E prerë dhe e qartë Zonja Nuland në ato që komunikoi në konferencën e saj për shtyp…
1-“ska kohë për të humbur” që do të thotë mos kujtoni se do ta zvarrisni këtë punën e reformës në mënyrën tërhiqe e mos e këput
2-“91 % e shqiptarëve e duan reformën,” që do të thotë që vetëm 9% nuk e duan së paku deri tani dhe jeni ju që duhet ta votoni në parlament dhe ju që në sistemin e drejtësisë jeni majmur nga korrupsioni
3-“kam paraqitur një variant përtej dy qëndrimeve të palëve ose si e quajti Ajo një version të tretë hibrid” i miratuar nga administrata amerikane që:
a-kënaq kërkesat e Komisionit të Venecias
b-nuk cënon sovranitetin
c-i njohur dhe pranuar nga Zoti Lu dhe homologia Vllahutin..
4-“Kultura e pandëshkueshmërisë në Shqipëri do të mari fund” që do të thotë, ju që keni bërë pasuri të paligjshme do tju meren dhe me që keni shkelur ligjin do dënohen në emër të ligjit…
Konkluzioni…nga sonte kapot e krimit dhe korrupsionit nuk kanë më gjumë dhe e dinë se ky është fundi i tyre…Kjo kohë do vinte një ditë, kemi pothuaj 26 vjet që e presim…si thotë populli, “vonon por nuk harron”…
Pkabo 10 korrik 2016
Eh ! i nderuar Perparim , sikur te ndodhte vertet ashtu si thua Ti . Kaq shume qe e kemi pritur dhe shpresuar nga mashtrimet e politikane pushtetareve . Edhe me 2 vjet e ca perpjekeje per te bere nje reforme me ndihmen e aleateve qe i kemi pranuar dhe i respektojme aq shume duket qe jane venitur shpresat dhe besimi . Ata qe kane patur pushtet per tere keto vite terrori trazicini i kane ngulur aq thelle thonjt ne pushtet sa duket e pa mundur te behet ndonje gje e mire . Me duket qe jemi te denuar te kemi keto fate . Ata (pushtepolitikanet) kane gjetur nje teren te pershtateshem per te abuzuar ndaj keti populli qe beson aq shume duke vazhduar te beje heronj individe qe e kane gjetur pilafin gati dhe vetem sa e kane trazuar na duket se cfar kushedi bene . Urojme qe ziri i juaj te jet i fuqishem dhe te behen realitet kerkesat e shqipetareve.