VOAL – Në një postim në faqen e tij në facebook, Osman Osmani, deputet shqiptar në dy legjislatura në Parlamentin e Kantonit të Shafhauzenit, Zvicër, duke i falënderuar mbështetësit e tij, e njofton opinionin shqiptar se nuk arriti të zgjidhet për herë të tretë në këtë detyrë të lartë.
Ja postimi i plotë i Osman Osmanit:
“Të nderuar miq dhe mbështetës Ju falëminderit shumë për mbështejen Tuaj me rastin e votimeve për rizgjedhjen e Parlamentit të Kantonit Schaffhausen! Me keqardhje me duhet të ju njoftoj se edhe përkundër rezultatit të mirë (i 8-i nga gjithësejt 27 kandidatët në listën e Partisë Socialdemokrate të Shafhauzenit), nuk kam arritur të fitoj drejtpërdrejt ulësen e deputetit për herë të tretë në Parlamentin kantonal të Shafhauzenit, pra kam arritur të jem vetëm zëvendësimi i dytë në listën e Partisë për të cilën kam kandiduar. Mjerisht edhe kandidati tjetër shqiptaro-zviceran, kolegu e bashkëkombasi Urim F. Dakaj nga njësia zgjedhore e Neuhausenit nuk arriti të fitoj ulësen e deputetit në Parlamentin kantonal. Të shpresojmë se ai, me mbështetjen e të gjithë neve, do të arrijë të fitojë ulësen e ansamblistit në Kuvendin e qytetit Neuhausen! Ky rezultat na tregon se me gjithë përpjekjet tona të përbashkëta, nuk kemi arritur të motivojmë e mobilizojmë mjaftueshëm shumicën e elektroratit të madh në numër me prejardhje shqiptare që të ushtrojnë të drejtën dhe detyrën e tyre qytetare. Të gjithë mbështetëset/it dhe votueset/it si dhe mediat në gjuhën shqipe si ato të Zvcrës ashtu edhe ne Kosovë (KTV) i falëndëroj edhe njëherë për përkrahjen dhe votën e tyre shumë të çmuar! Ky fakt nuk duhet të na pengojë që në të ardhmen edhe më fuqishëm të angazhohemi bashkërisht për vetëdijsimin e të gjithë njerëzve tanë, që edhe ata të marrin pjesë më aktivisht në jetën politike dhe të gjithmbarshme si në Zvicër ashtu edhe në vendet amë. Përpara drejt “betejave” të reja!”
Komentet