilgaç
për mos me u thy,
du me u pyt:
A jena dasht!?
Kur endem me majt të fiksume fotogramat e ditve tona e ato,
shkimen përtok,
fshehen nan shtroja,
era tinzare m’i tret larg,
të pyes:
A jena dasht!?
O, çfar tmerri me t’harru
etun
prej dëshire për mos me t’humb.
Ngas vrap si në një arenë kuajsh
e mes djersësh,
në zhgulm këlthas
ma fort,
ranës nën thundra
që n’copza pasqyrash thyhet
tu e pytë:
A jena dasht!?
Rrugës që qindra herë e shkelem përkrah
nuk ja njoh ma bordurat,
e fundit t’saj nuk asht ma shpia,
veç një napë e zbeht më m’shtillet
syve,
e ti mëçefesh,
diku larg,
ndaj te pyes:
A jena dasht!?
Jam tu u çmend dashni.
Jam ka t’i harroj gjijt,nishanet
shtatin,
ku gishtat kisha njit ka vite,
si n’jerm po e pves,
at qi prej trupit tonë mbet:
A jena dasht!?
Midis k’saj kohe,
që kohën ma vjedh,
dy krahë flutre t’leht sa
shpirti rrahën,
e mbi shpatulla t’thyeme
mu p’shtetën
kadal.
Ma nuk bzana..
po,
jena dasht!…(lm)
