Votuesit e Bashkisë Dibër kanë zgjedhur Muharrem Ramën për kryebashkiak për mandatin e lënë në mes nga ish-kreubashkiaku, Shukri Xhelili. Zgjedhjet në Dibër erdhën pas shkarkimit të këtij të fundit pasi u përfshi në një skandal seksual, ku i kërkoi favor seksual në vajze në shkëmbim të vendit të punës në administratën e bashkisë.
ORE PAS ORE
Ora 17:39
Kur kanë mbetur edhe 6 kuti për t’u numëruar, kandidati i majtë Muharrem Rama e ka çuar në mbi 4 mijë vota diferencën karshi Sherefedin Shehut. Tashmë që janë numëruar 112 kuti votimi, Rama ka 17 739 vota kurse Shehu 13 726 vota.
Ora 17:07
Janë numëruar 108 kuti, kandidati i majtë e ka çuar diferencën e votave në 3 861. Kur janë për t’u numëruar dhe 10 kuti të tjera, Muharrem Rama ka 16 849 kurse Sherefedin Shehu ka 12 988.
Ora 16:58
Kur kanë mbetur dhe 14 kuti votimi për t’u numëruar kandidati i majtë, Muharrem Rama ka siguruar deri tani 16 607 vota. Nga ana tjetër kandidati i djathtë, Sherefedin Shehu ka marrë 12 851 vota, një diference prej 3 756 vota më pak.
Ora 16:48
Deputeti i PD-se, Aldo Bumci eshte fotografuar duke i shtrenguar doren kandidatit te majte, Muharrem Rama. Kur kane mbetur dhe rreth 18 kuti votimi per t’u numeruar, Rama ka nje diference prej mbi 3500 votash karshi kandidatit te djathte, Sherefedin Shehu.
Ora 16:40
Kur janë numëruar 100 kuti votimi, kandidati i majtë për Bashkinë Dibër, Muharrem Rama vazhdon të thellojë diferencën karshi kandidatit të djathtë, Sherefedin Shehu. Rama ka deri tani 15 976 vota, kurse Shehu ka 3 541 vota më pak ose 12 435.
Ora 16:00
Deri tani janë numëruar 91 qendra votimi nga 118 gjithësej, të cilat i japin avantazh kandidatit socialist.
Sipas të dhënave të fundit, Muharem Rama kryeson me 14.703 vota ndaj rivalit Sherefedin Shehu, me 11.358, me një diferencë prej 3.345 votash.
Deri tani janë numëruar 80 qendra votimi nga 118 gjithësej, të cilat i japin avantazh kandidatit socialist.
Sipas të dhënave të fundit, Muharem Rama kryeson me 13.595 vota ndaj rivalit Sherefedin Shehu, me 10.171, me një diferencë prej 3.424 votash.
Ora 14:45
Deri tani janë numëruar 73 qendra votimi nga 118 gjithsej. Sipas të dhënave të fundit, Muharem Rama kryeson me 12.857 vota ndaj rivalit Sherefedin Shehu, me 9.674, me një diferencë prej 3.183 votash.
Ora 14:25
Pas numërimit të 69 kutive, kandidati i ASHE-së Muharrem Rama ka marrë 12.486 vota, kurse rivali i tij Shehu, 9.370 vota. Diferenca mes tyre është thelluar në 3.116 vota
Ora 14:16
Numërohen 67 nga 118 qendra votimi gjithsej në Dibër. Të dhënat nga numërimi i fundit tregojnë se kandidati i PS, Muharem Rama ka marrë 12.316 vota, kurse Sherefedin Shehu 9266 vota. Diferenca mes tyre është 3.015 vota
Ora 14:05
Numërohen 63 nga 118 qendra votimi gjithsej në Dibër. Sipas të dhënave të fundit, Muharem Rama kryeson me 11.565 vota ndaj Sherefedin Shehut, i cili ka marrë 8.709, me një diferencë prej 2.856 votash.
Ora 13:30
Deri më tani janë numëruar 60 nga 118 qendra votimi gjithësej. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, aktualisht kryeson kandidati i majtë Muahrem Rama me 10.962 vota, me një diferencë prej 2.656 votash ndaj atij të djathtë, Sherefedin Shehu, që ka 8.306.
Ora 13:09
Rreth orës 12:25, me kërkesë të KZAZ-së, efektivat e Policisë Dibër, me Vendim nr 1 të KZAZ-së, kanë ndërhyrë në ambientet e brendshme të KZAZ-së ku po zhvillohet procesi i numërimit të votave, për të verifikuar dhe larguar nga ambientet e brendshme të KZAZ-së, të gjithë ata persona që kanë hyrë pa autorizim apo ata persona që ka këkuar KZAZ-ja për ti nxjerrë jashtë.
Polica ka kryer procesin e verifikimit të vlefshmërisë së autorizimit për secilin person që ndodhet brenda qendrës së numërimit të votave ku ka rezultuar se disa persona, të cilët i kishin marrë vetë anëtarët e komisioneve të numërimit të votave, ishin të pa paisur me autorizim përkatës. Në këto kushte efektivat e Policisë kanë nxjerrë jashtë kësaj qendre këta persona.
Pas rivendosjes së rregullit dhe qetësisë në ambientet e brendshme të KZAZ-së, si dhe nxjerrjen jashtë të personave të pa autorizuar, punonjësit e policisë me Vendim nr 2 të KZAZ-së, në orën 12:45, janë larguar nga ambientet e brendshme të qendrës së numërimit të votave. Aktualisht ka rifilluar procesi i numërimit të votave dhe shërbimet e policisë vijojnë të kryejnë detyrën për ruajtjen fizike të godinës, si dhe për të mos lejuar asnjë person të pa autorizuar të hyjë në ambientet e brendshme të numërimit të votave.
Ora 12:27 Nderpritet per disa minuta numerimi i votave ne KZAZ 19. Kreu i kesaj KZAZ ka kerkuar nxjerrjen jashte te personave qe nuk kane autorizim te qendrojne aty. Policia ka bere nxjerrjen jashte te ketyre personave.
Ora 12:00
Deri më tani nga numërimi i 52 kutive, kandidati i ASHE-së Muharrem Rama ka marrë 9.369 vota, 2.212 vota më shumë në krahasim me kandidatin e djathtë Sherefedin Shehu, i cili ka marrë 7158 vota. Në total deri më tani janë numëruar 16527 vota.
Ora 10:45
Fillon procesi i numerimit te votave në KZAZ 19, kutite e Peshkopise.
Ora 04:47
Eshte nderprere numerimi i votave per zgjedhjet ne Diber. Gjithashtu, ai do te vazhdoje sot ne oren 10:00. Deri me tani, jane numeruar 44 kuti votimi nga 118. Keshtu, kandidati i majte, Muharrem Rama kryeson bindshem ndaj Sherefedin Shehut me nje diference prej 1656 votash.
Ora 04:35
Jane numeruar 6 kuti nga Peshkopia dhe serish Rama kryeson ndaj Shehut me 1432 vota kundrejt 967 te demokratit.
Ora 04:00
Jane numeruar 36 kuti deri tani ne Diber, dhe Muharrem Rama i ASHE-se kryeson me 1231 vota ndaj kandidatit te APPD-se, Sherefedin Shehu.
Ora 03:21
Perfundon numerimi ne 29 kuti votimi ne Diber. Rama kryeson me 1058 vota ndaj Shehut.
Ora 03:05
Perfundon numerimi ne 25 kuti. Rama kryeson me 1046 vota ndaj Shehut.
Ora 02:48
Perfundon numerimi ne 24 kuti nga 118 ne Diber. Kandidati i majte, Muharrem Shehu kryeson me 1021 vota.
Ora 02:36
Ka perfunduar votimi ne 13 kuti te Maqellares, dhe ne 21 ne total ne Diber dhe kandidati Rama kryeson me 1041 vota ndaj Sherefedin Shehut.
Ora 01:41
Kane dale rezultatet e numerimit te votave per 5 kuti nga Maqellara. Rama kryeson me 881 vota, ndersa Shehu ka 687.
Ora 01:28 Perfundon numerimi ne 10 nga 19 kutite e Maqellares. Megjithate deri ne kete ore nuk ka shifra per rezultatin.
Ora 01:00
Tashme ne Diber jane duke u numeruar kutite e Maqellares, e cila ka 19 ne total. Ne vitin 2015, rezultati ishte i barabarte.
Ora 00:54
Muharrem Rama ka nisur te thelloje diferencen ndaj kundershtarit. Keshtu jane mbyllur numerimet edhe ne Luzni, qe ka 5 qendra votimi. Rama ka dale me mbi 250 vota para Shehut, ndersa ne vitin 2015, kandidatet ishin barazim.
Ora 00:32
Jane numeruar gjashte kutite e para ne zgjedhjet ne Dibet ku kandidati i majte, Muharrem Rama kryeson ne total me 77 vota. Ka perfunduar numerimi i kutibe te Selishtes dhe nje ne Luzni. Ne zgjedhjet e vitit 2015, kandidati i djathte fitoi me 140 vota dieference ne Selishte, ndersa Shehu e humb me 50 vota.
Ora 00:07
Përfundon numërimi në kutinë e parë në Luzni të Dibrës. Muharrem Rama ka marrë 85 vota, ndërsa Shehu 58. Ne kete kuti, ne zgjedhjet e 2015 Shukri Xhelili kryesonte me 90 vota. Dy vota ne kete kuti ishin te pavlefshme.
Ora 23:48
Ka nisur procesi i numërimit të votave për zgjedhjet vendore në Dibër. Kështu, numërimi ka nisur në KZAZ 19 në Selishtë dhe Luzni.
Ora 22:36
Të 118 kutitë e mbushura me fletët e votimit që do të vendosin fatin se kush do të drejtojë Bashkisë e Dibrës deri në zgjedhjet e ardhshme lokale, kanë mbërritur në qendrën e numërimit të votave pas asnjë problem.
.
Por, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për situatë në prag dhe gjatë votimit. Situata ka qenë mjaft e tensionuar, ku shumë figura të dy forcat politike si PS ashtu edhe PD “zbarkuan” në Dibër.
Duke marrë parasysh, numrin jo më shumë madh të kutive, nëse procesi do të ecë normalisht, pritet që numërimi i votave të mbyllet të hënën pasdite, ku dhe do të përcaktohet se kush do të marrë mandatin e kryebashkikuat, Muharrem Rama apo Sherefedin Shehu.
“Në shërbim larg vendit” rikthen në Tiranë Christopher R. Hill, ambasadorin e parë amerikan në Shqipëri pas rënies së komunizmit. Një rikthim fizik dhe mendor përmes rrëfimit të ngjarjeve dhe viteve më të trazuara për shqiptarët, të cilat do të rijetohen gjatë promovimit të librit në Kryeministri dhe në Universitetin Europian të Tiranës, ditën e premte më 5 dhjetor.
“Çfarë keni bërë gabim?”
Ishe ky komenti i zakonshëm që dëgjonte Christopher R. Hill, kur u bë i ditur lajmi se e kishin emëruar ambasador të SHBA-ve në Shqipëri. Kishte shpresuar të emërohej në një vend evropian i cili po ndiqte rrugën e ndryshimit ashtu si Polonia, por fati deshe që vendi i radhës për diplomatin të ishte Shqipëria. “Megjithatë, nuk doja të humbja mundësinë e rihapjes së një selie diplomatike që ishte mbyllur prej vitit 1946 kur Shqipëria u shndërrua në Korenë e Veriut të Europës”, rrëfen Hill në librin e tij me kujtime “Në shërbim larg vendit- Jeta në vijat e para të frontit të Diplomacisë Amerikane: Kujtime”, ardhur në shqip për herë të parë në 2016-ën nga shtëpia botuese UET Press.
Botuar më atë kohë me titullin “Pararojë – në vijën e frontit të diplomacisë amerikane”, libri vjen një dekadë më pas në një botim të dytë, po nga UET Press, nën mjeshtërinë e përkthyesit Arian Starova. Libri u promovua sot më 5 dhjetor, fillimisht në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës dhe më pas në Hapësirën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri.
Për Christopher Hill ky është rikthimi i dytë në UET, universitetin që e nderoi nëntë vite më parë me titullin “Doctor Honoris Causa” me motivacionin: “Për kontributin e veçantë që ka dhënë në vitet 1998-1999, si i Dërguari Special i Departamentit Amerikan të Shtetit, në Kosovën e trazuar nga ballafaqimi i dhunshëm i soldateskës dhe çetnikëve të diktatorit Millosheviç, mbi popullsinë e pambrojtur civile të Kosovës, asokohe në një situatë dy pushteti: atij të dhunshëm, të mbajtur me makinerinë e luftës, dhe atij të Republikës së Kosovës së drejtuar nga lideri pro perëndimor dhe paqësor shqiptar, Presidenti famëmadh Dr. Ibrahim Rugova”.
Vizita e tij do të pasohet nga një bashkëbisedim me figura të njohura të akademisë, studiues dhe studentë, të cilët do të kenë rastin të dëgjojnë rrëfimet e gjalla të asaj kohe të trazuar në trojet shqiptare, ku Hill ishte aktor dhe faktor kyç për formësimin e së ardhmes së Shqipërisë dhe Kosovës.
Historia e Hill me shqiptarët dhe Ballkanin është e gjatë, e mbushur me ngjarje dhe momente historike. Ai ishte i pari zyrtar amerikan në Shqipërinë post-komuniste që rihapi Ambasadën Amerikane në Tiranë duke rivendosur marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve. Më vonë u emërua ambasador në Maqedoni, si dhe ishte i dërguar special i SHBA-së për Kosovën, duke u angazhuar si pjesë e ‘Grupit të Kontaktit’ për të gjetur një zgjidhje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë gjatë takimeve në Rambuje të Francës. Më tej ka qenë ambasador i SHBA-së në Serbi.
Pavarësisht largimit nga detyrat dhe postet diplomatike, Hill vijon të jetë një personazh me ndikim në skenë politike. Aktualisht, kohet e fundit dëshmoi në Gjykatën Speciale të Hagës për njohjen e tij dhe rolin që kanë pasur eksponentët më të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës, ndaj të cilëve vijon gjykimi nën akuzën e kryerjes së krimeve kundër njerëzimit.
Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, foli në emisionin “Opinion” për iniciativën e tij për të ripërtërirë PD-në, një lëvizje që ka shkaktuar debate në strukturat e partisë.
Në intervistën e tij për Blendi Fevziun, Salianji tha se PD-ja nuk po i përshtatet nevojës për ndryshim për t’i bërë ballë mazhorancës dhe keqqeverisjes së Ramës.
Salianji foli ndër të tjera edhe për pakënaqësi që ka brenda anëtarësisë së partisë. Ai tha se ndonëse anëtarësia kërkon revoltë, lidershipi i partisë vijon aksionin me foltoren.
I pyetur nëse ka pakënaqësi me kreun e PD, Salianji tha se ai nuk ka pakënaqësi me emrin, por me idetë dhe mënyrën se si po vepron PD aktualisht.
“Unë kam pakënaqësi me gjendjen, nuk kam pakënaqësi me emrat. Pakënaqësi ndaj PD është që nuk po dëgjon në mënyrën e duhur zërin e anëtarësisë. Nuk po i përshtatet nevojave të shoqërisë për ndryshim. Sepse anëtarësia të voton disa, lidershipi zgjedh disa të tjerë, sepse anëtarësia e PD kërkon revoltë, ne bëjmë foltore. Sepse anëtarësia e PD kërkon analizë, se duam ta bindim se zgjedhjet janë vjedhur. Nuk ka nevojë unë e vë me bast, të gjithë janë të bindur se zgjedhjet janë vjedhur. Unë e kam pakënaqësitë me idetë dhe me vendimmarrjen, nuk kam pakënaqësi me emrat”, tha Salianji.
Pjesë nga intervista
Salianji: E dini ju kush ishte atje (i referohet takimit që zhvilloi dje 3 dhjetor me strukturat e PD në Durrës)? Atje ishte gjithë struktura e partisë. Dhe po ti marrë me emra. Ti atje kishe dy dy kryetarët e zgjedhur të partisë, kryetarin e foltores, kishte nënkryetarët e partisë, kishte ish-deputetë, kishte kandidatin më të votuar të qarkut, kishte kandidaten më të votuar në Durrës, kishte sekretarin e degës, kishte sekretarin organizativ të degës.
Në Durrës ka qenë Ilir Alimehmeti, ka qenë Aulon Kalaja, ka qenë Ndrec Pjetri, Hysen Kadiu dhe e gjithë struktuar që unë të thashë dhe që janë njerëz të nderuar dhe që kanë bërë betejë pa marrë asgjë.
Nëse ti bën një balancë të brendshme, sa mbështetje mund të kesh ti brenda strukturave dhe brenda në parti?
Salianji: Unë nuk po shkoj për tu votuar, unë po shkoj për të rizgjuar PD, t’i japim mundësinë të ripërtërihet. Telefoni edhe kur është i vjetër, ai përditësohet sipas përditësimeve të reja, e bën telefonin që të jetë më funksional. Tani ne nuk mund të rrimë gjithë kohës dhe të presim të vijnë të humbim zgjedhjet e tjera, të qajmë prapë, të themi si na vodhi Rama. Unë dua të mund Edi Ramën. Hajde gjejmë mekanizmin si mundet Rama.
A ke ti pakënaqësi për Berishën?
Salianji: Unë kam pakënaqësi me gjendjen, nuk kam pakënaqësi me emrat. Pakënaqësi ndaj PD është që nuk po dëgjon në mënyrën e duhur zërin e anëtarësisë?
Pse nuk po e dëgjon?
Salianji: Nuk po i përshtatet nevojave të shoqërisë për ndryshim. Sepse anëtarësia të voton disa, lidershipi zgjedh disa të tjerë, sepse anëtarësia e PD kërkon revoltë, ne bëjmë foltore. Sepse anëtarësia e PD kërkon analizë, se duam ta bindim se zgjedhjet janë vjedhur. Nuk ka nevojë unë e vë me bast, të gjithë janë të bindur se zgjedhjet janë vjedhur. Unë e kam pakënaqësitë me idetë dhe me vendimmarrjen, nuk kam pakënaqësi me emrat.
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, foli hapur për situatën brenda Partisë Demokratike dhe sfidat e saj për t’u rikthyer si forcë e besueshme politike. Ai theksoi se problemi kryesor që PD shmang të trajtojë mbetet figura e Sali Berishës.
“Elefanti në dhomë te PD që duhet adresuar është Sali Berisha, duan apo s’duan,” u shpreh Shehaj.
Sipas tij, fajin nuk e kanë strukturat bazë apo drejtuesit lokalë, por mungesa e vullnetit për t’u marrë me çështjen thelbësore që mban peng rikuperimin politik të partisë.
“Nuk e ka fajin një kryetar seksioni në një fshat të Shqipërisë. Nuk është ky thelbi. Në PD ka shumë figura të mira, por më vjen keq që nuk merren me thelbin.”
Shehaj po ashtu tregoi se komunikimi i tij i fundit me Sali Berishën ka qenë në momentin kur ai u largua nga PD, duke nënkuptuar se marrëdhëniet politike mes tyre kanë qenë të ndërprera që prej asaj kohe. bw
Anëtari i Kryesisë së PD, Ervin Salianji ka artikuluar hapur pakënaqësitë ndaj Sali Berishës, duke theksuar se lidershipi demokrat nuk po dëgjon zërin e anëtarësisë dhe, më e rëndësishmja – shtoi ai, nuk po i përgjigjet nevojës së shoqërisë për ndryshim.
Deklarata e Salianjit vjen teksa ai ka nisur takimet në terren për rifreskimin e PD dhe të aktivizimit të aksionit opozitar. Ndërsa nga ana tjetër, Sali Berisha iu është rikthyer foltoreve duke zhvilluar deri tani 2 takime me anëtarësinë, te dega 9 në Tiranë dhe në Mirditë.
Debatet e brendshme në PD duket se do të aktivizohen sërish teksa polemikat në distancë tanimë janë të dukshme.
Ervin Salianji: Pakënaqësia që kam unë ndaj kryetarit të PD është që nuk po dëgjon në mënyrën e duhur zërin e anëtarësisë. E dyta dhe më e rëndësishmja, nuk po i përshtatet nevojave të shoqërisë për ndryshim. Anëtarësia voton disa, lidershipi zgjedh disa të tjerë.
Anëtarësia e PD kërkon revoltë, ne bëjmë foltore. Anëtarësia kërkon analizë, ne duam të bindim që zgjedhjet janë të vjedhura, këtu të gjithë janë të bindur që zgjidhet vidhen, por si ta zgjidhim këtë problem.
Ne kemi një analizë të humbjes pse kemi humbur, por kemi një analizë tjetër dhe që nuk e thotë askush; pse nuk analizon PD fitoret? PD ka fituar në 6-7 bashki, pse nuk e bën analizën pse ka fituar.
Avantazhi është përfaqësimi, kandidatët e rinj pa konsum dhe pa pasur mëkate, kandidatë që janë shtyrë dhe zgjedhur nga anëtarësia dhe dakordësi nga e gjithë pjesa e partisë. Të marrim modelin e këtyre zonave dhe ta çojmë në zonat e tjera.
Deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj foli mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë” teksa u ndal te çështja e zv.kryeministres Belinda Balluku.
Shehaj theksoi se e gjithë ministria që drejton Balluku, është marrë e pandehur nga SPAK apo është në masë arresti ndërsa nga ana tjetër parlamenti po mbron një zv.kryeministre e cila është pezulluar nga GJKKO.
Agron Shehaj:Për herë të parë po vepron drejtësia ky është thelbi për të cilin duhet të flasim. U përplasa me Taulant Ballën shumë pak, se Balla e ktheu në debat banal. Me fyerje të rëndomta, por fola edhe për shumë gjëra të tjera. Balla pasi më fyeu me fjalor të rëndë, as dy minuta pasi e tha ishte në gjitha mediat.
Ajo që bën përshtypje, se paratë që vjedhin po e tregon rasti Balluku, një pjesë e mirë shkon te mediat. Nga ajo që tha Taulant Balla, njerëzit bëjnë diferencën mes Taulant Ballës dhe punës që bëj si opozitar. Mazhoranca ka një ndikim të jashtëzakonshëm në media. E gjithë MIE e pandehur, ose në hetim ose arrest shtëpie. Ne flasim për këtë gjë, nuk flas për gjitha mediat, gjithë gazetarët. Ka shumë njerëz të ndershëm që bëjnë punën e tyre. Ndihem mirënjohës ndaj atyre më ftojnë.
Ka televizione që nuk e përmendin Belinda Balluku. Flasin për gjithçka dhe për Belinda Balluku nuk e përmendin. Të njëjtën gjë kanë bërë me Taulant Ballën. Sikur tha ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Në parlament po mbrohet një zv.kryeministre e marrë pandehur nga SPAK.
Militanti i PD në Mirditë, theksoi se kryeministri Edi Rama është njeriu më frikacak që ai kishte parë ndonjëherë. Ai paralajmëroi kreun e PD, Sali Berishën se ka shumë “servila” pranë vetes së tij.
“Pyetja e parë është që ke mbajtur më shumë servila rreth vetes. E dyta është ke 30 deputet që i ke futur në listë. 20 kanë fituar vetë dhe me votat, dhe ti bjemë Edi Ramës ta rrezojmë për 10 orë, as për 10 ditë as për 10 muaj.
200 veta ja u mbledh unë dhe mos largohem prej Tirane pa e rrëzuar aty. Të rrimë aty, derisa ta rrëzojmë sepse nuk është trim, është njeriu më frikacak që kam njohur në jetën time.
Kam dhe një kërkesë tjetër për Lezhën, ne jemi pa kryetar partie, kemi një të komanduar as di gjë ku është për vete as na dëgjon ne.
Gjini e ul kokën por ta ngrenë, sepse i kam dhënë gjithë ato vota dhe kam punuar natë ditë për të. Prandaj Doktor jepi urdhër Agroni, Gjini, Kastrioti ku janë ata dy të tjerët. Të vijnë të merren me njerëzit sepse jemi në ujë 20 ditë.”, tha ai. bw
I pyetur nëse këto zhvillime mund të krijojnë shqetësim apo përçarje te demokratët, Bardhi shtoi se Partia Demokratike nuk i ndalon anëtarët dhe deputetët të shprehin mendimin e tyre apo të takohen me qytetarët dhe mbështetësit.
TIRANA– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka komentuar mbrëmjen e sotme takimin që Ervin Salianji zhvilloi me një pjesë të strukturave të PD-së në Durrës. I ftuar në Euronews Albania, Bardhi u shpreh se qëndrimi i tij është në linjë me atë të kryetarit Sali Berisha, i cili e ka cilësuar këtë mbledhje si joformale.
I pyetur nëse këto zhvillime mund të krijojnë shqetësim apo përçarje te demokratët, Bardhi shtoi se Partia Demokratike nuk i ndalon anëtarët dhe deputetët të shprehin mendimin e tyre apo të takohen me qytetarët dhe mbështetësit.
“Nuk ka lidhje intervista ime me ato që bën Salianji. Mbeshtes qëndrimin zyrtar të PD-së dhe të kryetarit Berisha, që ka thënë se çdo mbledhje jashtë forumeve është private. PD nuk pengon askënd që të shprehë lirisht mendimin e tij apo të takohet me demokratët. PD ka institucione që nuk i kanë kufizuar të drejtën e fjalës askujt dhe nuk kanë për të penguar askënd të shprehë lirshëm mendimin. Sikurse takime me demokratë, secili prej anëtarëve të kryesisë së PD-së dhe kolegëve bën çdo ditë zgjedhjen e tij se këto takime do t’i bëjë publike apo do të marrë realisht mendimin e demokratëve,” tha Bardhi.
Më tej u pyet nëse takime të tilla, nëse vazhdojnë, mund të tërheqin demokratë të pakënaqur dhe të krijojnë konfuzion në bazë. Bardhi u përgjigj se nuk ekziston asnjë keqkuptim mes drejtimit të partisë dhe strukturave në terren ku edhe theksoi se debati i ngritur rreth këtyre takimeve është i stisur dhe i parëndësishëm krahasuar me sfidat reale që përballon vendi.
“Nuk ka keqkuptim te baza në raport me këto që po ndodhin në PD dhe Shqipëria ka shumë më shumë probleme që meritojnë kohë dhe vëmendje sesa kjo temë. Nuk shikoj asnjë problem të jem i vërtetë”, tha ai./ Dosja.al
Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji zhvilloi sot një takim me strukturat e partisë në Durrës. Siç shihet nga pamjet, salla e Pallatit të Kulturës ishte e mbushur plot me demokratë, teksa mjaft të tjerë qëndronin jashtë
Pak para takimit, Salianji u shpreh për mediat se është shumë e rëndësishme që cilido prej politikanëve por sidomos ata të PD të kthehen tek njerëzit, tek kafet, tek takimet, tek bashkëbisedimet, për të bërë të mundur ringritjen e PD, ripërtëritjen.
“Unë do të jem në çdo takim ku do të më kërkojnë demokratët për të ndarë mendimet se si PD të bëhet e fortë dhe të jetë alternative që e mund Edi Ramën dhe bëhet alternativë qeverisëse. Janë të gjithë në takim, struktura e PD, dy kryetarët e PD të zgjedhur, sekretari i degës dhe lista e personave më të votuar në Durrës”, tha Salianji. bw
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish në lidhje me pezullimin nga detyra me vendim të GJKKO-së të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, vendim të cilin ai e ka ankimuar në Gjykatë Kushtetuese.
Kreu i qeverisë ka dhënë sërish arsyet e tij se pse i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese heqjen e pezullimit të Ballukut, duke argumentuar se ministres po i pengohet puna.
A është ky presion ndaj organeve të drejtësisë.
Sipas Ramës, ka disa akte të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, të cilat mbeten të pezulluara bashkë me ministrin.
“Ndërkohë që çdo ditë që pezullimi i ministrit zgjatet, zgjatet edhe lista e punëve të bllokuara”, thotë ai.
“Ja konkretisht nga tryeza ime e punës sot, shembujt konkretë, krejt aktualë, pse unë i kam kërkuar Gjykatës Kushtetuese heqjen e pezullimit absurd të një anëtari të qeverisë dhe pse të pezullosh një ministër (për herë të parë në botë) sjell pasoja që cënojnë konkretisht funksionimin e qeverisë dhe interesin publik”
A mund të gjykojë një kryeministër vendimin e një organi të drejtësisë – ta etiketojë “Absurd”.
Nga foltorja e Kuvendit, gjatë prezantimit të projektbuxhetit 2026, kryeministri Edi Rama iu rikthye çështjes së ndërprerjes së fondeve IPARD, duke e minimizuar vendimin e Brukselit. Me ironi, Rama e cilësoi si “kënga e mjerueshme e fondeve të bujqësisë”. Ai u shpreh se hetimet e Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) për periudhën 2019–2023 kanë zbuluar shkelje të natyrës së ngjashme edhe në vende të BE-së.
Sipas kryeministrit shumat e identifikuara në këto vende arrijnë mbi 1 miliard euro.
“OLAF, i cili bën hetime për llogari të Komisionit Evropian, për vitin 2019–2023, nuk ka gjetur shkelje të të njëjtës natyrë, (siç ka gjetur në Shqipëri), vetëm në këto vende: Luksemburg, Maltë, Qipro, Irlandë edhe Holandë. Ndërkohë që shuma e vendosur nga OLAF-i përpara vendeve të tjera të Bashkimit Evropian… është mbi 1 miliard euro,” Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë.
Por ky krahasim është i pasaktë.
Shqipëria, një rast unik
Në një reagim të posaçëm për Faktoje.al, Komisioni Evropian sqaron se rasti i Shqipërisë është unik. Kjo sepse ndërprerja e pagesave për IPARD II dhe pezullimi i IPARD III u vendos mbi bazën e një hetimi të OLAF, jo thjesht mbi auditime teknike si në vendet anëtare të BE-së.
Në përgjigjen zyrtare për Faktoje.al, Komisioni Evropian thekson se masa e marrë ndaj Shqipërisë nuk ka precedent.
“Siç është thënë më parë, nuk ka raste të ngjashme,” deklaron KE për Faktoje.al
Komisioni shpjegon se është e domosdoshme të dallohen korrigjimet financiare për mangësi teknike në vendet anëtare, dhe masat e bazuara në një hetim të OLAF, siç është rasti i Shqipërisë.
“Në rastin e Shqipërisë, Komisioni Evropian ka ndërprerë rimbursimin e shpenzimeve të IPARD dhe, njëkohësisht, ka pezulluar delegimin për të gjitha masat e IPARD III mbi bazën e informacionit të marrë nga OLAF në kontekstin e një hetimi, dhe kjo që prej korrikut 2023.
Është e qartë se, për të korrigjuar mangësi të tilla, përmirësimet në sistemet kombëtare të kontrollit janë të nevojshme në të dyja situatat e përmendura më sipër”, shpjegon Komisioni Evropian.
Verën e vitit 2023, mbi bazën e informacionit të OLAF, Komisioni Evropian ndërpreu rimbursimet e IPARD II dhe pezulloi të gjitha masat e IPARD III. Për të rikuperuar besueshmërinë, Shqipëria duhet të përmirësojë sistemet e kontrollit dhe të zbatojë masa korrigjuese.
Gënjeshtër e përsëritur
Kjo nuk është hera e parë që qeveria minimizon ndërprerjen e fondeve IPARD II dhe pezullimin e programit IPARD III, për shkak të dyshimeve për korrupsion.
Korrikun e vitit 2023, kur Komisioni Evropian informoi qeverinë shqiptare se kishte pezulluar grantet për bujqësinë, vendimi ekstrem i Brukselit, u komentua si një procedurë administrative normale.
Ministrja e Bujqësisë asokohe, Frida Krifca, tha se parregullsi apo shpërdorime të ngjashme me fondet IPARD janë gjetur edhe në vende si Gjermania, Franca apo Holanda. Deklarata e atëhershme e ministres Frida Krifca, u përgënjeshtruan nga Faktoje.al përmes Komisionit Evropian.
Edhe në 2023, KE theksonte se masa ndaj Shqipërisë ishte e paprecedentë.
Përfundim
Komisioni Evropian argumenton se është e rëndësishme të bëhet dallimi midis korrigjimeve financiare të aplikuara ndaj shteteve anëtare të BE-së nga Drejtoria e Përgjithshme për Agrikulturën dhe Zhvillimin Rural (DG AGRI), kundrejt çështjeve që dalin në dritë mbi bazën e një hetimi nga Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), siç është rasti për Shqipërinë.
Nisur nga informacionet e mbledhura, deklaratën e kryeministrit Edi Rama se “OLAF nuk ka gjetur shkelje të të njëjtës natyrë siç ka gjetur në Shqipëri vetëm në Luksemburg, Maltë, Qipro, Irlandë edhe Holandë” e kategorizojmë të pavërtetë.
Çështja e fondeve IPARD nuk është thjesht një “këngë e mjerueshme”, por test për besueshmërinë e institucioneve shqiptare në rrugën drejt integrimit europian./Faktoje.al
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar përfundimin e kursit të 14-të bazë për Hetimin e Krimeve, ku morën pjesë 36 specialistë të Policisë së Shtetit.
Me këtë grup të ri të trajnuar, numri total i oficerëve shqiptarë që kanë përfituar nga ky program i specializuar arrin në 400.
Fokus i kursit mes Programit Ndërkombëtar të Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale të Shteteve të Bashkuara në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë, ka rritja e aftësisë së efektivëve për t’u përballur me kërcënime që lidhen me dhunën, trafikun e narkotikëve dhe krimin e organizuar ndërkombëtar.
Njoftimi i Ambasadës së SHBA
36 specialistë të krimit nga Policia e Shtetit kanë përfunduar kursin e 14-të bazë për Hetimin e Krimeve – duke e çuar në 400 numrin e oficerëve të policisë shqiptare që kanë marrë këtë trajnim të specializuar! Programi Ndërkombëtar i Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale të Shteteve të Bashkuara e zhvilloi këtë trajnim në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë, duke forcuar aftësitë e policisë shqiptare për të mbrojtur popujt tanë nga kërcënimet e dhunës, narkotikëve dhe krimit të organizuar ndërkombëtar. gsh
Në Durrës, ish-deputeti Ervin Salianji do të zhvillojë një takim me strukturat e Partisë Demokratike, ku, sipas burimeve brenda forcës politike, atij i janë bashkuar një numër i konsiderueshëm drejtuesish lokalë dhe figura të njohura të PD-së në qark.
Mes pjesëmarrësve janë kryetari i grupit të këshilltarëve të PD në Bashkinë Durrës dhe ish-drejtues i Foltores, Tan Burgia; nënkryetarët e Degës Vis Shuaipi; ish-deputeti Pëllumb Berisha; sekretari i Degës Arlind Boshku; sekretari organizativ Nikolin Radovani; si edhe Luan Hoti, kryetari i fundit i zgjedhur me votë.
Në takim do jenë të pranishëm gjithashtu drejtues strukturash, ish-deputetë dhe drejtues ndër vite, si edhe pjesa dërrmuese e drejtuesve të grupseksioneve.
Deputetët më të votuar të Qarkut të Durrësit, Aulon Kalaja dhe Ndreca Pjetri, do të jenë gjithashtu pjesë e mbledhjes.
Sakaq, kujtojmë se Dega e Durrësit nuk ka kryetar të zgjedhur për momentin. bw
Komentet