Halil Geci sjell një material në rrjetin social META ku shkruan se James Rubin një nga dëshmitarët më të rëndësishëm ne Hagë të Hashim Thaçit ka qenë paguar nga qeveria e Kosovës prej viteve 2018-2020 për lobim për ndarjen e Kosovës.
Halil Geci sjell edhe pjesë nga dëshmia në Hagë një shkëmbin pyetjesh midis Prokurorit dhe James Rubin që po e sjellim si më poshtë:
“Zoti dëshmitar, a është e vërtetë që ke qenë i paguar nga Hashim Thaçi për dy vjet rresht, nga 2018 deri në 2020, me nga 52,000 euro në muaj për lobim në favor të ndarjes së Kosovës?”
Rubin: “Po, por unë jam munduar që të dyja palët të bien dakord për paqe.”
Rubin: “Për këtë dëshmi kam kaluar shumë kohë duke u përgatitur për t’u paraqitur si dëshmitar në Hagë.”
Prokurori: “Pse t’u desh kaq shumë kohë për të treguar realitetin?”
Rubin: “Deshiroja të tregoja se Hashimi nuk kishte rol udhëheqës në UÇK – ai kurrë nuk ka pasur rolin kryesor në luftë.”
Prokurori: “A është e vërtetë, Hashim?”
Hashimi: “Po valla, prokuror. Unë kurrë nuk kam qenë në luftë dhe as nuk kam pasur rol në UÇK!”
Prokurori: “Zoti dëshmitar, sa herë ke pasur rastin të takosh Hashimin gjatë luftës?”
Rubin: “Dy apo tri herë.”
Prokurori: “Zoti dëshmitar Rubin, a më mirë e njeh ti Hashimin, që ke takuar dy-tre herë, apo Rexhep Selimin, që nuk u nda nga ai për shumë vite?”
Rubin: “Rexhep Selimi, valla.”
(Prokurori, i pakënaqur me përgjigjen, i thotë me ironi: “Ulu, Rubin, e ha ‘marmelladën’.”)
Halil Geci po ashtu kujton një publikim të gazetares Jeta Xharra.