VOAL

VOAL

Italianët e Shqipërisë: Histori e shkurtër e ndarjes së madhe

May 22, 2016

Komentet

DATA  DHE  FAKTE- Nga Fritz RADOVANI

 

1854 – 1909

 

1858 Kisha Katedrale Shkoder

 

Fakte historike: Në vitin 1856 vijnë në Shkoder pesë austriakë, per me bisedue me sundimtarin turk dhe ikin pa u marrë vesh prej askujt bisedimet e zhvillueme në Shkoder.

Edhe nga Stambolli po atë vit, vjen një i derguem me bisedue me konsullin austriak në Shkoder. Ai u takue me Ipeshkvin e Shkodres dhe Pashen.

Në vitin 1858 hidhet Guri i Parë i Kishës Katedrale të Shkodres (Kisha e Madhe Shkoder, ma e madhja në Ballkan).

Në vitin 1854 Kushë Micja lejohet me hapë shkollë per vajza.

Asht viti 1859, kur themelohet Seminari Papnor i Shkodres. Në Gusht të vitit 1861, Françeskanët ndertojnë Kuvendin e tyne në Shkoder.

Lejohen me u botue librat e Don Ejëll Radojës, të gjithë me karakter kombtar e historik, në gjuhen shqipe.

Në shkurt 1867, Shkodra bahet Seli Argjipeshkvnore.

Me 1 Shtator 1871 zhvillohet Konçili i II Shqiptar.

Në Tetor 1874, hapet shkolla e parë laike në Shirokë, prej Don Zef Ashtës, ku mësohet gjuha shqipe dhe aritmetikë. Shkolla u hap në shtëpinë e Tom Mark Radovanit.

Në Shkurt 1878, Malet e Veriut protestojnë kunder qeverisë Athinës, per çeshtjen e Epirit.

Në 1899, Abati i Mirditës Imz. Preng Doçi krijon në Shkoder Shoqninë Letrare “Bashkimi”.

Në vitin 1902 Shkolla Françeskane e drejtueme nga At Gjergj Fishta, jep mësimet në gjuhen Shqipe.

Në vitin 1903 Shoqnia “Agimi” në Shkoder, fillon botimin e librave me Alfabetin e vet.

Në vitin 1908, Shkodra dergon në Kongresin e Manastirit At Gjergj Fishten, Don Ndre Mjedjen, Luigj Gurakuqin, Mati Logorecin dhe Hilë Mosin, ku aprovojnë Alfabetin e Gjuhës Shqipe të krijuem nga At Gjergj Fishta.

Po në Shkoder, formohet klubi “Gjuha Shqipe”.

Në vitin 1909 në Shkoder dalin gazetat “Koha” e “Bashkimi”, me karakter letrar e Atdhetar.

 

Shenim F.R.: (Datat dhe faktet janë marrë nga studjuesi shkodranë Mësuesi Gjush Sheldija.)

Ndihma e madhe e Austro – Hungarisë nder këto vite edhe sot, asht e pakjartë dhe shumë e errtë e shkrueme nder libra.

Shqiptarët vazhdojnë mos me shkrue Historinë si asht n’ fakt!

          Melbourne, 13 Qershor 2024.

Kokainë direkt nga Sinaloa- Shpërthen skandali: Duçka rekrutoi gjeneralin që këshillonte Ramën, FBI po heton rrjetin

Një skandal i madh ka tronditur Rumaninë këto ditë.

Në qendër të kësaj furtune është një ish-gjeneral i shërbimeve sekrete rumune.

Bëhet fjalë për Florian Coldea-n, emri i të cilit është shfaqur edhe në median shqiptare përpara disa vitesh.

Por si është historia?

E shpjeguar me pak fjalë, Coldea dyshohet se është përfshirë në një rrjet të trafikut të kokainës direkt nga karteli i frikshëm i Sinaloas meksikane.

Gjenerali rumun ofronte mbrojtje për rrjetin që e sillte kokainën nga Meksika drejt Shqipërisë dhe më pas në Rumani ku shpërndahej kryesisht në zonat e pasura.

Sipas gazetës rumune, EVZ, gjenerali rumun ishte rekrutuar në këtë rrjet nga famëkeqi Dorian Duçka. Ndërmjetësja e kësaj historie të frikshme trafiku ishte e dashura e gjeneralit, e quajtur Marina Pandarof.

Gazeta ka publikuar edhe një foto ku shfaqet gjenerali së bashku me Dorian Duçkën dhe të dashurën e tij, të cilën mediat e etiketojnë si ‘biondja fatale’.

“Fotoja është bërë në Berlin, ku të tre u takuan për të bërë pazare droge në zinxhirin Meksikë-Shqipëri-Bukuresht’. Siç mund ta shihni, gjenerali ishte shumë i dashuruar me bionden e tij fatale,” shkruan gazeta.

Ndërkohë, Romania TV raporton se gjenerali kishte fituar një kontratë konsultimesh në Shqipëri, madje këshillonte edhe vetë Edi Ramën, të cilin televizioni e cilëson si ‘një nga politikanët më kontrovers në rajon’.

“Shqipëria është e famshme për faktin se bandat shqiptare kanë zhvilluar “industri” reale të armëve, alkoolit, kontrabandës së cigareve dhe naftës, trafikut të drogës dhe prostitucionit. Sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine sillen në Shqipëri, të cilat shpërndahen në Kosovë, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë dhe më pas transportohen në Perëndim.

Dhe ky Dorian Duçka njihet për gazetarët shqiptarë si njeriu që ndihmon kryeministrin Edi Rama në marrëdhëniet e tij me biznesin dhe mjedisin kriminal shqiptar. Për shkak të afërsisë së tij me kryeministrin shqiptar Edi Rama, karriera e Dorian Duçkës nuk ka qenë pa polemika, duke u dyshuar për dy raste korrupsioni dhe lidhje me krimin e organizuar,” raporton Romania TV.

Këtu historia bëhet edhe më interesante. Kjo për shkak se mediat rumune raportojnë se Edi Rama e ka vetë një lidhje direkte me kartelin më të rrezikshëm në planet, Sinaloa.

“Në shtator 2022, gazeta meksikane “El Universal” botoi një raport të forcave meksikane kundër drogës, sipas të cilit Karteli Sinaloa (dikur i udhëhequr nga famëkeqi Joaquín “El Chapo” Guzmán) krijoi një aleancë me mafien shqiptare, si rezultat i së cilës trafikantët meksikanë filluan të pastrojnë shuma të mëdha parash në Shqipëri. Sipas autoriteteve meksikane, lideri i kartelit, Ismael Zambada García, i njohur si El Mayo, ka krijuar marrëdhënie të ngushta me vëllezërit Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa, biznesmenë të njohur shqiptarë me lidhje në nivel qeveritar. Lidhjet e tyre në nivel qeveritar janë pikërisht ai që mendoni ju, Dorian Duçka, njeriu i kryeministrit Edi Rama,” raporton Romania TV.

Më tej, gazeta EVZ shpjegon se ka një foto që shpjegon gjithçka.

“Fotoja e bërë në vitin 2020, tregon se si tre persona—Mark Hauptmann, një ish-deputet i partisë CDU-CSU të Gjermanisë; Luftar Hysa, partner i kartelit Sinaloa; dhe Besnik Lulaj, një biznesmen i njohur shqiptar që zotëron Marina Bay, një firmë e madhe ndërtimi hotelesh dhe resortesh në Shqipëri, po largohen nga zyra e kryeministrit Edi Rama. Dorian Duçka, i cili raportohet se është në kontakt me përfaqësues të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë të kartelit meksikan, organizoi takimin, sipas mediave shqiptare. Ne e kemi përshkruar me detaje këtë tablo politike në Shqipëri që të kuptoni dhe shihni nivelin e korrupsionit në krye të shtetit dhe kuptoni më mirë pse, në këtë mjedis, Florian Coldea ia dilte si peshku në ujë në mjedisin e tij,” raporton gazeta.

Në shkrim theksohet se jo vetëm kaq, por Edi Rama dhe Dorian Duçka kanë korruptuar edhe një zyrtar të lartë të inteligjencës amerikane. Bëhet fjalë për Charles McGonigal.

“Shtypi shqiptar pohon se ish-kreu i FBI-së ishte pranë Edi Ramës, i cili ishte përpjekur t’i organizonte politikanit shqiptar një takim me përfaqësuesit e një kompanie amerikane (pa emër) për të nisur një projekt antikorrupsion, një operacion i pa miratuar nga udhëheqja e FBI-së. Më shumë nga sa kemi treguar tashmë, sipas faqes shqiptare Syri.net, McGonigal jo vetëm që ka vizituar Shqipërinë, por ka regjistruar edhe një kompani në emër të tij në Tiranë. Fotoja e mëposhtme është publikuar nga Syri.net për të demonstruar lidhjet e trekëndëshit Edi Rama – Dorian Duçka – Charles McGonigal,” shkruan gazeta.

Sipas Romania TV dhe medieve të tjera rumune, FBI po e heton intensivisht këtë rrjet të trafikut.

ImageImage

Lidhja e Prizrenit, cilët ishin hartuesit e programit politik dhe tri detyrat! Çfarë ndodhi me 10 qershor të 1878-ës

Më 10 qershor 1878 u mbajt Kuvendi i Prizrenit, i cili shpalli formimin e Lidhjes së Prizrenit. Punimet e këtij kuvendi u drejtuan nga Iljaz pashë Dibra, ndërsa programi politik ishte hartuar nga ideologët e kombit shqiptar si Sami Frashëri, Pashko Vasa, Abdyl Frashëri, Jani Vreto, Zija Prishtina e të tjerë. Lidhja e Prizrenit përbën organizatën e parë politike dhe ushtarake të mbarë kombit shqiptar.


Lidhja e Prizrenit duhej të zgjidhte tri detyra kryesore që përbënin shqetësim për të gjithë shqiptarët. Së pari, të kundërshtonte copëtimin e trojeve etnike të banuara nga shqiptarë, siç ishte parashikuar në Traktatin e Shën Stefanit dhe në Kongresin e Berlinit në vitin 1878. Së dyti, të realizonte bashkimin e trojeve shqiptare në një vilajet të vetëm në kuadër të Perandorisë Osmane.

Së treti, të dëshmonte në mbarë opinionin publik evropian se shqiptarët ishin një komb i veçantë në Ballkan pavarësisht ndryshimeve fetare. Komiteti Kombëtar përbëhej nga tre komisione: Për çështjet e Jashtme u ngarkua Abdyl Frashëri, për çështjet e Brendshme u ngarkua Shaban Prizreni dhe për çështjet Financiare ishte Sulejman Vokshi. Komiteti Kombëtar krijoi nënkomitete krahinore në tre vilajetet kryesore shqiptare që rrezikonin të copëtoheshin. Nënkomiteti i Lidhjes së Prizrenit për vilajetin e Janinës dhe funksionari i lartë i shtetit osman Abedin Pashë Dino, me veprime të shkathëta diplomatike penguan aneksimin nga Greqia të krahinës së Çamërisë.

Nënkomiteti i Shkodrës organizoi trupa vullnetare shqiptare nën drejtimin e Ali Pashë Gucisë dhe Hodo beg Sokoli, të cilat u shkaktuan humbje të rëndë forcave malazeze të drejtuara nga Mark Milani. Shqiptarët arritën të mbronin me gjak Plavën, Gucinë, Hotin dhe Grudën. Të gëzuar për fitoret e arritura, shqiptarët shprehën vendosmërinë që të mos lëshonin qytetin e Ulqinit.

Nën presionin e flotës ndërkombëtare të Fuqive të Mëdha dhe të rrethuara nga trupat osmane dhe malazeze, komandanti osman Dervish Pasha theu më në fund qëndresën e shqiptarëve dhe më 26 nëntor 1880, Ulqini iu dorëzua forcave malazeze. Rezistenca e shqiptarëve kundër Portës së Lartë vijoi edhe më pas. Në muajin maj 1881 pas një numër arrestimesh të drejtuesve të saj dhe persekutimi të popullsisë shqiptare, Lidhja e Prizrenit, u shtyp nga Porta e Lartë.

VULA E LIDHJES SË PRIZRENIT

Droja e shqiptarëve se mos territoret e tyre do të ndaheshin mes Malit të Zi, Serbisë, Bullgarisë dhe Greqisë i mbushi me zell për të bërë qëndresë. Në traktatin e parë të pasluftës, në Shën Stefan, u nënshkrua dorëzimi i disa territoreve të Perandorisë Osmane, ndër to edhe territore të banuara nga shqiptarë. Perandoria Austro-Hungareze dhe Britania e Madhe e bllokuan marrëveshjen, duke qenë se do t’i jepte Rusisë pozicione kyçe në Ballkan, duke prishur kësodore peshoren e fuqive. Për ta zgjidhur këtë çështje, një konferencë paqeje u mbajt po atë vit në Berlin. Krejt situata çoi në organizimin e shqiptarëve me këshillimin e Stambollit në këshilla vendorë për të mbrojtur territoret e banuara nga shqiptarët.

Të nxitur nga rrethanat, në dhjetor të 1877-s Abdyl Frashëri organizoi Komitetin e Stambollit – anëtarët bënë një mbledhje të përgjithshme majin e 1878-s. Më 10 qershor 1878 përfaqësues nga paria shqiptare e Vilajetit të Kosovës u mblodhën në xhaminë Bajraklie të Prizrenit për të ngritur një platformë si kundërpërgjigje ndaj vendimeve të marra në Traktatin e Shën Stefanit. Në mbledhjen e parisë më 18 qershor u radhitën qëndrimet e mbajtura në një shkresë të vendimeve quajtur Kararnamé, që u firmos nga 47 përfaqësues të kazave të vilajetit, ku në krye janë firmat e Iljaz pashë Dibrës dhe Abdullah pashë Drenit. Po atë ditë paria e Shkodrës i telegrafoi shtabit të Lidhjes se do t’i bashkohej lëvizjes dhe se së shpejti do të dërgonte delegatët.

Më 23 qershor do të ishin të pranishëm krejt delegatët e qyteteve shqiptare në Prizren. Më 30 qershor u paraqitën edhe delegatët e Shkodrës me Jusuf agë Sokolin me një delegat të Podgorica dhe 7 krenë prej Malësie. Në Kararnamé u dokumentua vullneti nistor i organizimit, ku flitej për tërësinë territoriale të perandorisë dhe t’u rikthehej status quo-ja e para Luftës Ruso-Turke. Synimi kryesor ishte mbrojtja ndaj rreziqeve të menjëhershme, lakohej mbrojtja e Dinit, Devletit dhe Vatanit, mosnjohja e Bullgarisë dhe rikthimi me armë i territoreve të pushtuara nga Serbia dhe Mali i Zi nëse nuk do t’i dorëzonin me vullnet të lirë. Delegatët ngritën një organizim, Lidhjen e Prizrenit, që kishte fuqinë të vendoste taksa dhe të mobilizonte një ushtri. Pas një mbledhjeje, Lidhja u organizua në tre komitete, për Punët e Jashtme, për të Brendshmet dhe për Financat.

Komisioni i Punëve të Jashtme përbëhej nga Abdyl bej Frashëri me bashkëpunëtorët Shaban bej Pejën, Galip bej Shkupin dhe Asaf efendi Manastirin. Ky komision merrej me dërgesat e lutjeve dhe protestave ndaj Kongresit dhe me korrespondencën me filoshqiptarët e me shqiptarët jashtë atdheut. Komisioni i Punëve të Brendshme përbëhej prej Haxhi Shabanit nga Prizreni, myderrizit të Shkupit Qorr Abdyl Efendiut, Mahmut Qypërliut dhe Esat pashë Tetovës. Merrej me administrimin e territorit, mbajtjen e qetësisë, mbledhjen e ushtrisë vullnetare dhe kishte fuqi zbatuese. Komisioni i Financës përbëhej nga Sulejman agë Vokshi, Zija bej Prishtina, Shefik bej Gjilanit dhe dy të tjerëve, të cilët nuk dihen. Kujdeseshin për mbledhjen e fondeve për armatimin e ushtrisë dhe furnizimin e saj. Këta komisione funksiononin vetëm në kohë të mbledhjes së përgjithshme.

Detyrat e tyre i mbikëqyrte Dega lokale e Prizrenit që kryesohej prej Ymer efendi Prizrenit. Lidhja në korrik u nda në komitete, të cilat kishin dy degë madhore: e veriut me qendër në Prizren dhe e jugut. Dega e Prizrenit drejtohej nga Iljaz pashë Çoku me përfaqësues nga Kërçova, Tetova, Prishtina, Mitrovica, Vuçitërna, Shkupi, Gjilani, Manastiri, Dibra dhe Gostivari. Komisioni i Degës së Shkodrës përbëhej kryetarit Daut efendi Boriçit, Selim efendi Çoba, Shaban beu i Bushatllinjve, Haxhi agë Lohja, Selim agë Gjyrezi, Et’hem agë Kazazi, Ibrahim efendi Dragusha, Ibrahim Idriz Hoxha, Osman Bekteshi, Filip Çeka, Ndrekë Shiroka, Gjon Muzhani e Zef Simoni. Për këtë degë, Et’hem agë Kazazi qëndronte gjithnjë në Prizren. Dega e jugut që kishte mbajtur një takim po të tillë në Gjirokastër, drejtohej prej Abdyl Frashërit dhe përbëhej prej përfaqësuesve të Kolonjës, Korçës, Artës, Beratit, Pargës, Gjirokastrës, Përmetit, Paramithisë, Filatit, Margëlliçit, Vlorës, Tepelenës dhe Delvinës.

Në këto vise lëvizja mbështetej më shumë tek elementi mysliman, për arsye se elementi ortodoks ishte më së shumti nën ndikimin grek. Nga ana tjetër, në veri myslimanët me katolikët ishin bërë palë për synimet e Lidhjes. Të dy komitetet hynin në kontakt me njëri-tjetrin nga njerëz të besuar që piqeshin në Elbasan.

ÇËSHTJA E VISEVE SHQIPTARE NË KONGRESIN E BERLININ

Mbasi u hap Kongresi i Berlinit më 13 qershor, dega e Lidhjes me pëlqimin e vilajetit të Shkodrës dhe Sanxhakut të Dibrës, vendosën me i nisë një telegram Kongresit me lutje që Tivari, Shpuza, Podgorica t’i mbeteshin vilajetit të Shkodrës. Telegrami u nënshkrua prej 500 vetëve në Shkodër, nga të cilët më të rëndësishmit ishin: Daut efendi Boriçi në cilësinë e kryetarit të degës, Jusuf agë Sokoli, Selim agë Gjyrezi, Filip Suma, Gjon Muzhani, etj. Memorandumi nuk u përfill nga Kongresi, që ua njohu kërkesat Serbisë dhe Bullgarisë ndaj territoreve të lëshuara nga Perandoria Osmane krahas kërkesave shqiptare.

Kancelari prusian, Bismark, e çmoi Ballkanin si pjesë e Çështjes Lindore se “i gjithi nuk ia vlen as sa eshtrat e shëndetshme të një granadieri të vetëm pomeranez”. Qëndrimet e Lidhjes u përkrahën po ashtu edhe nga kolonia shqiptare e Stambollit, e përbërë prej nëpunësish të mëdhenj dhe të vegjël, të cilët më 20 qershor 1878 i nisën një memorandum ministrit të Punëve të Jashtme të Perandorisë Austro-Hungareze, kontit Andrassy. Në memorandum i luteshin që të kishin parasysh të drejtat shqiptare. Pjesë nga memorandumi ku kërkohej përparimi i synimeve kombëtare: «Populli shqiptar i frymzuem prej traditave dhe interesave të tij do dhe dëshiron, të jetojë në gjinin e perandorís nën skeptrin e Madhnis së Ti Sulltanit dhe nuk pranon në asnji mënyrë që të jetë i damë prej saj.

Mbas vendimeve të Shin Stefanit, mënyra e administrimit të mbrendshëm do të ndryshojë e në kët rasë populli shqiptar pa i cënue të drejtat e përjetshme të sovranitetit të Madhnis së Tij Sulltanit kërkon që të formohet për kët qëllim nji komision i përbâmë prej Shqiptarësh, i cili nën mbrojtje e Ti të naltë dhe me pëlqimin e Portës së Naltë të studiojë formën e përshtatshme dhe të ndalojë institucionet e reja lokale duke u a përshtat karakterit, zakoneve dhe nevojave të vendit. Më 21 qershor, ish-deputeti i Podgoricës në Mexhlisin Osman, Jusuf Efendiu u drejtoi një telegram fuqive të mëdha dhe një Kongresit që Podgorica t’i mbetej Perandorisë Osmane. Rilindasi Jeronim de Rada i dërgoi një letër kryeministrit britanik, lordit Beaconsfield me të cilën i lutej që të interesohej për të drejtat shqiptare.

REZISTENCA USHTARAKE

Marshalli osman Mehmed pashë Maxharri, pjesë e delegacionit osman në Kongresin e Berlinit, u caktua të mbikëqyrte përcaktimin e kufijve të rinj në viset veriore shqiptare, përkatësisht kazanë e Gucisë. Me të vajtur për të përcjellë lajmin e ardhur nga Stambolli, ana më e bindur e Lidhjes i kërkuan që të largohej, mirëpo ra mik tek kryetari i degës së Lidhjes në Gjakovë, mikut të tij Abdullah pashë Drenit. Ndodhia u përshkallëzua ngaqë Abdullah Pasha nuk e dorëzonte dot mysafirin, si pasojë u rrethua dhe u vranë të dy pashallarët në atë që njihet si Aksioni i Gjakovës.

Kjo gjakderdhje mbahet si veprimi i parë ushtarak i Lidhjes kundër nismës së dorëzimit të një territori të banuar nga shqiptarë. Fuqitë e Lidhjes u përplasën me njësitë malazeze nga tetori i 1879 deri në janar të 1880 në Plavë e Guci, me në krye Ali pashë Gucinë. Pas qëndresës për lëshimin e atyre viseve, u mendua t’i jepej Malit të Zi një rrip toke buzë lumit Cem sipas kompromisit i Kortit, delegat i Italisë në Kongres. Porsa u mor vesh ndërrimi i Plavës dhe Gucisë me Hotin, 2/3 e Grudës dhe stane e kullota të Kelmendit, bajraktarët e viseve i dërguan lutje konsullit austro-hungarez në Shkodër.

Me datën 11 prill 1880 në një mbledhje Dega e Lidhjes në Bibliotekën e Pazarit u vendos mbyllja e Pazarit dhe u lajmërua populli të ishte gati për luftë. Më 22 prill komandanti i ushtrisë së Tuzit, Haxhi Osman Pasha, ndoqi urdhrin e dorëzimit të territoreve ndaj malazezëve, por u shpërndau fishekë e armë vullnetarëve shqiptarë. Nga Shkodra u mobilizuan 1500 burra të armatosur, të drejtuar nga Hodo Begu dhe më pas iu shtua kapidani Preng Bibë Doda. Beteja e parë mes forcave u zhvillua te Ura e Rrzhanicës. Pas qëndresës së radhës, Fuqitë e Mëdha ripërcaktuan lëshimin e territoreve duke i dhënë Malit të Zi, Ulqinin me rrethet e tij deri në Bunë. GSH

Gjenerali britanik kujton momentin shmangies së Luftës së tretë Botërore në Kosovë

Komandanti parashutist në pension, Adrian Freer, kujton kohën kur kaloi një 24 orësh “të çuditshëm” me forcat ruse që vërshuan në aeroportin e Prishtinës në qershor 1999 në fund të luftës në Kosovë dhe “katastrofën” që u shmang.

Nga Serbeze Haxhiaj, BIRN

Deri më 11 qershor 1999, plani ishte që parashutistët e Brigadës së 5-të Ajrore të komandantit Adrian Freer të zbarkonin në aeroportin jashtë Prishtinës, por komandantët e NATO-s kishin ndryshuar mendim dhe, në vend të kësaj, i dërguan ata të siguronin hyrjen jugore në Kosovë, në Qafën e ngushtë të Kaçanikut.

Kush e di se ç‘do të kishte ndodhur, nëse s’do të ishin ridrejtuar. 250 trupa ruse ishin nisur tashmë drejt aeroportit nga toka nëpërmjet Bosnjës dhe Hercegovinës, duke fituar avantazh mbi 50,000 ushtarët e udhëhequr nga NATO-ja që po vinin nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Ishte një fillim ogurzi për vendosjen e NATO-s pas 11 javësh sulmesh ajrore për të dëbuar forcat nën sundimin e presidentit të atëhershëm serb Sllobodan Millosheviç.

Ndërsa NATO-ja vendosej, forcat jugosllave dhe serbe duhej të tërhiqeshin njëkohësisht, por asgjë nuk ishte e garantuar.

“Trupat e NATO-s vendosën që nëse Ushtria Jugosllave dëshironte të bënte të vështirën, gryka e Kaçanikut mund ta bllokonte atë”, kujton Freer, 25 vjet më vonë, në një intervistë nga shtëpia e tij në Skoci.

Por ata nuk kishin llogaritur rusët.

“Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Pati shumë pak vonesa në kalimin në grykën e Kaçanikut dhe më pas m’u kërkua të shkoja në aeroportin e Prishtinës shumë shpejt”, kujton Freer. “Situata ishte jashtëzakonisht e tensionuar.”

Historia e vërshimit të rrufeshëm të trupave ruse në Prishtinë dhe ajo që pasoi u bë legjendë kur, muaj më vonë, doli se gjenerali britanik përgjegjës për forcat e NATO-s të vendosura në Kosovë, Michael Jackson, refuzoi një urdhër nga komandanti suprem amerikan i NATO-s, Wesley. Clark, për të dëbuar rusët.

“Nuk do të filloj Luftën e Tretë Botërore për ju”, raportoi Newsweek t’i ketë thënë Jackson komandantit Clark, duke ngritur shqetësime serioze në atë kohë mbi zinxhirin e komandës në aleancën ushtarake perëndimore.

Përpara 25-vjetorit të përfundimit të luftës së Kosovës dhe vendosjes së NATO-s, 71-vjeçari Freer i tregoi BIRN për 24 orët “e çuditshme” që kaloi me gjeneralin rus Viktor Zavarzin dhe për bindjen e Jackson se ngërçi mund të zgjidhej në një ” mënyrë prej ushtari”.

“Kontingjenti rus ishte i vogël, por ata ishin mjaft të armatosur dhe nëse do të kishte pasur një luftë, ajo mund të ishte përshkallëzuar shumë lehtë”, tha ai për BIRN.

Rusia dhe Serbia “dorë për dore”

Sipas Freer, NATO-ja e dinte se rusët ishin rrugës për në aeroport. “Rusët kishin përparuar me shpejtësi të konsiderueshme”, tha ai.

Detyra për t’u përballur me ta i ra forcave britanike dhe Freer, veteranit të Falklands.

“Unë arrita atje dhe pati një bllokim”, tha ai. “Filluam bisedimet me gjeneralin rus në një lloj karvani ushtarak në aeroportin e Prishtinës. Ishte një takim shumë i tensionuar. Askush nuk e dinte se si do të shkonte.”

U bë shpejt e qartë, tha ai, se nuk mund të flitej për dëbimin e rusëve “për njëfarë arsyeje diplomatike”.

“Marrja e një pjese toke shihej si dobi taktike dhe operacionale për forcat ruse”, tha ai.

Zavarzin, i cili ishte përfaqësuesi ushtarak i Kremlinit në NATO në atë kohë, ishte “shumë i qartë në objektivin e tij”, tha Freer. Prania e gjeneralit i jepte operacionit rus peshë të konsiderueshme.

“Siç dihet, Rusia dhe Serbia duke qenë dorë për dore, ishte më shumë Rusia që vinte në ndihmë Serbisë, nëse mund ta them kështu.”

Teksa kujton atë kohë, Freer tha se pozicioni britanik për shmangien e konfrontimit të drejtpërdrejtë me forcat ruse “ishte absolutisht i drejtë”.

“Në fund të ditës, mbizotëroi logjika. Do të kishte qenë thjesht një katastrofë”, tha ai.

Ndërsa Jackson u kthye në Maqedoninë e Veriut, Freer qëndroi në aeroport.

“Hëngra me rusët dhe duhet të them se racionet e tyre ishin shumë pak ftues”, tha ai. “Ishte një natë interesante e pasluftës.”

Rusët mbajtën një prani në aeroport për katër vjet përpara se të tërhiqeshin në korrik 2003. Pesë vjet më vonë, Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia me mbështetjen e fuqive të mëdha perëndimore, por jo atë të Rusisë dhe Serbisë.

Jehona në Ukrainë

Ndërsa lëvizte nëpër Kosovë menjëherë pas vendosjes, Freer kujton se pa “një sasi të madhe shkatërrimi”, fshatra të rrafshuar dhe civilë të vdekur.

“Jo larg Prishtinës, në një fshat pamë se kishin vrarë rreth 50 fshatarë të të gjitha moshave”, tha ai, duke iu referuar forcave serbe.

Por edhe pse shqiptarët e Kosovës i përshëndetën autokolonat e NATO-s në avancim me lule dhe buzëqeshje, Freer tha se dislokimi ishte i mbushur me sfida operacionale dhe “gabime planifikimi” ndërsa ai kërkonte të garantonte një zonë tampon midis avancimit të trupave të NATO-s dhe tërheqjes së forcave jugosllave dhe serbe.

Pavarësisht incidenteve sporadike që përfshijnë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, Freer tha se NATO-ja “garantoi që tërheqja e forcave serbe të mos pengohej nga UÇK-ja”.

“UÇK-ja e kuptoi se mes tyre kishte elementë mashtrues, fanatikë që mendonin se duhej të tregonin diçka. Por nëse të kanë vrarë familjen, nuk do të jesh i predispozuar të jesh dashamirës.”

Një çerek shekulli më vonë, në mes të një lufte të re në Evropë, Freer tha se ai dhe ushtarët e tij që u vendosën në Kosovë mendonin se ata “po merrnin pjesë në diçka të qëllimshme, me një qëllim të vërtetë”.

“Kishte padyshim një spastrim të tmerrshëm etnik dhe njerëzit ishin traumatizuar”, tha ai për BIRN dhe tha se kishte paralelizma me Ukrainën që nga pushtimi i plotë i Rusisë ndaj fqinjit të saj në shkurt 2022.

“Nuk ka dyshim. Ne po mbështesnim një operacion humanitar pas mizorive të kryera”, tha Freer. “Është qartazi e ngjashme me atë që po ndodh tani në Ukrainë, ku popullsia civile është në vijën e parë dhe vuan.”

I pyetur nëse ai parapëlqente më shumë një ndërhyrje më të drejtpërdrejtë nga Perëndimi në luftën në Ukrainë, Freer tha se do të ishte “e pamend” nga ana e tij të përpiqej të hamendësonte drejtimin e ardhshëm të NATO-s në lidhje me konfliktin.

“Megjithatë”, tha ai, “nuk ka absolutisht asnjë dyshim se pa mbështetjen e plotë të NATO-s, veçanërisht trajnimin e saj të ushtarëve ukrainas dhe sigurimin e armatimeve dhe materialeve, Ukraina nuk do të ishte në gjendje të mbështeste operacionet e saj aktuale.”

“NATO-ja, jam i sigurt, do të monitorojë vazhdimisht situatën në mënyrë që të jetë në gjendje të vlerësojë qeveritë anëtare mbi atë që duhet bërë për të arritur një rezultat pozitiv në një sërë skenarësh të dhënë.”

Përplasja mes NATO-s e Rusisë për Aeroportin e Prishtinës

Trupat ushtarake ruse në Sllatinë, më 12 qershor 1999.

 

Valona Tela

“Tradhti ruse” e quan gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, dislokimin e befasishëm të rreth 200 trupave ruse në Aeroportin e Prishtinës, më 12 qershor të vitit 1999. Rusia donte të turpëronte NATO-n, por edhe të shpërfaqte ambiciet e saj imperialiste, thotë Clark, 25 vjet pas incidentit.

Në kohën kur ndodhi, ai ishte komandant suprem i NATO-s dhe po vëzhgonte vendosjen e një misioni paqeruajtës të aleancës ushtarake në Kosovë.

“Ky është, në thelb, një problem politik dhe është duke u trajtuar në mënyrë politike. Nuk është duke ndikuar në dislokimin e forcave tona apo në aktivitetet tona, kështu që le ta zgjidhim në nivel politik”, tha atëkohë Clark.

NATO-ja do të vendosej në Kosovë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës – më 9 qershor, 1999 – me të cilën mori fund lufta në Kosovë dhe forcat e atëhershme jugosllave u tërhoqën.

Misioni paqeruajtës KFOR u miratua nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara. Rezoluta 1244 e tij i autorizoi shtetet anëtare të OKB-së për të mbajtur një prani ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë.

Rusia – e cila luajti rol në bindjen e presidentit të atëhershëm jugosllav, Sllobodan Millosheviq, për t’i dhënë fund luftës – synonte një sektor të vetin në Kosovë, të pavarur nga NATO-ja, kujton gjenerali Clark.

Dhe, natën mes 11 dhe 12 qershorit, 1999, një kontingjent prej rreth 200 ushtarësh rusë u shkëput nga misioni paqeruajtës SFOR në Bosnje dhe Hercegovinë, e zëvendësoi shkronjën “S” me “K” për ta bërë KFOR, dhe u nis drejt Kosovës.

Në anën e kundërt, nga Maqedonia e sotme e Veriut, trupat britanike të NATO-s po bëheshin gati, po ashtu, për të hyrë në Kosovë.

Garën e fituan rusët. Ata arritën të parët në Prishtinë dhe okupuan aeroportin në Sllatinë mëngjesin e 12 qershorit. Pak orë më vonë arritën edhe britanikët, e pastaj edhe francezët, por rusët nuk i lejuan të hynin në aeroport, duke i kërcënuar me përdorimin e armëve.

“Misioni ynë ishte të vendosim një depo karburantesh këtu në aeroportin e Prishtinës, por kur mbërritëm, pamë rusë dhe serbë, dhe rusët na thanë se është e pamundur të futemi në aeroport”, tha asokohe një komandant i një kontingjenti francez të KFOR-it për agjencinë e lajmeve AP.

Gjenerali Clark, duke folur për emisionin Expose të Radios Evropa e Lirë, kujton se hyrja e tillë e trupave ruse në Kosovë e zuri NATO-n në befasi – ajo nuk ishte pjesë e planit të dakorduar paqeruajtës.

“Ishte një lloj i tradhtisë ruse. Kjo është e gjitha që mund të thuhet. Por, kush e di… ndoshta rusët i kishin thënë Millosheviqit që të mos shqetësohej dhe ta pranonte marrëveshjen për paqe, sepse ata do të merreshin [me Kosovën]. Por, nuk ia dolën”, thotë Clark.

Shtëpia e Bardhë, atëkohë, njoftoi se presidenti amerikan, Bill Clinton, dhe ai rus, Boris Yeltsin, ishin dakorduar që t’ua linin gjeneralëve të NATO-s dhe atyre të Rusisë ta zgjidhnin mosmarrëveshjen rreth aeroportit.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, bëri të qartë se NATO-ja nuk do ta ndajë komandën në Kosovë dhe se Rusisë nuk do t’i jepet kontrolli i ndonjë sektori.

“Nuk besojmë se duhet të ketë një sektor të veçantë rus, sepse nuk duam të shohim ndarje të Kosovës. Por, jam e bindur se do të bëjmë marrëveshje me rusët, që ata të bëhen pjesë e forcës paqeruajtëse”, tha Albright.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana (në mes) në konferencë me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin, Richard Hobrooke (djathtas) dhe shefin ushtarak të NATO-s, Wesley Clark (majtas) në selinë e NATO-s, Bruksel, 22 mars 1999.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana (në mes) në konferencë me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin, Richard Hobrooke (djathtas) dhe shefin ushtarak të NATO-s, Wesley Clark (majtas) në selinë e NATO-s, Bruksel, 22 mars 1999.

Gjenerali Clark, me të marrë vesh lajmin për hyrjen e trupave ruse në Kosovë, urdhëroi trupat britanike dhe franceze që të viheshin në gjendje gatishmërie për të marrë kontrollin e aeroportit. Për këtë tha se kishte edhe mbështetjen e shefit të atëhershëm të NATO-s, Javier Solana.

Por, plani i tij u bllokua nga komandanti britanik i KFOR-it, Mike Jackson, i cili ishte i përfshirë edhe në negociatat për paqe në Kosovë.

“Unë nuk dua që ushtarët e mi të jenë përgjegjës për fillimin e Luftës së Tretë Botërore”, u raportua të ketë thënë Jackson në një debat të nxehtë me Clarkun.

Mes frikës dhe shqetësimeve se avionë rusë me përforcime po niseshin drejt Prishtinës, gjenerali Clark planifikoi pastaj t’i urdhëronte trupat britanike t’i bllokonin pistat. Por, as ky plan nuk shkoi përpara dhe SHBA-ja kërkoi nga Hungaria, Rumania dhe Bullgaria të mos i lejonin avionët rusë të fluturonin mbi territorin e tyre.

Gjatë bllokadës në aeroport, Rusia kërkonte që trupat e saj t’u përgjigjeshin vetëm komandantëve të saj. Por, NATO-ja refuzonte ta pranonte këtë, nga frika se do të çonte në ndarjen e Kosovës – në jugun me shqiptarë dhe veriun me serbë.

Pas negociatave disajavëshe, dy palët u pajtuan në fillim të korrikut që trupat ruse të vepronin si pjesë e KFOR-it në sektorë të kontrolluar nga shtetet e NATO-s, por jo direkt nën komandën e NATO-s.

Clark thotë se nuk është e qartë se kush ishte në vendimmarrje në Moskë, kur trupat ruse u futën në Kosovë në qershor të ’99-ës. Sipas tij, kishte “shumë dredhi, mashtrime dhe keqkuptime” brenda Qeverisë ruse. Ai kujton se shefi i diplomacisë ruse asokohe, Igor Ivanov, tha se hyrja e rusëve në aeroportin në Prishtinë ishte “gabim”.

Por, gazeta amerikane, Washington Post, duke u thirrur në burime të inteligjencës, shkroi se “në mesin e zyrtarëve rusë në Moskë, përfshirë edhe presidentin Yeltsin, kishte një konsensus të fortë se trupat ruse duhej të luanin një rol në Kosovë, pasi presidenti jugosllav, Sllobodan Millosheviq, pranoi kushtet e paqes”.

I pyetur nëse plani i tij për të zgjidhur mosmarrëveshjen me rusët në aeroportin e Prishtinës, do të rrezikonte nisjen e luftës së tretë botërore, siç kishte thënë Jackson, Clark përgjigjet:

“Gjenerali Jackson bëri vërtet një deklaratë hiperbolike, që nuk kishte asnjë bazë në realitet. Por, unë kam simpati për të, ka qenë i rraskapitur, ka punuar shumë për të negociuar marrëveshjen e paqes. Ai, po ashtu, ka menaxhuar lëvizjen e trupave [brenda Kosovës] dhe ka qenë shumë i lodhur dhe tepër emocional”.

Përkundër përpjekjeve, Radio Evropa e Lirë nuk arriti të bjerë në kontakt me gjeneralin Jackson, por bisedoi me Agim Çekun, i cili – në kohën e incidentit në aeroportin e Prishtinës – ishte komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Në javët e fundit ne ishim në komunikim të drejtpërdrejtë me komandën e NATO-s në Kumanovë dhe atë ditë e morëm një telefonatë nga gjenerali Jackson, i cili na njoftoi se forcat ruse, që do të bëheshin pjesë e pranisë ushtarake ndërkombëtare në Kosovë, ishin nisur në drejtim të Kosovës. Ai kërkoi nga ne që të mos i pengonim, pra të mos i sulmonim, sepse NATO-ja do të merrej me to. Unë, pastaj, e njoftova komandantin e Zonës së Llapit për zotimin që ia dhashë gjeneralit Jackson”, kujton Çeku.

Gjenerali Agim Çeku.

Gjenerali Agim Çeku.

Ai shton se situata ishte tensionuar shumë dhe se UÇK-ja ishte në kontakt të vazhdueshëm me Jacksonin, ndonëse, sipas tij, ushtria ruse atëkohë ishte e dobët.

Çeku thotë se ka pasur informacione se në mesin e kontingjentit rus që u fut në Kosovë, kishte “edhe ushtarë e oficerë serbë me uniforma ruse”.

Për mospajtimet e Jacksonit me Clarkun, ai thotë të ketë dëgjuar më vonë, pas zgjidhjes së situatës.

“Gjenerali Jackson vlerësoi se nëse do të sulmoheshin rusët, atëherë do të prishej edhe ai partneritet që u krijua me ta brenda Grupit të Kontaktit për çështjen e Kosovës. Mund të prishej dhe të shkaktonte situata të ndryshme”, thotë Çeku për Exposenë.

Clark u largua nga posti i komandantit suprem të NATO-s tre muaj më herët, me urdhër nga Uashingtoni. Ai e përshkroi këtë veprim si rutinë, ashtu si edhe Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni.

Trupat ruse, ndërkaq, mbetën në Kosovë për plot katër vjet. Më 2 korrik të vitit 2003, NATO-ja njoftoi se kontingjenti ushtarak rus do të tërhiqet nga forca paqeruajtëse e KFOR-it në Kosovë. NATO-ja tha se Qeveria ruse e mori vendimin pas përmirësimit të situatës së sigurisë në rajon.

Për gjeneralin Clark, i cili u pensionua nga ushtria në vitin 2000, Rusia vazhdon të ketë ambicie imperialiste.

“E keni Serbinë – aleaten historike dhe tradicionale të Rusisë. Serbia është magnet për tërheqjen e ambicieve imperialiste ruse në Evropë dhe sot shërben si agjente infektimi në rajon”, thotë Clark.

Se taktikat dhe intrigat ushtarake të Rusisë janë burim konstant i tensioneve e tregon edhe lufta e saj në Ukrainë, që vazhdon për më shumë se dy vjet dhe i ka çuar marrëdhëniet mes Moskës e Perëndimit në nivelin më të ulët që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Radio Evropa e Lirë

Journal de la Côte d’Or (1847) Rrëfimi për Ali Pashë Tepelenën — Letra e 26 shkurtit 1806 që François Pouqueville i dërgoi bibliotekarit personal të Napoleon Bonapartit nga Janina, e cila botohet për herë të parë në gazetën tonë

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 3 Qershor 2024

“Journal de la Côte d’Or” ka botuar, të martën e 28 shtatorit 1847, në faqen n°3, letrën ekzkluzive të François Pouqueville (i emëruar asokohe nga Napoleon Bonaparti konsull i përgjithshmë pranë Ali Pashë Tepelenës) dërguar Louis Ripault, bibliotekarit personal të Bonapartit, në lidhje me Ali Pashë Tepelenën, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Në numrin tonë të fundit, duke raportuar për banketin e mbajtur në Fixin pas inaugurimit të statujës kushtuar Perandorit nga z. Noizot, shprehëm keqardhjen që nuk mundëm të riprodhonim dollinë e propozuar nga zoti gjeneral Boyer dhe që u mirëprit me ngrohtësi nga të gjithë të ftuarit. Më të lumtur sot, ne ofrojmë tekstin besnik për lexuesit tanë, të cilëve u kishim dhënë vetëm një ide të papërsosur :

Zotërinj, dollia që kam nderin t’ju propozoj është për Mbretin!

Mbretit, çdo mendim i të cilit, çdo vigjilencë e të cilit i kushtohet lumturisë së vendit! Mbretit! mbrojtës i ndritur i arteve, i cili donte që i njëjti pallat të bashkonte të gjitha lavditë e Francës! Mbretit, më në fund, që e kuptoi aq mirë ndjenjën kombëtare, kur dërgoi me devotshmëri njërin nga djemtë e tij për të mbledhur në tokë të huaj eshtrat e njeriut të madh për nder të të cilit jemi mbledhur sot!

Për Mbretin !”

— Festa e Fixin-it ka bërë natyrshëm shumë njerëz të riprodhojnë një mori kujtimesh të ruajtura në mënyrë të devotshme të ngjarjeve që lidhen me lavdinë e perandorit. Mes gjallërisë së transporteve të manifestuara në solemnitetin e datës 19 (shtator), ne kthyem sytë pas me gëzim në kohën kur Franca nuk ishte i vetmi komb i prirur të entuziazmohej për triumfuesin e lumtur që e kishte ripërtërirë dhe e kishte vendosur mbi të gjithë popujt; dhe, me shikimin e këtij entuziazmi spontan të turmës, ne kujtuam se me çfarë brohoritje unanime u përshëndet emri i Napoleonit edhe në vendet më të largëta. Letra e mëposhtme, e cila nuk është botuar kurrë më parë dhe që gjendet me shumë autografe kureshtare për epokën e perandorisë në portofolin e një bashkëqytetari tonë, meriton të lexohet me mjaft interes.

***

Janinë, 26 shkurt 1806.

Zotëri,

Unë hyra në Shqipëri më 3 shkurt dhe më kishin paraprirë lajmet për fitoret e Shkëlqesisë së Tij perandorit tonë; nuk dija asgjë për ditën e lavdishme të Austerlitz-it. E bëra të njohur duke e përkthyer në greqisht, në Porto-Palermo, ku zbarkova, ishte pika e parë nga u përhap fama. Epirin e kalova deri në Xhixhë (Dzidza); Veziri Ali Pasha shkoi në këtë vend dhe në këtë takim të parë, ai e përqafoi Besierin (Bessières) si një mik të vjetër. Ai pyeti për shëndetin e Shkëlqesisë së Tij dhe u emocionua kur mori vesh për bëmat e mëdha të armëve të kësaj fushate. Ai e mori dhe e puthi pushkën që Bessières i paraqiti, duke thënë se donte ta përdorte për kauzën e Shkëlqesisë së Tij perandorit Napoleon, të cilin e quajti disa herë “perandori i mbinatyrshëm, zotëria i tij (1). Unë, shtoi ai, dhe dy djemtë e mi, jemi ushtarë të Bonapartit; Unë ia kushtoj djemtë e mi.”

Unë nuk do të hyj në detajet e misionit me të cilin jemi ngarkuar dhe ju do të miratoni heshtjen time. Muktar Pasha, duke marrë armët që i dërgoi perandori, i mbajti në kokë dhe tha : “Le t’i përdor në shërbim të tij! Vel Pasha pohoi të njëjtat ndjenja dhe tha “se Perandori Napoleon, zoti i tij, nuk do të kishte kurrë një ushtar më besnik.”

Ja tani disa detaje mbi ndjenjat e veçanta të vezirit. Kohët e fundit ai mbante një portret të perandorit në mes të oborrit të tij të mbledhur; pasi u mendua, foli : “Pse nuk jam unë vëllai yt”, tha ai, “kur duhet të kem fenë tënde!” Më pas, duke u kthyer nga djemtë e tij : “Ja një portret që duhet ta keni gjithmonë para syve, për të imituar Bonapartin. Është jeta e këtij njeriu që ne duhet të studiojmë, dhe jo romanet tuaja greke, as librat tuaj. Imitoni vetëpërmbajtjen, maturinë dhe aktivitetin e tij.” Këto janë fjalët e Ali Pashës, fjalë që i dinë të gjithë. Sa i përket fesë së tij, ai thotë se është profet në vendin e tij dhe kjo e bën të qeshë.

Ali Pasha është një burrë 56-vjeçar, i fortë, vigan, mjekër të bardhë, me fytyrë të plotë, me trup atletik. Për të përdorur shprehjen e grekëve vendas, ai u hedh mjaltë fjalëve të tij. Ai fle maksimumi tre ose katër orë dhe e shfrytëzon kohën e tij për punë. Shëtitjet, gjuetitë apo udhëtimet e tij kanë gjithmonë biznesin si qëllim. Ai hyn në detajet më të vogla të brendshme. Bessières ishte njeriu që u mor me të dhe shpresoj të vazhdoj me sukses. Pres të vrapoj, sepse ai vazhdimisht udhëton, dhe kjo përshtatet në mënyrë të përkryer me vizionin tim.

Shqiptarët janë një racë burrash të ndarë në Evropë dhe do t’ju skicoj, kur të njoh më ngushtë zakonet e tyre, sepse nuk dua t’ju jap asgjë veç gjërave pozitive. Edhe unë do ta përshkruaj gjithë këtë vend dhe do të kërkoj miqësinë tuaj, për t’u rishfaqur në Paris, kur të kem shteruar plumbin e lapsit tim; duhet kohë. Ka shumë medalje dhe antikitete në vend dhe topografia e tij nuk ekziston askund. Kujtimet në të cilat kam shkruar vëllimin tim të tretë ishin të paplota.

Ali Pasha sapo ka përfunduar pushtimin e vendit të tij, dhe atij i ka mbetur vetëm Gjirokastra për të nënshtruar. Marrja e Sulit ishte për këtë vezir baza e pushtetit të tij. Në kohët e lashta kjo luftë do të kishte merituar këngët e gjysmëperëndive dhe ju siguroj se ajo u sjell po aq nder të mundurve sa fitimtarëve. Do të jetë një nga episodet më të bukura të udhëtimit tim në Shqipëri.

Rusët kanë vetëm partizanë të shpërndarë nëpër Shqipëri dhe ata janë të stërvitur në shtatë ishujt; por grekët e urrejnë çdo qeveri për të vetmen arsye se ajo kufizon shpirtin e tyre kryengritës. Është e vërtetë se rusët janë hajdutë dhe barbarë, morali i ashpër i të cilëve bie ndesh me atë të grekëve.

Lidhur me gjendjen shpirtërore të shqetësuar të grekëve, Ali Pasha i le të veprojnë. I këndojnë, e shajnë me sarkazëm dhe ai qesh duke thënë : “Janë grekë.” Peshkopi i Artës u ankua për disa satira që bredhin në vend dhe që drejtoheshin kundër tij; pashai i tha : “Epo! peshkopi im i dashur, ne duhet t’i lëmë njerëzit e letrave të përdorin privilegjin e tyre; Unë përdor shpatën time; ju, vini në praktikë Ungjijtë tuaj. Më pas, ai thirri disa burra që i kënduan në banesën e tij marrjen e Sulit, një himn në të cilin lartësohet bujaria e suliotëve që iu përkushtuan vendit të tyre. Kjo ka të drejtë t’ju duket e çuditshme te një vezir; por Ali Pasha është një personazh shumë i habitshëm. Nuk do t’jua paraqes ushtrimin : nuk i lejon turqit t’i mërzitin grekët dhe ata jetojnë në një harmoni mjaft të mirë.

Rusët, tek të cilët do të kthehem sërish, e kanë humbur besueshmërinë në vend. Sëmundjet i shkatërrojnë në detaje. Forca e tyre efektive, në rastin e transportimit jashtë shtatë ishujve, është tetë mijë burra; Ata kanë, përveç kësaj, 1500 grekë shqiptarë. E tillë është ushtria e ekzagjeruar dhe unë garantoj vërtetësinë e pohimit tim.

Unë sapo e kam parë vendin dhe tashmë kam një ide të shkurtër të asaj që është. Do të jetë një kënaqësi e madhe për mua ta diskutoj këtë me ju në pjesën e mbetur të korrespondencës sime. I flas një shërbëtori besnik të Madhërisë së Tij dhe për këtë arsye i shpjegoj të gjitha këto gjëra. Ju lutem, i dashur Ripault (2), vazhdoni miqësinë tuaj me mua dhe ji i bindur se i kushtoj një vlerë shumë të lartë.

Siguroni zonjën Ripault për respektin tim dhe këtë njeri të mirë z. Bézanger (3), i cili ju do me kaq dashamirësi.

Me respekt dhe dashamirësi,

Zotëri,

Shërbëtori dhe miku juaj i devotshëm.

(Nënshkruar) POUQUEVILLE

(1) Këtu dhe më poshtë, të gjitha fjalëve të nënvizuara paraprihen nga teksti greqisht që riprodhon fjalët e vezirit Ali-Pasha.

(2) Atëherë bibliotekar i Napoleonit që nga viti 1801.

(3) Sekretar i z. Ripault.

M’U  KUJTUE   AT  KONRRAD  GJOLAJ…- Nga Fritz RADOVANI

 


AT KONRRAD  GJOLAJ O.F.M.

 

Lexova kur kishte ngordhë edhe krimineli Aranit Çela…

Mu kujtue i Ndjemi At Konrrad Gjolaj, kur më pat tregue:

Ishte viti 1993. Porsa kishte ardhë në Shqipni Delegati Apostolik mbas 1945, Imzot Ivan Dias. Ishin mbledhë të gjithë klerikët katolik Shqiptar n’ Argjipeshkvi të Shkodres, dhe Imz. Ivan Dias po njihej me disa klerikë të Shkodres. Ai kishte ndigjue se At Konrrad Gjolaj nuk donte me ia ndigjue as emnin e diktatorit Ever Hoxha… Me ngacmue At Konrradin e thrret dhe e pyet: “At Konrrad, po ba me të ngja Ty dhe, atë ditë kur të ndrrojsh jetë, porsa të shkosh tek dera e Parrizit, aty ke me gjetë Shen Pjetrin dhe, Ai ka me të tregue se para se me vdekë Everi, asht “pendue” dhe tashti e keni këtu në Parriz, shka kishi me ba Ju i nderuemi At Konrrad?”

– At Konrrad Gjolaj, e shikon Delegatin në sy dhe i pergjegjet atyperaty: “Pa i thanë as mir’u pafshim, shkoj fillë e në fund të ferrit e jam ma rahat aty, se të pakten nuk ia shof as surratin Ever Hoxhës dhe asnjenit prej shokve të tij vrastarë !”

Edhe unë mendova me vete: Sa Shkodranë sot nga Ata dymijë e sa vetë që janë pushkatue vetem në Shkoder, me firmen e kriminelit Aranit Çela, do të kishin ikë në ferrin e pafund… Vetem mos me pa surratin e vrasësit të tyne kriminel ?!

E tmershme me e mendue?…

Nuk besoj se ka edhe një shtet tjeter në Botë, me vrasës katila “të pafajshem”, si Shqipnia! E deri kur kështu, o Shqiptar?!

Të sunduem nga bijtë hajdutë të kriminelave të djeshem?!

          Melbourne, 8 Qershor 2024.

“Kishin marrë urdhër që të vrisnin”- Eksodi masiv më ’91, dëshmia e rrallë

Publikohen disa pjesë nga libri ‘Të falësh’, me autore znj. Sofika Prifti (Cara), botim i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Tiranë, në të cilin autorja ka përshkruar me hollësi dhe kompetencë profesionale, historinë e një prej fiseve më të njohura, jo vetëm në qytetin e Kavajës, por edhe më gjerë, fisit Cara, nga i cili dolën jo vetëm atdhetarë e patriot të shquar që dhanë kontributin e tyre në dobi të çështjes kombëtare dhe lirinë e Shqipërisë, por edhe intelektualë të njohur, të diplomuar në Perëndim, të cilët më pas u kthyen në atdhe, duke dhënë kontributin e tyre në disa fusha të shkencës dhe jetës. Por edhe pse pinjollët e fisit Cara, ata ia kushtuan jetën e tyre çështjes kombëtare, pas ardhjes së komunistëve në pushtet në fundin e vitit 1944, ata do të përndiqeshin, burgoseshin dhe internoheshin, e lufta e egër e klasave, do t’i ndiqte ata deri në vitin 1990, kur dhe nisi shembja e regjimit komunist.


STUDENTËT

Po iu kthehem viteve 1990-‘91. Pas Kavajës, në Tiranë studentët u ngritën dhe filluan lëvizjen studentore për një jetë të re, për një sistem të ri politik, për një të ardhme më të mirë, të bukur, për liri e demokraci, për lirinë e fjalës, 50-vjet të mohuar barbarisht.

Ditën që rinia shkuli me themel dhe hodhi poshtë bustin e diktatorit Enver Hoxha, nga sheshi, jo shumë larg bustit të heroit tonë kombëtar, Skënderbeu, me atë shikim burrëror, sikur donte t’i thoshte diktatorit:

“Për atdheun tim, Shqipërinë e popullin tim shqiptar, i hodha poshtë të gjitha ofiqet që më ofroi Sulltani, kurse ti ishe i pangopur me çdo gjë, edhe me gjakun e popullit e të shokëve të tu!

Doje të bëheshe zot mbi zot, por në të gjithë botën ka vetëm një Zot! Atë që kërkove, atë gjete”! Atë ditë që ndodhi kjo ngjarje e paharruar, Bardhi dhe Xhevdeti, ishin për darkë tek halla, në Tiranë. Ata ishin të pranishëm në shkuljen, si një dhëmballë e prishur, të përmendores së tiranit Enver, nga studentët dhe populli liridashës.

Ishin me dhjetëra qytetarë edhe nga Kavaja, edhe nga të fisit të Bardhit! Njerëzit nuk ngopeshin duke e tërhequr zvarrë, si një qen të ngordhur. Kur erdhën në shtëpi, po shikonin lajmet. Xhevdeti e pa veten në televizor dhe thirri i befasuar: “Oh! Ja, ja ku jam! Më paska kapur edhe mua kamera”!

Për fat të keq, ai i kishte ngrënë ca shkopinj gome, vendi i qe ënjtur e i qe nxirë. Por nuk ndiente dhimbje. Ndiente krenari e gëzim dhe nuk gjente dot fjalë për t’i treguar këto ndjenja.

“Tashti, edhe të vdes,- më thoshte me lot në sy,- nuk jam pishman, sepse për shkak të atij njeriu të pashpirt, u dogjëm e u përvëluam. Pishman e kam se nuk shkova të vendosja një tufë me lule, tek varri i babait tim në Australi, e t’i thoja:

“Baba, ti fole për Shqipërinë, the se këtu s’ka liri të fjalës, fole për të drejtat e njeriut, për mbylljen e vendit tënd nga bota e, për rrjedhojë, në atë kohë jeta jonë u bë sterrë, u bë ferrë nga gjembat helmues të atij sistemi. Tashti fli i qetë, se atë njeri, që të bëri të marrësh arratinë, e na le ne si copa mishi, e tërhoqëm zvarrë, nga varri e nxorëm”!

VDEKJA E IJES

Atë grua fatkeqe, që ishte nëna e Bardhit, e quanin Naile, por të gjithë e thërrisnim Ije, siç thërrasin kavajasit nënat. Ija pati një fat të keq, vetëm 11 vjet martesë gëzoi, pasi iu arratis burri jashtë shtetit, në Itali dhe më vonë në Australi.

Ishte viti 1944, kur ai iku dhe la katër djem të vegjël. Në vitin 1939, e kishte lënë qytetin e tij, Kavajën, e kish shkuar në qytetin e Fierit. Burri i saj, Musa Cara, ishte tregtar. Mirëpo bashkimi me “Ballin Kombëtar” solli arratisjen e tij jashtë vendit.

Po të rrinte këtu, e priste vdekja e sigurt. Ishin ditët e para të pasluftës. Vendi ishte i rrënuar nga lufta, mjerimi ishte ulur këmbëkryq kudo. Fukarallëku e skamja. ishin futur në çdo vatër.

Musa Cara kishte qenë eksponent i “Ballit Kombëtar”, dhe qeveria e Enverit, këta njerëz i quante armiq të popullit, duke i dënuar, të pranishëm ose në mungesë. Ashtu vepruan me ne. Të gjitha pasuritë ia konfiskuan Musa Carës: dyqanet, makinat, mallin, tokën për shtëpi, magazinat, shtëpinë dykatëshe ia kthyen në çerdhe, tokën e ndanë për troje, kështu që fëmijët e tij, ngelën me gisht në gojë!

Ija ishte shumë e re në atë kohë dhe, bashkë me vjehrrin e saj, xha Lamin, përballuan shumë vështirësi në jetë. Nailja pati sjellë pajë të madhe, e cila iu gjend për ato ditë të zeza e të vështira. Sepse dhënia e pajës për vajzën që martohej, ishte traditë e Kavajës; kishin, s’kishin, gocave ju jepnin pajë, kush më shumë e kush më pak.

Kohë të vështira. Fëmijët kërkonin bukë për të mbushur barkun, se ishin të vegjël. Ija, me sy të përlotur, e detyruar nga skamja, filloi të shiste bukuritë e asaj paje, për të cilën kishte qorruar sytë e vet, duke i qëndisur me duart e saj.

Kur i rriti fëmijët e, ata u bënë për punë, Ija i martoi dhe pandehu se me aq i ishin mbaruar hallet. Por pikërisht atëhere, filluan hallet më të mëdha e, më të hidhura: arrestimi dhe burgimi i djemve, internimi i familjes, provokimet e herëpashershme e, më në fund, eliminimi fizik, i dy djemve të mëdhenj, nga njerëzit e pushtetit komunist enverjan, e shtrënguan, e mblodhën dhe e bënë një grusht.

Duroi si kallëp, por me shpirt jo. I humbi durimi, se e dinte që shkëmbit, nuk i bihej me kokë, pavarësisht se djemtë e saj, ishin të pafajshëm. Një fjalë e urtë popullore thotë: “Deveja duroi 40 vjet, por më në fund plasi”!

Erdhi dita kur nënë Nailja, ose Ija, u sëmur nga depresioni. E shtruam në spital. Nga tensioni i lartë, në moshën 61 vjeçe, aty në spital, i plasi syri, pikërisht në duart e mjekëve, të cilët nuk treguan kujdesin e duhur. Më pas Ija, kaloi në sklerozë. Nuk dinte çfarë bënte.

Por ajo pati kujdes shumë të madh, nga mbesa e saj, Irma, që e mbajti shumë, shumë, gjyshen e vet. Pas shumë vuajtjesh e sikletesh, ajo u nda nga jeta më 8 janar 1993. Vdiq e martirizuar. Ija, veç sëmundjeve e vuajtjeve, nuk pa asnjë ditë të gëzuar.

Jeta e saj ka qenë e zezë, siç thotë populli: “Delja që lind e zezë, edhe kur e therin ose ngordh, e zezë është prapë”. Kështu na vdiq Ija, pa parë e gjora asnjë ditë të bardhë. Djemtë e saj, nuk mund të bënin dot asgjë për nënën e tyre, që i rriti me shumë mundime e sakrifica të mëdha.

Jo se nuk donin, por ata nuk patën asnjë mundësi, për t’ia shpërblyer asaj. Ija u përcoll për në banesën e fundit, me shumë respekt. Si shpërblim për jetën e saj plot vuajtje, ajo mori vetëm një varr, që ia bëri i nipi i saj Arian Cara. Nënë Nailja, do të mbetet e paharruar në jetë të jetëve!

EKSODI I DYTË

Pasi ishin shpërthyer dyert e ambasadave në Tiranë, shumë shqiptarë, pa pyetur për moshën, rrinin të ngujuar brenda mureve të ambasadave, në pritje për t’u nisur drejt një jete të re e më të mirë. Ata morën rrugët e kurbetit duke vënë kokën në torbë. Pasi kaloi eksodi i parë në marsin e vitit 1991, më vonë u hap fjala për një eksod të dytë.

Në fakt, qysh në eksodin e parë deshëm të iknim dhe ne, por sëmundja e Ijes, prej vitesh na bëri të qëndrojmë pranë saj, sepse sakrificat e saj, për t’i rritur të katër fëmijët, kërkonin edhe mbështetjen tonë.

Një ditë morëm vesh, se do të hapeshin portet, prandaj shkuam në Durrës. Ishte hera e dytë që shkonim si familje. Kësaj radhe Durrësi, ishte i rrethuar me sampistë e me forca speciale me skafandra. Në Durrës kishin ardhur njerëz nga shumë qytete e fshatra dhe prisnin me padurim hapjen e portit.

Ata rrinin e prisnin si gjynahqarë nëpër lulishtet, që ishin afër portit. Sampistët, ndoshta morën ndonjë urdhër, sepse pastaj u turrën si bisha drejt turmës, e cila u shpërnda me vrap, e frikësuar, ca andej e ca këndej, në drejtime të ndryshme.

Nuk më harrohet kurrë një i ri nga Librazhdi, i cili ishte ulur në trotuarin në anë të lulishtes e, po hante bukë. Në atë lulishte po rrinim edhe ne. Sampistët erdhën nga rruga tjetër e, veç kur u gjendën përpara nesh! Ne nuk mundëm të lëviznim e, as ai nuk iku.

Ata iu drejtuan të riut dhe e pyetën: “Nga je ti”? – “Nga Librazhdi”, – u përgjigj ai, me gojën të mbushur me bukë. “Ke ardhur këtu për të ikur”?- e pyetën ata me arrogancë. Si duket ata kishin marrë urdhër, që ta vrisnin, edhe pa marrë përgjigjen e tij.

Pa e bërë të gjatë dhe pa u menduar, njëri prej tyre ia shkrepi “Kallashin” në kokë. Gjaku shpërtheu në çast, e i shkoi si vijë uji rrëzë trotuarit. Turma e pa që u vra një njeri dhe e tmerruar iku me vrap, sa i hanin këmbët. Ky i ri, me sa dukej, u bë shembull për të tjerët, që të frikësoheshin e të iknin prej portit. Ne kishim ngrirë afër tij, me fytyrën e një të vdekuri, të ulur në lulishte e, nuk lëvizëm.

“Të bëhet si ta ketë shkruar i madhi Zot”, i thashë vetes. Bardhi na mërmëriti: “Mos lëvizni”! Zemra po na rrihte fort si zog, për të dy të rinjtë. (një apo dy?) Ishin shumë të rinj! Jeta e gjitha, është një shpresë, që duhet ta jetosh, sido që të bjerë, me të mira apo me të këqija. Fëmijët drithërinin nga skena që përjetuan, kur panë të riun nga Librazhdi të gjakosur.

Pastaj xhelatët, e lanë të shtrirë për tokë, viktimën e tyre dhe erdhën tek ne e, na pyetën: “Nga jeni”? Na kishin rrethuar si veza në mes të kulaçit. Ishte një tromaksi e madhe, kur shikoje gjithë familjen të rrethuar, nga tytat e “Kallashëve”.

S’më hiqej nga sytë e mendja skena e mëparshme dhe këtë radhë vrasësit, na i kishin drejtuar neve armët. Kishin urdhër të prerë për të qëlluar. Ishin orët e fundit të kuçedrës së kuqe! Nga shtatë “kokat”, gjashtë i qenë prerë.

E fundit ishte “koka” e shtatë, që edhe ajo po jepte shpirt. Nga Kavaja, – iu përgjigj Bardhi. “Për çfarë keni ardhë këtu?”- pyetën ata prapë e Bardhi i sqaroi: “Kemi ardhë për në spital dhe do të rrimë për drekë tek xhaja, që e ka shtëpinë tek Currilat, por nuk na lejuan të kalonim.

Po presim të hapet rruga, prandaj nuk lëvizëm”. “Ju doni të na e hidhni ne”?!- shprehën dyshim ata. “Jo, jo,- kërkoi t’i bindte Bardhi,- le të vijë një nga ju, e të na shikojë ku do shkojmë”.

Xhaja me të vërtetë shtëpinë e kishte atje, por ne nuk qemë nisur për tek ai. Një nga sampistët, që quhej Bardhyl dhe e kishte martuar motrën në Kavajë, afër nesh, na njohu si duket, por ne nuk e njohëm, sepse ai ishte me maskë e, i tha shefit: “Po, komandant, nga Kavaja janë, i njoh unë, se e kanë shtëpinë afër motrës sime”.

Ai me të vërtetë, na shpëtoi prej tyre! “Paskeni gjetur edhe ju ditën për të ardhur sot”!- tha me tallje shefi. – “Ne nuk dinim gjë”, -i tha Xhevdeti. Atëhere ai na porositi të shkonim lart nga rruga e kishës, se aty nuk lejohej. Ikëm shpejt e u zhdukëm mes turmës!

Më vonë, pas disa orësh, si duket qentë-roje kishin marrë urdhër ta ulnin kërkesën dhe atëhere njerëzit vërshuan e hynë në port. Gjendja u qetësua. Tek-tuk shikoje ndonjë polic a ushtar, edhe ata gjuanin në ajër kot! Turma kishte sajuar një barelë, e vunë trupin e pajetë të të riut nga Librazhdi lart dhe e shëtitën drejt bulevardit të Durrësit.

Atë ditë në Durrës sampistët, ishin si rrënjët e gramit. Dilnin e zhdukeshin, si me magji. Ata ishin bijtë e atyre, që po u rrëshqiste pushteti nën këmbë. Nga ai pushtet i urryer, morën arratinë me eksode të rinjtë, djem e vajza dhe nënat e tyre, mbeten qyqe, me lot në sy.

Do të kalonin orët, ditët e javët e ato të gjora nëna do të prisnin me drithërima lajme për fëmijët e tyre, pa e ditur se disa prej tyre, u bënë ushqim për peshqit në fund të detit, pa e ditur se kush e pati fatin tragjik, të binte si kokërr fiku, nga litarët e trageteve! Nënat prisnin e prisnin lajme nga fëmijët e tyre, që zemrat e tyre të gëzoheshin, kurse lotët e tyre, nuk u shterën kurrë, por lanë shenja nëpër faqe e në zemër. Memorie.al

“U arrestua më 1986, pas refuzimit të votës për kandidatin lokal të Partisë Komuniste dhe dënua me 10 vjet burg”- Shkrimi i “New York Times”: Një dëshmitar i identifikuar si “J”…

“Një organizatë amerikane e të drejtave të njeriut ka akuzuar qeverinë komuniste të Shqipërisë, se ka shtypur lirinë e besimit, të shprehjes dhe lëvizjes. Shqipëria, një vend me 3.2 milionë banorë, instaloi ateizmin në Kushtetutën e saj, duke nxjerrë jashtë ligjit të gjitha besimet”, thuhet në draft-raportin e organizatës. Ai thotë se liria e shprehjes, lëvizjes dhe shoqërimit, janë ulur në mënyrë drastike dhe disidenca (mendimi kundër), është ndëshkuar ashpër me dhunim fizik dhe burgosje për periudha të gjata.


Ekspertët e Minnesotas të “Komitetit Ndërkombëtar të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut”, një grup i pavarur me më shumë se 800 juristë, profesorë dhe gjykatës, është duke nxjerrë një raport për Shqipërinë, në fund të këtij muaji.

Komiteti e ka ndërmarrë projektin për Shqipërinë, si pjesë e një serie studimesh për vendet ku praktikat e të drejtave të njeriut kanë një shmangie më të madhe sesa standardet ndërkombëtare.

Komiteti kërkon nga qeveria shqiptare që të shfuqizojë ligjet për ndalimin e besimeve fetare dhe ushtrimin e tyre, dhënien fund të torturave dhe arrestimeve arbitrare, garantimin e lirisë së shprehjes, mbrojtjen e minoriteteve dhe garantimin e lëvizjes së tyre, brenda dhe jashtë vendit.

Disa përmirësime krahasuar më parë

Në rishikim e periudhës 40-vjeçare, të shtypjes së të drejtave të njeriut, Komiteti tërheq vëmendjen për disa përmirësime që kur vdiq udhëheqësi stalinist, Enver Hoxha, në vitin 1985; ndryshimet simbolike ndodhen me Ramiz Alinë, pasardhës i zotit Hoxha, qeveria e të cilit, ka ndaluar kremtimin e ditëlindjes së Stalinit.

“Theksojmë vështirësitë në investigimin në Shqipëri, – thotë burimet zyrtare të Komitetit, – pas përgjigjes negative të autoriteteve në Tiranë, në kryeqytetin shqiptar, rreth kërkesës për të lejuar vëzhgimin e gjendjes së të drejtave të njeriut”. Letrat iu dërguan zotit Alia dhe Misionit shqiptar në Kombet e Bashkuara, ku i kërkoheshin komente rreth raportit të propozuar, si dhe për problemet e pazgjidhura ende.

Në pamundësi të një vëzhgimi në terren, Komiteti u bazua në një studim 2-vjeçar të bërë me intervista, të marra emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, Greqi, Itali, Jugosllavi, të cilët përgjigjeshin pa e identifikuar emrin e tyre, sepse mund të kishin probleme të afërmit e tyre në Shqipëri.

Aty ka gjithashtu intervista me specialistë, udhëheqës në ekzil, akademikë, gazetarë, diplomatë dhe anëtarë të tjerë të grupeve të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, që kishin njohje për Shqipërinë.

“Shqipëria cilësohej një bastion i shtypjes së brendshme dhe vetizolimit”, – thotë ish-zëvendëspresidenti Walter F. Mondale, një anëtar i Komitetit, teksa shkruan hyrjen e raportit dhe që shpreson se mund të ndihmojë, duke inkurajuar qeverinë shqiptare, që të ndryshojë praktikat e të drejtave të njeriut dhe të ndihmojë njerëzit që vuajtën për një kohë të gjatë, në këtë vend ballkanik.

Tortura cilësohet e zakonshme

Duke bërë të ditur se një numër i të burgosurve politikë nuk janë njohur, raporti përshkruan në detaje mënyrën e funksionimit të një sistemi të gjerë të kampeve e burgjeve dhe të punës së detyruar, ku njerëzit mbaheshin brenda për shkak të besimit apo dhe dogmave të tyre.

Megjithëse një numër të dënuarish politikë kanë besuar se duhet të marrë fund një gjë e tillë, raporti thotë se ka një shenjë të vogël të uljes së personave, pasi ka shkelje të procedurave të marrjes së provave dhe dëshmive, si dhe të torturave në qeli, të cilat raportohet se ishin bërë pjesë e zakonshme, në sistemin e drejtësisë.

Një dëshmitar, i identifikuar si J., ishte arrestuar në vitin 1986, pas refuzimit të votës për kandidatin lokal të Partisë Komuniste dhe ishte dënuar deri në 10 vjet burg politik.

Ai ishte goditur në mënyrë të vazhdueshme në kokë, fytyrë dhe stomak, me doreza metalike dhe që e kishin lënë brenda në qeli aq shumë, saqë ai nuk mund të lëvizte kokën, për 6 muaj me radhë.

Dokumentet tregojnë sesi V., një banor nga pjesa lindore e vendit, ishte ndaluar që të udhëtonte brenda Shqipërisë dhe ishte arrestuar për 24 orë, ku ishte rrahur me një shkop gome.

Udhëtimi midis qyteteve, kërkonte leje dhe aprovim më parë nga autoritetet në secilin qytet, për çdo udhëtim që do të propozoje.

Sipas këtij studimi, çdo person konsiderohej i rrezikshëm për shoqërinë dhe mund të dënohej deri në 5 vjet për transferim (ekzil-internim) brenda vendit.

Ai thotë se ishte i shpeshtë keqtrajtimi i anëtarëve të familjeve, që kishin njerëzit jashtë vendit, siç ishte rasti i V., prindërit e të cilit ishin dërguar në internim, pas arratisjes së tij në vitin 1987.

Sanksionet për arratisjet

Shqiptarët e kanë të ndaluar, me përjashtim të misioneve të aprovuara zyrtarisht dhe nën rregullat të forta penale, që të dalin jashtë vendit. Ata dënoheshin nga 10 vjet burg, deri në vdekje.

  1. A., një emigrant që ka shërbyer si roje në kufirin me Greqinë, në mesin e vitit 1980, thotë se një tel rrethues metalik, me rrymë elektrike, ishte për të ndaluar këdo që përpiqej që të arratisej jashtë vendit dhe sapo e prekte dikush atë, ai lëshonte alarm dhe drita.

“Komunistët, menjëherë pas ardhjes në pushtet në vitin 1944, organizuan aktivitete kundër besimeve fetare, ekzekutuan dhe burgosën priftërinj dhe të tjerë klerikë”, – thotë raporti. Në pranverën e 1966-s, Shqipëria lançoi një revolucion ideologjik dhe kulturor në mbështetje të aleates së saj, Republikës Popullore të Kinës.

“Në shtator të vitit 1967, të gjitha ndërtesat, përfshirë 2169 kisha, xhami, teqe, tyrbe dhe manastire, u mbyllën. Disa u kthyen në vende banimi, qendra kulturore, magazina ose, stalla bagëtish”, – thotë raporti.

Mbështetja e ateizmit

Neni 37 i Kushtetutës së vitit 1976, thotë se; “Shteti njeh dhe mbështet cilindo që mbështet propagandën ateiste, për qëllimin e rrënjosjes së pikëpamjes botërore të materializimit shkencor, tek njerëzit”.

“Të gjithë ata që besonin në fe, dënoheshin ashpër”, – thotë personi i intervistuar. Një emigrant i identifikuar si I., thotë se një shtetas në vendlindjen e tij, që ishte besimtar, në vitin 1988, u dënua me 5 vjet burg.

Një tjetër emigrant, i quajtur L., tha se njeh persona që janë dënuar deri në 10 vjet burg politik, sepse kanë pasur në shtëpi, librin e Biblës.

Për lajmërimin se mund të kishte një politikë lehtësuese, raporti citon një letër të përfaqësuesit të Shqipërisë në OKB, në maj të vitit 1988, që thotë se; “çështja e besimit fetar në Shqipëri, tashmë është konsideruar si një e drejtë, një çështje private, që është në ndërgjegjen e çdo individi”.

Gjithashtu, studimi nënvizon rëndësinë e vizitës se tre klerikëve shqiptarë, në vitin 1988.

At Artur Liolinit, drejtues i lartë i Dioqezës Ortodokse Shqiptare në SHBA-ës, Imamit Vehbi Islami, drejtor i Qendrës Islame Shqiptare në Harper Woods, në Miçigan dhe priftit jezuit Ndoc Kelmendi.

Ndryshimi i qëndrimit u reflektua edhe për Nënë Terezën, me origjinë shqiptare, që i ishte refuzuar dhënia e vizës, por që u lejua të kthehej në Shqipëri, në gusht të vitit 1989, që të vizitonte varret e prindërve të saj.

Dhe, At Liolin, që ishte ftuar sërish për vizitën e dytë në nëntor që të merrte pjesë në 45-vjetorin e çlirimit të vendit nga pushtimi nazifashist.

“Konstatojmë se politika e qeverisë ‘Alia’, për ushtrimin e besimeve, duket më pak e ngurtë sesa e paraardhësit të tij”, – paralajmëron raporti, duke shtuar se; “shprehja e besimit fetar, mund përcillet vetëm në disa mënyra të kufizuara dhe ende përbën një rrezik të madh, individual dhe shoqëror”. Memorie.al/

Nga MARVINE HOWE

Shkrimi është publikuar në ‘New York Times’ më 21 janar 1990

EPOPEJA E NJËZETËS: 5 qershor-3 shtator 1920; 104 vjet më parë … LABËRIA NË LUFTËN E VLORËS- Nga Albert HABAZAJ

 

Hyrje
Lufta Kombëtare e Vlorës është trajtuar gjerësisht nga historiografia shqiptare, ndërkohë ka ngjallur shumë interes edhe nga studiues të huaj gjatë një shekulli. Vlora për Shqipërinë është si New Yorku (Nju Jorku) për Amerikën, sikurse thonë se Nju Jorku është Vlora e Shqiptarëve të Amerikës, ku shqiptarët e atjeshëm ngrenë ngrenë flamurin kombëtar kuqezi. Vlora është parë nga të huajt si pozicioni më i rëndësishëm strategjik në Adriatik. Vetëm 49 milje nga Italia, ajo shikohej si një port i shkëlqyer dhe në se fortifikohej mund të kontrollonte hyrjen në Detin Adriatik. Sikurse gjithë Shqipëria, ende e brishtë në pavarësinë e saj, edhe “Gjibraltari i Adriatikut” po kërcënohej seriozisht. Dritëro Agolli në poemën “Nënë Shqipëri” shkruan: “Një copë, një copë!/ Një çikë, një çikë!”/ Ulërinin ujqit mes zhegut, kallkanit;/ Dilnin nga shpella si në legjendat e vjetra/ Veshur me mburoja kalorësie/ Fshehur kokë e turi në helmeta,/ Zbutur me frak diplomacie,/ Zgjatnin këmbën si në përrallën e Dhisë e kecave:/ “Tuk-tuk!/ Hape!/ Jam unë”!”
Nga historia dimë se Lufta e Parë Botërore (qershor 1914 – nëntor 1918), që përfshiu gjashtë kontinentet e banuara të lëmshit tokësor, ishte kryesisht e përqëndruar me dy blloqet: Blloku i Antantës ku bënin pjesë Britania, Franca dhe Rusia dhe Blloku Tripalësh (Forcat Qendrore), ku bënin pjesë Gjermania, Austro-Hungaria dhe Italia. Në këtë kuadër, Traktati i fshehtë i Londrës (26 prill 1915) ishte marrëveshje e fshehtë e përfunduar midis fuqive të Antantës dhe qeverisë italiane për të plotësuar pretendimet e imperializmit italian në Shqipëri dhe lakmitë ekspansioniste të Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë. Ndër 16 nenet e këtij traktati famëkeq, 3 prej tyre (neni, 5, 6 dhe 7) kishin të bënin me fshirjen e shtetit shqiptar nga harta e Europës. Sipas nenit 6, “Italia do të marrë sovranitet të plotë mbi Vlorën, Ishullin e Sazanit dhe territoret përreth, në një largësi të tillë që të sigurojë mbrojtjen e këtyre pikave”. Më 25 dhjetor 1914 Vlora u pushtua prej ushtrisë italiane, e cila dalëngadalë zaptoi tërë rrethinat e Vlorës dhe krahinat e Labërisë e më gjerë. Kujtojmë që, megjithëse ndërhyrja e Willsonit e kishte penguar përkohësisht ndarjen e Shqipërinë nga Fuqitë e Mëdha, presidenti amerikan nuk i kishte zgjidhur problemet se çfarë duhej bërë me Shqipërinë. Të mëdhenjtë kontinentit plak e shikonin Shqipërinë si mjet shkëmbimi, por, si duket, nuk ishte më e dobishme si e tillë. Studiuesi Robert Larry Woodall shkruan “Përballë indiferentizmit të Fuqive të Mëdha, shqiptarët u detyruan të mbroheshin vetë kundër ushtrive të huaja”. Viti 1920 u shfaq si tallaz drejt lirisë, në mbrojte të pavarësisë së rrezikuar dhe sovranitetit të nëpërkëmbur të shtetit shqiptar. “Në qershor, shqiptarët filluan t’i sulmonin trupat italiane të përqëndruara në Vlorë. Politika italiane po fundosej”

Labëria dhe Vlora si simbolikë e Luftës Kombëtare të Vlorës, 1920

Historia na tregon, sipas kriterit kronologjik, kur fillon lufta dhe kur mbaron si kohë; se Lufta Kombëtare e Vlorës nisi dhe u zhvillua me tre faza, konkretisht:
Faza e parë (5-10 qershor) nisi në bazë të vendimit të Kuvendit të Barçallasë dhe urdhërit të Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare, me sulmet e forcave vullnetare, në orën 20:00 kundër garnizoneve italiane, të përqëndruara jashtë qytetit të Vlorës në rrugën Drashovicë – Tepelenë dhe Llogora – Himarë, ku trupat kombëtare çliruan Kotën, Drashovicën, Llogoranë dhe Matohasanaj, me përjashtim të Tepelenës që ra pak ditë më vonë.
Faza e dytë (11-20 qershor) nisi me sulmin mbi forcat italiane brenda qytetit të Vlorës, ku luftimet u zhvilluan shumë të ashpra e tepër të përgjakshme në hapësirat e Qafës së Koçiut, të Vreshtave të Mëdha e të Kalasë së Kaninës.
Faza e tretë – 23 korrik, nis me çlirimin e Tepelenës më 21 qershor dhe sulmin e përgjithshëm natën në qytetin e Vlorës më 22 korrik.
Mendojmë se edhe ky skelet informativ na e jep qartas hapësirën dhe kohën e zhvillimit të ngajrjeve kryesore luftarake për çlirimin e Vlorës dhe të krahinave të pushtuara të Labërisë në tre muajt e sfidave të mëdha.
Në Kuvendin e Barçallasë në mal të Dukatit, më 29 maj, krahina e Vlorës, e bashkuar, me përjashtim të disa çifligarëve, dha kushtrimin për luftë, duke përfaqësuar më së miri këtë lidhje e bashkim të domosdoshëm. “Kuvendi i Barçallasë dhe Mbledhja e Beunit, më 2 qershor, me organizmat e ndryshme, që u krijuan atje, që nga komisioni i të 12-ve e deri te komandantët e çetave, përfaqsojnë organizmin ushtarak dhe piolitik të luftës së armatosur.”
Siç kuptohet, për Luftën Kombëtare të Vlorës, 1920, Labëria dhe Vlora, me ngjarjet, bëmat e personazhet, në këndvështrimin e hapësirës dhe kohës, zë rolin kryesor në këtë epope të përmasave termopiliane, duke u bërë kështu simbolika e kësaj lufte çlirimtare. Krahinës së Vlorës i ra pesha e fazës së parë të luftimeve, ajo që shtrihet deri më 11 qershor, kurse peshën tjetër, atë deri më 2 gusht 1920, e ndanë, si mund të thuhet, bashkë me krahinat e tjera. Faqja e Barçallasë, Rrapi i Gurrave në mal të Beunit, (që shpirti i kësaj lufte, mësuesi atdhetar Halim Xhelo e quajti Rrapi i Burrave), Kota, Gjormi, Llogoraja, Tepelena, Jonufra, Drashovica, Qafa e Koçiut e Kanina janë simbolet toponimike me vlera historike kombëtare. Sa herë përmendim këtëo emërvende, kujtojmë ngjarjet dhe personat relalë që heroizmi i shpirtit të tyre liridashës i shndërroi në personazhe historikë të përmasave legjendare.
Pas Kongresit të Lushnjës, për të drejtuar lëvizjen kombëtare, më 10 mars 1920 u krijua brenda më Vlorë, ashtu si më 1919, një komitet i fshehtë me emrin “Mbrojtja Kombëtare”, i kryesuar nga prefekti i Vlorës Osman Haxhiu, bir i shquar i Armenit dhe Labërisë, figurë e rëndësishme e historisë së re shqiptare. Qazim Koculi dhe deputeti tjetër Spiro Jorgo Koleka nga Vunoi u ngarkuan të kryenin funksionet e përfaqësuesit të komitetit pranë qeverisë së Tiranës. Kryeministri Sulejman Delvina e aprovoi programin e komitetit. Sikurse Sulejman Delvina me patriotët e KKL dhe me qeverinë e Tiranës, sidomos Komiteti “Mbrojta Kombëtare” i Luftës së Vlorës, apo “12 Komisionë”, siç flitej në popull, së bashku me komandantët e LV major Ahmet Lepenica e kapiten Qazim Koculi dhe me Halim Xhelon, sekretarin e Komitetit, zemërzjarrtin e ditur për Atdhe, mendojmë se, në këtë 104 vjetor nderimi të Epopesë së Madhe, i bëjnë më shumë dritë Historisë së re popullit shqiptar, sepse qenë pikërisht ata, që udhëhoqën e drejtuan të organizuar e me plan luftimi trimat e Labërisë dhe të krahinave të tjera shqiptare që e rrokullisën në det të turpëruar Perandorinë e Re Romake.
Emrat e anëtarëve të Komitetit të Mbrojtjesë Kombëtare dolën nga paria fisnike dhe atdhetare e qytetit dhe fshatrave të Labërisë së Vlorës. Ata janë “emblema e Luftës së Vlorës” dhe përderisa LV është faqe lavdie në historinë e Shqipërisë edhe ata janë portrete me dritë nderimi e lavdie në përmendoren e historisë kombëtare. Komiteti “Mbrojtja Kombëtare” e Luftës së Vlorës (1920), me anëtarë: Osman Haxhiun, Duro Shaskën, Ali Beqirin, Alem Mehmetin, Qazim Kokoshin, Beqir Sulo Agalliun, Hamit Selmanin, Hysni Shehun, Myqerem Hamzarain, Murat Miftarin, Sali Bedinin, Hazbi Canon e kanë merituar denjësisht Dekoratën “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Për ndihmesën e çmuar në organizimin dhe drejtimin e Luftës së Vlorës të vitit 1920 dhe mbrojtjen e lirisë e të Pavarësisë së Atdheut, duke u shndërruar në shembull frymëzimi për brezat pasues të Shqipërisë.” Binomi i shkëlqyeshëm i LV me Osman Haxhiun e Halim Xhelon na kujton binomin atdhetar të Lidhjes së Prizrenit me Ymer Prizrenin e Abdyl Frashërin.
Halim Xhelo për rolin e Labërisë në Luftën e Vlorës
Ishte pikërisht Lufta e Vlorës ajo që tronditi botën mbarë, ishte pikërisht kjo epope lavdimadhe që gremisi në det perandorinë, “një ushtri 40 miljonë”, siç thotë kënga, e cila, ndër kriteret specifike ka dhe parimin e zbukurimit.
Për këtë realitet të madhërishëm, Abdyl Frashëri i Njëzetës, i zjarrti Halim Xhelo, shkruante në shtypin e kohës, me një shpirt të dehur nga atdhetaria, me një penë të ngjyer në fisnikëri: “Pra, në pati Greqia e moçme një Spartë e një Thermopile, Shqipëria e Re ka një Labëri dhe Qafën e Koçiut” . Lufta e Vlorës është një nga epopetë më të lavdishme të shqiptarëve dhe Vlora u kthye në “Termopilet” e Shqipërisë. Sikurse Vlora me qytetin dhe fshatrat e Labërisë: Sevasterin, Vajzën, Bratin, Vranishtin, Shkozën, Tërbaçin, Smokthinën, Kallaratin, Lepenicën, Gumenicën, Dukatin, Çeprratin, Tragjasin, Vezhdanishtin, Gërnecin, Trevllazërin, Peshkëpinë, Armenin, Gorishtin, Mavrovën, Mallkeqin, Lapardhanë, Amonicën, Treblovën, Velçën, Rexhepajn, Bolenën, Dushkarakun, Kropishtin, Gjormin e Oshtimën, si dhe Tepelena me Salarinë, Gusmarin, Dhëmblanin, Bënçën, Progonatin e Nivicën, edhe, krahas krahinave të tjera shqiptare, u shqua Mallakastra, Skrapari e Berati u ndodh në krah të fqinjvë labë të pushtuar nga ushtria imperialiste italiane dhe e lanë me gjakun e bijve të tyre fitoren e e bujshme të 3 Shtatorit, që sipas Gani Iljaz Habazajt, korrespondentit nga frronti i luftës i gazetës “Drita” të Veli Harshovës, Gjirokastër, në Luftën e Vlorës u vranë mbi 130 luftëtarë, që përkujtohen si shehitë/ dëshmorë të lirisë. Kur në brigjet e Vlorës dhe të Kaninës binin dëshmorë për liri, dhe në fushat e Koplikut, në Shkodër, në Malet e Dibrës luftonin vëllezërit tanë të Veriut kundra sllavit po për këtë qëllim, që të shpëtonin atdheun nga sulmet e tij. Halim Xhelo shkruan: “Viti 1920 është viti më i shënuar në Përlindjen tonë, se pas Kastriotit është e para herë që shqiptarët të bashkuar nën Dyngjyrashin [do të thotë flamuri kombëtar kuqezi, shën im: A.H.], luftuan krah për krah kundër të huajve”.
Gjithë ata heronj me apo pa dekorata, me luftën e tyre, me gjakun, me ndihmat e dhëna materialisht apo me mendje, duke evidentuar kulturën morale, kulturën shpirtërore dhe kulturën materiale të një komuniteti vital, falën jetën a kapitalin dhe bënë histori, por pa guxim s’ka lavdi.
Ata dhanë forcën, guximin, trimërinë, dëftuan virtytet e larta, trashëguar nga të parët, ndezën shpirtin atdhetar dhe dashurinë për vatrën e tyre, për zjarrin e tyre, për oxhakun e tyre, për gurin e sinorit lokal e kombëtar, për varret e të parëve, që të mos lëndohen, derdhën pika gjaku a falën gjithë gjakun e tyre, për këtë dhè, lënë amanet nga paraardhësit brez pas brezi.

Traditat dhe parimet e humanizmit në luftë

Meqënëse kontributi i Labërisë në Luftën e Vlorës është i shqueshëm dhe nga studiuesit është një temë e rrahur, dëshirojmë të ndalojmë pak tek kultura shpirtërore, virtytet fisnike, e drejta dokesore, traditat dhe parimet e humanizmit të banorëve labë në këtë epope. Sikurse në çdo luftë të mëparshme, edhe në Luftën e Vlorës, labët dhe tërë shqiptarët shkuan vullnetarisht, e prisnin me dëshirë betejën dhe përpiqeshin kush të dilte i pari në breg. Vullnetarizmi ushtarak vinte nga tradiuta e të parëve, për t’u dalë zot trojeve të pushtuara në rrjedhat e historisë. “Labëria është dovlet/ çdo shtëpi nxjerr dyfek” Në Luftën e Vlorës, vullnetarët e Labërisë, të organizuar në çeta, përbënin dhe një bashkim vëllazëror. Ata rreshtoheshin në çetë të veshur me rroba shajaku, vinin shami të zezë lidhur mbi feste si simbol i kryengritësit të Labërisë, xhamadan të qëndisur, tirq dhe sherqe e dyfek në sup.
Sulmi, beteja për labin ishte akti më shpërthyes, vendimtar, ku nuk peshohej jeta, aty përmes flakës e tymit përleshej trup me trup, nuk frikësohej kur rreth tij luftëtarët binin, rrëzoheshin të vrarë e të plagosur nga breshëritë e plumbave dhe përmes kufomave, në fushën e zjarrtë, ai hidhej në sulm për fitor, për jetë a vdekje. Tipologjia epike e këtij akti trimëror është Selam Musa Salaria. Jo vetëm për Labërinë, yje në gjerdanin e lavdisë janë Dule Dalani, Sali Vranishti, Zigur Lelo, Kanan Maze, Selman Hyseni, Hodo Zeqiri, Muhamet Maze Merko, Rrapo Çelo Beqiraj, Azem Sulo, Sino Micoli, Metush Gjika etj.
Labi nëpër beteja ruante dhe parimet e humanizmit në luftë. Ruante një traditë me vlera, që ishte normë e së drejtës dokesore. Labi nuk luftonte kundër grave, fëmijve dhe të mundurve, robërve të luftës, që ishin të përqëndruar në thellësi të fshatrave të Labërsisë së Vlorës. Sado të ashpër të tregoheshin gjatë luftimit, fitimtarët e Gjormit, Kotës, Llogorasë, të Drashovicës e Tepelenës nuk hakmerreshin mbi të mundurit. Robërit e luftës nuk u nënshtroheshin ndëshkimeve e gjymtimeve trupore. Çmohej trimëria e fisnikëria, qoftë edhe e kundërstarit. Morali i krahinës së Labërisë, sikurse i gjithë popullit shqiptar dënonte ashpër paburrërinë dhe tradhëtinë. “Tradhëtar” ishte sharja më e rëndë, ndërsa burrëria labe nuk e pranonte thyerjen edhe për të mundurit.
Në marrëdhënie me të huajt, labi ka manifestuar trimëri e kulturë dhe në paqe ka qenë miqësor. Në konfilkte është shquar për dituri dhe iniciativë.
Në luftën e Vlorës u zunë rreth 1500 robër ushtarë e oficerë italianë, që ruheshin në fshatin Shkozë. Disa oficerë shanin e ofendonin çdo ditë rojet shqiptare, duke quajtur “brekëgrisur”, “Këmbëzbathur”, e ca më keq i shanin dhe nga nëna!
Kishte roje që ishin gati t’i vrisnin, sepse të huajt shanin dhe flamurin, po urdhëri ishte “Asnjë incident me robërit, sepse labi nuk e ka zakon të luftojë me të mundurit” Italainët i provokonin rojet shqiptarë duke hedhur rroba e këpucë, orë dore dhe lekë, po asnjëri nuk i merrte a vullnetarët roje, për të mos ulur prestigjin e luftëtarit.
Dhe kështu, më 3 shtator 1920, të pritur me gëzim të papërshkrueshëm nga mijëra qytetarë e fshatarë, luftëtarët patriotë me flamurin kombëtar në krye, hynë në Vlorën e çliruar dhe të bashkuar me atdheun e pavarur. Ndërsa poeti nacional i Italisë G. D’Anuncio (G. D’Annunzio) shkruante: “Është turp për Italinë që një tufë barinjsh të Labërisë hodhi ushtrinë italiane në det”, duke e cilësuar tërheqjen nga Vlora si “plagë e ligë”, ndërkohë për çlirimtarët shqiptarë dhe për mbarë kombin tonë ishte kurorë lavdie, nderi e dinjiteti.

Autori i këtij shkrimi është edhe autor i monografisë shkencore: Lufta Kombëtare e Vlorës: Historia në Epikën Historike.

Francë, dita e zbarkimit të aleatëve në Normandi mes gëzimit dhe dhimbjes për 20 000 civilët e vrarë

Carentan-les-marais, francë (ap) – Menjëherë pas 6 qershorit 1944, ditës së zbarkimit në Normandi, ushtarët amerikanë që po shkonin për të luftuar më shumë kundër forcave të Adolf Hitlerit nuk mund të mos i vinë re djaloshin e uritur francez në anë të rrugës, duke shpresuar për ndonjë gjë.

Një nga një, burrat nxorën topthat aromatikë portokalli nga xhepat dhe i vendosën në duart e Yves Marchais. Djali 6-vjeçar nuk i kishte parë kurrë më parë fruta aq të çuditshme tek rritej në Francën e pushtuar nga nazistët, ku ushqimi ishte me racion dhe tmerri ishte kudo.

I emocionuar me bujarinë, Marchais i vogël i numëroi të gjitha – 35 copë – dhe u kthye në shtëpi duke provuar shijen e tij të parë të portokallit.

Por gjithashtu të ngulitura në kujtimet e të mbijetuarve në Normandi janë sulmet masive të bombardimeve aleate që pluhurosën qytetet, fshatrat dhe qytetet e Caen, Rouen dhe Le Havre, duke varrosur njerëz dhe kthyer qiellin në të kuqe zjarri.

Përvjetori i 80-të kësaj jave i pushtimit aleat të 6 qershorit 1944 në Ditën D që goditi mbrojtjen perëndimore të Hitlerit dhe ndihmoi në përshpejtimin e dorëzimit të Gjermanisë naziste 11 muaj më vonë, sjell emocione të përziera për të mbijetuarit francezë të Betejës së Normandisë. Ata mbeten përjetësisht mirënjohës për çlirimin e tyre, por nuk mund të harrojnë koston e tij të madhe në jetët franceze.

Marchais kujton shtëpinë e familjes së tij në Carentan, Normandi, duke u dridhur gjatë bombardimeve që dukeshin “si bubullima” dhe se si nëna e tij e habiti atë duke pirë një shishe me musht të fortë Normandie kur ata ishin strehuar në bodrumin e tyre, duke deklaruar kur ajo e mbaroi: “Kjo është një tjetër që gjermanët nuk do ta pinë!”

“Amerikanët, për ne, ishin perëndi,” kujton Marchais, tani 86 vjeç. “Çfarëdo që të bëjnë në botë, ata do të jenë gjithmonë perëndi për mua.”

Rreth 20 000 civilë të Normandisë u vranë gjatë zbarkim-pushtimit aleat dhe kur forcat aleate luftuan dhe çanë rrugën e tyre për në brendësi, ndonjëherë fushë pas fushë përmes fshatrave me gjethe të Normandisë që ndihmuani në fshehjen nga gjermanët. Vetëm në fund të gushtit 1944 arritën në Paris.

Viktimat e aleatëve në fushatën e Normandisë ishin gjithashtu të tmerrshme, me 73,000 trupa të vrarë dhe 153,000 të plagosur.

Bombardimet e aleatëve kishin për qëllim ndalimin e Hitlerit nga dërgimi i përforcimeve dhe largimi i trupave të tij nga “Muri Atlantik” i mbrojtjes bregdetare dhe pikave të tjera të forta që forcat pushtuese gjermane kishin ndërtuar me punë të detyruar.

Lista e qyteteve të Normandisë të mbetura të shkatërruara dhe numërimi i të vdekurve të tyre u rrit me përparimet e Aleatëve: Argentan, Aunay-sur-Odon, Condé-sur-Noireau, Coutances, Falaise, Flers, Lisieux, Vimoutiers, Vire dhe të tjerë.

Fletëpalosjet e shpërndara nga aeroplanët aleatë u kërkonin civilëve që “IKNI MENJËHERË! NUK KENI ASNJË MINUTE PËR TË HUMBUR!” por shpesh I humbisnin objektivat e tyre.

Disa normanë u tërbuan. Duke shkruar përpara se të vinte çlirimi, një grua në qytetin port të bombarduar të Cherbourg-ut i përshkroi pilotët aleatë si “banditë dhe vrasës” në një letër të 4 qershorit 1944 drejtuar burrit të saj që mbahej i burgosur në Gjermani.

“I dashur Henri, është e turpshme të masakrosh popullsinë civile siç po bëjnë aleatët e supozuar”, thuhet në letrën, të cilën historianët Michel Boivin dhe Bernard Garnier e botuan në studimin e tyre të vitit 1994 për viktimat civile në rajonin Manche të Normandisë.​ “Ne jemi në rrezik kudo”

Viktimat civile “i fshehën poshtë qilimit” – për të mos ofenduar amerikanët dhe britanikët

Image

Presidenti francez Emmanuel Macron do të bëjë homazhe për viktimat civile në përkujtimore të mërkurën në Saint-Lo, një qytet i Normandisë që u bë simbol i humbjeve nga bombardimet aleate kur u shkatërrua më 6 dhe 7 qershor 1944.

Numri i të vdekurve ishte 352, sipas studimit të Boivin dhe Garnier. Dramaturgu Samuel Beckett e quajti Saint-Lo “Kryeqyteti i Rrënojave” pasi punoi atje me Kryqin e Kuq Irlandez.

Të vrarët në Saint-Lo përfshinin vëllanë më të madh të Marguerite Lecarpentier, Henri. Ajo ishte 6 vjeçe në atë kohë. Henri ishte 19 vjeç dhe po ndihmonte një burrë tjetër të nxirrte një vajzë adoleshente nga rrënojat kur qyteti u bombardua përsëri.Të tre u vranë.

Babai i Marguerite më vonë identifikoi trupin e vëllait të saj “për shkak të këpucëve të tij, të cilat ishin të reja”, tha ajo. Kur familja e saj më pas u largua nga Saint-Lo, ata kaluan nëpër atë që kishte mbetur nga qyteti.

“Ishte e tmerrshme sepse kishte rrënoja kudo,” kujton Lecarpentier.

Nëna e saj tundi një shami të bardhë ndërsa ata ecnin, “sepse avionët fluturonin vazhdimisht lart” dhe “kështu që ne do të njiheshim si civilë”.

Megjithatë, Lecarpentier flet pa urrejtje për bombardimet aleate. “Ishte çmimi për t’u paguar,” tha ajo.

“Nuk mund të ketë qenë e lehtë,” shtoi ajo. “Kur dikush mendon se ata zbarkuan më 6 qershor dhe se Saint-Lo u çlirua vetëm më 18 korrik, pra dhe ata humbën një numër të madh ushtarësh.”

Historiania e Universitetit të Kaenit, Françoise Passera, bashkëautore e  libri “Normanëve në Luftë: Koha e Gjyqeve, 1939-1945”, thotë se viktimat civile të Normandisë u lanë në hije për dekada nga bëmat e ushtarëve aleatë në luftime dhe sakrificat e tyre.

Megjithëse qytetet mbanin përkujtimore në vend, ajo vuri në dukje se vetëm në vitin 2014 një president francez – paraardhësi i Macron, François Hollande – bëri homazhe kombëtare për të vdekurit civilë të Normandisë.

Deri atëherë, për shkak se Franca ishte bombarduar nga çlirimtarët e saj, “kjo nuk ishte një temë që mund të ngrihej shumë lehtë nga autoritetet franceze,” tha Passera.

“Viktimat civile u fshinë nën qilim disi për të mos ofenduar amerikanët,” tha ajo. “Dhe për të mos ofenduar britanikët.”

Por për normanët, D-Day dhe pasojat e saj ishin “pak një konfuzion i ndjenjave”, tha ajo. “Qënim nga gëzimi sepse u liruam, por qanim edhe sepse të vdekurit ishin rreth nesh.”/SYRI.NET

M’U  KUJTUE  FILIP DAIJA !!- Nga Fritz RADOVANI

FILIP DAIJA (1905 – 1990)

 

Ata që kanë pasë fatin me e njoftë Filip Dainë, nuk e harrojnë kurrma!

Ka banue në rrugen Luigj Gurakuqi në Shkoder. Ishte rrobaqepës.

Ishte jo vetem Burrë i moshuem po, edhe i heshtun! Ne e njifshim afer e kryesisht per humorin e hollë dhe shumë të peshuem. Shihej  shumë rrallë nder dyqane e gjithmonë i perqendruem nder mendime.

Pak para meje kishte ardhë tek një barakë këtu në rrugen Badra, pranë shtëpisë së Boriçve dhe Raskejve ku shiteshin barishte e, per fat aty nga 1987 – 1988, kishin fillue me u furnizue me barishte e fruta të freskëta.

Atëditë pritej se vjen spinak. Edhe shitësja kishte ardhë qyshë heret.

Pranë Filipit ishte një djalë i rij rreth 14 a 15 vjeç, që edhe ai po pritte…

Sesi i nepet atij djalit dhe në njësoj kohe i drejtohet Filipit: – “Zotni Filip, a ka me të vertetë spinaku që po presim me ble ne hekur?!”

Filipi e shikon dhe pa u mendue aspak i pergjegjet: – “Ka nji mut, se ba me  pasë hekur, as unë dhe as ti nuk e shohim me sy spinakun, se e kishte mbledhë Elbasani per kombinatin e çelikut… E, nuk na kishte ra në skjep as mue e as ty gjethi i spinaku!!”

U mbyll me të qeshun ajo ditë e bukur pranvere! Një ngjarje e vertetë!

Ky ishte Filip Daija i Shkodres sonë, gjithmonë me humor!!

            Melbourne, 4 Qershor 2024.

 


Send this to a friend