8 Qershori është dita e 160 e vitit, deri në fund të tij janë edhe 206 ditë.
Ngjarje

65 – Hebrenjtë ngrenë krye ndaj pushtimit romak. Ata marrin kalanë Antonia në Jerusalem. Kalaja ishte ndërtuar rreth vitit 19 pes nga Herodi i Madh si përkushtim për Mark Antonin, mbrojtësi i tij. Kalaja ishte ngritur mbi rrënojat e një fortese të herëshme të Ptolemeut, themeluesi i dinastisë të Egjiptit pas vdekjes së Aleksandrit të Madh në 323 pes; dinasti e cila përfundoi me vdekjen e Kleopatrës së gjashtë dhe me pushtimin romak në vitin 30 pes. Tradicionalisht, mendohet se kalaja Antonia ka qenë vendi ku Pont Pilati mori në pyetje Jezu Krishtin, para kryqëzimit.
452 – Italia pushtohet nga Attila i hunëve. Por ai u ndal në Ravena, në përgjigje të përgjërimit nga Papa Leo i parë; të tjerë thonë se arsyeja më bindëse është se Atila u tërhoq për të kaluar Alpet para fillimit të dimrit dhe u vendos në atë që sot quhet Budapest.
632 – Në Medina (Arabi Saudite) vdiq profeti Mohamed – lindur rreth vitit 570. Mohamed njihet për bashkimin e Arabisë në një shtet të vetëm fetar sipas Islamit. Besohet nga myslimanët si i dërguar dhe profet i Perëndisë, dhe konsiderohet pothuajse nga të gjithë myslimanët si profeti i fundit i dërguar nga Zoti për njerëzimin. Ndërsa jomyslimanët e shohin Mohamedin si themeluesin i Islamit, myslimanët e konsiderojnë si rivendosës të besimit origjinal monoteist të Adamit, Noes, Abrahamit, Moisiut, Jezusit dhe profetëve të tjerë. I lindur në qytetin arab të Mekës, Mohamed mbeti jetim në moshë të vogël dhe u rrit nën kujdesin e xhaxhait të tij, Ebu Talib. Ai më vonë punoi kryesisht si tregtar, dhe u martua për herë të parë në moshën 25 vjeç. Në moshën 40 vjeçare, Mohamed u vizitua nga engjëlli Xhebrail (Gabriel) dhe mori zbulesën e tij të parë nga Perëndia. Tre vjet pas kësaj ngjarjeje Mohamed filloi t’i predikonte këto zbulesa publikisht, duke shpallur se Zoti është Një; dhe Islami (dorëzimi) i plotë ndaj tij është mënyra e vetme e pëlqyer nga Perëndia, dhe se ai vetë ishte profet dhe i dërguar i Zotit, në të njëjtën mënyrë si profetët e tjerë para tij. Me këtë Mohamedi fitoi pasues, por edhe u prit me armiqësi nga disa fiseve mekase. Për të shpëtuar nga përndjekja, Mohamed iku me disa pasues nga Meka në Medinë, në vitin 622. Kjo ngjarje shënon fillimin e kalendarit islamik. Pas tetë vitesh luftë me fiset mekase, Mohamed mblodhi një ushtri prej 10.000 ithtarësh, marshoi drejt Mekës dhe e mori qytetin me pak gjakderdhje. Ai shkatërroi idhujt paganë në Mekë dhe më pas dërgoi pasuesit e tij jashtë për të prishur të gjithë tempujt e mbetur paganë në Arabi. Në vitin 632, disa muaj pas kthimit në Medinë, Mohamed u sëmur dhe vdiq. Në kohën e vdekjes, pjesa më e madhe e Gadishullit Arabik ishte konvertuar në Islam, dhe arabët ishin bashkuar në një shtet të vetëm fetar mysliman.
1789 – SHBA; James Madison paraqet në Dhomën e Përfaqësuesve një projekt-ligj për të Drejtat, si përgjigje ndaj kundërshtarëve, përfshi disa prej themeluesve të kombit, të cilët argumentonin se Kushtetuta nuk arrinte të mbronte parimet bazë të lirisë së njeriut. Dokumenti i njohur si “Billi i të Drejtave” u ndikua nga Deklarata e të Drejtave të Virxhinias, shpallur nga George Mason më 1776,; nga Karta angleze e të Drejtave më 1689; idetë e Epokës së Iluminizmit mbi drejtat e natyrëshme njerëzore, dhe dokumentet e mëparshme politike angleze si ‘Magna Carta’ (1215).
1815 – 39 shtete gjermane bashkohen në bazë të Aktit të Konfederatës miratuar nga Kongresi i Vjenës në vitin 1815 për të koordinuar ekonomitë e vendeve të veçanta gjermanisht-folëse dhe për të zëvendësuar ish-Perandorinë e Shenjtë Romake. Konfederata u shpërbë më 1866 për shkak të rivalitetit midis Prusisë dhe Austrisë, i njohur si lufta e dualizmit gjerman, si dhe nga paaftësia e shumë shteteve për kompromis.
1824 – Shpikësi Noah Kushing regjistron patentën e makinës së parë larëse – Quebec, Kanada
1829 – Pishina e parë publike jashtë Londrës hapet në Liverpool. Pishinat kanë një histori të gjatë që daton në vitet 2500 pes. Popullariteti i pishinave moderne mori hov në vitet 1800 me klubet noti, dhe vazhdoi të rritet me fillimin e Olimpiadës moderne në vitin 1896 në Athinë, ku garat e notit u bënë pjesë e Lojrave Olimpike.
1845 – Andrew Jackson, presidenti i shtatë i SHBA-së, ndërroi jetë në Nashville, Tennessee, në moshën 78-vjeçare.
1861 – Tennessee u shkëput nga federata amerikane.
1917 – Walt Disney përfundon shkollën e mesme dhe fillon punë si karikaturist në gazetë. Ai u përpoq të shkonte në luftën e parë botërore, por nuk u pranua pasi ishte nën moshë. Pas këtij refuzimi, Disney bashkohet me Kryqin e Kuq. Ai u dërgua në Francë për një vit. Pas luftës, u kthye në Kansas dhe prej andej drejt Hollivudit. Më 18 nëntor 1932, Disney nderohet me çmimin e Akademisë së filmit për krijimin e karakterit të animuar, “Mickey Mouse”. Walt Disney pinte shumë cigare, pa pushim. Dhjetë ditë pas ditëlindjes së 65-të, më 15 dhjetor 1966, Disney vdiq nga kanceri i mushkërive. Thuhet se para se të vdiste ai shkroi në letër emrin e aktorit Kurt Russell – ç’donte të thoshte me këtë ka mbetur mister, madje edhe për vetë aktorin. Një legjendë urbane thotë se Disney ruhet i ngrirë, dhe se trupi i tij mbahet diku në Disneyland, Florida, për t’u ringjallur pasi shkenca të ketë zbuluar kurën për sëmundjen e tij. “Por kjo nuk është e vërtet”, shkroi vajza e tij, Diane, në vitin 1972. Walt Disney ishte edhe aktivist anti-komunist dhe dëshmoi në hetimet ndaj personaliteteve të ndryshëm të Hollivudit të dyshuar si komunistë gjatë viteve 1940 – ’50. FBI-ja e emëroi atë ‘agjent të posaçëm’ në Hollivud, titull që e mbajti deri në fund.
1942 – SHBA; Bing Crosby regjistron “Silent Night” (Natë e Qetë), këngë mbi lindjen e Krishtit, e kompozuar që në vitin 1818 në një fshat të Austrisë nga Franz Gruber me tekst të Joseph Mohr. Më 2011, kënga u shpall trashëgimi jomateriale kulturore nga UNESCO. “Silent Night” është regjistruar nga një numër i madh i këngëtarësh të çdo zhanri muzikor. Dorëshkrimi origjinal i këngës ka humbur. Megjithatë, një dorëshkrim u zbulua në vitin 1995, dhe tregon se Mohr i shkroi vargjet në vitin 1816, dhe Gruber e kompozoi muzikën në vitin 1818. Vargjet e këngës janë përkthyer në rreth 140 gjuhë. “Silent Night” u këndua në të njëjtën kohë në frëngjisht, anglisht dhe gjermanisht nga trupat gjatë armëpushimit të Krishtlindjeve më 1914 gjatë Luftës së Parë Botërore – ajo ishte një këngë që njihej nga ushtarët në të dy anët e vijës së frontit.
Natë e Qetë
Natë e qetë, natë e shenjtë
Janë në gjumë njerëzit krejt
Vetëm Jozefi edhe Maria
Janë zgjuar me shenjtin fëmijë
Fli me paqen qiellore, fli në paqen qiellore.
Natë e qetë, natë e shenjtë
Ç’dashuri e Zotit vet
Si foshnjë na u zbulua
Plot hare per të na shpëtuar
Ja, Jezusi u lind, ja Jezusi u lind.
Natë e qetë, natë e shenjtë
Ca barinj me të shpejt
Lajmet e enjgjëjve dëgjuan
Edhe në Betlehem vrapuan
Shpëtimtari u lind, Shpëtimtari u lind.
(adhurojmeshqip.wordpress.com)
1953 – Gjykata Supreme amerikane mori vendim që restorantet në qarkun e Columbias të mos kenë të drejtë të refuzojnë që t’u shërbejnë njerëzve me ngjyrë.
1960 – Qeveria argjentinase kërkon lirimin e Adolf Eichmann, nazist, i rrëmbyer nga shërbimi izraelit i zbulimit që e dërgoi atë në Izrael për t’u gjykuar për krime lufte dhe gjenocid ndaj hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
1963 – Shoqata Amerikane e Zemrës bëhet agjencia e parë që ndërmerr fushatën kundër pirjes së duhanit.
1968 – Autoritetet amerikane raportuan se kishin arrestuar në Londër James Earl Rayn, të dyshimtin për vrasjen e liderit për mbrojtjen e të drejtave civile, Martin Luther King Jr.
1978 – Këtë muaj vdiq Joseph Swire, gazetar britanik, historian, albanolog, autor i ‘Albania: The rise of a Kingdom’ (Londër 1929), dhe ‘King Zog’s Albania’ (Londër 1937). Shqipërinë e vizitoi për herë të parë, në qershor 1924, 21 vjeç, kur filloi të mbledhë edhe materiale për librin ‘The Rise of a Kingdom’ i cili përqëdrohet në historinë shqiptare 1878-1928. Më pas (1930 – 1931), Swire punoi në Ballkan si korrespondent për çështje të jashtme për gazetat ‘London Times’ e ‘Christian Science Monitor’ të Bostonit. Megjithë qëndrimin kritik (por të balancuar) ndaj mbretit Zog, Swire u emërua nga mbreti Zog si Komandant i Urdhërit të Skënderbeut’. Swire e dënoi ashpër pushtimin fashist italian të Shqipërisë më 1937. Pak kthimit në atdhe, ai shkroi gjithnjë e më rrallë, me përjashtim të disa letrave polemike në shtypin britanik dhe të një artikulli, ‘Albania Under Communism’ në revistën ‘Contemporary Review’ (1955).
1982 -. Ronal Reagan bëhet presidenti i parë amerikan që i drejtohet një seance të përbashkët të Parlamentit të Britanisë. Mes të tjerash Reagan tha: “… Ironikisht Karl Marksi kishte të drejtë; Ne sot jemi dëshmitarë të një krize të madhe, ku kërkesat e rendit ekonomik janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me ato të rendit politik. Por kjo krizë nuk ndodh në botën jo-marksiste perëndimore (kapitaliste), por në strehën e marksizëm-leninizmit, Bashkimin Sovjetik. Është Bashkimi Sovjetik që shkon kundër rrjedhës së historisë duke mohuar lirinë e njeriut dhe dinjitetin njerëzor për qytetarët e vet. Bashkimi Sovjetik është gjithashtu në krizë të thellë ekonomike … ”
1995 – Lufta në Bosnje; Piloti i forcave ajrore amerikane, Kapiteni Scott O’Grady shpëtohet nga marinsat amerikanë në Bosnje. Ndërsa fluturonte mbi Bosnje në mision luftarak, O’ Grady u detyrua për arsye teknike ta ulte aeroplanin në një rajon me popullsi sërbe që konsiderohej nga NATO si territor armik. Gjatë gjashtë ditëve të ardhshme, ai vë në përdorim mësimet e nxëna gjatë stërvitjes për të mbijtuar në raste të tilla. Piloti u ushqye me gjethe, bar, insekte, dhe piu ujë shiu duke e mbledhur me sfungjer në qese plastike. Filmi “Behind Enemy Lines” (2001), me aktorët Gene Hackman dhe Owen Wilson, u bazua në këtë ngjarje.
1995 – Marinsat amerikane shpëtuan kapitenin Scott O’Grady, aeroplani luftarak i të cilit F16-C ishte rrëzuar nga serbët e Bosnjës, më 2 qershor.
2001 – Kryeministri britanik, Tony Blair, u zgjodh për mandat të dytë kryeministër i Britanisë së Madhe.
2007 Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush, bëri një vizitë në Tiranë (Tirana).
Lindje
- 1625 – Giovanni Domenico Cassini, shkencëtar italian dhe astronom († 1712)
- 1671 – Tomaso Albinoni, kompozitor italian († 1751)
- 1717 – John Collins, politikan amerikan († 1795)
- 1724 – John Smeaton, Inxhinier angl. († 1794)
- 1745 – Caspar Wessel, matematikan danez († 1818)
- 1757 – Ercole Consalvi Kardinali, kardinali italian († 1824)
- 1810 – Robert Schumann, kompozitor gjerman († 1856)
- 1847 – McKinley Ida, Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara († 1907)
- 1851 – Jacques-Arsène d’Arsonval, fizikan frëng († 1940)
- 1854 – Douglas Kolin Cameron, politikan kanadez († 1921)
- 1855 – George Charles Haité, projektuesi angl., piktor dhe illustrator († 1924)
- 1860 – Alicia Boole Stott, matematikan Irlandez († 1940)
- 1867 – Frank Lloyd Wright, arkitekt amerikan († 1959)
- 1872 – Jan Frans De Boever, piktor belg († 1949)
- 1885 – Karl Genzken, mjek nazist († 1957)
- 1897 – John G. Bennett, shkencëtar britanik († 1974)
- 1901 – Lena Baker, vrasës amerikan († 1945)
- 1903 – Ralph Yarborough, senator i SHBA nga Teksasi († 1996)
- 1912 – Maurice Bellemare, politikan kanadez († 1989)
- 1916 – Francis Crick, biolog molekular anglez; Nobel laureati († 2004)
- 1918 – Robert Preston, aktor amerikan († 1987)
- 1918 – John D. Roberts, kimist amerikan
- 1920 – Gwen Harwood, poet Australian († 1995)
- 1921 – Alan Neiman, piktor amerikan
- 1921 – Alexis Smith, aktore kanadeze († 1993)
- 1921 – Suharto, Presidenti i Indonezise († 2008)
- 1925 – Barbara Bush, Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara
- 1925 – Eddie Gaedel, lojtar bejsbolli amerikan († 1961)
- 1925 – Del Ennis, lojtar bejsbolli († 1996)
- 1927 – Çesk Zadeja, kompozitor shqiptarë († 1997)
- 1936 – James Darren, aktor amerikan dhe këngëtar
- 1936 – Kenneth G. Wilson, fizikan amerikan, Nobelist
- 1939 – Bernie Kejsi, lojtar futbolli amerikan dhe aktor
- 1940 – Nancy Sinatra, këngëtar amerikan
- 1940 – Jim Wickwire, alpinist amerikan
- 1941 – Robert Bradford, politikan irlandez Veriore († 1981)
- 1941 – Fuzzy Haskins, muzikant amerikan (P Funk)
- 1942 – Nikos Konstantopoulos, politikan grek
- 1942 – Chuck Negron, këngëtar amerikan (Tre Dog Night)
- 1943 – Colin Baker, aktor britanik
- 1943 – William Calley, kriminel lufte amerikane
- 1943 – Willie Davenport, atleti amerikan († 2002)
- 1944 – Mark Belanger, lojtar bejsbolli amerikan († 1998)
- 1944 – Annie Haslam, piktor anglez dhe këngëtar (Rilindjes)
- 1944 – Marc Ouellet, Kryepeshkopi i qytetit Quebec
- 1944 – Boz Scaggs, këngëtar amerikan dhe kompozitor
- 1946 – Alan Scarfe, i lindur në Kanadë aktor britanik
- 1947 – Eric F. Wieschaus, biolog amerikan, Çmimi Nobel në Fiziologji dhw Mjekësi
- 1949 – Emanuel Ax, lindur në Poloni pianisti
- 1949 – Xhefri Mylett, aktor amerikan († 1986)
- 1950 – Kathy Baker, aktorja amerikane
- 1951 – Bonnie Tyler, këngëtari i Uellsit dhe kitarist
- 1951 – Tony Rice, akustike kitarist amerikan
- 1955 – Griffin Dunne, aktor amerikan
- 1955 – Greg Ginn, kitarist amerikan
- 1956 – Udo Bullmann, politikan gjerman
- 1957 – Scott Adams, karikaturist
- 1957 – Don Robinson, lojtar bejsbolli amerikan
- 1958 – Keenen Ivory Wayans, aktor dhe regjizor
- 1960 – Mick Hucknall, këngëtari dhe kompozitori angl. (Simply Red)
- 1960 – Thomas Steen, lojtar hokej Suedez
Vdekje
- 632 – Muhammed, profet dhe themeluesi i fesë islame
- 1492 – Elizabeth Woodville, mbretereshë angleze
- 1845 – Andrew Jackson, politikan dhe ushtarak amerikan
Festa dhe përvjetore
- Dita Botërore e kancerit të trurit
- Dita Ndërkombëtare e Oqeaneve
Komentet