Më 13 maj 1958 ka lindur regjisori i shquar shqiptar Artan Minarolli (13 maj 1958 – 31 dhjetor 2015).
Artan Minarolli vinte nga një familje intelektuale. Ishte i lidhur që i vogël me Teatrin dhe Kinemanë sepse ishte i nipi i të madhit Kujtim Spahivogli.
Tan Minarolli mbaroi gjimnazin Sami Frasheri ne Tiranë në vitin 1977.
Më pas studioi në Akademinë e Arteve, dega dramë dhe përfundoi studimet në 1982.
Në vitin 1986 u emërua as/regjisor në Kinostudio.
Në vitin 1993 kreu një specializim për regjisor pranë shkollës Evropiane të Filmit në Danimarkë.
Filmin e parë e realizoi në vitin 1991, dokumentari “Për një centimetër” me të cilin fitoi çmimin e parë në Festivalin e Torinos.
Filmin i parë artistik vjen në vitin 1994, metrazhi i shkurtër “Qind për qind” në bashkëpunim me Petrit Rukën me të cilin realizoi edhe filmin “Plumbi prej plasteline” në 1996.
Artan Minarolli ishte drejtor i Arkivit të Filmit. U nda nga jeta në mënyrë të papritur në Tiranë më 31 dhjetor 2015.
Si regjizor dhe skenarist
- Alive! – Gjallë (2009)
- Kronikë provinciale (2009)
- Nata pa hënë (2004)
- Plumbi prej plasteline (1994)
- Qind për qind (1993)
- Fjalë pa fund (1986) as.regjizor
Më datën 20 Tetor 2018 , filmi shqiptar “Delegacioni” me regji të Bujar Alimanit dhe skenar të Artan Minarollit fitoi Çmimin e Madh të Varshavës në Festivalin të 34-t Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë të Polonisë.
Subjekti i filmit, skenari i të cilit u shkrua nga Artan Minarolli para se të shuhej, zhvillohet në tetor të vitit 1990, periudhë ku regjimi komunist në Shqipëri përpiqet të mbajë pushtetin. Një delegacion europian vjen në Tiranë për të monitoruar vënien në jetë të reformave nga ana e qeverisë – një parakusht që Shqipëria të pranohet në OSBE. Betejë me tingëllimën e sotme…
Filmi konkuroi mes 190 prezantimeve të tjera, sipas faqes zyrtare të lajmeve polake, ndaj fitorja ishte me shumë vlerë..
Kasta e aktorëve mban firmën Viktor Zhusti, Ndriçim Xhepa, Xhevdet Ferri, Kasem Hoxha, Rovena Lule, Bislim Muçaj, Kristaq Skrami, Mehmet Xhelili, Armend Smajli, Jorgaq Tushe, Todi Llupi, Lulzim Zeqja, Mirela Naska, Fatume Bunjaku, pjesëmarrjen me vlerë të Richard Sammel dhe të tjerë aktorë, që iu bashkuan kontributit dhe kujtimit të përbashkët për Minarollin, në këtë detyrim që u lartësua në këtë çmim.
Vepra dhe kujtimi i Artan Mnarollit do të jetojë gjithmonë.
Perhere ne mendjet dhe zemrat tona do te jete ai Tani i embel i dashur e i respektushem . Te kujtojme dhe do te te kujtojme gjithmone i pa haruar di te jesh gjithmone