DASHI 21/3 – 20/4
Kjo nuk do të jetë një ditë e lehtë për ju. Do të zgjidhni të gjitha problemet financiare e rrjedhimisht do jeni të ngarkuar me stres. Bëni kujdes nga mashtrimet, shikojini dy herë faturat.
DEMI 21/4 – 21/5
Deri në pasdite planet tuaja do të jenë të paqarta dhe të pasigurta. Nga mbrëmje do të kaloni momente të qeta. Nëse keni menduar plane për të ardhmen mendojini dy herë.
BINJAKËT 22/5 – 21/6
Me talentin dhe virtytet që keni do kaloni pa asnjë vështirësi problemet që do t’ju dalin. Tregohuni më të matur me shpenzimet që të mos keni probleme në të ardhmen.
GAFORRJA 22/6 – 22/7
Ju do të jetë subjekt i sulmeve gjatë gjithë ditës. Pavarësisht kësaj keni zgjuarsinë të përballoni sulmet që mund t’ju dëmtojnë. Disa ide unike do bëjnë që të merrni në dorë një projekt të ri.
LUANI 23/7 – 21/8
Mungesa e fokusit, vonesa dhe organizimi i dobët do të pengojnë progresin tuaj gjatë gjithë ditës. Në fund të ditës do bëni një bilanc dhe do e kuptoni që nuk keni bërë asgjë.
VIRGJËRESHΑ 22/8 – 23/9
Do të jetë një ditë që do pushoni. Do zgjidhni disa aktivitete që nuk do t’ju krijojnë lodhje fizike. Shijojeni ditën me njerëzit tuaj të afërt. Kujdes bëni me ushqimet.
PESHORJA 24/9 – 23/10
Dita është e përkryer, por do të jeni dembelë dhe si të përgjumur. Merrni pak kohë për veten. Dilni me shoqërinë ose me partnerin, pasi kjo do të jetë e dobishme.
AKREPI 24/10 – 22/11
Ju jeni shpesh të zënë me punën dhe keni lënë partnerin pas dore. Lini mënjanë impenjimet dhe shijoni një drekë me njeriun e zemrës. Do iu duhet pak argëtim dhe bisedoni bashkë për të ardhmen.
SHIGJETARI 23/11 – 22/12
Mos planifikoni asgjë. E gjithë ditë do të jetë me të papritura. Njerëzit e familjes i keni lënë pas dore. Në fund të ditës shijoni kënaqësi pa fund me shoqërinë.
BRICJAPI 23/12 – 20/1
Deri në mbrëmje ata që i përkasin shenjës së Bricjapit do të ndihen të lirë për të bërë çfarëdo që duan. Gëzoni lirinë tuaj që do t’ju sjellë kënaqësi. Nëse jeni në kërkim të një lidhjeje bëni ftesa.
UJORI 21/1 – 19/2
Çdo detyrë do të jetë më e lehtë për t’u përballuar në një atmosferë të qetë. Nëse jeni të lindur në mes të shkurtit do kaloni një ditë më dyshime për njerëzit që iu rrethojnë.
PESHQIT 20/2 – 20/3
21 maji për peshqit do të jetë vetëm çlodhje. Mos i vendosni vetes kufizime, por ndiqni zemrën dhe intuitën. Dilni me shoqërinë dhe argëtohuni. Boll menduat për punën.
Komentet