Hajde Shqypni hajde.
Stadiume shartuar me pallate.
Por dhe qytetarë që duan të futen në mbledhje ministrish si në kafe.
Shqypni me halle.
Gjithsekush ka estetikën e vet dhe krahasohet lundra me Londrën, bostani me Bostonin, Rrogozhina me Romën.
Herë tjetër, mbledhjet e kkrt, mrbsht, lsguvzsh t’i bëjnë në stadiume me nga tre milionë vetë. Të bëhen si pazari i Korçës…
Kurse për aleancën shtet – pasanika të pasuruar nga shteti edhe kur ndërtojmë, ta zëmë, stalla lopësh, afër tyre të ngremë edhe ndonjë pompë karburanti thjesht për të dorovit bisnesin.
E bukura Shqypni. E mençura Shqypni.
Jemi qe jemi në kafe, a nuk ngjitemi ca për muhabet lart në qeveri !!!
Se atje po lind një estetikë e re që bashkon stadiumin me pazarin, lulishten me betonin, bunkerin me teatrin.
Lesh arapi.
Nuk kuptohet nëse burokracia prodhon rezistencë apo rezistenca legjitimon burokracinë.
Punët e shtetit u bëkan nëpër hotele.
Kurse opozicioni qytetar të përmblidhet: Me ler të kaloj, të them atje lart diçka që nuk e them dot këtu poshtë.
Pse nuk bëjne mbledhje te krmtsh ne kat te dyte dhe nje mbledhje e rkplmpnpqsshrt ne kat te pare, te dyja me transmetime live!
Dreqi e merr vesh moj Shqypni blogjesh anonime paguar me leke korrupsioni.
Pse biznesit i del me leverdi te ndertoje nje kulle mbi çati stadiumi, kurse investimit publik po e njejta kulle, i del me humbje.
Hajde ekonomi hajde.
Nesër do të shkojmë pa ftuar në dasma….
– See more at: http://www.sot.com.al/opinion-editorial/lesh-arapi#sthash.KjAvhpCo.dpuf
Komentet