VOAL – Solar Impulse 2 tashmë i ka përshkuar rreth tri të katërtat e rrugës mes Japonisë dhe Hawait, etapa më sfiduese në udhëtimin e tij rrotull botës.
Me 90 e sa orë fluturimi pa u ndalur dhe mbi 6 000 kilomtra të përshkuara, avioni njëvendësh me energji diellore dhe piloti i tij André Borschberg realizojnë një bëmë të paparë, kanë përsëritur përcaktimin e tyre organizatorët. Borschbergu duhet të përshkojë edhe rreth 30 orë në kabinën e tij të pilotimit.
Komentet