VOAL

VOAL

Kunati urdhëroi vrasjen e motrës, vëllai i Liridonës paralajmëron: Fushata jonë për drejtësi nis tani. Kriminelët të kalben në burg

Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi ka paralajmëruar se tashmë do të nisë fushata e familjes për të kërkuar llogari për vrasjen e motrës së tij.

Ditën e djeshme, trupi i 30-vjeçares është rivarrosur në vendlindjen e saj. Me anë të një postimi në “Facebook”, Leonardi ka falënderuar në emër të tij dhe nënës së tij, ndërsa shkruan se tani do të fillojë fushata e tyre për drejtësi.

 

Reagimi i plotë:

 

Nuk kemi fjalë të shprehim mirënjohjen tonë për të gjitha organizimet për të nderuar Liridonen dhe për të kërkuar drejtësi për të gjitha gratë dhe vajzat e vrara.
Ditët po na bëhen edhe më të vështira dhe mezi po kalojnë e dhimbja po rritet por organizimet në shumë qytete në Kosovë dhe në Shqipëri po na japin forcë që të mos dorëzohemi.
Sonte bashkë me nanen po i përcjellim lajmet dhe marshin në Prishtinë dhe ndonëse shumë e pikëlluar, nana vazhdimisht po thotë faleminderit prej tyre që po e bëjnë këtë për Donen time.
Kampanja jonë për drejtësi fillon tash, bashkë me juve aktiviste, organizata joqeveritare dhe me mbështetjen e mediave. Ne duam drejtësi të shpejtë dhe profesionale, pa vonesa dhe pa gabime. Kriminelët duhet të kalben në burg. Asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet. Ne besojmë në institucionet e shtetit dhe presim që të ndajnë drejtësi.bw

Erdogani mesazhe të qarta për kryeministrin grek: Nuk ka çështje që ne s’mund ta zgjidhim

“Kiriakos, mik im, nuk ju kërcënojmë, nëse nuk na kërcënoni. Nuk ka asnjë çështje që ne nuk mund ta zgjidhim”, është një nga frazat e përdorura nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, në një intervistë 24 orë para mbërritjes së tij në Athinë, drejtuar kryeministrit Mitsotakis. “Le të forcojmë besimin mes dy vendeve tona. Të rrisim bashkëpunimin dypalësh në çdo sektor, në ekonomi, tregti, transport, energji, shëndetësi, teknologji, arsim, në çështjet që kanë të bëjnë me rininë”, shton presidenti i Turqisë në intervistën e tij për Kathimerini.
Në këtë frymë Erdogan vijon: “Të tregojmë kujdes dhe shqetësim të ndërsjellë për trashëgiminë historike dhe kulturore të vendeve tona. Qoftë çështjet në Egje, lufta e përbashkët kundër emigracionit të parregullt, apo problemet e vazhdueshme të pakicës turke në Greqi, nuk ka asnjë problem që nuk mund ta zgjidhim përmes dialogut mbi bazën e vullnetit të mirë të ndërsjellë”.

Presidenti turk në intervistën e tij përshkruan gjithashtu se për të ka “probleme të ndërlidhura që duhen zgjidhur veç shelfit kontinental” dhe se “kur i drejtohemi drejtësisë ndërkombëtare, nuk duhet të lëmë asnjë problem pas”. “Unë besoj se problemet do të zgjidhen në kuadër të dialogut dhe vullnetit të mirë. Natyrisht, ka shumë probleme të ndërlidhura që duhet të zgjidhen përmes shelfit kontinental. Ne duhet t’i konsiderojmë ato si një e tërë. Një qasje selektive nuk është e saktë. Të flasim për tema të caktuara dhe të mos flasim për të tjera. Sepse të gjitha janë të ndërlidhura. Kur i drejtohemi drejtësisë ndërkombëtare, nuk duhet të lëmë asnjë problem pas. Mbi të gjitha, megjithatë, për të gjitha problemet tona duhet të flasim me guxim dhe të drejtojmë drejt opinionin tonë publik”, thotë presidenti turk duke konfirmuar edhe njëherë qëndrimin tipik.

I pyetur për shfrytëzimin e depozitave të energjisë në Mesdheun Lindor dhe Egje, presidenti turk flet për “mundësi bashkëpunimi” duke thënë në mënyrë karakteristike: “A ka apo jo rezerva është një çështje që mund të përcaktohet si rezultat i kërkimit shkencor dhe jo si rezultat i mendimit tim personal. Nga sa shohim, ka pasur dhe po bëhen studime premtuese lidhur me këtë çështje. Mesdheu dhe Egje janë pellgje të pasura me burime natyrore.

Në kontekstin aktual ndërkombëtar, garantimi dhe ruajtja e sigurisë energjetike nga pikëpamja strategjike është bërë një çështje kyçe. Në këtë kuptim, sidomos në Mesdhe ka mundësi dhe mundësi bashkëpunimi… Ka shumë çështje për të cilat mund të bashkëpunojmë edhe në Egje. Gjithçka është për paqen dhe mirëqenien e njerëzve dhe të brezave tanë të ardhshëm”.bw

Meloni vizitë në Beograd, Vuçiçi e pret me trëndafila të kuq

Me një tufe të madhe me trëndafila të kuq ka pritur presidenti Aleksandër Vuçiç, kryeministren  e Italisë, Giorgja Meloni, në vizitën e saj të parë në Serbi.

Përveç luleve Vuçiç kishte rezervuar një pritje shumë të veçantë, madje edhe dhurata për kryeministren e Italisë Meloni. Ndërsa kjo e fundit si dhuratë ka përzgjedhur këtë vizite në kulmin e fushatës elektorale dhe dy jave para zgjedhjeve në Serbi çka shihet si mbështetje për presidentin Vuçiç.

Është një nder i madh për mua të pres Gjorxha Melonin në Beograd. Jam i sigurt se kjo vizitë do t’i japë një vrull shtesë marrëdhënieve tona. Italia është një nga partnerët më të rëndësishëm politik dhe ekonomik të vendit tonë. I jam veçanërisht mirënjohëse zonjës Meloni që gjeti kohë, me gjithë orarin e saj të ngjeshur, për të vizituar Serbinë dhe për të ofruar mbështetje në rrugëtimin tonë evropian – ka shkruar Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram.

Jam mirënjohës për mbështetjen thelbësore dhe këmbëngulëse nga Italia në rrugën evropiane të Serbisë dhe që Giorgia Meloni kishte gjithmonë kohë të dëgjonte se çfarë kishte për të thënë Serbia dhe që nuk kishte një qasje të njëanshme ndaj problemeve në rajon.

Italia i qaset zgjidhjes së problemeve në rajonin tonë objektivisht dhe rrënjësisht. Edhe një herë shpreh mirënjohjen time të madhe që është këtu me ne në Beograd – tha Vuçiq.

Marrëdhëniet tona mund të jenë edhe më të mira dhe të zhvillohen edhe më shumë.

Mendoj se Beogradi është qyteti i parë në botë ku kompanitë italiane hapën zyrat e tyre.

Marrëdhëniet tona tregojnë rëndësinë strategjike që Serbia ka për Italinë dhe për këtë ne do të jemi në radhët e para ndër vendet që avokojnë për zgjerimin dhe ribashkimin e Evropës. Evropa nuk është një klub për të cilin dikush duhet të vendosë se kush do të jetë atje dhe kush jo. Është shumë e rëndësishme që të ndodhë ribashkimi i të gjithë Evropës, kur shikojmë skenarin në të gjithë botën.

“Për ne është e rëndësishme që Ballkani Perëndimor të bashkohet me familjen evropiane”, tha Meloni.

Italia do të jetë me Serbinë në rrugën evropiane, theksoi Meloni.

“Më keq se me Millosheviçin”- Politikani serb: Vuçiçi pret urdhrin nga Putini për luftë

Kryetari i Republikanëve serbë Nikola Sanduloviç tha në një intervistë për “Balkan Talks” në Euronews Albania se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç po pret urdhrin e presidentit rus Vladimir Putin për të filluar luftën në Kosovë.

Sipas tij situata do të bëhet edhe më e rrezikshme, pasi kaosi i vërtetë pritet të fillojë në atë moment kur Vuçiç të forcojë pushtetin e tij me shumicë absolute pas 17 dhjetorit.

“Aleksandër Vuçiç tani po lufton për jetën e tij. Këto nuk janë më zgjedhje ku ai duhet të implementoje kombinimet e premtuara të ndyra me pastrimin e parave. Të mos flas tani për dërgesat e armëve që i kanë shkuar ISIS-it, ISIL-it, të mos flas për emigrantët nga Evropa që tani duhet të kthehen këtu, në rajonin tonë, fillimisht në Shqipëri, në Kosovë dhe në fund në Serbi. Të mos flas për të gjitha këto kombinime që ai duhet të implementojë. Vlera e kësaj është se ai blen kohën dhe po pret momentin kur Putini t’i thotë atij dhe Dodikut që ka ardhur koha dhe se duhet të hapet fronti këtu. Pra kjo është çështja. Prandaj tani e thotë me siguri se nuk do të ketë zgjedhje për 4 vjet. Të gjitha këto ju tregojnë e bëjnë të qartë sa larg ka shkuar kjo,” – u shpreh Sanduloviç.

Politikani serb shpjegoi gjithashtu arsyen se përse nipi i Sllobodan Millosheviçit, Marko Millosheviç është bashkuar me partinë e Daçiç për t’u futur tanimë në politikë.

“Kjo çfarë bën Ivica Daçiç me nipin e Sllobodan MIllosheviçit është pikërisht ajo që e kam thënë, është një tregues në çfarë drejtimi po shkon Serbia. Më besoni, dhe po ia tërheq vërejtjen botës, Serbia është bërë më nacionaliste tani, plot urrejtje, plot politikë luftënxitëse tani sesa në kohën e Millosheviçit. Pra, kur e shikoni sistemin tani që është përpunuar dhe zgjeruar kaq shumë, është beninje në krahasim me Millosheviçin. Keni për të parë çfarë do të ndodhë.

Serbia paralajmëron hapjen e një shtabi policor në Preshevë

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Bratisllav Gashiq, njoftoi se në ditët në vijim do të hapet një shtab policor në Preshevë, në jug të Serbisë, dhe se do të intensifikohen veprimet në zonën kufitare me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.

Presheva është komunë e banuar me shumicë shqiptare dhe së bashku me Bujanocin dhe Medvegjën, ku jetojnë po ashtu shqiptarë, njihen si Lugina e Preshevës.

Gashiq deklaroi se policia “po bën gjithçka për të frenuar migrimin e parregullt dhe për të dekurajuar dhe arrestuar të gjithë trafikuesit e njerëzve”, njoftoi Ministria e Brendshme serbe më 30 nëntor.

“Anëtarët e MPB-së do të marrin të gjitha masat për të parandaluar kalimin e parregullt të emigrantëve në vendin tonë. Ne do të qëndrojmë në këtë zonë, por edhe në veri të vendit, derisa ta zgjidhim plotësisht këtë problem”, tha Gashiq në qendrën rajonale të policisë kufitare në drejtim të Bullgarisë.

Policia serbe në fund të tetorit të vitit 2023 i intensifikoi veprimet pas të shtënave në qytetin Horgosh në kufi me Hungarinë, ku mbetën të vrarë tre emigrantë dhe u plagos një tjetër.

Kjo ngjarje ndodhi pas njoftimeve pothuajse të përditshme të policisë për kryerjen e kontrolleve në lokacione të ndryshme, për sekuestrim të armëve dhe municioneve dhe për “zhvendosjen” e qindra personave nga kampet jozyrtare drejt Qendrave të Pritjes të Komisariatit të Serbisë për Refugjatët.

Raportimet për dhunë dhe konflikte të armatosura mes grupeve të trafikuesve në veri të Serbisë janë bërë më të shpeshta që nga vera e vitit 2022 dhe aktivistët kanë paralajmëruar se refugjatët janë viktima si të kontrabandistëve, ashtu edhe të bastisjeve të policisë dhe organizatave të ekstremit të djathtë.

Serbia ndodhet në të ashtuquajturën “Rrugën Ballkanike”, e cila, pavarësisht rrethojave, kamerave të vëzhgimit dhe patrullave të përbashkëta kufitare, është rruga e dytë më aktive e refugjatëve, sipas raporteve të Agjencisë Evropiane të Rojeve Kufitare (FRONTEX).

Sipas vlerësimeve të Qendrës joqeveritare për Ndihmën e Emigrantëve dhe Azilkërkuesve, aktualisht në Serbi janë rreth 5.000 refugjatë.

Sipas raportit të Komisariatit shtetëror për Refugjatët nga shtatori, në 16 kampe shtetërore janë strehuar rreth 2.300 persona, kryesisht nga Afganistani, Siria, Maroku dhe Pakistani.

Alarmi i ministrit boshnjak: Në republikën Sërpska po stërviten ushtarë rusë

Ministri i Mbrojtjes të Bosnjës dhe Hercegovinës tha se ne Republikën Sërpska të drejtuar nga Milorad Dodik, ka kampe trajnimi ushtarak rus në zonën e Rogaticës, në Bosnjën dhe Hercegovinën lindore dhe në zona e malit Magliq.

“Nuk është sekret, njerëzit e shohin, fshatrat përreth Rogaticës, njerëzit e fotografojnë, në mes të ditës që aty ka një stërvitje. Kam fotografi, do t’i shfaq në televizion”, tha Helez dhe shtoi se “nuk duhet të dërgojë fotografi që dokumentojnë ekzistencën e kampeve ushtarake”.

Menjëherë ka reaguar  Ministri i Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të Bosnjës dhe Hercegovinës nga partia e Milorad Dodik, i cili i ka kërkuar që “sa më shpejt të jetë e mundur thirrja e një seance urgjente të Komitetit Ekzekutiv të Inteligjencës në lidhje me pretendimet e Ministrit të Mbrojtjes Zukan Helez për ekzistencën e kampeve të stërvitjes ushtarake dhe formacioneve paraushtarake në territorin e Republikës Serbe”.

“Është jashtëzakonisht e rrezikshme kur ministri i Mbrojtjes, pa asnjë provë, bën publikisht pretendime të tilla kundër Republikës Serbe. Mund të karakterizohet si nxitës i intolerancës dhe frikës kombëtare. Me veprime të tilla ai nuk kontribuon aspak në stabilizimin e situatës në Bosnje dhe Hercegovinë”, tha Kosharac për agjencinë e lajmeve SRNA.

Përplasjet mes serbëve dhe boshnjakëve kanë vijuar edhe në arenën ndërkombëtare.

Më 12 nëntor, një grup përfaqësuesish të Parlamentit të Bosnje-Hercegovinës, të cilët vijnë nga entiteti Republika Serba, i shkruan Kongresit Amerikan dhe Parlamentit Evropian, duke thënë se Bosnja dhe Hercegovina “ka qenë një strehë për radikalët islamikët për një kohë të gjatë”.

Tre ditë më vonë, në të njëjtën adresë u dërgua një letër nga deputetët e Parlamentit të BeH-së, të cilët janë nga entiteti i Federatës së BeH-së, në të cilën ata thanë “se kërcënimi më i madh për paqen në Bosnje dhe Hercegovinë nuk është i shpikur nga radikalizmi fetar”, por nga veprimet e zyrtarëve të Milorad Dodikun,qe  janë në listën e zezë të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe”.

Kroacia thotë se dëbimi i diplomatit kroat nga Serbia e destabilizon rajonin

Ndërtesa e Ambasadës së Kroacisë në Beograd.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kroacisë tha të martën se vendimi i Serbisë për ta shpallur sekretarin e parë të Ambasadës së Kroacisë në Beograd si persona “non grata” i përkeqëson marrëdhëniet mes dy vendeve dhe e destabilizon situatën në rajon.

Më 20 nëntor, Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë e shpalli Hrvoje Shnajderin person të padëshirueshëm në Serbi sepse ai “i ka tejkaluar kufijtë e normave diplomatike”.

Ajo nuk ka dhënë ndonjë shpjegim tjetër.

Kroacia e ka kundërshtuar vendimin e Serbisë duke thënë se nuk i pranon “arsyet për dëbimin e një diplomati të akredituar kroat.”

“Vendimi i lartpërmendur i Republikës së Serbisë paraqet një hap drejt përkeqësimit të marrëdhënieve të ndërsjella, si dhe destabilizimit të mëtejshëm të situatave të ndjeshme politike dhe të sigurisë rajonale në një kohë kur stabiliteti i Evropës Juglindore është i një rëndësie të jashtëzakonshme për të gjithë Evropën”, thuhet në njoftimin e Ministrisë kroate.

Ajo tha se ndihet e shqetësuar se dëbimi i diplomatit kroat “paraqet presion shtesë ndaj punonjësve të ambasadës kroate në Beograd, i cili posaçërisht manifestohet në periudhën parazgjedhore në Republikën e Serbisë”.

“Shprehim keqardhjen tonë që përshkallëzimi i parashikuar i marrëdhënieve nga Republika e Serbisë në këtë kohë u realizua me një vendim drastik për dëbimin e diplomatëve”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme kroate.

Kroacia nuk ka nevojë t’i përgjigjet Serbisë “në mënyrë të fuqishme” derisa të sqarohet situata, tha presidenti i Komisionit të Politikës së Brendshme dhe Sigurisë Kombëtare të Parlamentit kroat, Sinisha Hajdash Donçiq, për Radio Televizionin Kroat (HRT), duke e komentuar vendimin e Beogradit.

Ambasada kroate në Serbi nuk e bëri të ditur këtë vendim me të cilin Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë e shpalli Shnajderin persona “non grata” më 20 nëntor për shkak se ai “i ka tejkaluar kufijtë e normave diplomatike”.

Vendimi, siç thuhet, është marrë në përputhje me nenin 9 të Konventës së Vjenës.

“Gjatë angazhimit të tij profesional në Republikën e Serbisë, Shnajder ka dalë jashtë kornizës së normave diplomatike dhe ka shkelur Konventën e lartpërmendur. Me këtë rast, ambasadorit kroat Hidajet Bishçeviq i është dorëzuar nota diplomatike”, thuhet në njoftim.

Njoftimi nuk specifikoi se si Shnajderi i tejkaloi normat diplomatike.

Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, siç thuhet në njoftim, shpreh keqardhje për veprimet e diplomatit të lartpërmendur në periudhën e kaluar “që nuk kontribuon në përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës së Serbisë dhe Republikës së Kroacisë, fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit dhe ngritjes së përgjithshme të nivelit të paqes dhe stabilitetit në rajon”.

Në Serbi “kapërcehen” mësimet për luftërat e viteve ‘90

Prezantimi i hulumtimit “Qëndrimet e të rinjve në Serbi për luftërat e viteve ‘90” në Beograd, më 13 nëntor 2023.

Iva Gajiq

Mësime të historisë që “kryesisht kapërcehen” dhe “mezi përmenden”. Kështu i përshkruajnë të rinjtë nga Serbia njohuritë e marra në shkolla për luftërat e viteve ‘90 në territorin e ish-Jugosllavisë.

Kata, 19 vjeçe, nga Beogradi, thotë se kjo temë “nuk i intereson”.

“Një pjesë e të rinjve është e interesuar për këtë temë, por një shumicë e madhe nuk është”, beson ajo.

Hulumtimi “Qëndrimet e të rinjve në Serbi për luftërat e viteve ‘90”, i bërë nga Iniciativa joqeveritare e të rinjve për të drejtat e njeriut (YIHR), tregon se të rinjtë në Serbi dinë pak për luftërat e viteve ‘90.

Tri të katërtat e të anketuarve, nga mosha 18 deri në 30 vjeç, besojnë se kjo temë është trajtuar “pak” ose “fare” në shkolla.

Çfarë thonë të rinjtë?

Nevena, 26 vjeçe, thotë po ashtu se “nuk është e interesuar për këtë temë”.

“Së pari, nuk e kam atë kulturën e bisedave politike në shtëpi. Mua asnjëherë nuk më ka interesuar politika, ndryshe prej bashkëmoshatarëve të mi që janë shumë të interesuar për të”, thotë Nevena për Radion Evropa e Lirë.

Ajo thotë se mban mend që në shkollë mësohej, por jo shumë.

“Kryengritja e Parë dhe e Dytë Serbe [kryengritjet kundër sundimit osman në shekullin e 19-të] dhe Lufta e Parë Botërore pasqyroheshin më shumë, ndërsa vitet 1990 shumë sipërfaqësisht”, thotë Nevena.

Jovani, 20 vjeç, thotë se në shkolla mësohet për luftërat e viteve ‘90, por “jo objektivisht”.

“Të rinjtë dinë vetëm atë që u kanë thënë prindërit e tyre, e kjo ndoshta është mjaft e njëanshme. Është interesante të shohësh numra realë, motive reale… Informacioni i besueshëm është gjithmonë i vështirë për t’u gjetur”, thotë Jovani.

Marija Vasiq, profesoreshë e sociologjisë në gjimnazin “Jovan Jovanoviq Zmaj” në Novi Sad, tha gjatë prezantimit të hulumtimit se të rinjtë nuk janë të painteresuar, por atyre nuk u janë ofruar njohuri adekuate për luftërat e viteve ‘90.

“Mësimet vendosen në fund të librit dhe ajo që shohim, është se mësuesit u shmangen, pra justifikohen gjithmonë, duke thënë se është fundviti dhe nuk kanë arritur”, tha Vasiq, duke shtuar se shumë mësimdhënës nuk pajtohen me atë që shkruhet në tekstet shkollore.

Profesoresha Marija Vasiq.

Profesoresha Marija Vasiq.

Anja Zlloporuboviq, nga Nisma për të Drejtat e Njeriut në Serbi, thotë se shmangia e bisedave për luftërat e viteve ’90, krijon një lloj frike te të rinjtë.

“Të rinjtë nuk guxojnë t’i pyesin të moshuarit, t’i pyesin profesorët… nuk guxojnë ta pyesin askënd për këto tema, sepse ose do të marrin përgjigje të njëanshme, shumë subjektive, ose nuk do ta marrin fare atë. Aty vjen momenti kur kjo frikë shkakton injorancë, e pastaj ajo injorancë shkakton urrejtje dhe çdo gjë tjetër që shkon bashkë me të”, thotë Zlloporuboviq për Radion Evropa e Lirë.

Anja Zlloporuboviq.

Anja Zlloporuboviq.

Sipas profesoreshës Vasiq, është e nevojshme të gjendet një mënyrë për t’iu afruar të rinjve, në mënyrë që përmbajtja të jetë më e kapshme për ta.

“Para së gjithash, duhet të kemi një kulturë kujtimi dhe ballafaqimi, ta shohim se cila është e vërteta, kush ka bërë çfarë, në emër të kujt, a jemi fajtorë apo jemi përgjegjës nëse heshtim dhe nëse nuk reagojmë… dhe vetëm atëherë të niset me disa procese pajtimi”, thotë Vasiq për Radion Evropa e Lirë.

Vasiq thotë se e gjithë shoqëria duhet të kalojë nëpër një “ridefimim të plotë të atyre gjërave”.

“Por, kjo bëhet përmes konsensusit kulturor, përmes miratimit të vlerave… dhe është një proces i gjatë dhe i vështirë”, thotë ajo.

Sipas saj, gjëja e parë që duhet bërë, është pranimi i krimeve, por edhe largimi i personave të dënuar për krime lufte nga hapësirat publike.

Sa për ilustrim, ish-gjenerali i Ushtrisë jugosllave, Nebojsha Pavkoviq, i dënuar për krime lufte në Kosovë gjatë viteve 1998-99, iu bashkua programit të Shkollës Fillore “Gjura Jakshiq” në Vojvodinë, në maj të këtij viti, përmes një video-lidhjeje nga burgu në Finlandë, ku po vuan dënimin.

Në Panairin e Librit në Beograd, këtë vit, sikurse edhe në vitet e kaluara, librat i promovoi edhe Vojisllav Sheshel, udhëheqës i Partisë Radikale Serbe, i dënuar për krime lufte në fshatin Hërtkovci të Vojvodinës në vitin 1992.

Hulumtimi “Qëndrimet e të rinjve në Serbi për luftërat e viteve ‘90” tregon se kur bëhet fjalë për besimin në Tribunalin e Hagës – ku u gjykuan përgjegjësit për krimet e luftës në territorin e ish-Jugosllavisë – pothuajse 41 për qind e të anketuarve besojnë se qëllimi kryesor i kësaj gjykate ka qenë “vendosja e fajit për krimet e luftës mbi serbët”.

Edhe pse Serbia ka bashkëpunuar me Tribunalin e Hagës dhe ka ekstraduar të pandehurit për krime lufte që janë fshehur në territorin e saj, udhëheqësit qeveritarë nuk i kanë pranuar verdiktet dhe përgjegjësitë e udhëheqjes serbe për krimet e luftës, ndërsa kanë mohuar edhe përfshirjen e shtetit në ngjarjet e viteve ‘90.

Përveç udhëheqjes policore dhe ushtarake, edhe ish-presidenti i Republikës Federale të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, i cili ka vdekur në paraburgim në vitin 2006, është gjykuar para Tribunalit të Hagës për krime lufte.

Partia Socialiste e Serbisë, e udhëhequr nga Millosheviq, është edhe sot pjesë e Qeverisë në Serbi.

Informim i njëanshëm për luftërat e viteve ‘90

Autori i hulumtimit, Rodolub Jovanoviq, thotë se të rinjtë në Serbi dinë më së shumti për ngjarjet që kanë kërcënuar grupin etnik serb.

“Qëndrimi i tyre bazohet më pak në njohuri dhe më shumë në ndjenja”, thotë Jovanoviq.

Si krimet më të mëdha nga luftërat e viteve ‘90, të rinjtë kanë përmendur operacionet e ushtrisë dhe policisë kroate “Olluja” dhe “Blesak”, në vitin 1995, me të cilat Kroacia ka rifituar kontrollin mbi të vetëshpallurën Republika Sërpska Krajina.

Kroacia e cilëson “Ollujën” si fitore të saj vendimtare në Luftën e Atdheut më 1991-95, ndërsa Serbia e shënon atë si spastrim etnik të serbëve nga Kroacia.

Varësisht burimit, përllogaritjet për numrin e serbëve që janë larguar nga Kroacia gjatë “Ollujës”, variojnë nga 130.000 deri në 300.000.

Të intervistuarit kanë përmendur edhe bombardimet e NATO-s në Jugosllavi më 1999 si ngjarje kyçe në vitet ‘90.

NATO-ja ka nisur bombardimin e caqeve të ushtrisë jugosllave më 24 mars 1999, pas raportimeve të shumta për dhunë të ushtruar nga ushtria dhe policia serbe ndaj popullatës shqiptare në Kosovë.

Bombardimet kanë përfunduar me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës, më 9 qershor 1999, pas së cilës ushtria dhe policia serbe janë tërhequr nga Kosova.

Në bombardimet e NATO-s kanë humbur jetën 756 persona, përkatësisht 452 civilë dhe 304 pjesëtarë të forcave të armatosura, sipas të dhënave të Fondit joqeveritar për të Drejtën Humanitare në Serbi dhe në Kosovë.

Megjithatë, shteti serb nuk ka përpiluar asnjëherë ndonjë listë të viktimave, kështu që numri i tyre është shpesh subjekt i manipulimeve nga zyrtarët qeveritarë.

Pak më pak se pesë për qind e të anketuarve në sondazhin e Iniciativës joqeveritare të të rinjve për të drejtat e njeriut e kanë veçuar Srebrenicën si krimin më të madh të viteve ‘90.

Në vitin 1995, forcat serbe kanë vrarë më shumë se 8.000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë të Bosnje e Hercegovinës.

Autoritetet në Serbi, përkundër vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, nuk e pranojnë se në Srebrenicë është kryer gjenocid.

Qëndrimet e njëanshme ndodhin sepse në Serbi përkujtohen vetëm krimet në të cilat janë vrarë serbët, por jo ato kundër popullatave të tjera, sipas profesoreshës Vasiq.

“Për shembull, Srebrenica është një nga temat më tabu në Serbi, për të cilën pakkush guxon të thotë se cili ka qenë vendimi i gjykatës ndërkombëtare. Shumë pak njerëz guxojnë të thonë se vendimi ka qenë gjenocid, jo vetëm një krim lufte”, thotë Vasiq.

Ajo shton se vetë tekstet shkollore spekulojnë për numrin e viktimave.

Si miratohen tekstet shkollore?

Procedura për miratimin e teksteve shkollore të historisë, si edhe të tjerave, është e rregulluar me Ligjin për tekstet shkollore në Serbi.

Së pari, miratohet kurrikula për një lëndë specifike, të cilën e sjell shteti dhe jo botuesit.

Botuesit shkruajnë tekste sipas planit të miratuar, ndërsa Instituti për Avancimin e Arsimit dhe Aftësimit jep vlerësimin profesional.

Nëse teksti i plotëson të gjitha kriteret, procedura përfundon me vendimin e Ministrisë së Arsimit që teksti të vihet në përdorim.

Pas kësaj, shkollat zgjedhin se cilat tekste do t’i përdorin nga katalogu i Ministrisë.

Përgatiti: Valona Tela

Arrestohet në Turqi Dritan Rexhepi, i kërkuar nga INTERPOL-i për kontrabandë droge

Policia turke e ka zënë të premten Dritan Rexhepin – me origjinë nga Shqipëria – të kërkuar për kontrabandim të drogës, kanë thënë autoritetet në Turqi.

Sipas Turqisë, ky individ ka qenë në listën e Agjencisë Ndërkombëtare të Policisë (INTERPOL).

“Dritan Rexhepi, lider i kartelit të drogës ‘Kompanio Bello’, që eksporton drogë prej Amerikës Jugore në Evropë, është arrestuar”, ka thënë ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, në rrjetin social X – të njohur më parë si Twitter.

Ai ka thënë se shteti i Turqisë është i përkushtuar për ta pastruar vendin prej grupeve kriminale kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe prej “trafikantëve helmues”.

Mediat turke kanë raportuar se Rexhepi ka hyrë në Turqi përmes aeroportit të Stambollit me një pasaportë kolumbiane me emrin Benjamin Omar Perez Garcia.

Sipas tyre, ai është zënë edhe falë shkëmbimit të informacioneve me Policinë italiane.

Rexhepi është raportuar se u ka ikur burgjeve në Shqipëri, Itali, Belgjikë dhe së fundi Ekuador.

Ai është i dënuar në mungesë për vrasje, trafikim drogë dhe plaçkitje të armatosur.

Rrjeti Kompanio Bello konsiderohet lojtar i madh në kontrabandim të drogës prej Amerikës Jugore për në Evropë.rel

Fabrika e armëve në Serbi pranon se granatahedhës të konfiskuar në Banjskë janë në arkivat e saj të prodhimit

Granatahedhës i llojt M93, i ekpozuar nga autoritet në Kosovë, në mes të armëve të tjera të konfiskuara në Banjskë.

Dy granatahedhës të llojit M93, që u konfiskuan pas sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, janë pjesë e arkivit të prodhimit të fabrikës së armëve Zastava në Kragujevc.

Kështu thuhet në përgjigjen dërguar Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë nga ky prodhues i armëve në Serbi, pas kërkesës për qasje në informacion me rëndësi publike.

Kjo është hera e parë që fabrika më e madhe serbe e armëve konfirmon informacionet e publikuara më herët nga autoritetet në Kosovë, se grupi i personave të armatosur që sulmuan Policinë e Kosovës kishin armë të prodhuara në Serbi.

Mirëpo, ajo që mbetet e panjohur edhe pas përgjigjes së dërguar nga Zastava, është se kur janë prodhuar dy granatahedhësit e përmendur, kujt i janë shitur dhe si kanë përfunduar në duart e sulmuesve të maskuar që u përleshën me Policinë e Kosovës, ku gjatë sulmit mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u vranë edhe tre sulmues serb.

Për këtë sulm janë duke u zhvilluar hetime të ndara në Kosovë dhe Serbi.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Në ditët pas sulmit, autoritetet në Kosovë shfaqën armët e konfiskuara. Sipas armëve që u ekspozuan, REL-i identifikoi numrat serikë të granatahedhësve dhe më pas më 2 nëntor iu drejtua Zastavës për informacione shtesë, përkatësisht nëse këto armë ishin prodhuar në fabrikën e kësaj kompanie dhe nëse po, kujt i ishin shitur.

Pasi kompania nuk u përgjigj në pyetje, REL më 20 tetor dërgoi kërkesë në Zastava për qasje në informacione me rëndësi publike dhe Zastava ktheu përgjigje pas dy javësh.

Fabrika e Armëve Zastava, që ka prodhuar granatahedhësit e identifikuar, refuzoi që të jepte informacione se kur dhe kujt u ishin dorëzuar granatahedhësit.

Zastava argumentoi se refuzon të tregojë të dhëna më të hollësishme sepse “kjo do të rrezikonte seriozisht mbrojtjen e shtetit dhe sigurinë kombëtare apo publike”.

Gjithashtu tha se kjo do të rrezikonte “raportet ndërkombëtare” dhe do të përbënte “shkelje të rregullave të së drejtës ndërkombëtare të arbitrazhit”.

Por, pse ekziston një rrezik i tillë, fabrika serbe e armëve nuk shpjegon.

Sipas Ligjit për prodhimin dhe tregtinë e armëve në Serbi, prodhuesi i armëve dhe pajisjeve ushtarake është i detyruar të mbajë në mënyrë të përhershme evidencë për armët që prodhon. Në mesin e këtyre të dhënave përfshihen të dhënat për llojin, sasinë, numrin serikë, klientët dhe datat e dorëzimit.

Pas konfiskimit të armëve në Banjskë të Zveçanit, REL-i ka identifikuar me numër serik edhe snajperin e llojit Black Arrow M93.

Në kërkesën dërguar fabrikës Zastava, ka pasur pyetje edhe për këtë snajper, por Zastava tha se ai “nuk ekziston në arkivin tonë”.

Një tjetër armë, mortaja e llojit M69 që u përdor në sulm, u tha se nuk bën pjesë në programin e prodhimit të fabrikës së armëve Zastava.

Pas sulmit të 24 shtatorit, Policia e Kosovës ekspozoi raketahedhës, granatahedhës, pushkë të shumta automatike, snajper, automjete ushtarake, ekspozivë, detonatorë, municione dhe armë të tjera, që tha se u konfiskuan në Banjskë.

Autoritetet në Kosovë kanë fajësuar Serbinë se qëndron prapa mbështetjes së grupit që kreu sulmin, si në aspektin e mbështetjes me armë, por edhe duke u ofruar trajnime në bazat ushtarake në Serbi.

Serbia ka mohuar çdo përfshirje në sulm, që Kosova e konsideron sulm terrorist.

Serbia shpall kandidaturën për Bordin Ekzekutiv të UNESCO-s

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, njoftoi më 9 nëntor për kandidaturën e Serbisë për anëtarësim në Bordin Ekzekutiv të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO).

Ai këtë njoftim e bëri gjatë fjalimit para Asamblesë së Përgjithshme të UNESCO-s në Paris.

Për anëtarët e rinj të Bordit Ekzekutiv do të votohet më 15 nëntor dhe kandidatët janë Shqipëria, Rusia, Sllovakia, Republika Çeke dhe Uzbekistani.

Serbia, që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, kundërshton anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë UNESCO-n.

Deri tani, Serbia ka lobuar kundër pranimit të Kosovës në UNESCO.

Gjatë fjalimit të tij, Daçiq tha se trashëgimia kulturore serbe në Kosovë është në rrezik, duke shtuar se “trupat ndërkombëtare, që kanë për detyrë të ruajnë trashëgiminë kulturore serbe, janë të dislokuara vetëm në disa asete kulturore”.

Ai vlerësoi se “trashëgimia kulturore dhe historike serbe në Kosovë, ku janë 1.300 vende të shenjta, është e një rëndësishme të madhe jo vetëm kur bëhet fjalë për identitetin kombëtar të Serbisë, por po ashtu paraqet një pjesë të vlefshme të trashëgimisë kulturore evropiane dhe botërore”. Sipas tij, kjo trashëgimi “është subjekt i përpjekjeve për riemërim, rishikim të fakteve historike dhe të përdhosjes fizike”.

Autoritetet në Kosovë besojnë se me anëtarësimin në UNESCO, shumë objekte të trashëgimisë kulturore në Kosovë do të gëzonin një mbrojtje në nivel ndërkombëtar.

Tri manastire ortodokse në Kosovë janë nën mbrojtjen e UNESCO-s: Patrikana e Pejës, Manastiri i Deçanit, ai i Graçanicës, por edhe Kisha e Shën Premtës në Prizren.

Sipas marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë më herët gjatë këtij viti për normalizimin e raporteve, Serbisë i është kërkuar që të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Marrëveshja, për të cilën janë pajtuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po ashtu parasheh edhe një nivel të lartë të mbrojtjes së objekteve kulturore dhe fetare serbe, sipas modeleve ekzistuese evropiane.rel

‘Nuk është e lehtë të thuash jo’- Vuçiç: Në Bruksel më kërkuan të njoh ‘Pavarësinë e Kosovës’

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha në një intervistë për “Tanjug” se është rënë dakord që një raund i ri i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të mbahet në Bruksel më 6 ose 7 nëntor, por ai mendonte se pala tjetër nuk do ta pranonte këtë.

Ai ka shpjeguar se në Bruksel, liderët evropianë e kanë pyetur se kur do ta nënshkruajë pavarësinë e Kosovës.

“Tekstualisht më kanë thënë “Aleksandër, ti e ke këtë opsion. A dëshiron ta nënshkruash?”dhe unë përgjigja se “nuk doja”.

“Mendoni se është e lehtë të thuash jo? Nuk është. Këta janë liderë të mëdhenj, përgjegjës për fatin e Evropës” – tha Vuçiç. I pyetur nëse këto janë kërcënime, Vuçiç tha se nuk do t’i quante të tilla, por se e kupton plotësisht se Serbia mund të përballet me pasoja.

“Do të gënjeja nëse do të thoja se këto janë kërcënime dhe se këta njerëz kanë gjuhë të papërshtatshme. Janë njerëz të mirë me të cilët kemi marrëdhënie të mira”, – tha Vuçiç. I pyetur pse liderët evropianë insistojnë ende që ai të nënshkruajë pavarësinë e Kosovës, edhe pse supozohet se Albin Kurti, sillet në mënyrë të papërgjegjshme në dialog, Vuçiç thotë se ata e dinë, por nënshkrimi për pavarësinë e Kosovës është një gjë logjike për ta.

“Ne jemi një guralec në këpucët e tyre. Përsëritja ime kokëfortë për të gjitha historitë e bombardimeve në 1999 dhe shkatërrimin e të gjitha normave juridike ndërkombëtare janë një guralec në këpucën e tyre. Në një moment, konflikti në Ukrainë do të duhet të përfundojë. Argumenti i tyre do të jetë i saktë. Ju keni shkelur integritetin territorial të Ukrainës, një vendi të njohur ndërkombëtarisht, por kundër-argumenti do të jetë: Po. Ju e bëtë atë shumë më brutalisht, pa vendimin e Këshillit të Sigurimit. 19 prej jush kryen një agresion kundër një shteti të vogël, Jugosllavisë”, – tha Vuçiç.

Ai shtoi se Rezoluta 1244 është ende në fuqi edhe sot, të paktën formalisht nga këndvështrimi i tyre. Vuçiç falënderoi Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për një sjellje shumë më korrekte se disa nga kolegët e saj evropianë, sepse ajo sipas tij nuk deshi të reagonte kur të gjithë kërkuan që me çdo kusht të vendoseshin masa ndaj Beogradit.syri.net

CHP-ja opozitare turke zgjedh liderin e ri pas humbjeve në zgjedhjet e majit

Ozgur Ozel.

Lideri opozitar turk Kemal Kılıçdaroglu është detyruar të japë dorëheqje të dielën, pasi Partia Popullore Republikane (CHP) e ka zgjedhur Ozgur Ozelin si kryetar të ri, pas humbjes në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të majit.

Delegatët e kanë përkrahur 49-vjeçarin Ozel, në garë me Kılıçdaroglun, 74-vjeçarin, i cili e ka udhëhequr partinë në 13 vjetët e fundit.

Pavarësisht se e pati mbledhur një aleancë të madhe për zgjedhjet e 14 majit, Kılıçdaroglu ka dështuar që triumfojë.

Ozel, aleat politik i kryetarit të Stambollit, Ekrem İmamoglu, ka bërë thirrje për reforma në parti, më të vjetrën në Turqi.

CHP synon t’i ruajë pozitat e rëndësishme komunale që ka në Stamboll dhe Ankara, në zgjedhjet e vitit të ardhshëm për komuna.

Ozel, me profesion farmacist, ka shërbyer paraprakisht si udhëheqës parlamentar i CHP-së.

Gazetari shqiptar trazon politikën serbe, mediat ‘Musliu, babai i Vuçiçit’ – Presidenti serb detyrohet të reagojë

Emri i gazetarit shqiptar nga Kosova Fahri Musliu ka trazuar jetën politike në Serbi, pas aludimeve në mediat serbe se ai është babai biologjik i Aleksandër Vuçiçit. Kjo situatë ka detyruar kreun e shtetit serb të shfaqet publikisht në krah të babait të tij. Vuçiç mohoi që Fahri Musliu të jetë babai i tij dhe në stilin e tij dramatik dhe viktimizues tha se këto janë  sulme që duan të shkatërrojnë çdo familje në Serbi.

Nga SYRI TV

Emri i gazetarit shqiptar nga Kosova Fahri Musliu ka trazuar jetën politike në Serbi. Teksa vendi po përgatitet të hyjë në zgjedhjet e parakohshme të 17 dhjetorit, mediat serbe kanë botuar një seri artikujsh përmes të cilave aludojnë se babai biologjik i Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiçit, është gazetari i njohur nga Kosova, Fahri Musliu.

Image

Majtas gazetari shqiptar i përfolur, Fahri Mysliu.

Faktikisht rikthimi i këtyre thashethemeve u bë nga vetë Vuçiç në njërën prej daljeve të fundit televizive, ku tha se “Fahri Musliu nuk është babai im, babai im është Anxhelko”. Pas kësaj dalje të Presidentit serb, gazeta “Danas” botoi shkrimin “Një shqiptar në Beograd”: Kush është Fahri Musliu, për të cilin Vuçiç thotë se nuk është babai i tij?”

Kjo situatë ka detyruar Presidentin Vuçiç të bëjë një dalje tjetër publike, kësaj radhe në rrjetet sociale, ku ka prezantuar babanë e tij.

Image

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç me babanë e tij.

Në stilin e tij të njohur dramatik dhe viktimizues, Vuçiç i konsideroi sulmet ndaj tij si sulme ndaj çdo familjeje serbe dhe akuzoi opozitën serbe se qëndron pas këtyre goditjeve. Vuçiç mohoi që Fahri Musliu të jetë babai i tij.

“Ata politikanë që u përpoqën të sulmojnë familjen Vuçiç përmes mediave të tyre nuk sulmuan vetëm nënën time, babanë tim, mua…

Ata sulmuan çdo familje në Serbi, ata duan shkatërrimin e familjeve tona, duan shkatërrimin e vendit tonë. Kanë shkruar se unë kam mohuar që njëfarë Fahri Musliu të jetë babai im, duke dashur të thotë se ai në të vërtetë është. Ju them edhe njëhere, babai im është Anxhelko, e dua pafundësisht.

Do ta shpëtojmë vendin nga ju,  do të shpëtojmë të gjitha familjet në Serbi, do ta shpëtojmë Serbinë nga ju të papërgjegjshmit, nga ju përndjekës, nga ju që do të shkatërroni gjithçka që ka bërë ky vend”.

Gazetarët e “Danas” kanë kontaktuar edhe me gazetarin shqiptar Fahri Musliu i cili tha se nuk dëshiron të komentojë deklaratat e Vuçiç, por nga ana tjetër shtoi se “serbët dhe shqiptarët le të argëtohen me budallallëqe, pasi e kanë në gjak të merren me shpifje dhe jetët të tjerëve”.

Pak vite më parë, Fahri Musliu mohoi lajmin e dhënë nga një portal kroat se ai është babai i kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç. Musliu theksoi se e njihte nënën e Vuçiç, pasi kanë qenë kolegë gazetarë, por mohoi të ketë pasur lidhje me të.

Ndërkohë, pjesë e këtij debati janë bërë edhe institucionet shtetërore në Serbi.

Ministria serbe e Informacionit tha të premten se e përditshmja “Danas” ka hedhur dyshime mbi besueshmërinë e Presidentit dhe familjes së tij me historinë e saj për gazetarin shqiptar të Kosovës Fahri Musliu dhe pretendimet, sipas saj, të rreme se ai ishte babai i Aleksandër Vuçiçit.

Vulini jep dorëheqje nga posti i drejtorit të inteligjencës së Serbisë

Shefi i Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë, Alleksandar Vulin, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Këtë e ka konfirmuar vetë Vullini nëpërmjet një komunikate.

“SHBA-ja dhe BE-ja po kërkojnë kokën time si parakusht për të mos vendosur sanksione ndaj Serbisë, unë nuk jam shkaktar i shantazheve dhe presioneve ndaj Serbisë dhe botës serbe, por nuk do ta lejoj veten të jem shkaktar i shantazheve dhe presionit ndaj Serbisë dhe botës serbe. Prandaj, parashtroj dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i drejtorit të BIA-s”, thuhet në njoftim.

Mali i Zi liron dy të dyshuar për krime lufte, që kërkoheshin nga Kosova

Gjykata e Lartë në Bjello Pole ka liruar nga paraburgimi shtetasin serb, Zhivko Vuksanoviq, 62 vjeç, ekstradimin e të cilit e ka kërkuar Kosova, pasi dyshohet për krime lufte. Po ashtu, edhe një tjetër i dyshuar, që po kërkohet nga Kosova, është liruar nga autoritetet në Mal të Zi.

Lirimi i Vuksanoviqit nga paraburgimi u konfirmua për Radion Evropa e Lirë nga kjo gjykatë.

Vuksanoviq gjendej në paraburgim prej 1 tetorit, në pritje të vendimit për ekstradimin ose jo të tij në Kosovë.

Edhe pse Gjykata e Lartë më 27 tetor vendosi për ekstradimin e Vuksanoviqit në Kosovë, po atë ditë, ish-ministri i Drejtësisë, Marko Kovaç, refuzoi kërkesën për ekstradim.

Gazeta në Podgoricë, Pobjeda, tha se Kovaç e arsyetoi vendimin e tij me vlerësimin se “ka dyshime për përndjekje politike”, duke argumentuar se ishte shkelur neni 3 i Konventës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut.

Pas marrjes së vendimit më 31 tetor, Gjykata e Lartë e liroi Vuksanoviqin, i cili qëndroi në paraburgim ekstradues për një muaj.

Ky ishte vendimi i dytë i tillë i ish-ministrit Kovaç në një periudhë shtatëditore, pasi më 26 tetor ai refuzoi edhe ekstradimin e Momçilo Vukotiqit, 61 vjeç, në Kosovë. Ekstradimi i tij ishte kërkuar për shkak se ai dyshohet për krime lufte në territorin e Pejës më 1999, konfirmuan për REL-in nga Ministria e Drejtësisë.

Dhe më pas, Kovaç iu referua Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Kovaç i mori këto vendime në javën e fundit të mandatit të tij në Qeverinë e kryeministrit Dritan Abazoviq, mandat që përfundoi me zgjedhjen e Qeverisë së Millojko Spajiqit më 31 tetor 2023.

Vukotiq u arrestua në Mal të Zi më 25 shtator me urdhër të INTERPOL-it të lëshuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), bazuar në memorandumin e mirëkuptimit midis INTERPOL-it dhe UNMIK-ut më 2002, që synon shkëmbimin e informacioneve, urdhërarrestimeve, hetimeve ndërkombëtare dhe çështjeve penale.

Para arrestimit të tij, një nga liderët e Frontit Demokratik pro-serb të përbërë së fundi, Millan Knetheviq, i bëri thirrje Qeverisë së atëhershme teknike të Abazoviqit që të mos përfshihet në arrestimin e serbëve dhe malazezëve të zhvendosur nga Kosova.

Vukotiq po ashtu është liruar nga paraburgimi, konfirmoi Gjykata e Lartë për REL-in.

Shtetasi i Kosovës, Ilir Bershia, 48 vjeç, i cili u arrestua në Mal të Zi në fillim të tetorit, është në pritje për vendimin për ekstradim në Kosovë dhe gjendet në paraburgim.

Ai u arrestua me urdhër të UNMIK-ut dhe INTERPOL-it nën dyshime për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë në vitin 1999. Gjykata e Lartë në Podgoricë ka caktuar ndaj tij derisa të merret vendimin lidhur me çështjen e ekstradimit.

Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, rreth 70 persona janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Nga viti 2000 deri në vitin 2008, krimet e luftës në Kosovë u hetuan nga Misioni i Kombeve të Bashkuara, ndërsa nga viti 2008, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit ishte përgjegjës për hetimet e krimeve të luftës.

Në vitin 2018, ky mision ka dorëzuar dokumente në Prokurorinë e Kosovës dhe në gjykatat vendore.

Ursula von der Leyen ia thotë në sy Vuçiçit: Njohja de facto e pavarësisë së Kosovës nënkupton zbatimin e marrëveshjes së rënë dakord në Ohër

“Për çfarë bëhet fjalë, për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, që parasheh hapa të ndryshëm, përfshirë pranimin e dokumentave dhe institucioneve të Kosovës nga Serbia, dhe shkon krahas themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të cilin duhet ta zbatojë Kosova”, tha Von der Leyen në një konferencë për media të përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke iu përgjigjur një pyetjeje që nënkupton njohjen de-facto të Kosovës, që e ka përmendur në Prishtinë një ditë më parë.

Von der Leyen theksoi se kjo do t’i hapte rrugën normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, që, siç theksoi ajo, është parakusht i domosdoshëm për rrugën evropiane. Zyrtarja evropiane shtoi se sulmi në Banjskë është krejtësisht i papranueshëm dhe se autorët duhet të dalin para drejtësisë.

Ajo i bëri thirrje Serbisë që të mbështesë propozimin evropian për draftin e asociacionit dhe Kosovës ta zbatojë atë. Në anën tjetër, Vuçiç ka thënë se “njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është çështje për Serbinë” dhe se nuk i vjen turp ta përsërisë edhe para presidentes së Komisionit Evropian.

“E dimë cilat janë obligimet tona nga dialogu dhe jemi të gatshëm t’i përmbushim”, ka thënë Vuçiç. syri.net

Votohet qeveria e re në Mal të Zi, shqiptarët marrin tri ministri

Në parlamentin e Malit të Zi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është votuar me 46 vota pro qeveria e re, me kryeministër liderin e Lëvizjes Evropa Tani (PES) Milojko Spajiç.

Për qeverinë e 44-të të Malit të Zi votuan kundër 19 deputeë, ndërsa vetëm një nga ligjvënësit e pranishëm në sallë abstenoi.

Gjatë votimit për qeverinë e re, në sallë nuk ishin të pranishëm deputetët e partisë GP të URA-s, që drejtoi vendin me kreun e saj Dritan Abazoviç në mandatin e kaluar.

Para votimit të qeverisë së re pati debate të ashpra mes ish-kryeministrit Abazoviç dhe pasardhësit të tij, Spajiç.

Sakaq, edhe DPS dhe SD kundërshtuan votimin e qeverisë së re duke argumentuar se ky kabinet është kundër Malit të Zi, është anti-evropian dhe pro-rus.

Sa i përket partive shqiptare, postin e zëvendëskryeministrit për Politikat Ekonomike dhe Ministrit për Zhvillimin Ekonomik e ka marrë kryetari i Bashkisë së Tuzit, Nik Gjeloshaj, i cili pritet të heqë dorë nga mandati si udhëheqës lokal.

Fatmir Deka do të jetë ministër për të Drejtat e Njeriut dhe Minoritetet, ndërsa Marash Dukaj është emëruar Ministër i Administratës Publike.syri.net

Mijëra njerëz protestojnë në Podgoricë kundër kryetarit të ri të Kuvendit të Malit të Zi

Protestuesit në Podgoricë duke kërkuar të Andrija Mandiqi të mos pranohet si kryetar i Kuvendit të Malit të Zi, 30 tetor 2023.

Disa mijëra qytetarë të veshur me simbole kombëtare dhe shtetërore malazeze kanë protestuar të hënën vonë kundër kryetarit të ri të Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiqin.

Mandiqi u zgjodh kryetar i Kuvendit të Malit të Zi të hënën gjatë ditës duke marrë mbështetjen e 49 prej 81 deputetëve.

Në protestën e mbajtur para ndërtesës së Kuvendit në Podgoricë, morën pjesë edhe një pjesë e partive opozitare dhe Forumit të Qytetarëve të Lirë “Luça”, duke kërkuar të Mandiqi të mos pranohet si kryetar i Kuvendit malazez.

Për më tepër, ata i kërkuan kryeministrit të ardhshëm të Malit të Zi, Milojko Spajiq, që ta shtyjë regjistrimin e popullsisë të planifikuar për 1 nëntor.

Protestuesit brohoritën “Jo Qeverisë së çetnikëve”, “Vdekje fashizmit” si dhe “Mandiq, largohu”.

“Ne jemi para shtëpisë, e cila simbolikisht, moralisht dhe politikisht bëhet gërmadhë me zgjedhjet e sotme”, tha Pegja Vushuroviq nga Organizata “Luça”.

Me zgjedhjen në krye të Kuvendit, Mandiqi u bë edhe anëtar i organit më të lartë shtetëror për siguri dhe mbrojtje.

Mandiqi është udhëheqës i Demokracisë së Re Serbe – anëtare e Frontit Demokratik pro-serb dhe pro-rus (DF) – i cili së voni është riemëruar si koalicioni Për Ardhmërinë e Malit të Zi.

Prioritete të politikës së jashtme të partisë së Mandiqit janë heqja e sanksioneve kundër Rusisë dhe tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Ajo është, po ashtu, kundërshtare e anëtarësisë së Malit të Zi në NATO.

Në politikën rajonale, Mandiq ka marrëdhënie jashtëzakonisht të ngushta me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, dhe me presidentin e Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë, Millorad Dodik.

Ai e mohon edhe gjenocidin në Srebrenicë, ku forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë mbi 8.000 burra dhe djem myslimanë gjatë luftës së viteve ’90.

Është, gjithashtu, i afërt me ideologjinë e lëvizjes çetnike, e cila ka bashkëpunuar me Gjermaninë hitleriane në Luftën e Dytë Botërore.

Titullin simbolik të dukës çetnik e ka që nga viti 2007.rel

Kryeministri bullgar: Hungaria e Serbia po ndihmojnë financimin e ushtrisë së Putinit

Hungaria dhe Serbia po mbështesin makinerinë ushtarake të Kremlinit dhe nuk po kërkojnë burime alternative të energjisë në mes të mosmarrëveshjeve të intensifikuara mbi një taksë mbi importet e gazit rus. Kështu ka deklaruar kryeministri bullgar Nikolay Denkov, raportuar nga ‘Bloomberg’ dy ditë më parë.

Denkov dekaroi se qeveria e tij synon të vendosë një taksë për gazin natyror rus që kalon transit përmes Bullgarisë. Qëllimi i kryeministrit është të ndërpresë fitimet për Gazprom të Rusisë, të cilat përdoren për të financuar luftën kundër Ukrainës.

Hungaria e ka quajtur këtë masë një ‘akt armiqësie’, ndërsa Serbia pretendoi se taksa kërcënon të ndalojë furnizimet thelbësore të karburantit në rajon.

‘Kishte kohë të mjaftueshme për të kërkuar alternativa, për të parë se këto fitime po ushqejnë makinën e luftës së Putinit,’ tha Denkov në përgjigje.

Më 17 tetor, kryeministri hungarez Viktor Orban u takua me presidentin Vladimir Putin në Kinë, takimi i tyre i parë që nga pushtimi rus i Ukrainës. syri.net

Jasmin Mujanović: Deshtim i BE në joshjen e Serbisë – Në krye të Brukselit njerëz thellësisht, thellësisht joseriozë

Politologu i njohur Jasmin Mujanović në Twitter:
“Unë kurrë nuk kam takuar dikë që ka dështuar aq shpesh në ndonjë gjë sa BE-ja në joshjen e Serbisë për të negociuar në mirëbesim me Kosovën.
Nëse përsëritja e një gabimi është çmenduri, kjo është kalbje e trurit.
Njerëz thellësisht, thellësisht joseriozë në krye të Brukselit.”

“Do të ishin të lumtur nëse ushtria jonë do të hynte në Kosovë”, deklarata provokuese e ministrit serb pas takimeve në Bruksel: 90% e popullit s’e do dialogun!

Ministri serb i Mbrojtjes, Milos Vuçeviç ka deklaruar pas takimeve të djeshme mes Kurtit dhe Vuçiç me liderët evropianë, se bisedimet ishin të vështira për palën serbe.

“Nuk kishte asgjë të lehtë për ne, as nuk do të dëgjojmë ndonjë gjë tepër të bukur nga ato bisedime”, tha Vuçeviç.

Sipas tij, Serbia është e gatshme të negociojë për të gjitha propozimet që përjashtojnë pavarësinë e Kosovës dhe uljen e saj në tryezën e Kombeve të Bashkuara.

“Ne nuk pranojmë asnjë lloj njohje de jure apo de facto të Kosovës si shtet i pavarur”, nënvizoi ai.

Ministri serb vlerësoi se 90% e qytetarëve do të donin të dëgjonin se Serbia refuzon gjithçka nga dialogu dhe të largohet prej tij përfundimisht.

“Të gjithë do të ishin të lumtur ta shihnin ushtrinë tonë në Kosovë, por ne duhet të dimë, duhet të kujtojmë, se jemi tërhequr nga Kosova në vitin 1999 në përputhje me Marrëveshjen e Kumanovës dhe Rezolutën 1244”, tha ai.bw

Vuçiçi pas takimeve në Bruksel: Serbia s’mund ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka folur pas takimeve që ka pasur në Bruksel me funksionarë të lartë evropianë ku është folur për marrëveshjen bazike në mes Kosovës dhe Serbisë. Vuçiç ka thënë se Serbia nuk mund ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

“Gjatë bisedimeve në Bruksel kemi biseduar për të gjitha temat dhe marrëveshjet, kam thënë qartë se Serbia nuk mund ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB apo pavarësinë e Kosovës, por se jemi të gatshëm të përmbushim atë që është marrë vesh, letra e 21 tetorit është një bazë e mirë për vazhdimin e diskutimeve në të ardhmen”, tha Vuçiç në Bruksel.

Ai ka thënë se është gati që të formohet Asociaconit i komunave me shumicë serbe.

“Ne jemi plotësisht të gatshëm për formimin e Asociacionit në përputhje me propozimet që kemi marrë, për letrën e 21 tetorit kemi thënë se jemi të gatshëm të pranojmë dhe të shkojmë në zbatim”, ka deklaruar Vuçiç.

 

Ndërkaq, Qeveria e Kosovës thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka pasur kërkesa që e zhbëjnë marrëveshjen bazike.

 

’Presidenti i Serbisë, Vuçiç, ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën, dhe ka kërkuar që t’i pranohet një letër anësore me të cilën praktikisht i zhbën tri parime të Marrëveshjes Bazë, të Aneksit të Zbatimit si dhe të draftit të propozuar nga pesë emisarët me 21 tetor 2023”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Plenkoviq: Konkluzionet e BE-së janë të forta – sulmi terrorist s’ka ardhur nga Marsi, por nga Serbia

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq para takimit të liderëve të BE’së ka komentuar rreth takimeve të liderëve të Kosovës dhe Serbisë me ata europianë.

Ai ka thënë se nuk mund të komentojë shumë për to.

“Këto bisedime ende po vazhdojnë nuk mund t’i komentoj, nuk e di për çka janë marrë vesh. Pra, biseda, jo të gjithë së bashku, por së pari me liderët europianë, njëherë Kryeministri i Kosovës më duket e më pas presidenti i Serbisë. S’kemi ndonjë njoftim, kur të vijnë ata (liderët e BE’së) do të shohim çfarë ka” ka theksuar Plenkoviq.

I pyetur nëse Kroacia angazhohet për të sanksionuar Serbinë për shkak të sulmit të 24 shtatorit, Plenkoviq ka thënë se konkluzionet e BE’së në masë të madhe janë dakorduar dhe se ato janë të forta dhe serioze sa i përket këtij rasi.

Modeli modern për Asociacionin, Stano: Sot nuk pritet ndonjë rezultat përfundimtar – përmbushja e detyrimeve vlen për të dyja palët

“Konkluzionet pak a shumë janë dakorduar, janë te forta, serioze. Ne konsiderojmë se ai akt, de facto, i një grupi terrorist paramilitar i cili ka ardhur i pajisur e i trajnuar që nuk ka ardhur nga Marsi, por nga Serbia sepse janë përgatitur për atë aksion, ka qenë goditje serioze për destabilizimin e Kosovës dhe Veriut të Kosovës. Kjo është skajshmërisht e papranueshme dhe këtë e kemi thënë në të gjitha rastet e mundshme siç ishte rasti në Granadë. Se çfarë do të ndërmerret tash do të shohim pas këtyre bisedave. Me sa kuptoj unë ekziston vullneti dhe dëshira e të dyja palëve që kjo situatë të qetësohet dhe të vazhdohen bisedimet për normalizim”.

Serbët në Kosovë së shpejti do të kenë një parti të re politike

Serbët në Kosovë së shpejti do të kenë një parti të re politike, e cila do të veprojë në të gjitha zonat e banuara me shumicë serbe në veri dhe jug të lumit Ibër, me qëllim të “mbrojtjes së interesave të tyre”.

Bëhet fjalë për partinë Lëvizja Popullore Serbe, e cila është themeluar si alternativë ndaj Listës Serbe, nga Branimir Stojanoviq, aktivist politik nga jugu, dhe Millia Bishevac nga veriu i Kosovës.

Lista Serbe, e cila ka mbështetjen e Beogradit, ishte deri tani opsioni i vetëm politik që funksiononte në të gjitha mjediset e banuara me serbë në Kosovë.

“Ne duam të ndërtojmë një organizim të ri politik që do të përfaqësojë interesat e njerëzve nga të gjitha komunitetet serbe në mënyrë të arsyeshme dhe racionale”, thotë Branimir Stojanoviq në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë (REL).

Megjithatë, ai nuk deshi t’i zbulojë emrat e personave që, përveç tij dhe Bishevacit, do të kenë rol në këtë lëvizje.

“Për pak kohë do t’i mësoni emrat e disa njerëzve të rinj dhe të mjediseve të tjera [të banuara me shumicë serbe]. Do të shihni që është një nismë më serioze dhe më e gjerë, e cila nuk kufizohet vetëm te ne të dy. Larg kësaj, do të ketë shumë njerëz të rinj”, shprehet Stojanoviq.

Ai shton se disa prej atyre që do të jenë anëtarë të Lëvizjes Popullore Serbe, kanë marrë pjesë në politikë, e disa të tjerë, do të jenë të rinj.

Një nga themeluesit e Listës Serbe ishte edhe Branimir Stojanoviq, i cili pas largimit nga kjo parti, u bë “kundërshtar dhe kritik” i saj. Siç deklaroi vetë Stojanoviq, ai u largua nga Lista Serbe, sepse më nuk pajtohej me politikën e tyre.

Në zgjedhjet lokale të Kosovës në vitin 2021, ai ishte kandidat i pavarur për kryetar të Graçanicës, një komunë e banuar me shumicë serbe afër Prishtinës.

Po atë vit, Millia Bishevac mori pjesë në zgjedhjet në Zubin Potok në veri të Kosovës me Iniciativën e tij Qytetare, Për Zubin Potokun, kur hyri në Kuvendin Komunal si këshilltar.

“Ne duam të ofrojmë një alternativë, të tregojmë se si duhet të jetë, jo vetëm të jemi kundër diçkaje, por të jemi në interes të njeriut të thjeshtë”, tha Stojanoviq.

Fytyra të reja edhe te Lista Serbe?

Derisa alternativat e reja politike serbe po afrohen, Lista Serbe, siç ka njoftuar, të martën do të mbajë Kuvendin e partisë. Nga kjo parti nuk është saktësuar se cili do të jetë rendi i ditës, por mediat lokale në gjuhën shqipe në Kosovë raportuan më herët se Lista Serbe do të zgjedhë kryetarin dhe kryesinë e re.

Deri më 29 shtator, nënkryetar i Listës Serbe ishte Millan Radoiçiq, i cili mori përgjegjësinë për sulmin ndaj policisë së Kosovës në Banjskë afër Zveçanit nga një grup i armatosur serbësh, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Lista Serbe deri më tani nuk është distancuar publikisht nga Radoiçiqi dhe as nuk ka reaguar pas dorëheqjes së tij.

Branimir Stojanoviq, nga ana tjetër, beson se çdo ndryshim brenda Listës Serbe do të jetë formal, gjegjësisht nuk do të sjellë “ndryshime thelbësore”.

“Prandaj është e rëndësishme që populli ynë të kuptojë se mjaft është me këtë formalitet… besoj se njerëzit tanë do ta vlerësojnë shumë mirë se të gjitha ndryshimet që do të ndodhin, janë thjesht ‘larje’ e një mekanizmi korruptiv, që është vështirë të ndryshohet”, tha Stojanoviq në një deklaratë për REL-in.

Lista Serbe Kuvendin e fundit të rregullt zgjedhor e mbajti në vitin 2021, kur Goran Rakiqi u zgjodh kryetar i partisë për një mandat katërvjeçar.

Ndërsa nënkryetarë u zgjodhën Millan Radoiçiq, Igor Simiq dhe Dalibor Jevtiq.

Edhe Miodrag Marinkoviq nga organizata joqeveritare Qendra për Veprime Afirmative Sociale, beson se personat e rinj në listën Serbe nuk do të thonë “praktikisht asgjë” dhe beson se kjo parti me siguri do të mbetet me ndikim për shkak të mbështetjes së Beogradit.

“Këtë mund ta shohim nga qeverisja e Partisë Progresive Serbe në Serbi, në të cilën njerëzit drejtues në parti zëvendësohen sepse janë diskredituar nga një sërë aferash. Mendoj se po kjo po i ndodhë Listës Serbe. Është vetëm një tentativë ‘ribrendimi’ por jo një ndryshim thelbësor”, shprehet ai.

A do ta ketë ndonjë parti tjetër mbështetjen e Beogradit?

Marinkoviq nga Qendra për Çështje Sociale Afirmative konsideron se është mirë që do të ketë “pluralizëm” në mesin e komunitetit serb në Kosovë, pas një dekade të sundimit absolut të Listës Serbe.

Megjithatë, ai thekson rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet opsioneve politike që deklarohen si “alternativë e Listës Serbe” dhe përmend “domosdoshmërinë e bashkëpunimit me Beogradin” dhe “qëndrimin e unifikuar ndaj autoriteteve të Kosovës me qëllim të mbrojtjes së interesave të komuniteti serb” si arsye.

Marinkoviq, gjithashtu, beson se asnjë opsion i ri politik nuk do ta ketë mbështetjen e Beogradit, nëse nuk ka kontroll mbi të.

“Lista serbe është ende në lojë, është e diskredituar, por ajo që e bën atë një faktor të vlefshëm në mesin e komunitetit serb është pikërisht mbështetja nga Beogradi. Ka mekanizma që mund të përdoren për të ndikuar te votuesit”, thotë Marinkoviq dhe në këtë kontekst përmend se një numër i madh i të punësuarve në institucionet serbe janë në Kosovë.

 

Nga ana tjetër, Branimir Stojanoviq thotë se në këtë moment është e rëndësishme që ata të përkrahen nga “njerëz të zakonshëm”.

“Nëse dikush tjetër do të na mbështesë më vonë dhe do ta kuptojë se politika e bërë në këtë mënyrë nuk mund të vazhdojë, ne nuk mund ta dimë këtë. E sigurt është se ne duam të flasim me të gjithë ata që ndikojnë në jetën tonë. Sigurisht që Beogradi është një nga ato adresa dhe se a do të ketë mirëkuptim për argumentin tonë, nuk mund ta dimë tani”, thekson ai.

Parashihet formimi i nismave të tjera

Aktivisti politik nga Mitrovica e Veriut, Dejan Nedelkoviq, më parë i tha REL-it se ai dhe njerëzit e tij, ngjashëm do të formojnë iniciativa qytetare nëse shpallen zgjedhjet lokale në komunat në veri dhe Lista Serbe merr pjesë në to.

“Këtë na e kërkojnë qytetarët, pas 10 vjetësh punë opozitare, sa jemi duke luftuar kundër Listës Serbe, populli vetëm pas dhjetë vjetësh e ka konstatuar se kemi të drejtë”, tha ai.

Gjithashtu, një grup politikanësh nga veriu dhe jugu paralajmëruan riaktivizimin e Këshillit Kombëtar Serb, i cili funksionoi deri në vitin 2013.

Ndryshe, shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës është paraparë me planin për shtensionim të situatës, pasi kryetarët shqiptarë morën pushtetin në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Kryetarët e zgjedhur të këtyre komunave nuk pranohen nga popullata lokale serbe, e cila i bojkotoi zgjedhjet e prillit.

Lista Serbe, e cila fillimisht bëri thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve, më 13 tetor njoftoi se është e gatshme të marrë pjesë në to.

Përgatiti: Syzanë Paçarizi

Opozitarët serbë kërkojnë sqarim për rolin e Serbisë në Banjskë

Ndërtesa e Kuvendit të Serbisë. Fotografi nga arkivi.

 

Gjatë seancës së parë të sesionit vjeshtor, një pjesë e deputetëve opozitarë në Kuvendin e Serbisë më 23 tetor ngritën çështjen e rolit të udhëheqjes serbe në sulmin në Banjskë në veri të Kosovës.

Më 24 shtator, një grup i armatosur serbësh sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve u vranë edhe tre sulmues serbë.

Kosova ka fajësuar Serbinë për sulmin, por kjo e fundit ka mohuar çdo përfshirje.

Përgjegjësinë për sulmin në Banjska e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe, partisë më të madhe e serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit.

“Prandaj le të pyesim tani [drejtorin e Agjencisë për Siguri dhe Informacion – BIA, Aleksandar] Vulinin, [presidentin e Serbisë, Aleksandar] Vuçiqin, dhe [ministrin serb të Punëve të Brendshme, Bratisllav] Gashiqin, si është e mundur që nuk e dinit se çfarë po bënte Radoiçiqi në Banjskë me persona të armatosur me mitraloz, pushkë që asnjë qyteti të Serbisë nuk i lejohet t’i mbajë privatisht”, tha Nebojsha Zellenoviq, bashkëkryetar i partisë opozitare Së bashku, teksa iu drejtua deputetëve në seancë plenare.

Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet, Millenko Jovanov, u kundërpërgjigj duke thënë se Zellenoviq për gjithçka fajëson serbët, pa e shikuar përgjegjësinë e palës tjetër.

“Ai thotë se është e tmerrshme që Aleksandar Vuçiq nuk dinte asgjë, por për të nuk është e tmerrshme që vdiqën tre serbë. Ai këtë nuk e tha kurrë”, tha Jovanov.

Një pjesë e opozitës në Serbi ka kërkuar më 3 tetor një seancë urgjente të Kuvendit, në të cilën, përmes formimit të Komisionit Hetimor, do të përcaktohej përgjegjësia e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si dhe roli i Millan Radoiçiq, për ngjarjet në Banjksë. Por, një propozim i tillë nuk është pranuar.

Ky zhvillim vjen në ditën kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se sulmi në Banjskë u krye nga “Klani i Novi Sadit, i udhëhequr nga ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq”.

“Para dy dekadave në Serbi sundonte Klani i Zemunit, kurse tash vendin atij ia ka zënë Klani i Novi Sadit. Kriminelë në luftë, kriminelë në paqe; kriminelë në Serbi, kriminelë në Kosovë. Presidenti i shtetit, Aleksandar Vuçiq, porsi një capo-di-tutti-capi, ndodhet aty për të dëshmuar që ndonëse krimi e dikton shtetin, në fakt, është shteti që e dikton krimin”, shkroi Kurti në Facebook të hënën.

Vuçeviq i ka hedhur poshtë si “gënjeshtra plotësisht të neveritshme dhe flagrante” deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Kosova ka kërkuar që të kryhet një hetim ndërkombëtar për Serbinë, në mënyrë që të përcaktohet roli i Beogradit në sulmin që Prishtina e cilëson si terrorist.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë dënuar ashpër sulmin dhe kanë kërkuar që përgjegjësit të përballen me drejtësinë.

Serbia thekson rëndësinë e pajisjeve ushtarake kineze

VOA/Marrë nga Reuters

Zëvendëskryeministri i Serbisë tha se pajisjet ushtarake kineze kanë forcuar ndjeshëm forcat e armatosura serbe, posaçërisht në sistemin e mbrojtjes ajrore dhe me dronë.

“Për sa u përket marrëdhënieve dypalëshe Serbi-Kinë, do të veçoja bashkëpunimin ushtarak si dhe bashkëpunimin ekonomik dhe investimet e shumta, të cilat janë shumë të rëndësishme për vendin tonë”, tha Milosh Vuçeviç, i cili është edhe ministër i Mbrojtjes i Serbisë në një intervistë për mediumin e kontrolluar nga shteti Global Times, që u botua të dielën.

Vuçeviç tha se përpjekjet për pajisjen dhe modernizimin e forcave të armatosura kanë për qëllim mbrojtjen.

Presidenti i Kinës Xi Jinping, bëri thirrje për një bashkërendim më të fortë strategjik me “mikun e çeliktë” Serbinë, kur takoi presidentin e saj, Aleksandar Vuçiç, në Pekin javën e kaluar, duke u zotuar për mbështetje ndaj Serbisë në ruajtjen e sovranitetit dhe tërësisë tokësore të saj.

Ministri Vuçeviç tha se sistemi i raketave kundërajrore kineze me rreze të mesme veprimi FK-3 dhe fluturaket pa pilot CH-95 dhe CH-92A, janë “pa dyshim” ndër sistemet më të rëndësishme të mbrojtjes që kishte marrë Serbia.

Vendi ballkanik shfaqi raketat tokë-ajër të prodhuara nga Kina së bashku me pajisje të tjera ushtarake të blera nga Rusia dhe Perëndimi, në prill të vitit të kaluar.

Në vitin 2019 Serbia bleu sistemin e mbrojtjes tokë-ajër FK-3, të ngjashëm me sistemin rus S-300 ose sistemin amerikan Patriot. Ajo e mori sistemin vitin e kaluar.

Tensionet kanë qenë të larta në muajt e fundit midis Serbisë dhe Kosovës, e cila shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 pas ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999.

Si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe Rusia, e cila tradicionalisht mbështet Serbinë, kanë thënë se po e vëzhgojnë situatën.

Ministri Vuçeviç tha se Serbia do të rrisë aftësitë e saj për të mbrojtur pavarësinë, por nuk shpjegoi nëse do të merrte më shumë pajisje ushtarake kineze.

Megjithatë, ai tha se ishte i sigurt që të dyja vendet do të zhvillonin marrëdhëniet e tyre, pasi Kina ishte një nga miqtë “më të besueshëm” të Serbisë.

Vuçiq: Qëllimi i Perëndimit është që Serbia ta njohë Kosovën, dialogu pritet javën e ardhshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të dielën se “qëllimi i vetëm” i Perëndimit është njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia dhe se pret që dialogu Prishtinë-Beograd të vazhdojë kah fundi i javës së ardhshme në Bruksel.

Vuçiqi i bëri këto deklarata gjatë një adresimi publik në televizionin Pink mëngjesin e së dielës, një ditë pasi u takua në Beograd me pesë diplomatët perëndimorë.

Ai e përsëriti se takimi i djeshëm ishte “i vështirë” për të dhe se nuk mund të jepte më shumë hollësi.

“Natyrisht, gjithçka rreth Kosovës është tejet e vështirë për ne. Njerëzit mendojnë se kjo është vetëm për shkak të Banjskës, por nuk është ashtu. Për ne ishte e tmerrshme në aspektin taktik dhe prodhoi pasoja të caktuara, por në kuptimin strategjik, qëllimi i vetëm i tyre është që ne ta njohim Kosovën”, tha Vuçiq.

Serbia i ka mohuar akuzat e Kosovës se tentoi ta “aneksojë veriun e Kosovës” kur një grup serbësh të armatosur e sulmuan Policinë e Kosovës më 24 shtator në fshatin Banjskë të Zveçanit, duke e vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Pas takimit me Vuçiqin, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, e përsëriti se sulmuesit e policisë së Kosovës në Banjskë duhet të sillen para drejtësisë dhe se incidenti duhet të hetohet tërësisht, si dhe i kërkoi Serbisë të bashkëpunojë në këtë çështje.

Emisarët perëndimorë i kërkuan Prishtinës dhe Beogradit gjatë takimeve të së shtunës me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Prishtinë, dhe presidentin serb Vuçiq në Beograd, që t’i normalizojnë marrëdhëniet dhe ta zbatojnë Marrëveshjen drejt normalizimit.

Lajçak tha se shtensionimi i situatës dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë janë më urgjente së kurrë më parë.

Lajçak deklaroi në Prishtinë se me katër diplomatët e tjerë vizituan Prishtinën dhe Beogradin me një plan.

I pyetur nëse pret trysni, Vuçiq tha se vendet e Perëndimit i kanë politikat dhe qëndrimet e veta të cilat “janë plotësisht të kundërta me qëndrimin tonë”.

“Ne duhet ta kuptojmë atë realitet. Shtetet e Bashkuara nuk do ta ndryshojnë qëndrimin, Gjermania nuk do ta ndryshojë qëndrimin”, tha Vuçiq.

Ndërkohë, kryeministri kosovar Kurti theksoi pas takimit të shtunën me pesëshen diplomatike se prioritet kryesor dhe çështje urgjente për Kosovën janë siguria e shtetit dhe e qytetarëve, e kufijve dhe e territorit.

“Pas sulmit terrorist dhe kriminal të 24 shtatorit të kryer nga grupe paramilitare me sponsorim dhe pjesëmarrje të Serbisë, ndëshkimi është vendimtar për mospërsëritje”, tha Kurti.

Në lidhje me dialogun, ai theksoi se “është i nevojshëm reflektimi cilësor dhe një qasje e re”.rel

Cila do të jetë përbërja e Qeverisë së re të Malit të Zi?

Përfaqësuesi Millojko Spajiq (në mes) me kolegët e partisë në seancën konstituive të Kuvendit të Malit të Zi në Podgoricë, më 27 korrik 2023.

 

Millosh Rudoviq

Pavarësisht kundërshtimit të partnerëve amerikanë dhe evropianë, forcat e ish-Frontit Demokratik (DF), pro-rus do të jenë pjesë e qeverisë së re malazeze të Millojko Spajiqit.

Sipas marrëveshjes për formimin e qeverisë, DF-ja do ta mbështesë Qeverinë e pakicës në Parlament dhe në fund të vitit të ardhshëm, përmes ristrukturimit, zyrtarisht do të bëhet pjesë e saj. Në krye të Kuvendit do të jetë gjithashtu një nga liderët e FD-së, Andrija Mandiq. Partitë e DF-së mbështesin heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë, nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, janë kundërshtarë të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, mohojnë gjenocidin në Srebrenicë…

Së fundmi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) njoftuan se janë shumë të shqetësuara që koalicioni i ri qeverisës në Mal të Zi do të formohet nga parti dhe liderë që janë aktivisht kundër vlerave euroatlantike. Mesazhe të ngjashme janë dërguar edhe nga Bashkimi Evropian.

Siç njoftuan mediat, seanca e Kuvendit, në të cilën duhet të zgjidhen kryetarët e Kuvendit dhe të Qeverisë duhet të mbahet më 26 tetor.

Nga Kuvendi i thanë Radios Evropa e Lirë se ende nuk ka ardhur iniciativa zyrtare për këtë seancë.

Vazhdimi i seancës pas tre muajsh

Seanca e parë e Kuvendit u mbajt një muaj e gjysmë pas zgjedhjeve parlamentare të qershorit, në të cilat “Lëvizja Evropa tani” mori më së shumti mandate, 24 nga 81, në bazë të të cilave lideri i tyre Millojko Spajiq më 10 gusht mori mandatin për të propozuar përbërjen e Qeverisë.

Prej atëherë Kuvendi nuk është mbledhur, sepse ishte në pritje të marrëveshjes për formimin e Qeverisë.

Spajiqit iu deshën më shumë se dy muaj për të arritur marrëveshje me partitë për ndarjen e funksioneve.

Një pjesë e ministrive i merr DF-ja

Qeveria do të ketë një kryeministër, katër zëvendëskryeministra dhe 18 ministra.

Lëvizja e Spajiqit “Evropa tani”, përveç postit të kryeministrit, do të drejtojë 10 ministri, duke përfshirë atë të Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane, Drejtësisë, Financave, Shëndetësisë, Energjisë, Planifikimit Urban, Transportit, Arsimit dhe Mirëqenies Sociale.

Selia e Qeverisë së Malit të Zi, Podgoricë.

Selia e Qeverisë së Malit të Zi, Podgoricë.

Përveç dy posteve të nënkryetarëve, demokratët do të marrin gjithashtu katër ministri – atë për Punë të Brendshme, Mbrojtje, Turizëm dhe Ekologji, Kulturë dhe Media.

Partia Popullore Socialiste Pro-Serbe do të mbajë dy ministritë e Bujqësisë dhe Pylltarisë, si dhe Sportit dhe Rinisë, që e mbulon aktualisht në Qeverinë e Dritan Abazoviqit.

Edhe partitë shqiptare do t’i mbajnë dy ministritë që drejtojnë në Qeverinë aktuale, atë të të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave dhe Administratës Publike. Ato do të marrin edhe postin e zëvendëskryeministrit.

Partitë pro-ruse që në fillim përbënin Frontin Demokratik, nuk do të jenë pjesë e Qeverisë. Sipas marrëveshjes që kanë nënshkruar me mandatarin dhe partitë e tjera, ata do të hyjnë në qeveri më vonë, deri në fund të vitit të ardhshëm.

Atëherë do të marrin një post të zëvendëskryeministrit dhe katër poste ministrore – Transportin, Arsimin, Turizmin dhe Planifikim Urban.

Deri në marrjen e këtyre ministrive, DF-ja do të ketë sekretarë shtetërorë në to.
Jashtë qeverisë mbeten partitë pro-malazeze, Partia Demokratike e Socialistëve të Millo Gjukanoviqit, Socialdemokratët, Partia Liberale, partitë kombëtare të boshnjakëve dhe kroatëve, si dhe Lëvizja URA e Dritan Abazoviqit.

Çfarë thotë marrëveshja?

Partitë marrin përsipër të votojnë unanimisht zgjedhjen e Qeverisë dhe kryesisë së Kuvendit, buxhetin, seancat dëgjimore në Parlament dhe shqyrtimin e projektligjit.
Ata, gjithashtu, marrin përsipër të mos mbështesin akte që mund të “minojnë kohezionin e shoqërisë ose të shkaktojnë tensione të panevojshme”.

Pjesëmarrësit u zotuan se orientimi i politikës së jashtme të Qeverisë bazohet në përkushtimin e plotë për integrimin dhe procesin e përshpejtuar të anëtarësimit në BE, anëtarësimin në NATO dhe zhvillimin e bashkëpunimit miqësor me të gjitha vendet e njohura nga Mali i Zi.

“Qeveria do të mbetet e përkushtuar për harmonizimin e plotë të politikës së saj të jashtme me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, duke respektuar të gjitha detyrimet dhe kontratat e marra ndërkombëtarisht”, thuhet në tekstin e propozimit.

Kjo duhet të garantojë se Qeveria nuk do të marrë vendime që do të vënë në pikëpyetje pavarësinë e Kosovës, sanksionet ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës dhe detyrimet ndaj NATO-s.

Në të njëjtën ditë kur u nënshkrua Marrëveshja, u publikua edhe një anketë e Qendrës për Edukim Qytetar për qëndrimet e qytetarëve.

Bazuar në rezultatet e marra, drejtoresha e “Qendrës të së drejtës civile” Daliborka Ulareviq, konkludoi se qeveria e ardhshme do të dominohet nga partitë, përkrahësit e së cilave nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, të cilët janë në anën e Rusisë në luftën kundër Ukrainës dhe janë kundër sanksioneve kundër Moskës.

Marrëveshja nënkupton gjithashtu se palët do të avokojnë për shtetin e së drejtës, reformat zgjedhore, barazinë dhe barazinë e qytetarëve dhe drejtësinë sociale.

Një nga pikat është se ata do të respektojnë Kushtetutën dhe vendimet e gjykatave.

Daniel Zhivkoviq

Daniel Zhivkoviq

Në një nga reagimet e para për përbërjen e qeverisë së re, kryetari i DPS-së opozitare, Danijel Zhivkoviq, vlerësoi se ishte një qeveri antievropiane dhe antimalazeze.

Përkatësisht, në Qeveri nuk ka përfaqësues të partive pro-malazeze.

“Qëllimi i kësaj strukture aktuale qeverisëse është që Mali i Zi të mos jetë më anëtar i BE-së apo NATO-s”.

Zhivkoviq e komentoi edhe pjesëmarrjen e partive shqiptare në Qeveri, të cilat prej vitesh kanë qenë partnerë tradicionalë të DPS-së së Gjukanoviqit.

Siç tha ai, pikërisht ato forca, me të cilat partitë shqiptare do të jenë tani në Qeveri kontribuuan në eksodin e shqiptarëve në vitet ‘90.

“Por, ky është vendimi i tyre politik, me të cilin do të duhet të përballen”.

Dhe një nga liderët e partive shqiptare, Nik Gjeloshaj, tha se vendimi i tyre për t’u bashkuar me qeverinë ishte “lehtësuar nga fryma demokratike, properëndimore e mandatarit Spajiq”.

Ai vuri në dukje se ka pasur dallime me disa forca politike, por koha i zbuti ato dhe e bëri të qartë domosdoshmërinë e veprimit të përbashkët për të forcuar bashkëjetesën në Mal të Zi.

Qeveria e Millojko Spajiqit do të jetë e treta që nga shkarkimi i qeverisë tredekadëshe të DPS-së në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020.

Dy të mëparshmet e humbën besimin në Kuvend – Qeveria e Zdravko Krivokapiqit në shkurt 2022 dhe ajo e Dritan Abazoviqit në gusht të po atij viti.

Rezoluta e PE- Konfirmohet bllokimi i Malit të Zi në procesin e anëtarësimit në BE

Parlamenti Evropian votoi sot Rezolutën për Malin e Zi, e cila konfirmon bllokimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE).

“Arsyet janë dështimi për të ndërtuar një konsensus për çështjet me interes kombëtar dhe mungesa e dialogut ndërpartiak. E gjithë kjo çoi në vonesën e përparimit në reforma dhe e shtyu Malin e Zi në një krizë të thellë politike dhe institucionale,” thuhet në dokumentin e PE, ndër të tjera.

529 përfaqësues evropianë votuan “pro” në seancën plenare, 51 ishin kundër dhe 53 abstenuan.

Në prag të miratimit të rezolutës, PE zhvilloi dje një diskutim për situatën në Mal të Zi, nga ku thuajse njëzëri u njoftua se Podgorica zyrtare prej vitesh është në ngecje në procesin e integrimit evropian për shkak të paqëndrueshmërisë politike. situatë. Teksti i rezolutës përfshin edhe një amendament që kërkon që Mali i Zi të bëjë regjistrimin e popullsisë “sapo të përfundojë bllokimi politik në vend”, raporton Radio Evropa e Lirë.

Vuçiqi thotë se bisedoi me Putinin në Kinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha të martën se e zhvilloi “një bisedë të shkurtër” me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, me të cilin, megjithatë, tha se “nuk pati takim dypalësh” gjatë vizitës së tyre në Pekin.

Ai nuk dha hollësi se çfarë kanë biseduar gjatë takimit të martën në kryeqytetin kinez.

Vuçiqi dhe Putini morën pjesë në forumin ndërkombëtar të iniciativës kineze “Belt and Road” në Pekin.

Kjo është hera e parë që ata takohen në të njëjtin vend qëkur Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në mars të vitit 2022.

Serbia është në shënjestër të kritikave nga Bashkimi Evropian, sepse nuk po pranon të vendosë sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës.

Vuçiq dhe Daçiq për marrëveshjet e nënshkruara me Kinën

Vuçiqi tha të martën në Pekin se qytetarët serbë do ta ndiejnë efektin e nënshkrimit të marrëveshjes së tregtisë së lirë ndërmjet Serbisë dhe Kinës.

Serbia dhe Kina nënshkruan një sërë marrëveshjesh më 17 tetor, ndër të cilat më e rëndësishmja është Marrëveshja e Tregtisë së Lirë.

Vuçiq deklaroi se frutikulturat “do ta kenë më të lehtë të gjejnë tregun e tyre pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje”.

“Qytetarët do të ndiejnë se ekonomia po rritet. Nga kjo jetojmë të gjithë ne, me atë jeton sektori publik. Pagat dhe pensionet varen nga ajo se sa e fortë është ekonomia jonë”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se bisedimet u zhvilluan “me presidentin kinez për thellimin e bashkëpunimit të mëtejshëm në të gjitha nivelet”. Ai nuk dha detaje të tjera.

Vuçiq, po ashtu, ka deklaruar se vizita në Pekin është shfrytëzuar edhe për “të bërë miq në Afrikë dhe Azi”.

Vuçiq, ndërkaq, është duke udhëhequr delegacionin serb në Kinë në forumin ndërkombëtar “Belt and Road” dhe shoqërohet nga ministra të shumtë të Qeverisë.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, i është përgjigjur kritikave të BE-së për nënshkrimin e marrëveshjes me Kinën.

Duke reaguar ndaj nënshkrimit të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me Kinën më 17 tetor, Bashkimi Evropian njoftoi se Serbia, si kandidate për anëtarësim në BE, u zotua të tërhiqet “nga të gjitha marrëveshjet dypalëshe të tregtisë së lirë” në ditën e anëtarësimit në bllok.

Daçiq tha se BE-ja duhet së pari të përgjigjet kur do t’i bashkohet Serbia bllokut.

“Deri atëherë, ne duhet të bëjmë punën tonë, e cila është në interes të popullit tonë”, tha Daçiq, duke shtuar se Marrëveshja për tregtinë e lirë ndërmjet Serbisë dhe Kinës “është një arritje historike që do të jetë me përfitim të madh për Serbinë në dekadat e ardhshme”.rel

Liderët e BE dhe të Ballkanit sot në Tiranë, Vuçiçi niset drejt Kinës, në forum edhe Putini

Ndërsa në Tiranë po mbahet një samit në kuadër të procesit të Berlinit, ne kryeqytetin kinez zhvillohet forumi i tretë ‘Brez dhe Rrugë’ ku do të marrë pjesë edhe presidenti rus Vladimir Putin. Edhe Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe delegacioni i qeverisë së Serbisë, janë nisur këtë të hënë për në Pekin për të qenë të pranishëm në këtë forum. Presidenti i Serbisë deklaroi se vizita në Kinë është shumë e rëndësishme në momente që nuk janë aspak të lehta.

Vuçiç paralajmëroi takime dhe nënshkrimin e marrëveshjeve të rëndësishme me Kinën, si dhe takime dypalëshe me presidentin kinez Xi Jinping. Udhëheqësit, përfaqësuesit dhe delegacionet nga më shumë se 140 vende, duke përfshirë Lindjen e Mesme pritet të takohen në kryeqytetin kinez për mbledhjen dy-ditore.

Ne vitin 2013 Kina rriti shpenzimet e saj, pas propozimit të udhëheqësit Xi Jinping për krijimin e asaj që ai e quajti nisma “Një Brez Një Rrugë”, një projekt që parasheh investime infrastrukturore në vende në zhvillim. Vëzhguesit thonë se strategjia e Kinës mund të jetë ndikimi politik në vendet ku janë shtrirë investimet e saj.bw

Jovanoviç: Serbët e Kosovës janë pengje të politikës së Beogradit

Beograd – Çedomir Jovanoviq, kryetar i Partisë Liberaldemokrate të Serbisë, ka folur për situatën më të re pas agresionit të Serbisë ndaj Kosovës, përmes sulmit terrorist të një grupi kriminal serb, më 24 shtator. Ai tha se e gjithë kjo vjen nga mungesa e përgjigjes se çfarë është e ardhmja e Kosovës.

Lidhur me agresionin terrorist nga Serbia përmes një grupit kriminal serb në veri të Kosovës, Jovanoviq tha se ndiente keqardhje për policin e vrarë të Kosovës, por edhe për ata serbë fatkeq që humbën jetën ashtu siç kanë humbur jetën serbët për 30 vjet me radhë, në Kroaci, Bosnjë e Kosovë.

“Fatkeqësisht këto janë pasojat e gabimeve të mëdha e mungesë së marrëveshjeve, e pasiqneritetit që aq shumë ka ngarkuar jetesën e serbëve në Kosovë.

Për situatën në të cilën ndodhemi, ai i vë përgjegjës liderët politikë rajonal, por edhe në BE.

“Unë besoj se në Kosovë mund të ketë bashkëjetesë. Kam shumë miq në Kosovë që duan paqen, ashtu sikurse edhe në Serbi ka shumë njerëz që e duan paqen. Ashtu edhe serbët në Kosovë janë të vetëdijshëm se nuk ka lumturi, nëse nuk ka edhe pala tjetër. Paqja e lumturia është e ndërsjellë”, deklaroi Jovanoviq.

Veprimi në Banjskë nuk është kryer brenda natës

Ndërkaq për situatën në veri të Kosovës, Jovanoviq tha se ai veprim nuk është kryer brenda natës dhe që KFOR-i nuk e ka kryer punën e vet dhe e di që nuk ka kushte politike që do të garantonin një jetë të qetë , derisa u shpreh se nuk beson në opsionin e luftës mes Kosovës e Serbisë, që dikush nga Serbia do të mund ta kalonte vijën kufitare e të vinte, siç u shpreh ai, te Ura e Ibrit.

“As Rugova e as Agani nuk ishin armiq të Serbisë, por njerëz që vuanin duke kërkuar një lloj hapësire për vetveten, pastaj erdhi koha e luftës që përfundoi më 1999, por jo me një paqe të qëndrueshme dhe zgjidhje politike që do të siguronin bashkëjetesë, por me kompromise të rënda që tani shkaktojnë atë që është esencë e problemit të Kosovës e kjo është mungesa e përgjigjes së pyetjen se çfarë është e ardhmja e Kosovës? Kosova nuk është shtet për Serbinë , nuk është as për Borrellin e as për Lajçakun, që udhëheqin negociata ndërmjet Kosovës e Serbisë, por edhe ata vende që kanë njohur Kosovën kanë folur për të si për vrimën e zezë të Evropës, duke keqtrajtuar qytetarët e Kosovë me regjim të vizave dhe në fund kanë kërcënuar gjatë kësaj vere me sanksione që unë kam qenë kundër kësaj se kjo nuk është rruga drejt zgjidhje së çështjes”, ka thënë Jovanoviq në “Lajmet e fundit”, në RTK.

Fati i serbëve të Kosovë nuk është ofruar për zgjidhje në Kosovë por në Beograd

Lidhur me Radojçiqin e Veselinoviqin, Jovanoviq tha se nuk janë përfaqësues të denjë të popullit serbë në Kosovë, por ajo që potencoi ai është se askush nuk është mërzitur se çfarë mendojnë serbët e Kosovës në negociatat në mes Kosovës e Serbisë.

“Fati i serbëve të Kosovë nuk është ofruar për zgjidhje në Kosovë, por në Beograd” , deklaroi Jovanoviq, derisa u shpreh se më mirë do të ishte të kishte më shumë pluralizëm te serbët e Kosovës.

I pyetur për dorëzimin e Radojçiqit dhe lejimin e një hetimi ndërkombëtar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, Jovanoviq u shpreh se këtë nuk do ta lejojë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, derisa shtoi se serbët në Kosovë janë pengje të politikës që udhëhiqet nga Beogradi.

Image

Një avion me dhjetëra udhëtarë, përfshirë nga Kosova, mbërrin nga Izraeli në Podgoricë

Një avion i kompanisë ajrore Air Montenegro me dhjetëra udhëtarë në bord, përfshirë nga Kosova, është ulur në Podgoricë pas fluturimit nga Izraeli të martën në mëngjes.

Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi njoftoi në rrjetin social X se “101 pasagjerë mbërritën në Podgoricë nga Izraeli, nga vende si Mali i Zi, Shqipëria, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sllovenia, Serbia dhe Suedia”.

Më 9 tetor, avioni embraer 195 i kishte dërguar në Izrael 116 turistë izraelitë që po qëndronin në Mal të Zi.

Fluturimi i evakuimit për në Podgoricë u krye në orën 03:17 të mëngjesit të sotëm.

Pas përcaktimit të listës së shtetasve malazezë që aplikuan për kthim, lista e pasagjerëve u zgjerua duke përfshirë pasagjerët që prisnin evakuimin nga disa vende të tjera dhe në komunikim me autoritetet e atyre vendeve.

Siç njofton Ministria e Punëve të Jashtme, për gjashtë shtetas malazezë që ndodhen në qytetin Eilat, në jug të Izraelit, dhe të cilët për arsye sigurie nuk kanë mundur të udhëtojnë në Tel Aviv dhe të hipin në këtë fluturim, Ministria i ka lejuar kalimin e kufirit me Jordaninë dhe transferimi në aeroportin më të afërt atje.

Izraeli shpalli gjendje lufte pasi u sulmua nga militantët palestinezë të Hamasit më 7 tetor. Si kundërpërgjigje, ushtria izraelite filloi të bombardonte Rripin e Gazës.

Më shumë se 1.600 njerëz u vranë nga të dyja anët.

Incident në Serbi/ “Vrasësi po shëtit nëpër Beograd, i ftohtë si vdekja”, ambasadori amerikan sulmohet verbalisht teksa kishte dalë me bashkëshorten e tij

“Vrasësi po shëtit nëpër Beograd, i ftohtë si vdekja”, “vrasësi i fëmijëve”, “Kosova dhe Metohija është pjesë e Serbisë”, “Populli serb është me Rusinë”. Janë disa nga fjalët me të cilat është fyer dhe sulmuar ambasadori amerikan në Serbi.

Ambasadori Christopher Hill është sulmuar verbalisht nga disa gra nëpër rrugët e Beogradit ndërsa ecte me bashkëshorten e tij. Teksa e kanë fyer me fjalë të rënda, gratë ‘protestuese’ e kanë filmuar për 10 minuta Ambasadorin për rolin e tij në vitin 1999 kur ishte bombarduar Serbia.

Hill ishte njëri nga negociatorët amerikanë që kishte provuar të gjejë një zgjidhje paqësore për Kosovën e Serbinë. Por Millosheviçi i kishte hedhur poshtë të gjitha ofertat që kishte çuar në bombardimin e Republikës Federale të Jugosllavisë.

Hill ka filluar punën si ambasador i SHBA në Beograd në mars të vitit të kaluar. Si duket reputacioni i tij tek serbët është ende ai i ‘bombarduesit’ të Serbisë.

“Populli serb e përkrah Rusinë, populli serb nuk i përkrah nazistët e Ukrainës. Po shëtisni i lirë në tokën serbe ndërsa po sundojnë tradhtarët”, “Kosova dhe Metohija do jenë përgjithmonë serbe”, kanë qenë disa nga fjalët ndaj Ambasadorit i cili kohë pas kohe ka kontrolluar telefonin e tij dhe i paprovokuar ka ecur drejt një muzeu.bw

Kryeministri i Bosnjës mohon deklaratat e Vuçiçit: Armatimi s’është nga Tuzlla, Serbia të mos kërkojë alibi!

Kryeministri i Federatës së Bosnjë-Hercegovinës, Nermin Nikshiç, mohoi se armët e përdorura në sulmin ndaj policisë së Kosovës në Banjskë janë blerë në Tuzlla, duke i quajtur ato pretendime të rreme dhe tha se nuk mund të mbështeten me asnjë provë. “Unë e kuptoj që Serbia në ditët e fundit ka qenë e ekspozuar ndaj presionit të madh nga shtetet demokratike, por kjo nuk do të thotë se ata mund të kërkojnë alibi për veprimet e tyre në Bosnje dhe Hercegovinë. Serbia nuk mund të kërkojë përgjegjësi nga kjo anë e kufirit për furnizimin me armë, trajnimin e formacioneve paraushtarake dhe grupeve të qytetarëve serbë dhe zyrtarëve lokalë që shkaktuan konfliktin e armatosur në veri të Kosovës”.

“Shërbimet e inteligjencës së Serbisë dhe udhëheqja e saj politike, për fat të keq, kanë hartuar një plan për të transferuar një pjesë të përgjegjësisë në Bosnjë dhe Hercegovinë për sulmin terrorist në vendin fqinj. Duke pasur parasysh situatën politike në vendin tonë, ata ndoshta kanë vlerësuar se nuk do të ketë reagime adekuate, të shpejta dhe të sakta të bazuara në fakte. Na kanë nënvlerësuar sërish”, ka thënë Nikshiç, raporton N1info.
Ai deklaroi se armët e gjetura nga policia e Kosovës “nuk janë prodhuar në Bosnje dhe Hercegovinë” dhe se Policia e Kosovës publikisht ka nxjerrë në pah numrat serial të predhave të mortajave dhe llojeve të tjera të municionit që janë “prodhuar në fabrikat serbe të Sllobodës, Krushikut”.

Sipas ligjeve të vendit tonë, gjatë eksportimit të armëve, municioneve dhe pajisjeve të tjera ushtarake, deri në gëzhoja individuale, në çdo vend tjetër kryhen procedurat më të rrepta sipas standardeve të NATO-s dhe në bashkëpunim me NATO-n. Kërkohet gjithashtu një certifikatë “përdoruesi fundor” (certifikatë për përdoruesin përfundimtar të mallit) dhe leje nga katër ministritë shtetërore (Ministria e Mbrojtjes, Sigurisë, Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike), si dhe vërtetime nga Ministria kompetente e Punëve të Brendshme për emrat e drejtuesve të mjeteve, numrat e regjistrimit përcaktimin e mjeteve që kryejnë transport, rrugët e lëvizjes etj. Natyrisht, të gjitha informacionet objektive thonë se shërbimet serbe kanë publikuar informacione të rreme. Ata rillogaritën nëse mendonin se një shaka e tillë do të kalonte pa reagim”.

“I bëjmë thirrje Serbisë që në mënyrë transparente të hetojë shkaqet e vërteta dhe të zbulojë publikisht organizatorët dhe nxitësit e vërtetë të sulmit terrorist, sepse ne e dimë se ata e dinë se kush janë ata në të vërtetë”, tha Nikshiç.bw

Ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së vizituan kazermat e ushtrisë në jug të Serbisë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara (SHBA) në Beograd, Christopher Hill, dhe ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Beograd, Emanuele Giaufret, u takuan të enjten në jug të Serbisë me ministrin e Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Millan Mojsilloviq.

Këtë e kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë Ambasada e SHBA-së në Beograd.

Sipas raportimeve, takimi është zhvilluar me ftesë të zyrtarëve ushtarakë dhe shtetërorë të Serbisë, në mënyrë “që Hilli dhe Giaufret të mësojnë më shumë” për situatën pranë kufirit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Vizita e Hillit dhe Giaufretit në kazermat e Ushtrisë Serbe vjen rreth dhjetë ditë pasi Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serbësh në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Në luftimet që pasuan në manastirin e fshatit, u vranë tre sulmues serbë.

Dhe, po ashtu, disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian shprehën shqetësime se Serbia kishte zhvendosur trupat e saj në afërsi të kufirit me Kosovën, duke i bërë thirrje asaj t’i tërheqë ato.

Disa media në Serbi raportuan më herët se diplomati amerikan fillimisht zbarkoi në helikopterin e Ushtrisë Serbe në kazermën “Stefan Nemanja” në Rashkë dhe më e vizitoi kazermën “Rifat Burxheviq Trsho” në Novi Pazar.

Të dyja kazermat ndodhen afër kufirit të Serbisë dhe Kosovës.

Ministria e Mbrojtjes së Serbisë njoftoi se dy diplomatët e huaj “ishin mysafirë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjenerali Millan Mojsilloviq, gjatë një vizite të shkurtër në disa njësi të Forcave të Armatosura të Serbisë në zonën e gjerë të Novi Pazarit”.

“Gjatë vizitës ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së patën mundësinë të sigurohen që njësitet e Forcave të Armatosura të Serbisë në atë zonë kryejnë vetëm detyrat e tyre të rregullta”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Derisa Serbia e ka mohuar çfarëdo përfshirje në këtë sulm, përgjegjësinë për të e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar. Ai u mor në pyetje dhe u lirua menjëherë nga autoritetet serbe më 4 tetor.

Pas kritikave nga SHBA-ja dhe BE-ja, Serbia filloi t’i tërheqë një pjesë të forcave të saj nga kufiri.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha në një intervistë për CNN më 2 tetor se raportet për rritjen e numrit të pjesëtarëve të ushtrisë në jug “nuk ishin plotësisht të vërteta” dhe deklaroi se një vit më parë ushtria serbe kishte 14,000 ushtarë në kufirin me Kosovën, ndërsa sot ka “vetëm 4.400”.

Serbia liron nga paraburgimi Radoiçiçin, i ndalohet hyrja në Kosovë

Gjykata e Lartë e Serbisë ka liruar Milan Radoiçiçin një ditë pas arrestimit, ndërsa atij i është konfiskuar pasaporta dhe i është ndaluar hyrja në Kosovë.

Gjyqtari i procedurës paraprake e ka refuzuar propozimin e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd për caktimin e masës së paraburgimit për Radoiçiçin, pas intervistimit.

Prokuroria e kishte kërkuar paraburgimin me arsyetimin e rrezikut të arratisjes.

Me vendimin e 4 tetorit, atij i është ndaluar largimi prej territorit të Serbisë, pa miratim të gjykatës dhe i është ndaluar të shkojë në territorin e Kosovës.

Sipas këtij vendimi, ai do të duhet të paraqitet në stacionin policor kompetent në datat 1 dhe 15 të çdo muaji.

Atij i është konfiskuar përkohësisht dokumenti i udhëtimit, përkatësisht pasaporta e Republikës së Serbisë, dhe ai është paralajmëruar se mund t’i shqiptohet paraburgimi nëse i shkel të drejtat dhe detyrimet.

Ai akuzohet për blerje të armëve, municioneve dhe mjeteve shpërthyese me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzla në Bosnje dhe Hercegovinë, nga janari 2023 deri më 24 shtator.

Radoiçiç e ka mohuar kryerjen e këtyre krimeve.

Arrestohet nga Beogradi ish-nënkryetari i Listës Serbe Milan Radojçiç

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka njoftuar se ka arrestuar terroristin Milan Radojçiç, i cili pranoi se ishte pjesë grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës, madje organizator.

“Më 3 tetor 2023, punonjësit e policisë së Drejtorisë së Policisë Kriminale kanë kontrolluar banesën dhe lokalet e tjera të Milan Radoiçiçit, i cili është urdhëruar që policia të ndalojë deri në 48 orë. Ai është sjellë në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd me një kallëzim penal”, thotë MPB e Serbisë, raporton Nova.rs.

Më 30 shtator, Radojiçiç i është përgjigjur edhe një thirrje të Ministrisë së Brendshme të Serbisë dhe bashkë me avokatin e tij ishte parë duke hyrë në ambientet e Ministrisë.

Një ditë para se të paraqitej në ministrinë serbe, Radojiçiç e ka marrë përgjegjësinë për sulmet ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku është vrarë një zyrtar policor dhe ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila mbështetet nga Beogradi.bw


Send this to a friend