VOAL

VOAL

Dodik bën thirrje për shpërbërjen e Bosnjës: Ta shfrytëzojmë momentin

Përfaqësuesi i Republika Srpskas në Bosnje e Hercegovinë, Milorad Dodik, ka thënë që nëse Kosova do të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara, atëherë edhe ‘mini shteti’ që ai udhëheq brenda territorit të Bosnjës e Hercegovinë do të kërkojë të drejtën për anëtarësim në Kombet e Bashkuara.

“Nëse i vetë deklaruari shtet, Kosova, anëtarësohet në Kombet e Bashkuara, atëherë edhe Republika Srpska do të kërkojë të drejtën e tij për anëtarësim”, ka thënë Milorad Dodik, shkruan tanjug, transmeton Gazeta Express.

Ai thotë që edhe kroatet të cilët jetojnë në Bosnje e Hercegovinë nuk do të humbin mundësinë për t’u ndarë nga Bosnja e Hercegovina.

Këto deklarime të Dodik dhe paralajmërimet e tij për ndarje nga Bosnja, tregojnë më së miri se pse shumica e shteteve të Bashkimit Evropian kundërshtojnë lëvizjen e kufijve, me shqetësimin që një korrigjim i kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të prodhonte një efekt zinxhir në rajon, sidomos në Bosnjë e Hercegovinë.

Ministrja franceze ia pret shpresat Vuçiçit: Nuk ka anëtarësime në BE

Ministrja e Jashtme e Francës Natali Loazo është shprehur se gjendja aktuale e Bashkimit Evropian nuk e mundëson zgjerimin e anëtarësisë. Pesë ditë pasi presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker kishte përsëritur qëndrimin se shtetet nga Ballkani Perëndimor duhet të kenë aspirata të vërteta për anëtarësim në BE, ministrja franceze ka dhënë deklaratë më pak optimiste.

Ajo ka thënë se Serbia ka perspektivë evropiane por gjendja aktuale e BE-së “nuk mundëson anëtarësime të reja”. Loazo ka theksuar se është e nevojshme të bëhet reformimi i BE-së në mënyrë që të bëhet një funksionalizim i saj. Ajo zhvilloi një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç i cili e falënderoi për sinqeritetin.

“Jemi falënderues për sinqeritetin. Më mirë të na tregohet e vërteta se sa të na mashtrojnë”, u shpreh Vuçiç.

Presidenti grek: Çamët ishin kriminelë

Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulos, akuzoi Shqipërinë se vazhdon të kërkojë të drejtat e çamëve. Ai përdori një gjuhë të ashpër dhe me tone kërcënuese ndaj Tiranës. Pavlopulos tha se Shqipëria nuk i ka braktisur kërkesat, sipas tij, të pakonceptueshme, gjoja të drejtave të çamëve kriminelë.

Ndërsa i bëri thirrje popullit grek të bashkohet për të mbrojtur pa lëshime çështjet kombëtare, presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopulos akuzoi Shqipërinë se vazhdon të kërkojë të drejtat e çamëve.

Pavlopulos përdori një gjuhë ekstreme dhe me tone kërcënuese kur tha se Tirana zyrtare nuk i ka braktisur kërkesat, sipas tij, të pakonceptueshme të gjoja të drejtave të çamëve kriminelë.

“Nuk ka perspektivë, ecuri të Shqipërisë fqinje drejt zonës evropiane, kur për fat të keq, ende edhe sot nuk i ka braktisur kërkesat e pakonceptueshme të gjoja të drejtave të çamëve kriminelë, bashkëpunëtorë të nazistëve. Çfarë duhet të bëjmë, t’u japim të drejtë bashkëpunëtorëve të nazistëve?! Jemi absolutisht të sinqertë, qëndrimi ynë nuk ka asgjë hakmarrëse. Qëndrimi ynë kërkon respektin e së drejtës dhe të historisë”, tha Prokopis Pavlopoulos.

Edhe më parë kreu helen ka theksuar se Greqia nuk e kundërshton anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ndërsa kujtoi respektimin e plotë të së Drejtës Ndërkombëtare dhe Evropiane.

Pavlopulos i bëri deklaratat nga Konica ku mori pjesë në kremtimet për 106-vjetorin e çlirimit të saj nga osmanët. Ndërsa, foli përpara të pranishmëve, ai kërkoi edhe zbatimin e plotë të “Marrëveshjes së Prespës”.

Vuçiçi planifikon të fillojë debatin e brendshëm për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiçi, deklaroi të hënën se ditëve në vijim do të bisedojë me udhëheqësit tjerë serbë për politikën e Serbisë karshi Kosovës dhe mesazhet e të gjitha shteteve botërore.

“Në ditët e ardhshme do të bisedojë me udhëheqjen e Qeverisë për porositë e të gjitha vendeve të botës si dhe do të flasim për platformën e Serbisë për të ardhmën. Nëse ne e plotësojmë 100 përqind pjesën e marrëveshjes së Brukselit, ndërsa shqiptarët asnjë obligim dhe vendosin taksa 100 përqind si dhe zgjedhin persona privat në qeveri, atëherë shtrohet pyetja nëse politika jonë e përgjegjshme dhe serioze është përgjigja e vetme e mundshme” tha presidenti Vuçiq gjatë një konference për media pas takimit me ministrin e Jashtëm të Francës, Natali Loazo.

Reagimi i presidentit Vuçiq për emërimet në Qeverinë e Kosovës bëhen disa orë pasi kryeministri Ramush Haradinaj emëroi ministre të Bujqësisë, Dijana Zhiviq. Emërimi i saj pasoi shkarkimin e Nenad Rikallo nga Lista Serbe, parti kjo që ka mbështetjen e presidentit Vuçiq.

Greqia përfshihet nga një valë e të ftohtit polar

Greqia u godit të dielën nga moti ekstrem shoqëruar me erëra të forta, me ndërprerjen e lidhjeve detare, vonesa në trafikun ajror dhe bllokim të rrugëve për shkak të rrëzimit të pemëve në rajonin e Athinës, njoftuan forcat zjarrfikëse.

Ndërprerje të energjisë elektrike u regjistruan në veri të vendit dhe në periferinë verilindore të Athinës. Në Nea Smyrni, në jug të kryeqytetit, një duzinë automjetetesh janë dëmtuar nga rrëzimi i pemëve. Deri në këto momente, forcat zjarrfikëse sigurojnë se nuk ka asnjë të plagosur.

Sipas shërbimeve meteorologjike të vendit, moti i keq do të vijojë deri të martën.

Shpëjtësia e erës arriti deri në 140 kilometra në orë, e regjistruar në Detin Egje nga Observatori Kombëtare të shtunën në mbrëmje.

Në veri të vendit, reshjet e dendura të borës ofronin pamje mbresëlënëse të Selanikut, qytetit të dytë më të madh në vend, i mbuluar nën petkun e borës. Në Traki në kufirin me Turqinë, temperaturat u regjistruan deri në minus 9 gradë Celsius.

Dragan Marshiqanin: Të mos pranohen pacientët kosovarë në spitalet serbe

Ish-ministri serb i Ekonomisë, Dragan Marshiqanin, ka propozuar që asnjë kosovar, i cili vuan nga kanceri, të mos trajtohet në spitalet e Beogradit. Ai e ka bërë këtë thirrje nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij zyrtare, në rrjetin social ‘Twitter’, duke nxitur shumë reagime kundër tij. Marshiqanin thotë se këtë kërkesë e ka mbështetur në faktin se një numër i konsiderueshëm i kosovarëve trajtohen në spitalet e Beogradit për sëmundje të kancerit.

“Quajeni ç’njerëzore, të pashpirt, por unë do të ndaloja që kosovarët që vuajnë nga kanceri të trajtohen në Beograd”, ka deklaruar ai. “Urdhëroj që shqiptarët të trajtoheshin në vendet e NATO-s, pasi që ata i mbuluan me uranium të varfëruar edhe serbët”, ka shkruar Marshiqanin, përcjell lajmi.net.Një deklarim i tillë ngjalli reagime në rrjetin e popullarizuar social.

Madje, një përdorues i ka thënë ish-ministri serb se kjo deklaratë është çnjerëzore dhe e turpshme, pasi që sipas tij, asnjë vend i NATO-s nuk ua ndalon serbëve trajtimin për gjendje të tilla shëndetësore.“Asnjëherë nuk kam dëgjuar që dikush të ketë refuzuar të shërojë dikë kudo në botë. A nuk trajtohen njerëzit tanë (serbët) kudo në botë, duke përfshirë vendet anëtare të NATO-s ?? !! Çnjerëzore. Dhe nga serbët ka të mirë dhe të këqij, dhe shqiptar po ashtu. Shumë ksenofobike. E turpshme!”, ishte kundërpërgjigja e një nga përdoruesit e Twitter.

Protestuesit serbë nuk i ndalin protestat kundër Vuçiçit, e quajnë gënjeshtar

Protesta “Një nga pesë milionë “në Serbi kanë vazhduar edhe mbrëmë. Protestuesit mbrëmë me ecjen paqësore kërkuan shkarkimin e Ministrit të Shëndetësisë dhe të Presidentit, Aleksander Vuçiq.

E veçanta e kësaj proteste ishte që punonjësit shëndetësore për herë të parë i ishin bashkangjitur protestës. Nga fjalimet që u mbajtën u theksua që Serbia nuk ka nevojë për një sundimtarë por për një person që i shërben popullit.

Gjatë ecjes, protestuesit kaluan në tunelin e “Terazijski”, që e riemëruan “Tuneli i Gënjeshtrave të Aleksander Vuçiq”.

Përkundër protestave që kanë filluar që disa javë, presidenti Vuçiq ka thënë se kërkesat e protestuesve nuk i merr parasysh.

Organizatorët e protestave kanë paralajmëruar që do të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Daçiç: Ndërkombëtarët na propozuan në vitin 2005 ndarjen e Kosovës

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka befasuar me deklaratën e tij kur ka thënë se në vitin 2005 ndërkombëtarët i kanë propozuar Serbisë ndarjen e Kosovës.


Në një intervistë për televizionin “BNT”, kryediplomati është shprehur se ajo që i duhet Serbisë është fakti që të bëjë një politikë të mençur në këtë drejtim, por nënvizoi se Prishtina nuk do ta pranojë atë.

“Ne kemi nevojë për të mbajtur një politikë të mençur. Unë jam i sigurt se Prishtina nuk do ta pranojë atë, por ata do të jenë përgjegjës”, tha ai.

Ministri serb foli edhe për njohjet e Kosovës dhe taksën e aplikuar kundër mallrave serbe.

“Sot ata thonë se 116 vende njohën Kosovën, e cila është një gënjeshtër. Gjermania dhe Britania e bindin Haradinajn që të mos e heqë taksën për mallrat nga Serbia. Dikush mendon se Haradinaj është i guximshëm por ata nuk bëjnë asgjë pa mbështetjen e jashtme, në të cilin rast Amerika po ua heqë dheun nën këmbët dhe kthehet përreth të tjerëve. Amerika nuk do të lejojë Serbinë të jetë konstruktive dhe Kosova të jetë e keqe, se kjo e shkatërron konceptimin e tyre “, tha Daçiç.

Kamenos: S’trembemi nga Shqipëria, Shkupin 20 minuta punë e kemi

Ish-ministri grek i Mbrojtjes dhe kreu i “Grekëve të Pavarur” Panos Kammenos, në një intervistë për televizionin lokal “TRT” ka thënë se Shkupi është punë e vogël dhe nuk përbën kërcënim për Greqinë. Sipas tij, një njësi e makinave të blinduara për 20 minuta mund të arrijnë deri në kufij me Serbinë.

Kammenos tha se as Shqipëria e as Shkupi nuk mund ta kërcënojnë Greqinë.

“Nuk ndjehemi të kërcënuar. As Shqipëria nuk mund ta kërcënojë Greqinë, e as Shkupi. Shkupi është 20 minuta punë. Nëse një njësi e makinave të blinduara vendos të kalojë, mund të arrijë deri në kufij me Serbinë. Mbrojtja nuk na ka shqetësuar kurrë”, tha Kammenos.

Në lidhje me Marrëveshjen e Prespës, ai tha se ish-ministri i Jashtëm Nikos Kotzias, ka vepruar tinëzisht dhe fshehtë dhe se kryeministri grek ka përgjegjësi absolute, pasi siç tha, ka vendosur që në mënyrë tjetër ta udhëheqë qeverinë.

Ai tha se kur ka qenë në SHBA ku edhe ka propozuar “Planin B”, gjegjësisht marrëveshje me karakter strategjik për vendet e rajonit, sekretari shtetëror në SHBA e ka pyetur: pse insiston?

Kammenos ka qenë kundër nënshkrimit të marrëveshjes për zgjidhjen e kontestit të emrin me Maqedoninë, ndërsa është shkarkuar nga posti i ministrit të Mbrojtjes në Qeverinë e Alexis Tsiprasit.

Vuçiçi: Amerikanët dhe britanikët ma kujtojnë se Kosova është shtet

Në programin e mëngjesit në një nga televizionet në Serbi, Presidenti Aleksander Vucic, ka thënë se zyrtarët amerikanë dhe britanikë ia përkujtojnë se Kosova është shtet.
Sipas Vuçiqit, amerikanët dhe britanikët kanë kritika për Kosovën, por publikisht po e përkrahin.

“Sa herë që ulem në takime për të folur për Kosovën, amerikanët e britanikët na përmendin vendimin e Gjykatës Ndërkombëtar të Drejtësisë ku Kosova pranohet si shtet sovran e i pavarur. Po ashtu, kur flasim me diplomatët e Britanisë për Kosovën, ata kanë kritika, kurse në heshtje po e përkrahin” ka thënë Vuçiq.

Sa i përket zgjidhjes së çështjes së Kosovës, Vuçiq thotë se ndihet keq që kjo nuk do të zgjidhet sa të jetë ai president dhe se kjo do t’i mbetet për tu kryer nga gjeneratat e ardhshme.

Megjithatë, ai thotë se e ka kurajon dhe ka marrë besimin e qeverisë serbe të negociojë me Kosovën.

“Nuk kam shpresë se do të zgjidhet, megjithatë unë jam i gatshëm të bisedoj me Prishtinën sapo të hiqet taksa”, ka thënë Vuciq. /Express/

Serbia mund të mbajë referendum për Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se vënia e kufirit me Kosovën nuk është propozim zyrtar, por ide e zyrtarëve shtetërorë. Sipas tij, nëse kjo ide bëhet propozim zyrtar, atëherë do të kalojë në Kuvendin e Serbisë si dhe për të do të vendosin qytetarët përmes referendumit.

Komentet e ministrit Daçiq u bën pas takimit me ministrin e Jashtëm të Burundit, Ezechiel Nibigira.

Megjithatë, të marten, Daçiq pati deklaruar se vënia e kufirit me Kosovën është propozim zyrtar i Serbisë.

Disa orë pas kësaj deklarate, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ideja për “vënien e kufirit ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë e Serbi është dhënë nga vetë ai që para dy vjetësh”.

“Nuk kam çfarë të komentoj. Këtë e kam thënë para dy vitesh”, tha Vuçiq gjatë një vizite në një Institut shëndetësor në Beograd.

Çështja e ndryshimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë është përmendur disa herë edhe nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e quan këtë proces “korrigjim i kufijve”.

Daçiçi: Do ta kundërshtojmë sërish aplikimin e Kosovës në Interpol

Ministri i punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiç ka thënë se Kosova sërish ka kandiduar për të qenë anëtare e Interpolit, dhe se është e mundur të aplikojë edhe për anëtarësim në UNESCO.

Mirëpo Daçiq tha se Serbia “po përgatitet për këtë luftë dhe se Kosova sërish do të humbë”.

“Nuk e kuptoj nevojën e Kosovës për akte të tilla vetëvrasëse. Do të humbasë me një rezultat edhe më të keq,” tha Daçiq pas takimit me ministrin e Jashtëm të Burundit, Ezechiel Nibigira.

Përndryshe, tentativat e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL, datojnë që nga viti 2010, por atë kohë, Komiteti Ekzekutiv nuk e kishte marrë fare parasysh kërkesën e parashtruar nga Prishtina zyrtare.

Ndërkaq më 2015 dhe 2016, Kosova kishte aplikuar, por nuk ishte futur në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme. Në vitin 2017, Kosova tërhoqi vullnetarisht kërkesën, për shkak të mbështetjes së pamjaftueshme.

Në nëntor të vitit të kaluar Kosova nuk arriti të bëhet vend anëtar i Agjencisë Ndërkombëtare e Policisë, pasi nuk mori shumicën e nevojshme, prej dy të tretave të votave të vendeve pjesëmarrëse në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate, që u mbajt në Dubai.

“Fushata e egër e Republikës së Serbisë dëshmoi edhe njëherë karakterin e saj kundër Kosovës dhe kundër idesë për normalizim të raporteve me Republikën e Kosovës, aq më parë, kur ky anëtarësim ishte teknik dhe jo politik”, u tha në reagimin e Qeverisë menjëherë pas procesit të votimit në Asamblenë e Interpolit.

Qeveria e Kosovës disa ditë më pas, tha se si kundërpërgjigje ndaj veprimeve të Serbisë do të vendosë masën tarifore ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës.

Për një kohë të shkurtër kjo masë u ngrit nga 20 në 100 përqind.

Autoritetet e Serbisë u tërhoqën nga bisedimet për normalizimin e raporteve me Kosovës që ndërmjetësohen nga Bashkimi Evropian. Ata kërkojnë shfuqizimin e tarifës në mënyrë që t’i kthehen dialogut.

SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar në vazhdimësi nga autoritetet në Prishtinë të shfuqizojnë ose pezullojnë tarifën në mënyrë që të vazhdojë dialogu.

Erdogan: “Turqia nuk është më në gjendje të përballet me një valë të re të refugjatëve”

STAMBOLL – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se Turqia nuk do të jetë në gjendje të mbështesë një valë të re potenciale të migracionit.

Duke folur në Konferencën e gjashtë ministrore të Procesit të Budapestit për Migracinin, e cila mbahet në Stamboll të Turqisë, presidenti Erdoğan tha se ndërtimi i mureve të larta me tela me gjemba nuk ishte aspak mënyrë për të parandaluar migracionin e parregullt.

“Ka rreth 260 milionë emigrantë, mbi 68 milionë të zhvendosur dhe më shumë se 25 milionë refugjatë në mbarë botën. Turqia ka shpenzuar mbi 37 miliardë dollarë burime të veta kombëtare duke strehuar refugjatë”, theksoi Erdoğan, duke cituar shifrat e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Më tej, duke iu referuar akuzave për të ashtuquajturin gjenocid armen, Erdoğan tha se Turqia do t’ia linte çështjen historianëve, pavarësisht propagandës që përhapet në perëndim.

Presidenti turk tha se Turqia kurrë nuk kishte kryer gjenocid në historinë e saj. aa

Ljajiq: Pavarësisht taksës, mallrat serbe hyjnë në Kosovë përmes tregut të zi

Zëvendëskryeministri serb, Rasim Ljajiq ka zbuluar mënyrën se si përkundër taksës, mallrat serbe prapë hyjnë në Kosovë.

Ljajiq ka thënë se mallra serbe ka anembanë Kosovës dhe se atje mbërrin nëpërmjet rrugëve alternative.

Duke theksuar se zyrtarët serbë menjëherë pas vendimit për taksë ndaj mallrave serbe në Kosovë kanë paralajmëruar për tregun e zi, Ljajiq për “Radiotelevizionin e Serbisë” ka thënë se në dyqanet serbe në veri të Kosovës shihet se ka mallra të mjaftueshme serbe, që atje mbërrin nëpërmjet kanaleve të ndryshme.

“Një pjesë e mallrave shkon në Kroaci pastaj nga atje mbërrin të shitet në Kosovë. Po ashtu, për shembull ka mallra që përfundojnë në Maqedoni pastaj arrijnë të depërtojnë në Kosovë”, u shpreh ai.

Ljajiq ka thënë se në tre muajt e deritashëm pas vendimit për taksë priten humbje prej rreth 90 milionë euro vlerë e mallrave, për dallim nga priudha e njëjtë e vitit të kaluar.

Vuçiç: Kongresmenët e SHBA-së nuk kërkuan ekstradimin e Radosavljeviçit

BEOGRAD – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç sot deklaroi se gjatë takimit me kongresmenët e SHBA-së në Mynih, në dy raste është përmendur ish-komandanti i policisë në Kosovë, Goran Radosavljeviç-Guri, por se nga ai nuk kanë kërkuar ekstradimin e tij dhe as që i kanë ofruar ndonjë provë në bazë të të cilës do të bëhej ekstradimi.

“Nuk mund askush nga unë të kërkojë ekstradimin e ndokujt. Ata mund të tregojnë se çfarë shpresojnë. Ata në dy raste përmendën emrin e tij. Unë pyeta nëse ka prova, por prova nuk mora. Nëse nuk keni prova, atëherë të mos tallemi me thashetheme: ‘Më ka thënë gjyshja Vishnja'”, ka thënë Vuçiç në Beograd.

Ai shtoi se vrasja e vëllezërve Bytyçi në vitin 1999, me të cilën ndërlidhet Guri, ishte krim i rëndë, dhe se Serbia është duke bërë gjithçka që duhet për zbardhjen e rastit dhe me siguri nuk do të mbrojë askën që ka kryer krimin.

Mirëpo, ai vlerësoi se nuk ka vërejtur se pala tjetër ka ekstraduar ndokënd, edhe pse në kohën e bombardimit të NATO-s janë vrarë më shumë se 2000 persona në Serbi.

Beogradi kërkon kufi ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç, tha të martën se propozimi zyrtar i Beogradit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës është kufiri ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.

Ai i barti këto komente në Beograd gjatë punimeve të një konference mbi të ardhmen e Evropës dhe Ballkanit, duke theksuar se “çështja se ku do të shtrihej vija ndarëse nuk është përcaktuar” dhe se kjo ide e hedhur nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç, nuk është përpunuar gjatë bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

“Kur ai (Aleksandër Vuçiç) filloi të fliste për këtë, për vënien e kufirit, të gjithë u hodhën në sulm kundër tij. Deri tash kanë ekzistuar vetëm dy mundësi; ose Kosova është krahinë, ose është e pavarur. Për asgjë tjetër nuk është folur”, tha ai, duke nënvizuar se kjo është mundësia më e mirë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

I pyetur më pas gjatë ditës për këtë qëndrim të ministrit të Jashtëm, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, theksoi se një ide të tillë e kishte dhënë para dy vjetësh.

Mundësia që kufijtë e Kosovës dhe Serbisë të bëhen pjesë e një procesi bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve, është hedhur në verën e vitit të kaluar nga presidenti serb, Alëksandër Vuçic dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Derisa presidenti serb flet për vënie kufiri, duke nënkuptuar shkëputjen e veriut të Kosovës të banuar me shumicë serbe dhe bashkimin me Serbinë, presidenti Thaçi angazhohet për “korrigjimin e kufijve”.

Në fillim të muajit shkurt ai tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se “do ishte shumë e logjikshme përfshirja e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në territorin e Republikës së Kosovës, duke mos i cenuar në asnjë rrethanë resurset e shtetit të Kosovës, as Gazivodën, as veriun e Mitrovicës, as Trepçën dhe as hapësirat e tjera”.

Idetë për prekje kufijsh kanë nxitur kundërshtime në Kosovë ku ndër më të zëshmit është kryeministri Ramush Haradinaj, i cili hedh poshtë çdo mundësi të tillë.

Idetë kanë nxitur reagime të ndara edhe në skenën ndërkombëtare. Gjermania prin si kundërshtare e ideve të tilla që sipas saj mund të nxisin reagime zinxhirore në rajonin e Ballkanit, që ende nuk është ripërtërirë nga luftërat e përgjakshme të fundit të shekullit të kaluar.

Shtetet e Bashkuara thonë se të dyja palët duhet të arrijnë një marrëveshje normalizimi e cila “në thelb duhet të ketë njohjen e ndërsjellë”.

Por procesi i bisedimeve që do të çonin tek një marrëveshje është pezulluar për shkak se Beogradi kushtëzon vazhdimin e tyre me heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe që qeveria e Kosovës i vendosi në nëntor të vitit të kaluar.

WBAF të dielën nis në Stamboll, pjesëmarrës edhe figura nga Kosova

STAMBOLL – Nga 17 deri më 19 shkurt, në Stamboll do të mbahet Forumi Botëror i Investitorëve Engjëj (WBAF), i cilësuar si Davosi i investimeve globale fillestare dhe tregjeve kapitale, në të cilin do të marrë pjesë edhe Kosova, e përfaqësuar nga kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.

WBAF, në të cilin AA është “Partner Global i Komunikimit”, do të bashkojë qindra financues biznesesh të njohur si “investitorë engjëj”.

Kongresi i këtij viti do të fokusohet në mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis sektorit privat dhe atij publik, ndërsa do të përfshijë 23 seanca kryesore dhe 110 folës ndërkombëtarë.

Në kongres do të marrin pjesë qindra investitorë engjëj dhe lojtarët kryesorë të tregjeve kapitale.

Me delegacionet e tyre, pjesëmarrës këtë vit janë edhe Organizata Tregtare Evropiane e Investitorëve Engjëj (EBAN), Agjencia Spanjolle e Investimit (ICEX), Ministria e Zhvillimit e Ganës, Organizata Tregtare e Investitorëve Engjëj të Lindjes së Mesme dhe Forumi i Financave IFC SME i Bankesë Botërore.

Në forum, Kosova përfaqësohet nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili ka pasur një ndikim të madh në tranzicionin e Kosovës në ekonominë digjitale. Delegacioni i kryetarit të Kuvendit të Kosovës gjithashtu përfshin ministrin e Inovacionit të Kosovës dhe zyrtarë të departamenteve përkatëse të sipërmarrjes.

Ndërkaq, Turqia pritet të përfaqësohet nga ministri i Rinisë dhe Sportit, Mehmet Kasapoğlu.

Koriacia do të ketë pjesëmarrjen më të gjerë, pasi vendi do të përfaqësohet nga presidentja Kolinda Grabar-Kitaroviç së bashku me një delegacion prej 30 personash, përfshirë edhe ministrin e Ekonomisë.

Po ashtu, nga Maqedonia e Veriut do të marrë pjesë Zoran Shapuriq, ministër pa resor përgjegjës për rregullativën për përmirësimin e klimës së investimeve për ndërmarrjet vendore.

Në forum pritet të nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi midis qeverisë së Ganës dhe WBAF.

Krahas seancave, forumi do të përfshijë edhe gjashtë punëtori për investitorët dhe ndërmarrësit, të udhëhequra nga emra të njohur, si kryetari i Fondit Investitor të Monte Carlos, kryetari i Rrjetit Francez të Investitorëve Engjëj Sohphia dhe kreu i Singapor Marketing Holding.

Të hënën në mbrëmje do të organizohet edhe pritje për ndarjen e Çmimeve Botërore të Perfeksionizmit.

Vitin e kaluar, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ka marrë pjesë presidenti i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov. aa

“Taksa ka cenuar jetën e serbëve”, Vladimir Putin letër Vuçiçit

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i ka dërguar sot një letër Serbisë në të cilën ka mbajtur qëndrimin e tij për çështjen e Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka marrë nga ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Çepurin, një letër të dërguar nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin para ditës së pavarësisë së Serbisë.

Në letrën e dërguar homologut serb, shefi i Kremlinit pohoi se taksa e Kosovës mbi mallrat serbe ka cenuar jetën e qytetarëve serbë, të cilët jetojnë në tokën e Kosovës.

Letra e plotë e Putinit:

“I nderuari president, pranoni përshëndetje të ngrohta me rastin e festës së juaj kombëtare – ditës së shtetit të Serbisë.

Në Rusi vlerësohen lartë raportet e partneritetit strategjik me Serbinë. Me kënaqësi ju them se bashkëpunimi i shteteve tona do të vazhdojë në mënyrë dinamike në fusha të ndryshme.

Dua që edhe njëherë t’ju falënderoj për pritjen e ngrojtë ndaj meje dhe delegacionit rus në Beograd. Llogaris në vazhdimin e dialogut tonë konstruktiv dhe vazhdimin e punës në agjendën e përbashkët ndërkombëtare. Sinqerisht ju uroj shëndet të mirë dhe suksese, kurse popullit vëllazëror serbë – mirëqenie dhe prosperitet”, thuhet në vazhdim të letrës së Putinit.

Presidenti i Serbisë, Vuçiç i është falënderuar Putinit për urimet e tij. Kurse, gjatë takimit me ambasadorin Çepurin kanë shqyrtuar temat e bashkëpunimit bilateral dhe marrëveshjet e diskutuara gjatë vizitës së fundit të Putinit në Beograd.

Ambasadori Çepurin në emër të Putinit ka përcjell qëndrimin e presidentit në lidhje me çështjen e Kosovës duke thënë se vendimi për taksë ndaj mallrave serbe është hap i papërgjegjshëm nga Prishtina që ka cenuar dialogun dhe mbi të gjitha jetën e serbëve në Kosovë”, thuhet në letër.

Më 12 shkurt 2002 filloi gjykimi ndaj kryekasapit Millosheviç

Ish-presidenti i Republikës Federale Jugosllave, Sllobodan Millosheviç, konsiderohet si njëri nga personazhet që ka kryer më së shumti krime ndaj njerëzimit, pas nazistëve.

Ai është përgjegjës për krimet e luftës dhe gjenocid në Ballkan, filluar që nga vitit 1990, duke u përballur kështu me tri akuza. Padia më e rëndë ndaj të ashtuquajturit “Kasap i Ballkanit” kishte të bënte me gjenocidin në Bosnje – Hercegovinë mes viteve 1992 dhe 1995, e pastaj edhe krimet e pashembullta në Kosovë.

Pikërisht sot, më 12 shkurt bëhen 17 vjet qëkur ka filluar gjykimi ndaj Millosheviqit, ani pse ai ishte arrestuar në prill të vitit 2001.

Rikujtojmë që Millosheviq edhe kur ishte në bankën e të akuzuarit u mundua që të paraqesë NATO-n si agresor dhe serbët si viktima të një komploti ndërkombëtar.
“Akuzat ndaj meje janë gënjeshtër e paskrupullt dhe gjithashtu shtrembërim i historisë”, citohet të ketë thënë Millosheviq në bankën e të akuzuarit.

Serbi, opozita bojkoton kuvendin

Partitë opozitare serbe filluan të hënën të bojkotojnë seancat parlamentare, si protestë ndaj asaj që ato e shohin si qeverisje gjithnjë e më autoritare të presidentit Aleksandar Vuçiç dhe partisë së tij në pushtet, Partia Progresive Serbe (SNS).

Partitë e opozitës dhe mbështetësit e tyre akuzojnë zotin Vuçiç dhe SNS se mbysin lirinë e medias dhe ndërmarrin sulme ndaj kundërshtarëve politikë apo gazetarëve në Serbi, vend që kërkontë anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Presidenti Vuçiç dhe partia e tij i mohojnë akuzat.Bojkoti vjen në klimën e protestave të përjavshme me pjesëmarrjen emijëra njerëzve, që filluan në dhjetor dhe janë përhapur nga Beogradi në shumë qytete të tjera. Protestuesit dhe opozita po kërkojnë gjithashtu dorëheqjen e zotit Vuçiç dhe thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Në një deklaratë, partitë e opozitës thanë se ligjvënësit e tyre do të bojkotojnë seancat plenare, por do të qëndrojnë brenda ndërtesës së parlamentit, ku do të vazhdonin të mbajnë konferenca për shtyp dhe informime deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

“Ne po bojkotojmë parlamentin jo sepse … ata nuk na respektojnë, por sepse kemi një detyrim ndaj mijëra njerëzve që po protestojnë, për të kërkuar një sistem normal dhe një Serbi normale,” tha për gazetarët Sanda Raskoviç Iviç, kryetare e Partisë Demokratike Serbe e qendrës së djathtë.

Partia e zonjës Iviç i përket Aleancës për Serbinë, një grupim heterogjen i partive politike, sindikatave dhe grupeve civile.

Presidenti Vuçiç, një nacionalist i njohur gjatë luftërave ballkanike të viteve 90, i cili tani është për lidhje më të ngushta me Perëndimin, ka thënë se nuk do të përkulet ndaj kërkesave të protestuesve.

Javën e kaluar ai filloi një tur në të gjithë vendin për të inkurajuar mbështetësit, por nuk ka thënë nëse do të thërrasë zgjedhje të parakohshme në pranverë.

Vendimi i opozitës për bojkot nuk pritet të ndalë punën e parlamentit, ku SNS dhe aleati i saj, Partia Socialiste, kanë 160 nga të 250 vendet, një shumicë komode. Por bojkoti mund të minojë besueshmërinë e koalicionit qeverisës.

Sipas sondazheve të opinionit, Vucic dhe SNS gëzojnë mbështetjen e rreth 50 përqind të votuesve, ndërsa opozita mund të sigurojë gjithsej rreth 15 për qind. za

Befason basketbollisti i njohur serb: S’jemi popull qiellor, mjaft më me Kosovën, nuk është e jona

ENVER ROBELLI/ Nikolla Kaliniq nuk është vetëm basketbollist i mirë. Ai është edhe një qytetar mendjehapur i Serbisë, të cilit i pëlqen të lexojë romanin «Njëqind vjet vetmi» të Gabriel García Márquez ose romanin «Shumë faleminderit» të Marko Vidojkoviqit, një vepër satirike për Jugosllavinë socialiste, e cila brenda pak muajsh u bë bestseller në republikat ish-jugosllave. Në një intervistë dhënë gazetës «Blic» Nikolla Kaliniq nuk ka folur vetëm për librat që i pëlqejnë. Ka folur sidomos për Kosovën. Dhe çfarë ka thënë, s’ka mbetur pa u komentuar në opinionin serb. Kaliniq, basketbollist i «Fenerbahçe Basketbol» dhe i kombëtares së Serbisë, kritikoi sidomos qasjen e pushtetit dhe të serbëve në përgjithësi ndaj Kosovës.

«Prej se jam lindur, e jam lindur më 1991, ekzistojnë probleme dhe mospajtime rreth Kosovës. Jam i vetëdijshëm se shumëkush do të shtanget tani, por ka ardhur koha që dikush ta thotë publikisht: hajde ta zgjidhim këtë problem, të nxjerrim çfarë mundemi dhe të ecim tutje. Beteja e Kosovës është zhvilluar para 600 vitesh, qe shumë dekada Kosova nuk është territor ‘yni’. Askush nuk jeton nga e kaluara dhe sa më shpejt që pajtohemi me të tashmen dhe ecim tutje, aq më mirë për neve», tha Kaliniq. Pas kësaj deklarata në shtëpinë e tij në Suboticë, ku jetojnë prindërit e tij, persona të panjohur shkruan me shkronja cirilike një parullë vulgare.

Në intervistën për «Blic» Kaliniq hodhi poshtë rrëfimin se serbët janë populli qiellor. Kisha serbe dhe historianët nacionalistë theksojnë se me rënien e tij në Betejën e Kosovës Princi Lazar u përcaktua për një perandori hyjnore, ku do të jetonte një jetë spirituale. Kaliniq nuk beson në dokrra të tilla: «Nuk jemi popull qiellor, as që kemi qenë ndonjëherë, kemi pasur momente shkëlqimi në të kaluarën, por duhet të pajtohemi se tash jemi një pikë e vogël dhe e parëndësishme në hartën e madhe të botës. Kush nuk më beson, le të udhëtojë pak nëpër botë dhe t’u tregojë të huajve se nga vjen – do të tmerrohet. Unë e kam përjetuar. Së fundi u nënshkrua marrëveshja e re për bashkëpunim mes Gjermanisë dhe Francës, e para qe nënshkruar më 1963, domethënë 16 vjet pas gjithë asaj që ndodhi në Luftën e Dytë Botërore. Hej, 16 vjet pas gjithë atyre krimeve, mizorive dhe viktimave ata e kanë kuptuar se duhet të punojnë së bashku dhe shihni se ku janë sot? E ne ende flasim për Betejën e Kosovës…».

Në Serbi nga sportistët pritet të jenë patriotë, e të jesh patriot sipas kutit të pushtetit domethënë të urresh tjetrin dhe të çirresh se më e madhe se Serbia në këtë botë është vetëm Rusia. Gjatë kampionatit europian të notit më 2008 notuesi serb Millorad Çaviq ndërsa po e pranonte medaljen e artë shpalosi para publikut fanellën me shënimin «Kosovo je Srbija» («Kosova është Serbi»). Ai i diskualifikua nga pjesa tjetër e garës dhe u gjobit me 10’800 euro. Çaviq u lartësua atëbotë si hero në Serbi. Kaliniq, ndërkaq, nga nacionalistët shikohet si tradhtar, ndonëse ai me realizëm të pashoq përshkruan gjendjen e Serbisë dhe fiksimin irracional te Kosova.

Ndër të parët që i doli në mbrojtje Kaliniqit ishte shkrimtari serb me origjinë hebraike, Filip David. «E përshëndes Kaliniqin dhe guximin e tij për t’iu kundërvënë të ashtuquajturve patriotë dhe nacionalistëve të cilët janë të gatshëm të luftojnë për Kosovën deri në serbin e fundit dhe shqiptarin e fundit. Ende janë pakicë njerëzit e arsyeshëm të cilët e kuptojnë se me pranimin e pavarësisë së Kosovës në mënyrën më të mirë mund të mbrohen serbët e mbetur në Kosovë, të mbrohet trashëgimia kulturore dhe të sigurohet kthimi i refugjatëve, sepse jemi bërë shoqëri e jotolerancës, urrejtjes dhe politikës që punon në dëm të vetes».

Para Kaliniqit urrejtjen e publikut nacionalist dhe racist serb e përjetoi basketbollisti Alen Omiq, i cili ka shtetësi të Bosnjës dhe Sllovenisë. Përkrahësit e ekipit «Cërvena Zvezda» kërcënuan se do të bojkotonin ndeshjet për shkak të basketbollistit «boshnjak mysliman». Omiq u përpoq t’i qetësojë fansat duke bërë të ditur se është ateist. Pa sukses. Kur nisi të luajë për ekipin beogradas, Omiq u quajt «turk», ndërsa në tribunë u shpalos një transparent me këtë përmbajtje: «Šiptar, Hrvat, balija nije moja bratija». («Shiptari [fjalë fyese për shqiptarë], kroati, balia [fjalë fyese për myslimanët e Bosnjës] nuk janë vëllezërit e mi». Edhe më keq se Kaliniq dhe Omiq kaloi – para 20 vitesh – basketbollisti i «Partizanit» Haris Bërkiq: ai u vra para sallës «Pionir» në Beograd. Vrasësit nuk u zbuluan kurrë.

Sa i përket Nikolla Kaliniqit: ai nuk ka vetëm shije të mirë letrare. Në intervistë thotë se momentalisht dëgjon muzikë blues, sidomos John Lee Hooker, Buddy Guy dhe B. B. King, ndërsa nga muzika e vendeve të Ballkanit pëlqen Darko Rundekun, muzikantin e famshëm kroat, i njohur dikur si frontman i grupit «Haustor», grupin «Azra» të prirë nga Branimir «Johnny» Shutliq. Një sportist me shije të tillë kulturore nuk mund të jetë primitiv. Dhe Nikolla Kaliniq e dëshmon këtë me mjeshtëri përmes intervistës së tij. /Dialogplus

Dhjetramijёra serbё kudёr presidentit Vuҁiҁ

Demonstratat nuk po reshtin – ishte e shtuna e dhjetё nё radhё qё demonstruesit protestuan nё 40 qytete tё Serbisё kundёr presidentit Aleksandër Vuҁiҁ. Qёllimet e demonstratёve megjithatё mbeten jo konkrete.

Nёn moton “njё ndёr pesё milionё” demonstruesit kёrkojnё media tё lira dhe kushte korrekte pёr zgjedhjet. Pavarёsisht kёtyre kёrkesave objektivat politike tё demonstruesve edhe dy muaj e gjysmё pas protestave mbeten jo tё qarta. Spektri i partive qё i mbёshtesin ato pёrfshin grupimet nga e majta deri tek e djathta ekstreme. Motoja e protestave i referohet njё deklarimi tё presidentit, sipas tё cilit ai nuk do t’u pёrgjigjej kёrkesave tё demonstruesve edhe sikur ato tё vinin nga pesё milionё qytetarё. Serbia ka shtatё milionё banorё.

Shkas pёr protestat u bё sulmi ndaj njё politikani tё opozitёs

Kundёr qeverisё sё Vuҁiҁit tё shtunёn (09.02) u protestua edhe nё qytetet Kragujevaҁ, Pirot, Prokuplje, Gornji Milanovaҁ, Bela Crkva dhe Boljevaҁ, njofton portali “danas.rs”. Demonstrata e parё kundёr Vuҁiҁit u zhvillua mё 8 dhjetor duke marrё shkas nga sulmi brutal ndaj njё politikani tё majtё opozitar nёntorin e kaluar nё jug tё vendit. Dorasit deri mё sot nuk janё identifikuar. Protestat i iniciuan pas kёsaj organizatat e shoqёrisё civile dhe aleanca pёr Serbinё, njё shoqatё e pёrbёrё nga njё duzinё partishё opozitare me orientime tё ndryshme politike. Ato e akuzojnё Vuҁiҁin, se i ka mbyllur gojёn medias dhe

 Kampagne Serbien Die Zukunft Serbiens (N1)

Fushata e presidentit Aleksandar Vuҁiҁ “E ardhmja e Serbisё”

shoqёrisё civile.

Vuҁiҁ, i cili nga utranacionalist ёshtё shndёrruar nё pro-europian, i hedh poshtё akuzat. Ai ka nisur fushatёn “E ardhmja e Serbisё”, pёrmes sё cilёs nё mbarё vendin do tё promovojё sukseset e tij politike. Vёzhguesit mendojnё, se Vuҁiҁ me kёtё synon tё pёrgatisё zgjedhje tё parakohshme.

Opozita e pёrҁarё

Presidenti disa herё ka pёrsёritur, se si “lёshim” ndaj demonstruesve ai mund tё afrojё afatin e zgjedhjeve nё pranverё sivjet, tё cilat nё fakt duhet tё zhvillohen nё vitin 2020. Sipas anketimeve ai do tё dilte fitues nga kёto zgjedhje. Partia e tij SNS dominon skenёn politike. Opozita ёshtё e pёrҁarё. Kёtё javё opozita kёrcёnoi me bojkotimin e zgjedhjeve, nё rast se Vuҁiҁ nuk u pёrgjigjet kёrkesave tё tyre pёr zgjedhje tё lira dhe korrekte.

nob/gri (afp, dpa)

Protestat në Serbi hyjnë në javën e dhjetë, kërkohet dorëheqja e Vuçiqit

Mijëra njerëz kanë protestuar në Beograd dhe qytete të tjera të Serbisë të shtunën në mbrëmje, duke shënuar kështu dhjetë javë të presionit ndaj presidentit Aleksandër Vuçiq, me kërkesën për dorëheqje.

Protestat po zhvillohen nën moton #1nga5milionë, një thirrje që u vendos pasi Vuciq, vitin e kaluar kishte thënë për protestat e qytetarëve se ai nuk do të tërhiqet edhe nëse dalin 5 milionë persona.

Protestës në kryeqytet iu bashkangjitën edhe studentët e Universitetit të Beogradit, të cilët bënë thirrje për dorëheqjen e ministrit të Edukimit, Mladen Sarceviq.

Muaijn e kaluar, Sarceviq ka përshkruar një grup të profesorëve universitarë që kanë përkrahur këtë lëvizje kundër presidentit si të “papeshë”.

Protestuesit po e akuzojnë presidentit Vuçiq për shkelje të lirive demokratike, kontroll ndaj mediave si dhe për goditjet ndaj kundërshtarëve politikë. Vuçiq ka mohuar këto akuza. Protestat u ndezën kur një grup njerëzish sulmuan me dhunë politikanin opozitar, Borko Stefanoviq në nëntor të vitit të kaluar.

Greqia ratifikon protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Parlamenti i Greqisë ratifikoi të premten protokollin për anëtarësimin e fqinjit të saj verior në aleancën e NATO-s, që u nënshkrua të mërkurën në Bruksel nga përfaqësuesit e 29 vendeve anëtare të Aleancës.

153 ligjvënës grekë votuan pro, duke i hapur në këtë mënyrë rrugën Marrëveshjes së Prespës të hyjë plotësisht në fuqi. Debati në parlamentin grek zgjati rrerth 11 orë.

Kryeministri grek Aleksis Cipras u shpreh se “votimi mbyll një cikël të rëndësishëm, më të rëndësishmin nga zotimet që parasheh Marrëveshja historike e Prespës.”

Ndërkohë, drejtuesi i opozitës, Kirjakos Micotakis theksoi se për 140 vjet Greqia nuk kishte lejuar që një palë e tretë të monopolizonte emrin Maqedoni dhe se ai asnjëherë nuk do t’i uronte mirëseardhje “kryeministrit maqedonas”.

Në Shkup, kryeministri maqedonas Zoran Zaev përmes një postimi në Facebook thksonte: “vendi mik, Greqia është shteti i parë që ratifikon Protokollin për anëtarësimin e vendit tonë në NATO. Shkojmë drejt suksesit të garantuar. Është më lehtë me aleatë, themi me krenari se ne jemi në NATO”.

Tash Greqia duhet të njoftojë në mënyrë zyrtare Republikën e Maqedonisë (së Veriut) se ka ratifikuar Protokollin për anëtarësimin e kësaj të fundit në NATO, e më pas do të ketë një shkëmbim shkresash dhe do të njoftohen Kombet e Bashkuara për vendimin, si dhe të gjitha organizatat tjera ndërkombëtare se emri i ri kushtetues i Republikës së Maqedonisë është “Republika e Maqedonisë së Veriut” dhe që ky emër të përdoret tash e tutje si në OKB, ashtu edhe nga organizatat tjera dhe të gjitha shtetet.

Autoritetet në Shkup duhet të ndërrojnë tabelat e të gjitha institucioneve shtetërore dhe publike ku do të shkruhet emri i ri i vendit. Kjo do të bëhet në dy gjuhë, maqedonisht dhe shqip, pasi gjuha shqipe mori një shtrirje të gjerë me botimin e ligjit në gazetën zyrtare para disa ditësh.

Greqia dhe Maqedonia e Veriut do ta ngrejnë nivelin e përfaqësimit diplomatik në rang ambasade, në kryeqytetet respektive. Ndërkaq, në Selanik do të hapet një konsullatë e Maqedonisë së Veriut.

Dhjetë veta vdesin nga rrëzimi i një ndërtese në Stamboll

Guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya, ka thënë të enjten përmes një deklarate se 10 persona kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të një ndërtese tetëkatëshe, ndërkohë që 13 persona tjerë janë plagosur.

Ndërtesa, që gjendet në pjesën aziatike të qytetit turk, përkatësisht në distriktin Kartal është thënë të jetë rrëzuar të mërkurën, derisa ende nuk dihen shkaktarët e këtij incidenti.

Sipas tij, 43 persona kanë qenë të regjistruar në 14 apartamente, mirëpo tre kate të ndërtesës janë ndërtuar ilegalisht derisa edhe një dyqan në hyrje të ndërtesës ka qenë duke vepruar pa licensë.

Në pamjet e para të incidentit shihen disa persona duke nxjerrur disa persona nga rrënojat.

Banorët e shtatë banesave që janë në afërsi të kësaj ndërtese, janë evakuuar për arsye të sigurisë.

Marrëveshje sekrete Vuçiç-Thaçi? Flet ish-ministri i Jashtëm serb

Ndryshimi i kufijve në një vend mund të nxisë për ndryshimin e kufijve të tjerë në rajon, thotë ish-ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiq, për DW. Nëse në Kosovë ndiqet kjo logjikë, pse ajo të mos vlejë edhe diku tjetër. Ai flet për një marrëveshje të mundshme mes Vucic dhe Thacit.

Zoti Jeremiç, shpesh keni kritikuar mungesën e transparencës në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës dhe takimet “joformale nëpër restorante”. A mendoni se ekziston ndonjë marrëveshje sekrete mes Aleksandar Vuçiçit dhe Hashim Thaçit?
Nëse Presidenti i SHBA Donald Trump me memorandumin e Shtëpisë së Bardhë i dërgon letër Aleksandar Vuçiçit dhe Hashim Thaçit dhe thotë: “Tani kur jeni edhe një hap larg marrëveshjes…” atëherë unë mendoj se askush nuk e ka mashtruar Presidentin Trump, se po ndodh diçka, nëse nuk po ndodhë asgjë. Kjo është një prej dëshmive se diçka po ndodh, ndërsa ne në Serbi nuk e dimë fare se ku po ndodh dhe cila është përmbajtja e bisedimeve. Më duket se situata në Kosovë është pak më e mirë dhe se atje ka konsultime mes faktorëve të ndryshëm politikë, në dallim prej Serbisë. Mendoj se kjo nuk është rruga e mirë për arritjen e një marrëveshjeje.

Ju keni thënë se keni folur shpesh për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por nuk keni mundur askund t’i publikoni këto ide. Ja tani e keni rastin që në DW t’i publikoni këto ide: Cila është sipas jush zgjidhja më e mirë për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë?
Për të arritur një zgjidhje afatgjatë gjërat nuk mund të rregullohen nga kulmi. Duhet gjetur zgjidhje nga themeli. Themeli nënkupton vendosjen e mirëbesimit për zbatimin e marrëveshjeve. Tani nuk ekziston atmosfera për aplikimin e çfarëdo marrëveshjeje. Aktorët janë të interesuar për mbajtjen e tensioneve konstante, për shkaqe të brendshme politike dhe kjo paraqitet si një armiqësi. Së pari duhet të ndryshohet atmosfera e bisedimeve. Dy, duhet kërkuar zgjidhje shumë konkrete të cilat janë parakusht për gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare.

Kjo ka të bëjë me të drejtat e njeriut në hapësirat ku jetojnë, në radhë të parë për minoritetin, sepse ai është i rrezikuar në këtë moment. Gjëja tjetër që duhet bërë është definimi i statusit, mbrojtja dhe garancitë për Kishën Ortodokse serbe. Rëndësia e Kosovës për Serbië në kontekstin e identitetit është e ndërlidhur në masë të madhe me Kishën ortodokse serbe. Mendoj se është gabim të flitet tani për ndonjë zgjidhje konkrete, por është me rëndësi për gjetjen e zgjidhjes afatgjate të statusit që të ndryshojë qasja dhe të krijohet një atmosferë e mirëfilltë për negociata. E kur të dy palët përfaqësohen nga persona, të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë janë angazhuar në vitet 90-të për shkallëzimin e armiqësive, atëherë vështirë të paramendosh që pikërisht ata do të flakin të kaluarën që i ngarkon, dhe të gjejnë një zgjidhje afatgjatë dhe paqë të qëndrueshme.

A besoni në paqën afatgjate dhe pajtimin mes sebëve dhe shqiptarëve?
Jo me udhëheqësit e tanishëm në Beograd dhe në Prishtinë.

A ekziston ndonjë qëndrim i përbashkët i opozitës në Serbi për çështjen e ndarjes së Kosovës apo shkëmbimin e territoreve, të cilën e kanë përmendur si mundësi të dy presidentët?
Ne jemi kategorikisht kundër këtyre gjërave. Aspak nuk duhet dyshuar, se nëse vjen deri te rivizatimi i kufijve dhe përkufizimet e reja, këtë do të përpiqet ta bëjë edhe dikush tjetër në rajon. Si mund të shpjegoni një shkëmbim territoresh ku njëri grup etnik do të mbetej këndej e tjetri në anën tjetër? Nëse lejoni logjikën se kjo sjell paqe dhe stabilitet, si mund të thoni se e njëjta nuk vlen edhe 400 kilometra më larg?

Kur flasim për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, cili është qëndrimi i opozitës për pavarësinë e Kosovës?
Për mua nuk ka dilema – unë jam kundër pavarësisë. Nuk dua të flas në emër të të gjithëve, sepse tani kemi një opozitë unike dhe jemi bashkuar rreth një çështjeje, e ajo është vendosja e një Serbie normale dhe demokratike. Pas realizimit të këtij qëllimi, në kuadër të përballjes së lirë dhe demokratike, secili do të angazhohet për realizimin e ideve për Kosovën, ekonominë dhe të gjitha çështjet tjera. Ne në Serbi nuk kemi tani privilegjin e shprehjes dhe shkëmbimit të mendimeve të lira. /DW/

Serbët e Bosnjës krijojnë panel për ri-ekzaminimin e viktimave të Srebrenicës

Ky vendim është inicuar nga presidenti i atëhershëm i atij rajoni, Milorad Dodik, nacionalist, i cili tani është pjesë e presidencës tripalëshe të Bosnjës.

Dodik ka kundërshtuar vendimet e dy gjykatave për krime të luftës, Tribunalit për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se mizoritë të Srebrenicë përbëjnë gjenocid.

Ministri i Drejtësisë për Republikën e serbëve të Bosnjës, Anton Kasipoviq ka thënë se panelet e reja kanë qëllim që të koleksionojnë të dhëna dhe fakte të rëndësishme për viktimat në të dyja qytetet.

Bashkimi Evropian në anën tjetër ka kundërshtuar ndonjë refuzim apo keqinterpretim të gjenocidit në Srebrenicë.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se tentimet për të kundërshtuar apo ndryshuar raportin për Srebrenicën “janë pjesë e përpjekjeve më të gjera për të ndryshuar faktet e luftës, apo për të mohuar historinë”.

Mogherini dhe Vuçiq bisedojnë për tarifën, Trepçën dhe dialogun

Foto arkiv, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së , Federica Mogherini kanë zhvilluar një bisedë telefonike për të shqyrtuar situatën në Ballkanin Perendimor në veçanti për raportet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Përfaqësuesja e Lartë, Federica Mogherini përmes një postimi në Twitter ka thënë se biseda me presidentin Vuçiq është fokusuar te dialogu dhe normalizimi i raporteve me Kosovën.

“Bisedova me presidentin Vuçiq për rrugën përpara rreth dialogut. Një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht e obligueshme për normalizimin e gjitha çështjeve të hapura është urgjente dhe thelbësore për Kosovën dhe Serbinë, për përparimin drejt BE-së, stabilitetin dhe paqën në rajon. Tarifat duhet të largohet, bisedimet duhet të vazhdojnë” ka shkruar Mogherini.

Spoke to @predsednikrs @avucic on way forward in #Dialogue. Comprehensive, legally binding normalisation agreement on all open issues is urgent & crucial for #Serbia #Kosovo to advance to #EU & for stability, peace in region. Tariffs need to go, talks need to resume

— Federica Mogherini (@FedericaMog) February 6, 2019

Presidenti Vuçiq ka thënë gjatë bisedës se dialogu mund të vazhdojë vetëm pas tërheqjes së tarifës ndaj mallrave serbe nga ana e Prishtinës dhe ndaljes së provokimeve siç është miratimi i Statutit të Trepçës, thuhet në një komunikatë nga Presidenca serbe.

Ai ka thënë se masat të tilla të njëanshme nga ana e Prishtinës dëmtojnë stabilitetin e rajonit.

Në bisedë u theksua se Serbia është e përkushtuar për zbatimin e reformave të nevojshme në rrugën evropiane, thuhet në komunikatë.

Kryeministrja serbe në pritje të fëmijës së parë. Partnerja e saj është shtatzënë

Pas afro dhjetë vitesh lidhje me një femër, Kryeministria e Serbisë, Ana Brnabiç do të bëhet me fëmijë.



Kjo pasi partnerja e Kryeministres, Milica Gjurgjiç është shtatzënë, nëpërmjet fekondimit artificial.

Kështu Kryeministrja lesbike dhe partnerja e saj, kanë zgjedhur fekondimin e asistuar për tu bërë me fëmijë.

 

Rreth dy vite më parë u bë publike lidhja mes Brnabiç me mjeken Gjuriç, duke bërë bujë të madhe.

Aktualisht partnerja e Kryeministres serbe ka marrë lejen e lindjes, pasi ndodhet në fund të shtatzënisë./GSH

Stamboll, shembet një ndërtesë shtatë katëshe

STAMBOLL – Një ndërtesë shtatë katëshe u shemb në lagjen Kartan në pjesën aziatike të Stambollit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në vendin e shembjes së ndërtesës kanë mbërritur një numër ekipesh policore, ambulanca dhe zjarrfikës.

Në vijim është sigurimi i zonës dhe kërkimet në rrënoja.

Së shpejti priten më shumë informacione rreth ngjarjes.

Dërgoi pas hekurave ish- kryeministrin Sanader, prokurorja kroate vjen të “hetojë” shqiptarët

Misioni Europian i Asistencës për sistemin e drejtësisë në Shqipëri, EURALIUS V ka organizuar nje takim për shkëmbimin e eksperiencave mes prokurorëve dhe gjyqtarëve në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ky aktivitet zhvillohet në Tiranë në kuadër të inkurajimit të aplikimeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve në gjykatat e posaçme dhe strukturat SPAK.

Gjatë aktivitetit është ftuar të ndajë eksperiencën e saj edhe ish-Kryetarja e Prokurorisë Speciale Kroate (USKOK) Tamara Laptos si dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca.

Ajo është prokurorja që hetoi dhe dërgoi në bankën e të akuzuarve ish-kryeministrin kroat Ivo Sanader dhe ish-zv/kryeministrin.

Laptos do të qëndrojë dy vjet në Shqipëri.

Ajo do të japë eksperiencën e saj se si hetohet korrupsioni dhe si hetohen zyrtarët më të lartë.

“Kur unë po hetoja ish-kryeministrin, besueshmëria e publikut nuk ishte shumë e lartë sepse ai ishte i fuqishëm dhe arrogant.

Ne vinim nga një eksperiencë në të cilën nuk ishte hetuar ekzekutivi, por më pas u mblodhën prova dhe gjatë procesit besueshmëria e publikut u rrit”, ka thënë Laptos.

Mjeku dhe antropologu i njohur serb Miroljub Petroviç puth flamurin shqiptar e thotë: “Jam krenar që jam shqiptar!”

Miroljub Petroviç një mjek dhe antropolog i njohur në Serbi ka publikuar një foto ku puth flamurin shqiptar.

Gazeta serbe “Telegraf”, ka shtruar pyetjen çfarë po ndodh me Miroljub Petroviç ,pas publikimit të fotos me flamurin shqiptar, që e puth dhe thur lavde për shqiptarët?

“Kur të shihni këtë flamur, mos e shikoni si flamur të armiqve, por putheni, unë e puth”, ka thënë ai.

I gjendur në fokus të mediave dhe skandalit pas vdekjes së Slavçe Petrov, që kishte lënguar nga kanceri ndërkohë që ishte kuruar tek Miroljub Petroviç, ai tash ka goditur në ndjenjat kombëtare serbe dhe në mënyrën e vetë komentoi raportet mes serbëve dhe shqiptarëve.

Në kundërshtim me deklaratën e Lëvizjes Qytetare URA në Malin e Zi të Driton Abazoviq, Gjergj Kastrioti Skënderbeun (Miroljub e quan Gjuragj) e vlerëson si “pajtues dhe paqebërës në këto hapësira”, Petroviç ka dhënë qëndrimin e tij në raportin mes dy popujve të konfrontuar.

“Gjuragj Kastrioti ka qenë njeri i madh. Ata që e dinë historinë, e dinë se ishte edhe shqiptar edhe serb. Unë publikisht mburrem që jam shqiptar, por nuk mohoj prejardhjen serbe”, ka thënë Petroviç në një video, ku pas tij në një plan të madh është vendosur flamuri shqiptar.

Ai më pas ka shtuar se shqiptarët janë ilire, ndërsa ilirët kanë marr emrin nga Iliria, njërin ndër 12 djemtë e Izraelitit.

“Vetëm emri Iliria, sipas të cilit ilirët kanë marr emrin, do të thotë “Luanët e Zotit”. Pra në hapësirat e Ballkanit jetojnë pasardhësit e një populli të Zotit. Për fat të keq këtë nuk na e mësojnë në shkollë, na mësojnë se jemi krijuar nga majmuni. Kur do të dënim historinë, do të kuptonim se termat shqiptar edhe serb janë njësoi sepse ilirët janë fëmijë semit apo serb. Në Indi semitët janë quajtur sarm apo sarb, pra serb dhe shqiptar janë sinonime. Pra serbët dhe shqiptarët janë vëllezër dhe këtë e ka ditur shumë mirë Gjuragj Kastrioti Skënderbeu”, ka përfunduar mjeku kontravers popullor.

Ndërsa për flamurin e varur në mur ka thënë: “Ky flamur që po shihni tek unë në dhomë është flamuri i Gjuragj Kastriotit Skënderbeu që ishte udhëheqës lufte i të gjithë njerëzve të mirë pa dallim besimi dhe kombësie siç ishte stërgjyshi im Vojvoda Radonja Petroviç, guvernatori i këtyre trojeve. Kur shihni këtë flamur mos e shihni si flamur të armiqve, pa marr parasysh nëse jeni serb a shqiptar putheni atë. Unë e puth si flamurin e Skënderbeut trimit më të madh të shekullit 15.

 

Image

 

 

Lleshaj pritet në takim nga homologu turk Soylu

ANKARA – Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sander Lleshaj, është pritur me ceremoni zyrtare nga homologu turk në Ankara, Süleyman Soylu.

Në kuadër të pritjes në ndërtesën e Ministrisë së Brendshme të Turqisë, Lleshaj firmosi librin e nderit, ndërsa më pas u kalua në takimin dypalësh.

Ministri turk Soylu para takimit bëri të ditur se temë e takimit do të jenë problemet e sigurisë në rajon, por edhe bashkëpunimi në fushën e sigurisë në mes të dy vendeve.

Duke vënë theksin mbi marrëdhëniet e lashta midis Turqisë dhe Shqipërisë, Soylu tha:

“Shpresoj të përfitojmë nga përvoja e njëri-tjetrit dhe t’i vlerësojmë hapat që do t’i hedhim së bashku veçanërisht në fushën e sigurisë, rasteve kriminale, të sigurisë, por edhe kundër FETO-s dhe terrorizmit. Po ashtu, lidhur me rajonin tonë, kemi tema të cilat do t’i diskutojmë dhe vlerësojmë, duke filluar nga migrimi i parregullt e deri te lufta kundër lëndëve narkotike”.

Soylu ftoi Lleshajn të marrë pjesë në një takim në Stamboll më 19-21 shkurt në kuadër të forumit konsultativ “Procesi i Budapestit” i cili synon zhvillimin e sistemeve gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme për migrimin e rregullt.

Nga ana tjetër, ministri shqiptar Lleshaj tha se është kënaqësi që vizitën e parë zyrtare e bën në Turqi.

Ai i cilësoi si të shkëlqyera marrëdhëniet midis dy vendeve dhe vuri theksin mbi rëndësinë e të ardhmes së këtyre marrëdhënieve.

“Interesat tona në fushën e sigurisë janë shumë të mëdha, të përbashkëta, edhe si vende aleate në NATO, edhe si vende që kemi përgjegjësi për rajonin ku jetojmë”, deklaroi ministri Lleshaj.

“Sigurisht që pres me kënaqësi që në takimin mes dy delegacioneve të diskutojmë në hollësi temat të cilat ju i përmendët, temat që kanë të bëjnë me sigurinë, luftën kundër terrorizmit, luftën kundër emigracionit të paligjshëm, veçanërisht luftën kundër drogave dhe trafikimit të tyre, arsimimin, shkëmbimin e përvojave midis policive tona”, theksoi Lleshaj, duke shprehur bindje se rezultatet e bisedave që do të zhvillojnë do të jenë shumë pozitive. aa

Ambassador Kyle Scott: The map of Serbia in the United States and the map of Serbia in Serbia are different

US Ambassador to Serbia Kyle Scott says it is important to know “where Serbia is and where Kosovo is.”

Source: B92, Prva TV

 

(Tanjug, file)

One of the topics Scott discussed with his Prva TV hosts on Friday morning was a letter Serbian President Aleksandar Vucic sent to US President Donald Trump.

“I fully agree with Vucic, it is important that both sides return to the table and that the dialogue comes to a comprehensive solution. Tariffs (Pristina imposed on goods from central Serbia) are an obstacle. Trump told Vucic in his letter that there was a real opportunity to reach an agreement in the coming months, and not to miss the opportunity,” said the diplomat.

He added that everything would have been resolved long – if that was so easy to do.

“Each agreement requires compromise from both sides. This cannot be imposed from outside, it must come from within and it should be an agreement that is lasting and implementable, not just on paper, but to be realized. We cannot make anyone, in the interest of Serbia and Kosovo, to reach an agreement. They should want to come back to the table and I think they want to,” Scott said.

The ambassador also thinks that the term “border demarcation” has been given too much importance.

“It is clear that borders must be clear and this is an element of a comprehensive agreement, in addition to the issue of resource management, the rights of the Serb community, issues of payment transactions, missing persons, war crimes. However, one should know what the line is, where Serbia is, and where Kosovo is. The map of Serbia in the United States and the map of Serbia in Serbia are different,” Scott pointed out.

Ambasadori amerikan në Beograd: Me marrëveshjen Kosovë – Serbi duhet ta dimë saktë ku është kufiri

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Kyle Scott, ka thënë se është shumë e rëndësishme që të dihet se ku është kufiri, ku është Serbia e ku është Kosova.

Këto deklarata Scott i ka bërë në një intervistë në emisionin e mëngjesit në Tv Prva, duke shtuar se vija e kufirit ndërmjet dy shteteve duhet të jetë e qartë.

“Është e qartë që kufijtë duhet të jenë të qartë, ky është një element i marrëveshjes gjithëpërfshirëse, përveç çështjes së menaxhimit të burimeve, të drejtave të komunitetit serb, çështjes së pagesave, personave të humbur dhe krimeve të luftës”, ka thënë ambasadori amerikan.

Sipas tij, një gjë duhet ditur qartë se ku është Serbia dhe ku është Kosova.

“Harta e Serbisë në SHBA dhe harta e Serbisë në Serbi janë të ndryshme”, ka potencuar Kyle Scott, transmeton Gazeta Express.

Ndër të tjera në këtë intervistë Scott ka folur edhe për shkëmbimin e letrave ndërmjet Aleksander Vuçiqit dhe presidentit amerikan, Donald Trump.

“Pajtohem plotësisht me Vuçiqin, është e rëndësishme që të dy palët t’i kthehen dialogut prej të cilit do të vijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, është shprehur Scott.

Ai, gjithashtu, ka cekur se taksa e vendosur nga Qeveria e Ramush Haradinajt ndaj produkteve serbe është një pengesë për vazhdimin e dialogut.

Sipas ambasadorit amerikan në Beograd, çfarëdo marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kërkon kompromis nga të dyja palët.

“Kjo marrëveshje nuk mund të imponohet nga jashtë, duhet të jetë një marrëveshje që është e qëndrueshme dhe e realizueshme, jo vetëm në letër, por që duhet realizuar. Ne nuk mund të bëjmë një marrëveshje që në interesit të Serbisë dhe të Kosovës të arrijë një marrëveshje. Ata duhet të kthehen në dialog, dhe mendoj se vërtetë duan të vazhdojnë dialogun”, ka thënë ndër të tjera ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott. /GazetaExpress/

Dodik: “Zgjidhja e çështjes së Kosovës” do të ndikojë edhe te Bosnja

Në konferencën për gazetarë, së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Dodik tha se në të gjitha bisedat që kanë zhvilluar të martën në Bruksel anëtarët e Presidencës së Bosnjës, është thënë se zgjidhjet për Kosovën nuk duhet të reflektojnë në Bosnje.

“E kam thënë dje, pardje, e them tani se kjo është e pamundur. Nëse dikush i ka ato të drejta, përse ne të mos i kemi? Ky është qëndrimi im”, tha Dodik, raportojnë mediat serbe.

Ai tha se kolegët e tij në Presidencën e Bosnjës kanë “një qasje ndryshe ndaj problemit të Kosovës”.

“Kam vënë re se ka presione gjithnjë e më të mëdha, të brendshme dhe të jashtme, për të destabilizuar pozicionin negociator të Serbisë. U bëj thirrje të gjithëve që të largohen nga çështjet e politikës ditore, t’i përkushtohemi kësaj çështjeje me rëndësi strategjike dhe të forcojmë pozitën negociuese të ekipit serb”, tha Dodik.

Më herët, Dodik, i cili ka lidhje të ngushta me Rusinë, u ka bërë thirrje serbëve të Bosnjës që të ndahen, duke thënë se Bosnja ka dështuar.

Vuçiç i shkruan letër Trumpit: Ju bëjmë thirrje të vizitoni Serbinë, si presidenti i parë amerikan pas pothuajse 40 vitesh

BEOGRAD – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç sot i ka dërguar një letër presidentit të SHBA-ve Donald Trump, në të cilën falënderoi Trumpin për mbështetjen e përpjekjeve të Serbisë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Siç njoftohet nga Presidenca serbe, Vuçiç i shkroi Trumpit se presidenti i SHBA-ve me “letrën miqësore” edhe një herë theksoi gatishmërinë e SHBA-ve që të ndihmojnë në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, për të gjetur zgjidhje për Kosovën.

“Më besoni, president i nderuar, se askush nuk e ka më me rëndësi zgjidhjen se sa vendi im, sepse problemi i Kosovës është një barrë e rëndë, para së gjithash, për Serbinë dhe popullin serb. Ne jemi të përkushtuar për dialog dhe i qasemi me guxim dhe realitet, duke menduar për të ardhmen e të gjithë neve në Ballkanin Perëndimor. Ne i kemi përmbushur të gjitha detyrimet tona sipas Marrëveshjes së Brukselit”, theksoi Vuçiç.

Megjithatë, vlerësoi Vuçiç, Serbia nuk mund ta zgjidh këtë problem të rëndë vet, pa marrë parasysh vullnetin dhe besimin, duke përkujtuar se Serbia është e gatshme për vazhdimin e dialogut sapo të hiqet taksa ndaj produkteve të Serbisë.

“Dua që me këtë letër të theksoj edhe një herë vendosmërinë time të fuqishme për të pasuruar marrëdhëniet e dy vendeve tona me forca të përbashkëta. Jam krenar që vendi im në dy luftërat botërore ka luftuar në anën e drejtë dhe të drejtësisë dhe se ne ishim aleatë. Vitin e kaluar shënuam shekullin që kur flamuri serb u valëvit mbi Shtëpinë e Bardhë, në nder të guximit të Serbisë dhe viktimave të dhëna në Luftën e Parë Botërore”, thotë presidenti i Serbisë, Vuçiç në letrën e tij.

Ai i bëri thirrje Trumpit që të vizitojë Serbinë, si presidenti i parë amerikan pas, “pothuajse 40 vitesh”.

“Me përshëndetjet e ngrohta, pranoni, ekselenca juaj, urimet më të mira për përparimin e mëtejshëm të vendit tuaj dhe mirëqenien e qytetarëve amerikanë dhe shprehjet e respektit tim të thellë”, shkruan në letrën e presidentit Vuçiç drejtuar presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. aa

Pahor: Procesi Kosovë-Serbi të mos sjellë dëme kolaterale për vendet e tjera në rajon

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor (majtas) dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Beograd, 28 janar 2019.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se vendi i tij duhet t’i kuptojë edhe interesat e shqiptarëve dhe të bëjë përpjekje të arrijë marrëveshje kompromisi me Kosovën.

“E di se askush nuk dëshiron ta dëgjojë këtë fjali, por është thelbësore që t’i shohim edhe interesat e tjetrit dhe të bëjmë përpjekje të arrijmë kompromis”, tha Vuçiq në një konferencë për media në Beograd me homologun slloven, Borut Pahor.

Vuçiq tha se në Davos, ku së voni ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka theksuar se kompromisi është fitore dhe jo humbje.

Ai po ashtu tha se druan se Serbia dhe Kosova janë ende larg marrëveshjes.

Vuçiq i bëri komentet pasi gazetarët e pyetën Pahorin se si e sheh zgjidhjen e mundshme të mosmarrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë dhe si e komenton ndryshimin e mundshëm të kufijve midis dy vendeve.

Pahor tha se procesi nuk mund të sjellë dëme kolaterale për vendet e tjera në rajon.

“Është një mendim shumë i guximshëm, nuk do ta refuzoja, por do të isha shumë, shumë i kujdesshëm në lidhje me të”, tha Pahor.

Ideja për ndryshimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë është shpalosur nga presidentët e të dyja vendeve si mundësi për zgjidhjen e problemeve midis tyre.

Këtë ide, disa e kanë mbështetur, të tjerë e kanë kundërshtuar.

Vuçiç: Nuk do të ndryshoj politikat e mia

NOVI SAD – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se është i përkushtuar për zgjidhjen e çështjeve të hapura midis Beogradit dhe Prishtinës dhe se nuk mbështet politikën e konfliktit të ngrirë.

Duke folur për takimin me Kancelaren gjermane Angela Merkel në Davos, ku ndër të tjera u diskutua dhe për zgjidhjen e problemit të Kosovës, ai kujtoi se 22 nga 27 vendet e Bashkimit Evropian tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës brenda kufijve të asaj.

“Por, në njëfarë mënyre ne rrallë e kujtojmë atë. Besoj se Gjermania do të shikojë jo vetëm dialogun, por edhe në arritjen e një zgjidhjeje kompromisi. Por a do të jemi në gjendje ta bëjmë këtë, nëse do të mund t’ia dalim, mbetet të shohim”, tha Vuçiç.

Siç theksoi ai, nuk është e mundur të mbahet i ngrirë konflikti i Kosovës, sepse ka interesa të shqiptarëve, por edhe interesa të disa fuqive të mëdha që duan të zgjidhin problemin. Vuçiç tha se përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës haptazi thonë se ata përfundimisht kanë shtetin e tyre “dhe ata për këtë do të paguajnë çfarëdo çmimi”.

“Ja tani i pyes qytetarët e Serbisë, sa jemi ne të gatshëm të paguajmë këtë çmim, sa kemi paguar në të kaluarën për këto politika të gabuara që kemi ndjekur”, ka thënë presidenti i Serbisë, duke shtuar:

“Mendoj se është koha të fillojmë të mendojmë për njerëzit, natyrisht duke ruajtur interesat tona dhe duke fituar më së shumti që mundemi për Serbinë dhe popullin serb. Nëse këta njerëz nuk duan të kuptojnë, atëherë çfarë mundem unë. Më vjen keq për këtë, por një gjë të tillë nuk mund të ndryshoj, sikur që nuk do të ndryshoj politikën e cila është racionale, serioze dhe përgjegjëse dhe e cila deri më sot i ka sjellë rezultate shumë të mira Serbisë”.

Duke komentuar ratifikimin e marrëveshjes midis Greqisë dhe Maqedonisë për emrin Republika e Maqedonisë së Veriut, Vuçiç tha se Serbia nuk ndërhyn në punët e brendshme të vendeve të tjera, por se do të jetë një nga vendet e para që do ta njohë fqinjin e saj jugor me emrin e ri kushtetues – Maqedonia e Veriut.

“Ne duam marrëdhëniet më të mira si me njërin ashtu edhe me tjetrin vend dhe përgëzoj Tsipras dhe Zaev për këtë”, vuri në dukje Vuçiç.

Ai gjithashtu theksoi se mosmarrëveshja mes dy vendeve ishte vetëm për emrin e shtetit, ndërsa marrëdhëniet e Serbisë me Prishtinën janë “dhjetëfish më të vështira”.

“Këto janë probleme të ndryshme në aspektin e peshës së tyre dhe të pasojave që ato bartin dhe në çdo gjë tjetër, por ajo që është politika e Serbisë dhe ajo që mendoj se na sjellë të ardhmen më të mirë është politika e stabilitetit rajonal dhe politika e hapjes së kufijve sepse ne në aspektin ekonomik nuk kemi frikë nga të tjerët”, theksoi presidenti i Serbisë, Vuçiç. aa


Send this to a friend