VOAL

VOAL

Xhudisti egjiptian refuzon t’ia zgjasë dorën kundërshtarit izraelit

August 12, 2016

Komentet

FFK i reagon UEFA-s për thirrjet e tifozëve serbë në EURO 2024

Pamje prej ndeshjes Serbi-Angli më 16 qershor.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka bërë të ditur të hënën se ka reaguar zyrtarisht në Federatën Evropiane të Futbollit (UEFA) për siç ka thënë shfaqjen e flamujve, slogoneve dhe thirrjeve të tifozëve serbë me “mesazhe politike, shoviniste dhe raciste kundër Kosovës”, gjatë ndeshjes Serbi-Angli, në kuadër të Kampionatit Evropian të Futbollit, EURO 2024.

“Shfaqja e papenguar e mesazheve dhe thirrjeve të tilla në një event madhështor si EURO 2024 është e pakuptimtë dhe absurde. Përmes thirrjeve të tilla dëshmohet urrejtja e mbjellë në opinionin publik në Serbi ndaj fqinjve të saj”, është thënë në komunikatë.

FFK-ja ka kërkuar që ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë, të merren masa të ashpra disiplinore.

“Thirrjet kundër shtetit të Kosovës në një event madhor si Euro 2024 janë motivim për grupet nacionaliste dhe kërcënojnë sigurinë, edhe ashtu të brishtë të rajonit”, është thënë mes tjerash në deklaratë.

Mediat lokale në Kosovë kanë raportuar që përgjatë ndeshjes Serbi-Angli janë dëgjuar thirrjet si “Kosova është Serbi” dhe që para ndeshjes është djegur flamuri i Shqipërisë.

Ky është edicioni i 17-të i Kampionatit Evropian, i njohur më mirë si EURO, dhe në të po merr pjesë edhe Shqipëria – për herë të dytë në historinë e vet, pas debutimit më 2016.

Ndeshjet do të zhvillohen në 10 stadiume në 10 qytete të ndryshme të Gjermanisë nga 14 qershori deri më 14 korrik.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe angazhohet vazhdimisht në fushata lobuese kundër Kosovës.

Dy vendet dialogojnë në Bruksel, për normalizim të marrëdhënieve, qysh prej vitit 2011.

Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar.REL

Gazetari i BILD: S’kam përjetuar kurrë një brohorimë si ajo e shqiptarëve

Nga Andre Albers, BILD

A ishte kjo brohoritja më e fortë e vitit?

Në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian kundër Italisë, kombëtarja shqiptare arriti diçka shumë të veçantë. Edhe pse në fund shqiptarët humbën 2-1, rekordi i golit më të shpejtë të shënuar ndonjëherë në një kampionat europian, nuk do të harrohet lehtë.

Pas një gabimi në rivënie të italianit Dimarco, shqiptari Nedim Bajrami kaloi në avantazh pas vetëm 22 sekondash.

Gjithashtu rekord ishin edhe brohoritjet nga tifozët shqiptarë.

Në edicionin e së dielës të Stammplatz, podkasti i përditshëm i futbollit i BILD, reporteri Phillip Arens përshkruan përshtypjet e tij nga skenat që u zhvilluan pas golit të parë të shqiptarëve.

“Një festë e tillë goli? Nuk mbaj mend të kem përjetuar ndonjëherë diçka të tillë. Gjithçka u shemb këtu! 50 mijë shqiptarë në stadium, këtë duhet ta imagjinoni. Thuhet se në qytet kishte rreth 100 mijë shqiptarë. Mbeta pa fjalë.”

Kështu festohet një gol rekordi. sn

Mediat gjermane: Akuza të rënda ndaj arbitrit të ndeshjes Itali-Shqipëri

Ndeshja e Kampionatit Evropian ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë mbrëmjen e së shtunës u drejtua nga arbitri gjerman Felix Zwayer. Për një ish-arbitër, ky ishte një “turp i rëndë”

Nga Felix Rasen, FOCUS

Mbrëmjen e së shtunës, një arbitër gjerman ishte në aksion në Kampionatin Evropian për herë të parë.

Felix Zwayer (43) dhe ndihmësit e tij Stefan Lupp (45) dhe Marco Achmüller (44) drejtuan ndeshjen ndërmjet kombëtares italiane dhe Shqipërisë (2:1).

Por për një person, emërimi i Zwayer-it në Kampionatin Evropian është absolutisht absurditet: ish-arbitri Manuel Gräfe.

50-vjeçari sulmoi ashpër arbitrin në X të dielën në mëngjes – dhe për një arsye shumë specifike.

Gräfe po aludonte për rolin e Zwayer-it në skandalin Hoyzer në vitin 2005, ku ai ishte vijërojtës për një kohë të gjatë.

Në atë kohë, Zwayer pranoi para nga Hoyzer dhe nuk raportoi për trukime ndeshjesh prej tij. Për këtë ai u ndalua për gjashtë muaj.

Për Gräfe, fakti që 43-vjeçari lejohet të marrë bilbilin në Kampionatin Evropian në vendin e tij është “turpi më i madh në historinë e lavdishme të gjyqtarëve gjermanë gjatë dekadave të fundit”.

“Përshtatet me këto kohë të çuditshme kur lidhjet janë shumë më të rëndësishme se vlerat dhe performanca (ai është mesatar në rastin më të mirë).”

Sipas Gräfe, gjyqtarë të tjerë do të kishin merituar më shumë për të arbitruar një lojë në një turne kaq të madh.

Berlinezi ka reaguar disa herë kundër Zëayer-it, më së fundi në ndeshjen më të mirë midis Bayer Leverkusen dhe FC Bayern në Bundesligë. Sipas Gräfe, një gjyqtar i dënuar nuk duhet të lejohet më të drejtojë lojëra të tilla. sn

VIDEO- Fillojnë trazirat në Euro 2024, serbët djegin flamurin shqiptar

Përballja Serbi-Angli, e vlefshme për Europianin dhe që do luhet sonte, ka sjellë trazira. Sipas asaj që shkruajnë mediat, tifozët serbë kanë djegur flamurin shqiptar dhe atë të Anglisë.

Kujtojmë se në Gjermani, më saktësisht në afërsi të stadiumit ku do të mbahet ndeshja, pra në Veltins Arena (Gelsenkirchen), dita e sotme është shoqëruar me konflikte dhe dhunë nga të dyja palët.

“Dikush ka hyrë në zonën tonë të tifozëve me flamurin e Shqipërisë, ku ka ndodhur kaos. Flamuri është djegur, ka reaguar edhe policia”, bën me dije media serbe Mozzart.

(BalkanWeb)

Euro 2024/ Weghorst “shpëton” Holandën, “tulipanët” marrin 3 pikët e para në evropian

Këtë të djelë, ishte rradha e “tulipanëve” të zbrisnin në fushën e lojën, në këtë sfidë të parë për Euro 2024, përballë Polonisë.

Të dyja këto kombëtare kishin të përbashkëta në prag të këtij evropiani: mungesat për shkak të dëmtimeve. Holanda që humbi dy mesfushorët e saj më të mirë De Jong dhe Koopmeiners, si dhe sulmuesin Brobei, ndërkohë që polakët humbën për dy ndeshjet e para Lewandovskin dhe sulmuesin e Juventusit, Milik. Titullar në majën e sulmit në këtë ndeshje, ishte Buksa, futbollist që aktivizohet në Superligën Turke. Por ishte pikërisht ky sulmues, që dërgoi në avantazh Poloninë, në minutën e 16-të, pas një devijimi të saktë me kokë, pas harkimit nga këndorja.
Holanda, gjithsesi nuk u vendos në panik dhe kërkoi menjëherë reagimin, duke tentuar në dy momente me sulmuesin e saj kryesor, Memphis Deepay, por pa rezultat.

Gjithsesi ofensiva e “tulipanëve” u shpërblye në minutën e 29-të , kur një goditje e Gakpos nga jashtë zone, u devijua duke bërë që topi të ndalej në rrjetë, e duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit të Juventusit, Szczesny.

3 minuta nga fundi i pjesës së parë, Holanda i’u afrua ndjeshëm golit të avantazhit, me Gakpo që nga fare pranë portës kundërshtare nuk u koordinua si duhet, pas një pasi perfekt nga e majta, të Ake-s.

Pjesa e dytë, filloi sërish me polakët më agresivë, që shkuan pranë golit me Zilinskin. Në këtë pjesë, tekniku i “tulipanëve” aktivizoi edhe sulmuesin Weghorst dhe Malen dhe ishte pikërisht ish sulmuesi i Manchester United, Wout Weghorst, të cilit i mjaftuan vetëm 2 minuta lojë, për të përfituar nga një pakujdesi brenda zonës së polakëve, për të shtyrë topin në rrjetë.
Holanda merr tre pikët e para, në pritje të sfidës tjetër të Grupit D, asaj që do të luhet të hënën, ndërmjet Austrisë dhe Francës.bw

FOTOLAJM- ‘Rama ik’, tifozët hapin pankartën në stadiumin e Dortmundit

 

Si në çdo ndeshje, edhe në ndeshjen më të rëndësishme të kombëtares së Shqipërisë, nuk kanë munguar edhe protestat e shqiptarëve.

Tifozët kanë hapur një pankartë në stadiumin e Dortmundit, ku kërkohet largimi i Edi Ramës.

‘Rama ik’ shkruhet në pankartën e tifozëve. sn

Image

 

‘Tifozeria më e bukur në botë’- Analiza e kapitenit: Ja çfarë nuk shkoi ndaj Italisë

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, foli pas duelit ndaj Italisë, ku kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin 2-1. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “TV Klan”, Gjimshiti ndër të tjera deklaroi:

“Performanca ishte OK, por nuk ishte aq e mirë, sa e kemi dashur dhe përgatitur. Ka gjëra për të përmirësuar. I kemi lënë shumë hapësira Italisë, mbërrinin shumë thjeshtë në zonën tonë. Nuk kemi shumë kohë, pas 4 ditësh luajmë kundër Kroacisë. Duhet të bëjmë ndeshje të mirë dhe t’i marrim pikë.

Momenti më i vështirë ishte kur pësuam gol. Gjëja më pozitive e kësaj nate ishte që mbëtëm në lojë deri në fund, me pak fat mund edhe të barazonim. Duhet eksperiencë dhe punë. Nuk është e thjeshtë, kundër kombëtareve të mëdhaja që kanë kualitet, duhet të përballosh presionin dhe t’i bësh dëm kundërshtarit, sepse kështu ishte e thjeshtë për ata.

Nuk punuam keq në mbrojtje, mungonin shumë faullat, të ndërprisnim rritmin e kundërshtarit. Kishim rritëm dhe vetbesim. Ajo është gjëra që duhet përmirësuar.

Skuadra zbriti shumë poshtë, duhet të qëndrojmë më lartë dhe të bëjmë presion te kundërshtari. Këto gjëra duhet të përmirësohen sa më shpejt. Sot janë mundësitë për video dhe për analiza.

Tifozeria më e bukur në botë, nuk ka shumë fjalë, dua t’i falenderoj për mbështetjen sot, një atmosferë fantastike. Shpresoj që do të jemi edhe në 2 ndeshjet e radhës dhe pse jo t’i befasojmë të gjithë”, u shpreh Gjimshiti.  sn

Rekordi i Bajramit- Shqipëria shënoi golin më të shpejtë në historinë e Europianëve

Nedim Bajrami është futur në historinë e Kampionateve Evropiane. Mesfushori i Kombëtares ka arritur të shënojë gol vetëm pas 23 sekondave lojë kundër Italisë.

Fantazisti mori topin nga një gjuajtje e dobët e Federico Dimarco para se të gjuante topin pas shpinës së kapitenit italian Gianluigi Donnarumma. Goli i tij kapërceu rekordin e mëparshëm, të mbajtur nga rusi Dmitri Kirichenko kundër Greqisë në 2004

Goli i tij për Rusinë kundër fituesve eventualë të turneut erdhi vetëm 65 sekonda pas lojës, duke kaluar pas portierit grek Antonios Nikopolidis.

Golat më të shpejtë në historinë e kampionateve evropiane

00:23 – Nedim Bajrami ( Shqipëria vs Italia më 15 Qershor 2024 )

01:05 – Dmitri Kirichenko ( Rusia vs Greqia më 20 qershor 2004 )

01:22 – Emil Forsberg ( Suedia vs Polonia më 23 qershor 2021 ) Yusuf

: Poulsen (Danimarka vs Belgjikë më 17 qershor 2021)

01:40 – Robert Lewandowski (Polonia vs Portugalia më 30 qershor 2016)

01:57 – Luke Shaw (Anglia vs Italia më 11 korrik 2021 )

01:58 – Robbie Brady (Republika) vs Franca më 26 qershor 2016)

02:08 – Sergei Aleinikov (BRSS vs Anglia më 18 qershor 1988)

02:14 – Alan Shearer (Angli vs Gjermani më 26 qershor 1996)

02:14 – Petr Jirácek (Republika Çeke kundër Greqisë 12 qershor 2012) sn

Shqipëria mposhtet nga Italia në ndeshjen e parë të grupit në EURO 2024

Shqipëria është mposhtur 2:1 nga kampionia në fuqi Italia në ndeshjen e saj të parë në Grupin B në Kampionatin Evropian 2024, të shtunën mbrëma në Dortmund të Gjermanisë.

Dy herë kampionia evropiane fitoi me përmbysje përballë kuqezinjve, falë dy golave të shpejtë nga Alessandro Bastoni dhe Nicolo Barella, pasi Nedim Bajrami e kishte kaluar Shqipërinë në epërsi pak çaste pasi nisi ndeshja në stadiumin Signal Iduna Park.

Italia tani ka tri pikë, aq sa ka Spanja, e cila e mundi 3:0 Kroacinë në ndeshjet tjetër të këtij grupi, që u zhvillua të shtunën më herët.

Shqipëria dhe Kroacia janë pa pikë dhe ato do të përballen të mërkurën më 19 qershor.

Italia, e cila do të takohet me Spanjën në ndeshjen e radhës, e mbizotëroi Shqipërinë me lojë dhe krijoi më shumë raste shënimi, por nuk qe në gjendje t’i shfrytëzojë mundësitë e shumta.

Bjarami shënoi vetëm 23 sekonda pasi nisi ndeshja, pasi shfrytëzoi një top të kthyer gabimisht në zonë nga Federico Di Marco, duke e thyer rekordin për golin më të shpejtë në historinë e këtij turneu.

Por, Italia u përgjigj duke e barazuar rezultatin në minutën e 11-të përmes Bastonit, i cili shënoi me kokë nga afërsia pasi u harrua i vetëm në shtyllën e dytë, dhe kaloi në epërsi kur Barella realizoi gol të mrekullueshëm me një goditje nga largësia pesë minuta më vonë.

Kjo është hera e dytë që Shqipëria merr pjesë në Kampionatin Evropian, pas debutimit në EURO 2016, para 10 vjetëve në Francë. REL

Euro 2024- Tupanë, flamuj e valle, shqiptarët “mbajnë zgjuar” gjermanët, festë në Dortmund

Dje ka nisur Euro 2024, eventi sportiv më i rëndësishëm për kontinentin e vjetër.

Një numër i lartë shqiptarësh kanë udhëtuar për në Gjermani për të marrë pjesë në nisjen e Europianit.

BalkanWeb ka siguruar pamje nga Dortmundi, ku shqiptarët kanë festuar mbrëmjen e djeshme me tupanë e flamuj kuqezi.

EURO 2024: Gjermania e mposht bindshëm Skocinë në ndeshjen hapëse

Kampionati Evropian i futbollit 2024 filloi të premten mbrëma, me nikoqiren Gjermaninë që e mposhti bindshëm 5:1 Skocinë në ndeshjen hapëse të Grupit A në stadiumin Allianz Arena në Munih.

Florian Wirtz, Jamal Musiala, Kai Havertz, Niclas Fullkrug dhe Emre Can i shënuan golat për Gjermaninë, kundër një skuadre skoceze që luajti me 10 futbollistë për pjesën më të madhe të ndeshjes, pasi Ryan Porteous u përjashtua nga loja me karton të kuq në fund të pjesës së parë.

Mbrojtësi gjerman Antonie Rudiger shënoi autogol në fund të ndeshjes për golin ngushëllues të skocezëve. Gjermania do të përballet me Hungarinë në ndeshjen e dytë në grup, ndërsa Skocia me Zvicrën. Hungaria dhe Zvicra përballen paraprakisht të shtunën, më 15 qershor.

Ky është edicioni i 17-të i Kampionatit Evropian, i njohur më mirë si EURO, dhe në të po merr pjesë edhe Shqipëria – për herë të dytë në historinë e vet, pas debutimit më 2016.

Ndeshjes hapëse mes gjermanëve dhe skocezëve i parapriu ceremonia e zakonshme zyrtare.

Kosova dështoi të kualifikohej, ndërsa Shqipëria do ta ketë një grup zor ta kalueshëm, pasi përballet me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.

Turneu ka gjashtë grupe me nga katër ekipe secili. Ekipet në secilin grup përballen njëra me tjetrën nga një herë. Dy ekipet me më së shumti pikë në grup kalojnë në fazën tjetër të garës, së bashku me katër ekipe që kanë paraqitje më të mira nga vendet e treta.

Ndeshjet do të zhvillohen në 10 stadiume në qytete të ndryshme të Gjermanisë nga 14 qershori deri më 14 korrik.

Nga rrethi i 16 më të mirëve e tuje, gara është e karakterit të eliminimit direkt në fazat çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale për ta përcaktuar kampionin.

Anglia dhe Franca shihen si kombëtaret favorite për ta fituar trofeun evropianin. Anglia nuk ka fituar trofe të madh ndërkombëtar prej se e fitoi Kupën e Botës më 1966 dhe doli humbëse në EURO-n e kaluar kur u mposht nga Italia.

Franca ishte finaliste e Kupës së Botës 2022, ku u mposht nga Argjentina e Lionel Messit, dhe udhëhiqet nga superylli i ri i Real Madridit, Kylian Mbappe.

Cilat janë grupet?

Grupi A: Gjermani, Skocia, Hungaria, Zvicra

Grupi B: Spanja, Kroacia, Italia, Shqipëria

Grupi C: Sllovenia, Danimarka, Serbia, Anglia

Grupi D: Polonia, Holanda, Austria, Franca

Grupi E: Belgjika, Sllovakia, Rumania, Ukraina

Grupi F: Turqia, Gjeorgjia, Portugalia, Republika e Çekisë

Kush janë kampionët e kaluar?

Italia e fitoi edicionin e fundit të EURO-s, i cili u zhvillua më 2021 për shkak se turneu u shty për një vit si pasojë e pandemisë së COVID-19.

Gjermania dhe Spanja e kanë fituar Kampionatin Evropian nga tri herë secila.

Ndërsa, dy kombëtaret e tjera të vetme që e kanë fituar më shumë se një herë, janë Italia dhe Franca, që e kanë fituar nga dy herë secila.

Një turne më ndryshe

Megjithatë, ky turne do të zhvillohet në një kontekst politik më ndryshe. Ngjarja kryesore sportive në Evropë prej se Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës po mbahen nën hijen e konfliktit më shkatërrues në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ukraina është pjesëmarrëse dhe mund të presë pritje të ngrohtë në Gjermani, e cila ishte nikoqire e ndeshjeve të kombëtares ukrainase si vendëse gjatë fushatës kualifikuese.

Rusia u përjashtua nga kualifikimet dhe është e pezulluar nga të gjitha garat ndërkombëtare nga organi i futbollit qeverisës në Evropë, UEFA, si dhe nga shtëpia e futbollit botëror, FIFA.

Ndërkohë, Gjeorgjia po shkon në kampionatin e parë të madh të futbollit në një kohë kur kriza në atdhe është thelluar.

Si gjithmonë, Kampionati Evropian është i kërcënuar nga huliganizmi, ku përleshjet mes tifozëve rivalë janë bërë ndodhi e zakonshme. Por, kërcënimi nga terrorizmi dhe dhuna politike janë bërë shqetësim edhe më i madh për sigurinë, pas një sërë sulmesh ndaj politikanëve në Gjermani.

Autoritetet gjermane kanë vendosur t’i rrisin dhe shpeshtojnë kontrollet kufitare gjatë turneut të futbollit. Më shumë se 20.000 oficerë të policisë do të jenë në detyrë.

Duke i parë tensionet rreth luftës në Rripin e Gazës, UEFA dhe Gjermania i shmangën shqetësime më të mëdha kur Izraeli dështoi të kualifikohej për EURO 2024.

EURO 2024- Informacione të rëndësishme për tifozët shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen Itali – Shqipëri në stadiumin e Dortmundit

Shqipëria është gati për ndeshjen e parë në EURO 2024 ndaj Italisë. Një sfidë me rëndësi maksimale, ndërsa stadiumi i Dortmundit pritet të pushtohet nga tifozët e shumtë shqiptarë për të përkrahur dhe mbështetur Kombëtaren kuqezi.

Atmosfera në stadiumin e Dortmundit pritet të jetë fantastike, ndërsa dyert për tifozët do të hapen 3 orë para fillimit të ndeshjes.

Tifozë mos harroni që biletat ndodhen vetëm në aplikacionin “UEFA Mobile Tickets” dhe përpara se të shkoni në stadium, sigurohuni që bateria juaj e telefonit të jetë plotësisht e karikuar. Kodi QR i biletës do të shfaqet pak përpara hapjes së dyerve në ditën e ndeshjes. Biletat tuaja do të kontrollohen nga stafi i stadiumit në vend kontrollin e biletave, skanojeni biletën dhe drejtohuni për në vendin tuaj. Hyrja D është zona e përcaktuar për tifozët kuqezi në stadiumin e Dortmundit, ndërsa në foton e mëposhtme mund të shihni skemën e plotë të stadiumit për të gjetur tribunën ku ndodhet bileta juaj.

Skema E Stadiumit Dortmund
Skema E Stadiumit Dortmund

Gjithashtu të gjithë tifozët që do të ndjekin ndeshjen nga stadiumi duhet të respektojnë rregullat e përcaktuara nga UEFA për të shmangur çdo lloj problemi.

Në stadium ka disa rregulla strikte për tifozët. Disa janë paraqitur më poshtë, ndërsa mund të klikoni butonin “lista e plotë” për t’i shikuar të gjitha.

Çanta më të mëdha se madhësia A4 nuk do të lejohen në stadium.

Mund të sillni një karikues portabël me vete, jo më të madh se telefoni juaj.

Sigurohuni që të keni një lloj ID-je të vlefshme.

Të gjitha stadiumet e EURO 2024 janë vende ku nuk konsumohet duhan. Cigaret e zakonshme si dhe ato elektronike apo produkte të tjera duhani, që krijojnë tym nuk lejohen. Ju lutemi, tregoni kujdes ndaj tifozëve të tjerë.

Klikoni butonin më poshtë për të parë listën e plotë me rregullat e stadiumit.

Lista e plotë

Për ju që nuk keni bileta, mund të shijoni ndeshjen në Fan Zone Friedensplatz në qendër të qytetit dhe Public Viewing Westfalenpark, 800 m në të majtë të stadiumit.

Harta
Harta

Për të marrë informacione më të detajuara drejtohuni në fshf.org në seksionin Euro 2024.


Send this to a friend