Voal – Voal.ch raporton se për dy ditë do të mbahet ceremonia e fundit para varrimit të Muhammad Ali.Në ceremoni kanë marrë pjesë mijëra tifozë për të nderuar legjendën e boksit, ardhur nga e gjithë bota.
Ndërkohë, pjesëmarrjen në varrimin e Muhammad Ali, e kanë konfirmuar deri më tani mbi 14 mijë persona.
Ju kujtojmë që Ali para vdekjes kishte kërkuar që në varrimin e tij të marrin pjesë përfaqësues të besimeve të ndryshme.
Imam Zaid Shakir, një figurë e shquar e komunitetit mysliman në SHBA, që drejton shërbimin e lutjeve i tha turmës:
“Ju mirëpresim këtu të gjithëve! Ne mirëpresim myslimanët, ne mirëpresim të gjithë anëtarët e besimeve të tjera, ne mirëpresim motrat tona, vëllezërit….”
Rev. Jesse Jackson i pranishëm në ceremoni tha se në përcjelljen e kampionit të boksit do të marrë pjesë edhe lideri i Bashkësisë Islamike Louis Farrakhan.
“Bashkësia Islamike ka luajtur rol të madh tek Muhammad Ali — për të kalitur tek ai sensin e sakrificave, vlerat njerëzore,” tha Jackson.
Përcjellja për në banesën e fundit bëhet të premten.
Komentet